Tag: momentet

  • Maresca: Lamë dy pikë të tjera rrugës, mungesë përqendrimi në momentet e fundit

    Maresca: Lamë dy pikë të tjera rrugës, mungesë përqendrimi në momentet e fundit

    15 Shtator 2025

    10:50

    Telesport

    Cole Palmer dhe Caicedo nuk ishin të mjaftueshëm për Chelsea për të fituar ndaj Brentford, që në momentet e fundit barazoi 2-2 ndaj londinezëve. Rezultat që ka zhgënjyer disi trajnerin Enzo Maresca, që priste tri pikët nga skuadra e tij Chelsea.
    “Ishim shumë, shumë më mirë në pjesën e dytë. Për arsye të ndryshme, patëm vështirësi në pjesën e parë. Mund të kishim shënuar një ose dy gola të tjerë. Na u desh të menaxhonim situata të ndryshme”, tha Maresca.
    “Joao Pedro nuk ishte 100% i gatshëm, por bëri përpjekje për të luajtur pjesën më të madhe të ndeshjes. A bëmë mjaftueshëm për të fituar? Mendoj se po. Shënuam dy herë në pjesën e dytë e patëm disa mundësi të tjera”, shtoi italiani.
    Më tej, Enzo Maresca tha: “Bëmë mjaftueshëm, por humbëm dy pikë në minutat e fundit. Nuk është mirë kur pëson gol në fund, pasi tregon se mungoi përqendrimi në momentet vendimtare të lojës.

  • Meta: Jeta ime në qeli, ja për çfarë më vlejti. PL i kaloi momentet më të vështira, gati për Kuvend

    Meta: Jeta ime në qeli, ja për çfarë më vlejti. PL i kaloi momentet më të vështira, gati për Kuvend

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në intervistën e dhënë për SYRI.net ka folur edhe për jetën e tij në qeli, si i burgosur politik.

    Meta është shprehur se, Partia e Lirisë i ka kaluar momentet e saj të vështira dhe tani është gati për tu bërë pjesë e parlamentit dhe për të bërë opozitën e saj.

    Interviste e presidenti të PL-së, Ilir Meta:

    Po rolin e Partisë së Lirisë me fillimin e legjislaturës së re, si e shikoni?

    Jam optimist se Partia e Lirisë i ka kaluar momentet më të vështira të cilat ishin rrëmbimi im, por edhe tradhtia e ‘Kolonës së Pestë’ të regjimit në zgjedhjet e 11 Majit.

    Të jesh me Partinë e Lirisë sot është një sakrificë e madhe sepse je target i regjimit. Por është edhe krenari e madhe se je në anën e duhur të historisë.

    Me Z. Tedi Blushi në Kuvendin e ri, jam i sigurtë se kauzat e Partisë së Lirisë do të dëgjohen edhe më fort se në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

    Ndërkohë organizimi ynë duhet t’i përshtatet më mirë situatës që kemi, për të qenë më i padepërtueshëm ndaj diversionit të regjimit.

    Por beteja ballore kundër korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës duhet të përshkallëzohet çdo ditë dhe kjo s’bëhet pa vënë para përgjegjësisë çdo ditë SPAK-un që amniston aferën më gjigante të Edi Ramës, inceneratorin që nuk ekziston apo që mbyll sytë para firmës së tij për të shpallur fituese një kompani që lindi 8 muaj më pas.

    Po kalojmë një sprovë e cila çdo ditë na forcon vullnetin për të shkallmuar këtë regjim kleptokratik dhe antikombëtar.

    A jeni optimist për të ardhmen?

    Ju më pyesni a vazhdoj të jem Ilir Meta? Padiskutim që po.

    Vetëbesimi, guximi por edhe vizioni më kanë ndihmuar historikisht që të mos jem andej nga fryn era e momentit, por nga është e drejta, e vërteta dhe e ardhmja.

    Kam marrë mësime të rëndësishme në këto 30 vite të cilat do më ndihmojnë shumë për angazhimin tim në 30 vitet e ardhshme.

    Kjo përvojë në burg në planin personal do më vlejë shumë.

    Shpesh e krahasoj me ndryshimin që solli në jetën time angazhimi në sportin e peshëngritjes, jo thjesht në kuptimin edukativ e sportive të disiplinës por të të kuptuarit të realitetit ku ndodhej vendi dhe shoqëria.

