Tag: momentet

  • Plani vë nën presion Kievin, Zelensky: Momentet më të vështira të historisë sonë

    Plani vë nën presion Kievin, Zelensky: Momentet më të vështira të historisë sonë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi gjatë procesit të paqes të udhëhequr nga SHBA, se nuk do të tradhtojë interesat kombëtare të vendit.

    Ai paralajmëroi se Ukraina ndodhet përballë një zgjedhjeje të vështirë, mes ruajtjes së një aleati kyç si SHBA-të dhe dinjitetit të saj kombëtar, në një nga momentet më të rrezikshme të historisë moderne të vendit.
    Sipas burimeve të afërta me negociatat, plani 28-pikësh i propozuar nga Uashingtoni përfshin disa nga kërkesat e Moskës dhe nuk jep garanci të qarta sigurie për Kievin.
    Mediat e huaja raportojnë se SHBA-të kanë sinjalizuar se mund të ndërpresin ndihmën kritike ushtarake nëse Ukraina nuk pranon kornizën e paraqitur.
    Zelensky theksoi se do të vazhdojë punën me SHBA-të mbi këtë plan, por paralajmëroi se në ditët në vijim do të rritet presioni politik ndaj Kievit. Ai u bëri thirrje qytetarëve “të qëndrojnë të bashkuar përballë përpjekjeve të reja të Rusisë për të minuar procesin e paqes”.
    “Ky është një nga momentet më të vështira të historisë sonë. Presioni mbi Ukrainën është ndër më të rëndët. Ukraina mund të përballet me një zgjedhje jashtëzakonisht të dhimbshme: ose të humbasë dinjitetin, ose të rrezikojë humbjen e një partneri të madh”, tha Zelensky.
     

    Top Channel

  • Teuta Selimi hap zemrën pas krizës personale: Humb arsyeja pse punon dhe mundohesh

    Teuta Selimi hap zemrën pas krizës personale: Humb arsyeja pse punon dhe mundohesh

    Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka ndarë së fundmi një rrëfim të hapur dhe të sinqertë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke zbuluar betejat e brendshme që ka kaluar në një periudhë të vështirë të jetës personale. Pas lajmeve për ndarjen nga bashkëshorti, artistja ka zgjedhur të falënderojë publikun për mbështetjen e pakushtëzuar, duke theksuar rëndësinë e tyre në momentet më sfiduese.
    Përmes një postimi në InstaStory, Teuta rrëfeu fazën e dyshimit dhe mungesës së besimit tek vetja. “Më keni dhënë aq shumë dashuri e besim edhe në kohën kur as unë nuk kam besuar në veten time,” shkruan ajo, duke ndarë hapur ndjenjat e saj të pasigurisë dhe lodhjes emocionale.

    Momenti më prekës i postimit lidhet me momentet e dëshpërimit, kur motivimi i saj për t’u përballur me sfidat u bë i vështirë. “Jeta nganjëherë të dëshpëron aq shumë saqë gati humb arsyeja pse punon e mundohesh,” rrëfen këngëtarja, duke treguar gjendjen e brendshme që e ka shoqëruar në periudhën e fundit.
    Megjithatë, Teuta e bën të qartë se pikë referimi dhe mbështetje për të kanë qenë fansat e saj. “Jeni shtylla ime. Por ju ma kujtoni gjithmonë se kjo nuk është punë, por nder e shpërblim,” përfundon artistja, duke shprehur mirënjohjen e thellë ndaj audiencës që ka qëndruar pranë saj kur ndjeu se humbi orientimin dhe energjinë.
    Ky rrëfim tregon lidhjen e veçantë që Teuta ka me fansat dhe fuqinë e mbështetjes së tyre në momentet kur e ka ndier më shumë nevojën.