    Deri atëherë isha një fëmijë i indoktrinuar, që besoja se vërtet jetonim në një vend të lumtur ngaqë unë jetoja më një lagje shumë të mirë të ‘Pazarit të ri’ dhe në një pallat ushtarakësh të privilegjuar. Por në peshëngritje njoha shumë shokë nga Kombinati, Sauku, Kamza, Porcelani e periferi të tjera të cilët flisnin për jetën reale që ishte një ferr për ta.

    Atje kuptova se edhe pse personalisht isha rritur mirë në raport me të tjerët, përsëri isha rritur mes gënjeshtrash dhe kjo ndikoi shumë në formimin tim për të refuzuar gënjeshtrat e lumturisë komuniste, që më nxiti edhe të isha shumë aktiv në Lëvizjen Studentore.

    Edhe burgu më ka ndihmuar shumë të çlirohem nga shumë gënjeshtra dhe ta shoh jetën në mikro, ku ajo është më e vërtetë dhe e prekshme.

    Cila është kënaqësia më e madhe në burg për ju?

    Natyrisht që kënaqësia më e madhe është takimi njëherë në javë me motrën dhe fëmijët.

    Por kënaqësia e përditshme është leximi dhe ushtrimet fizike.

    Aktualisht po lexoj librin autobiografik të Nelson Mandelës ‘Long walk to Freedom’.

    Jam aktualisht në momentin kur Mandela përpunoi platformën klandestine të ANC për t’i rezistuar regjimit të aparteidit.

    Kudo pakicat përmes dhunë e frikës shtypin shumicën, por përkohësisht.

  • Kakà: Fitimi i Champions-it, një nga momentet më të bukura të karrierës sime

    Kakà: Fitimi i Champions-it, një nga momentet më të bukura të karrierës sime

    Para shortit të Monte Carlos, legjenda e Milanit, Kakà, kujtoi triumfin e Champions League me kuqezinjtë në sezonin 2006-2007. “2007 ishte një vit i madh për mua dhe për Milanin, ta fitoja atë trofe ishte një nga momentet më të bukura të karrierës sime. Me Ibrën nuk kam luajtur kurrë në të njëjtën skuadër, vetëm si kundërshtarë”, – tha ish-kampioni brazilian.
    I pranishëm pranë tij, Zlatan Ibrahimovic nuk humbi rastin për të bërë humor: “Mendoni pak, kush do të ishte i miri dhe kush i keqi te Milani?”
    Ja kundërshtarët e skuadrave italiane në Champions League 2025-2026:
    INTER: Liverpool (shtëpi), Borussia Dortmund (transfertë), Arsenal (shtëpi), Atletico Madrid (transfertë), Slavia Pragë (shtëpi), Ajax (transfertë), Kairat Almaty (shtëpi), Union SG (transfertë)
    ATALANTA: Chelsea (shtëpi), Paris Saint-Germain (transfertë), Bruges (shtëpi), Eintracht (transfertë), Slavia Pragë (shtëpi), Marseille (transfertë), Athletic Bilbao (shtëpi), Union SG (transfertë)
    JUVENTUS: Borussia Dortmund (shtëpi), Real Madrid (transfertë), Benfica (shtëpi), Villarreal (transfertë), Sporting CP (shtëpi), Bodo/Glimt (transfertë), Pafos (shtëpi), Monaco (transfertë)
    NAPOLI: Chelsea (shtëpi), Manchester City (transfertë), Eintracht Frankfurt (shtëpi), Benfica (transfertë), Sporting CP (shtëpi), PSV Eindhoven (transfertë), Qarabag (shtëpi), Copenhagen (transfertë)
    Datat e fazës së ligës në Champions League
    Java 1: 16–18 shtator 2025
    Java 2: 30 shtator – 1 tetor 2025
    Java 3: 21/22 tetor 2025
    Java 4: 4/5 nëntor 2025
    Java 5: 25/26 nëntor 2025
    Java 6: 9/10 dhjetor 2025
    Java 7: 20/21 janar 2026
    Java 8: 28 janar 2026

  • VIDEO/ Lotët e Kiarës në koncertin e Luizit

    VIDEO/ Lotët e Kiarës në koncertin e Luizit

    Showbiz E Mërkurë, 20 Gusht 2025 15:15
    Qyteti i Shkodrës mbrëmjen e së martës u mbush me muzikë dhe emocion, teksa këngëtari Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar që tërhoqi mijëra fansa. Interpretimet e tij plot ndjenjë dhe energji krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e bërë mbrëmjen një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Gjatë koncertit nuk munguan momentet prekëse dhe emocionuese, që treguan lidhjen e fortë mes Luizit dhe publikut të tij.
    Familja e këngëtarit ishte gjithashtu e pranishme për të ndarë këtë sukses: nëna e tij, partnerja Kiara dhe vajza e vogël, Luna Mari, ndoqën nga afër performancën e Luizit, duke e bërë mbrëmjen edhe më të veçantë. Një nga momentet më prekëse ishte kur prezantuesja e njohur u pa me lot në sy.

    Kjo skenë tregoi dashurinë dhe mbështetjen e madhe të familjes dhe publikut për artistin, duke i shtuar një dimension të veçantë mbrëmjes. Koncerti i Ejllit në Shkodër nuk ishte thjesht një performancë muzikore, por një festë e madhe emocioni, energjie dhe lidhjeje mes artistit, familjes së tij dhe fansave, që padyshim do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve.

  • Foto sa 1000 fjalë! Zjarret apokaliptike, momentet e vështira për Shqipërinë! Çfarë nuk u pa nga orët e tmerrit

    Foto sa 1000 fjalë! Zjarret apokaliptike, momentet e vështira për Shqipërinë! Çfarë nuk u pa nga orët e tmerrit

    Shqipëria përjetoi orë tmerri gjatë ditëve të fundit, kjo për shkak të zjarreve apokaliptike që u përhapën furishëm.

    Zjarrfikësit kanë qenë në krye të detyrës që në momentin e ndezjes së disa vatrave të zjarrit, e më pas u vendos evakuimi i menjëhershëm i banorëve në disa fshatra.
    Në fotot e siguruara dhe publikuara nga Agjencia e Medias dhe Informacionit (MIA-Media and Information Agency) shihen disa nga momentet më të vështira që kanë kaluar zjarrfikësit, ushtria dhe banorët, të pafuqishëm përpara agresivitetit të flakëve.
    Më tepër nga flakët u prek Gramshi, Delvina dhe Berati, aty ku banorët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe mundin e një jete.
    Dhjetëra shtëpi u dogjën së bashku me dhjetëra bagëti, pasi vatrat e zjarrit dolën jashtë kontrollit.
    Më tepër shtëpi janë djegur në Skënderbegas të Gramshit, aty ku situata është përmirësuar për fat të mirë ndjeshëm.
    Puna e pandërprerë në zonat me vatrat më të mëdha të zjarreve, nga ajri e toka, ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës, teksa dy ditët e kaluara ishin të vështira.
     

    Top Channel

  • U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 pacientë! Flasin për momentet e tmerrit

    U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 pacientë! Flasin për momentet e tmerrit

    Kanë mbërritur 10 pacientët e parë në spitalin e Gramshit, ku gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, kryesisht me asfiksim dhe ankth.
    Ndërkohë mësohet se një repart është hapur posaçërisht nëse do të ketë pacientë të prekur nga zjarri. Pavarësisht thirrjes së autoriteteve për të lënë shtëpitë vetë banorët pohojnë se kanë refuzuar, pasi  kanë lënë pas gjithçka të ngritur me djersë e mund.
    Ata tregojnë për Report Tv momentet e ferrit dhe sesi i shpëtuan zjarrit. Kërkojnë ndihmën e autoriteteve për t’u strehuar.
    Ndërkohë nusja e djalit të 80-vjeçarit që shkaktoi zjarrin, shprehet në lot për ç’ka përjetoi dhe momentet e para të përballjes me zjarrin agresiv.
    Edhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, foli për gjendjen shëndetësore të pacientëve dhe masat e marra për të përballuar situatën e krijuar.

  • Ndahet nga jeta aktori i famshëm i telenovelave turke në moshën 52-vjeçare, momentet prekëse të familjarëve në varrim

    Ndahet nga jeta aktori i famshëm i telenovelave turke në moshën 52-vjeçare, momentet prekëse të familjarëve në varrim

    Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la pas një karrierë të pasur në teatër, televizion dhe kinematografi, duke lënë gjurmë në një sërë produksionesh të njohura.