  • Gimbo tregon për herë të parë sesi është Gjesti

    Gimbo tregon për herë të parë sesi është Gjesti

    Showbiz E Martë, 11 Nëntor 2025 21:50
    Gimbo i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Shpend Lipën, ku ka folur për rrugëtimin e tij, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi. Një nga momentet më të ndjera të intervistës ishte kur ai foli për periudhën e vështirë pas ndarjes së papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit. Gimbo e përshkroi atë si një moment tronditës.
    “Për mu u kanë një bam. Ishalla Zoti e mëshiron ata dhe ngushëllime për familjen. Faleminderit krejt njerëzve që kanë qenë pjesëmarrës. Faleminderit shumë prej krejtve. Ua kthefshim në gëzim”, u shpreh ai duke falënderuar publikisht njerëzit për mbështetjen.
    Duke qenë se është një nga njerëzit më të afërt të Gjestit, Gimbo zbuloi edhe se si po e përballon miku i tij këtë periudhë pas tragjedisë. “Momentalisht nuk është keq. Mirë është. Kështu muj me thënë. Po rri me familjen ma shumë, kaq”, përfundoi Gimbo.

  • “Doja të vdisja”/ Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: E përcollëm si nuse të bukur

    “Doja të vdisja”/ Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: E përcollëm si nuse të bukur

    Aktori dhe moderatori i njohur, Agron Llakaj, ka ndarë një dëshmi rrëqethëse për humbjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandina, duke sjellë në vëmendje dhimbjen, forcën dhe dashurinë që e shoqëroi deri në momentet e fundit.
    “Nuk mora amanet nga Kostandines, nuk pranova. Kam mbajtur më shumë sesa duhet,” rrëfeu ai, duke treguar se nuk mund të pranonte ide të largimit, ndarjes apo detyrimit të fundit, sepse për të ajo ishtë zemra e familjes.
    Ne podcastin e Grida Dumes, ai kujtoi udhëtimin e fundit në Turqi, ku shpresa mori fund:
    “U zhgënjyem se kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më mori mënjanë, më thanë se mbaroi, i thashë ti sikur the 5, 6 vjet. Çdo gjë do ta shisnim për të fituar jetën e Kostandines.”
    Megjithatë, për dy javë me radhë ai mbajti të vërtetën i vetëm:
    “Unë duhet të gënjeja, për 2 javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam silleshim sikur s’kish ndodhur gjë, deri në fund.”
    Ndërkohë, ai vijonte të shfaqej në ekran, duke buzëqeshur për ta mbrojtur shpirtin e saj:
    “Unë e dija që ishin ditët e fundit dhe dilja në emision, qeshja me shpirt në ekran, që ajo të thoshte: ai qesh, unë jam mirë.”
    Një nga momentet më të ndjeshme, ai e kujtoi me zë që dridhej:
    “Në momentet e para nuk e kupton se ku je. I kërkova vajzës, i thashë, zemra e babit, mami e meriton të ikë si një nuse e bukur. I kemi bërë grim profesional. Kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar.”
    Ndërsa periudha pas ndarjes rezultoi edhe më e rëndë:
    “Për shumë ditë dhe netë nuk kam dashur të jetoj, doja të ikja, t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgëruar: babi, jemi ne.”

  • Fëmija i ndërroi jetë pasi lindi, rrëfehet mes lotësh reperi Marin: Ia kisha vendosur emrin!

    Fëmija i ndërroi jetë pasi lindi, rrëfehet mes lotësh reperi Marin: Ia kisha vendosur emrin!

    Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka rrëfyer  publikisht një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij. Ai humbi fëmijën e tij menjëherë pas lindjes, një ngjarje që e tronditi thellë dhe për të cilën foli me shumë emocion në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”.
    Mes lotësh, Marin tregoi se humbja ishte e papërballueshme, por se besimi dhe forca nga Zoti i dhanë mundësinë të qëndronte i fortë. “Falënderoj Zotin që ma bëri të mundur të isha i fortë dhe të mos humbja mendtë e kokës. Shpresoj mos t’i bjerë askujt, sepse është ngjarje shumë e rëndë”, tha reperi, duke shtuar se kishte zgjedhur tashmë emrin e fëmijës.
    Ai tregoi se në momentet më të vështira ndodhej në Angli dhe se doktori që po ndiqte nusen ishte fetar. “Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte 2-3 herë më e madhe”, shtoi ai. Marin gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj personave që i qëndruan pranë dhe ndaj fansave të tij për mesazhet ngushëlluese, të cilat i dhanë pak lumturi në një kohë të trishtë.
    Reperi u shpreh se kjo eksperiencë e bëri të reflektojë mbi rëndësinë e mbështetjes reciproke dhe të dhënies për të tjerët: “Ndjenja më e mirë se ajo e të marrëit është ajo e të dhënit”. Fjalët e tij janë një mesazh i fuqishëm mbi forcën dhe solidaritetin në momente të vështira, duke treguar se edhe në humbje, dashuria dhe mbështetja njerëzore mund të japin dritë.