    Aktori turk ka qenë i njohur edhe për publikun shqiptar. Ai është shfaqur në ekranin e Vizion Plus nëpërmjet serialit Dünyaya Hükümdar Olmaz (Familja e Madhe) ku fitoi popullaritet me rolin e Nevzat Çankırılı, në Tring në serialin Üç Kız Kardeş” (Tri mortrat) dhe jo vetëm.
    Në kujtim të tij, këtë të enjte u mbajt një ceremoni përkujtimore ku morën pjesë familjarë, kolegë dhe dashamirës të artit, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit aktorit me emocione dhe lot. Një nga momentet prekëse ishte kur vajza 15-vjeçare e Emre Törün, Delfin, përqafoi arkivolin e babait të saj dhe derdhi lot.

    Gruaja e tij, Nurkan Törün, dhe nëna e Emre Törün, nuk mundën të përmbanin dhimbjen, ndërsa të pranishmit u përpoqën t’i mbështesin në këtë moment të vështirë. Ceremonia u pasua nga varrimi në varrezat e Karacaahmet.
    Vajza 15-vjeçare e Emre Törün, Delfin
    Artistë të njohur, përfshirë aktorët Erkan Bektaş dhe Müjde Uzman, morën pjesë në homazhe, duke nderuar figurën dhe trashëgiminë artistike të Törün. Müjde Uzman u pa tepër e prekur gjatë fjalimeve dhe momenteve të ndjera të ceremonisë.
    /vizionplus.tv
     

  • Momentet e fundit të një 35-vjeçari përpara se të “thithej” nga një turbinë aeroplani në Bergamo

    Momentet e fundit të një 35-vjeçari përpara se të “thithej” nga një turbinë aeroplani në Bergamo

    Një video kap momentet e fundit dramatike të jetës së një 35-vjeçari, i cili pati një vdekje të tmerrshme në pistën e aeroportit Orio al Serio në Bergamo kur u “thith” nga një motor avioni, sipas Corriere della Sera.

    Incidenti tragjik ndodhi të martën (8/7), kur Andrea Russo arriti të anashkalonte të gjitha pikat e kontrollit të sigurisë dhe të arrinte te avioni Volotea, ndërsa po përgatitej për ngritje. 35-vjeçari humbi jetën kur u “thith” nga një prej motorëve të Airbus.
    Në videon që po qarkullon në internet, rruga e 35-vjeçarit është qartësisht e dukshme. Ai fillimisht vrapon përgjatë pistës drejt aeroplanit, ndërsa oficerët e sigurisë janë përreth tij – por askush nuk e ndalon. Russo bie mbi aeroplan dhe më pas lëviz në rrathë rreth aeroplanit, duke u drejtuar më në fund drejtpërdrejti drejt motorit.
    Shikoni videon:

    Autoritetet po hetojnë rastin, ku skenari më i mundshëm është vetëvrasja, dhe për këtë arsye po përqendrohen në orët e fundit të 35-vjeçarit, duke u përpjekur të kuptojnë nëse ka ndodhur diçka që e ka çuar në pikën e dhënies fund të jetës.

    Top Channel

  • Harper Beckham mbush 14 vjeç, Victoria Beckham tregon momentet e veçanta familjare

    Harper Beckham mbush 14 vjeç, Victoria Beckham tregon momentet e veçanta familjare

    Harper Beckham, vajza e David dhe Victoria Beckham, festoi të enjten më 10 korrik 14-vjetorin e lindjes së saj. Në këtë ditë të veçantë, familja e saj organizoi një festë të ngrohtë dhe të mbushur me emocione.
    Victoria Beckham, dizenjatore mode dhe nënë krenare, ndau në rrjetet sociale disa foto nga festa. Një nga momentet më të bukura ishte ajo ku Harper përqafonte babanë e saj, David Beckham. Të dy u shfaqën me buzëqeshje të ëmbla, duke treguar afërsinë mes tyre.
    Në një tjetër foto, Harper dukej e lumtur duke parë tortën e saj me qirinj të ndezur, ndërsa Victoria e shoqëroi foton me mesazhin: “Mendo një dëshirë… dhe ëndrrat e tua do të realizohen!”