  • Selena Gomez rrëfen frikën e papritur pas martesës: Mendoja se do të vdes ditën tjetër

    Selena Gomez rrëfen frikën e papritur pas martesës: Mendoja se do të vdes ditën tjetër

    Selena Gomez ka hapur zemrën dhe ka ndarë një moment shumë personal gjatë një konferencë të organizuar nga Fortune’s Most Powerful Women më 15 tetor, ku ka folur për reagimin e saj të papritur pas martesës me producentin Benny Blanco. Ajo zbuloi se, ndonëse dita e dasmës ishte një nga momentet më të lumtura të jetës së saj, ka përjetuar një pasiguri të fortë emocionale që e ka tronditur atë.
    “Ndjeja: ‘Do të vdes ditën tjetër.’ Nuk e di pse, por çdo herë që më ndodh diçka e bukur, një pjesë e mendjes sime më thotë se diçka e keqe do të vijë më pas,” shpjegoi ajo. Ky reagim i paqartë e ka ndihmuar të përballojë tensionin dhe pasigurinë që i sjellin momentet e lumtura. Gjithashtu, Gomez ka shpjeguar se ka një zakon të brendshëm që ndodh çdo herë kur përjeton diçka pozitive: “Në vend që të shijoj momentin dhe të them: ‘Uau, kjo është e mrekullueshme,’ menjëherë mendoj: ‘Të gjitha këto mund të zhduken nesër. Si ta parandaloj që të ndodhë?’”
    Ky mendim, sipas saj, e bën të ndjehet vazhdimisht në shqetësim dhe të mos jetë në gjendje të relaksohet dhe të shijojë momentet e bukura që i sjell jeta. Përkundër këtyre shqetësimeve, ajo ka treguar se nuk ka humbur shpresën për të ndërtuar një familje me Benny Blanco, dhe ka shprehur dëshirën e fortë për të krijuar një të ardhme të lumtur dhe të plotë me të.
    Martesa e Selenës dhe Benny-t është një hap i rëndësishëm në jetën e saj. Ata e nisën lidhjen në korrik 2023 dhe e konfirmuan publikisht në dhjetor të po atij viti. Çifti vendosi të mbajnë një ceremoni intime më 27 shtator 2024 në Kaliforni, ku ishin të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë. Pavarësisht sfidave që ka kaluar, Selena duket se është e gatshme të ndjekë ëndrrën e saj për të pasur një familje, pavarësisht shqetësimeve për shëndetin dhe mundësinë për vështirësi në shtatzëni, të cilat ajo i ka përmendur më parë.
     

  • “Ia shtypa plagën me peshqir”, Sekretarja e Apelit rrëfen momentet e tmerrit kur gjyqtari Kalaja u vra në sytë e saj: Autori më tha..

    “Ia shtypa plagën me peshqir”, Sekretarja e Apelit rrëfen momentet e tmerrit kur gjyqtari Kalaja u vra në sytë e saj: Autori më tha..

    “Sapo shpalli vendimin gjyqtari u ngrit dhe u kthye në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit. Në këtë moment Elvis Shkambi, është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe e gjuajti me pistoletë. Unë u ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor. Ky person u kthye nga unë dhe më tha: Nuk kam gjë më ty! Ai gjuajti përsëri ndaj gjyqtarit”. 
    Kjo është dëshmia tronditëse e sekretares së Apelit, e cila iu rrëfeu hetuesve momentet e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit. 
    Sekretarja shpjegoi se tentoi t’i jepte ndihmë gjyqtarit duke shtypur plagën me peshqir, por ai nuk reagoi. 
    Autori i dyshuar i vrasjes Elvis Shkambi pretendonin se në momentin që qëlloi gjyqtarin ndjeu urrejtje të madhe për vendimin e padrejtë të dhënë ndaj tyre.Pasi e vrau gjyqtarin Kalaja, 30-vjecari Elvis Shkambi la qetësisht sallën e gjyqit dhe teksa dilte në oborrin e gjykatës së Apelit i dorëzoi pistoletën nëpunësit gjyqësor Bledar Panariti. Në dëshminë e tij para hetuesve, Panariti tregon momentet kur u përball vrasësin e gjykatësit. 
    “Ndodhesha në sallën nr.4 të gjykatës në pritje të shpalljes së një vendimi kur dëgjova mbi tre të shtëna arme zjarri që mu duk sikur vinin nga brenda ambientit të gjykatës. Pashë njerëz që nisën të dilnin nga salla numër tre dhe prej andej dëgjova të bërtitura si zëra femrash. U afrova të dera e sallës numër 3 ku prej andej doli një person me shtat të shkurtër, me fytyrë rrumbullake, racë e bardhë, rreth moshës 45-50 vjeç. Ai u afrua më la në dorë një pistoletë dhe u largua prej aty. Instinktivisht pistoletën e ka futa në xhepin e pantallonave. Nuk hyra në sallën 3 por kam lëvizur duke kërkuar ndihmë”, shpjegon dëshmitari. 
    Dëshmitari shpjegoi se forcat Shqiponja tentuan ta arrestonin, drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. “Forcat Shqiponja më kërkuan të kthehesha pas dhe të mos lëvizja, me qëllim që të më arrestonin. 
    Drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. U prezantova si punonjës i gjykatës dhe iu tregova punonjësve të policisë bexhën dhe iu thashë që armën e kisha futur në xhep”, tregon më tej ai. 
     
     
     

  • Garnacho rrëfehet: “Një nga momentet më të këqija të jetës sime”

    Garnacho rrëfehet: “Një nga momentet më të këqija të jetës sime”

    Alejandro Garnacho rrëfeu një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, gjatë muajve që qëndroi jashtë ekipit nga Manchester United.
    Lojtari argjentinas u hoq nga skuadra pas një debati me Ruben Amorim dhe mbeti jashtë deri në transferimin e tij te Chelsea.
    I detyruar të stërvitej vetëm për pjesën më të madhe të verës, Garnacho duhej të priste deri në ditët e fundit të merkatos për të siguruar transferimin e tij të dëshiruar prej kohësh në Londër, në një marrëveshje me vlerë afërsisht 40 milionë £.
    Në një intervistë me TNT Sports, sulmuesi i ri kujtoi atë periudhë:
    “Ishte një kohë e ndërlikuar; stërvitja vetëm nuk ishte e lehtë. Nuk kam asgjë negative për të thënë për Manchester United, por ishte një kohë e vështirë në jetën time. Tani, megjithatë, jam i lumtur që jam këtu, që luaj në Champions League dhe që kemi fituar tri pikë të rëndësishme”.
    Pasi mbërriti në Stamford Bridge, Garnacho duhej të priste pak para se të fitonte një vend në formacion. Pas debutimit të tij në Carabao Cup kundër Lincoln, 21-vjeçari u rikthye në formacionin titullar në fitoren 1-0 ndaj Benfica në Champions.
    Ishte një mbrëmje e veçantë, një mbrëmje që përfaqësonte një lloj revanshi për të: “Të luaj në Champions ka qenë gjithmonë një ëndërr. Si fëmijë, imagjinonim net të tilla, dhe përjetimi i tyre në fakt ia vlen gjithçka. Kishim nevojë për një fitore si kjo pas humbjes sonë të parë – jemi të lumtur dhe gati të vazhdojmë në këtë rrugë”.