Tag: momente

  • S’ka më dilema, Vesa poston foto të ëmbla me Mirlind Dakun

    S’ka më dilema, Vesa poston foto të ëmbla me Mirlind Dakun

    Showbiz E Hënë, 20 Tetor 2025 18:34
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu shumë e komentuar për lidhjen me futbollistin Mirlind Daku, për herë të parë ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta. Edhe pse lidhjen e kanë mbajtur të fshehtë nga vëmendja publike, për muaj me radhë është folur për romancën mes tyre.
    Sot Vesa ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetet sociale, ku shihet pranë futbollistit në momente të ëmbla. Në njërën prej fotove, ajo shfaqet duke e puthur të dashurin, ndonëse ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht portretin e tij, duke ruajtur disi privatësinë e lidhjes.

    Postimet e saj sugjerojnë se çifti po feston një moment të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre me shumë gjasë përvjetorin e lidhjes, duke qenë se paraprakisht ajo ndau në Instagram edhe një dhuratë në formën e një buqete me lule.

     

  • Gjendja e Fatos Nanos tepër e rënduar, apeli i familjes: Në këto momente duhet vetëm…

    Gjendja e Fatos Nanos tepër e rënduar, apeli i familjes: Në këto momente duhet vetëm…

    Ish-kryeministrit i vendit, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar, i hospitalizuar në një spital privat në Tiranë.
    Sipas mjekëve Nano ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.
    “Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rendë, me prognozë të rezervuar”, njofton spitali.
    Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.

  • Skandaloze në Elbasan, tifozët vendas kapërcejnë rrethimin dhe shkojnë të përleshen me ata të Vorës

    Skandaloze në Elbasan, tifozët vendas kapërcejnë rrethimin dhe shkojnë të përleshen me ata të Vorës

    Momente kaosi në Elbasan gjatë ndeshjes së ekipit vendas ndaj Vorës, në sfidën e vlefshme për javën e 7 të Superiores.
    Pak momente pasi Vora shënoi golin e barazimit, nga tribunat nisën fyerjet në kor mes dy tifozerive. Dhe tifozët vendas, vendosën të sulmonin mbështetësit e ekipit udhëtues në tribunën e tyre.
    Kështu, një grup jo i vogël tifozësh kapërcyen ndarëset e stadiumit dhe shkuan të përlesheshin në tribunën kundërshtare, duke gjuajtur me sende të forta.
    U desh ndërhyrja e forcave të rendit dhe thirrje të vazhdueshme me altoparlantët e stadiumit që situata të qetësohej disi, ndonëse sharjet në kor nuk munguan as në vijimin e ndeshjes.

  • “Kur mbërrin në majë je vetëm”/ A ke menduar ta lësh detyrën? Rama: Nuk më është shuar “zjarri”

    “Kur mbërrin në majë je vetëm”/ A ke menduar ta lësh detyrën? Rama: Nuk më është shuar “zjarri”

    ‘Djalli nuk është aq i zi sa duket’, tha Rama në potkastin e tij “Flasim”, ndërsa teksa u pyet nëse ka menduar  ndonjëherë që të lerë politikën, ai u shpreh se “ka pasur edhe momente qe ka menduar, por kane qene siperfaqësore”.
    Ai e konsideroi rrugëtimin e tij politik me një histori “ngjitjeje, zbritjeje dhe rrëshqitjeje”, ku shpesh ndihesh i vetëm, edhe kur je i rrethuar nga njerëz.
    Rama: Kjo është një histori ngjitjeje, zbritje, rrëshqitje, në momente të caktuara ndihesh edhe i rrëzuar. Ka shumë presion, stres, ka momente dhimbje fizike, sepse është shumë e vështirë që tja shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm. Pavarësisht se nuk je vetëm në kuptimin fizik, ke disa, ke dikë që ke afër, sic kam unë gjysmën time më të mirë, por në fund kur duhet të marrësh një vendim je vetëm.
    Ti do përballesh me pasojat apo me ato të papriturat që mund të sjellë ai vendim. Kjo është  një punë vendimesh të panumërta në ditë. Për ty mund të jetë një vendim i vogël, por për dike është moment i rëndësishëm i jetës së vet dhe tio duhet të dish të thuash, jo. Kur thua jo do marrësh përsipër edhe energjinë negative që nuk ta kupton atë jo.
    Patjetër që ka momente të caktuara mund të vij të plasësh, por ajo që kam vënë re është që ajo “lerë ketë punë” është sipërfaqësore. Pra vjen në një moment, por që ta kem insistuese, jo. Kur bëhet insistuese ti duhet të kuptosh që ka mbaruar zjarri. Kur zjarri ka mbaruar në atë moment duhet të thuash “deri këtu ishte”. Për mua zjarri nuk më ka dhënë shenja rënie.

  • Rama me batuta në “Flasim”: Djalli nuk është i zi sa duket/ “A thua ‘do ta lë politikën’?”, përgjigjet kryeministri: Ka momente që…

    Rama me batuta në “Flasim”: Djalli nuk është i zi sa duket/ “A thua ‘do ta lë politikën’?”, përgjigjet kryeministri: Ka momente që…

    Kryeministri Edi Rama në episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, foli dhe për veten.

    Ai e nisi me batuta duke thënë ‘djalli nuk është aq i zi sa duket’, ndërsa më pas u pyet nëse ka menduar që të lejë politikën.
    Rama u përgjigj duke thënë se “Ka momente që të vjen, por është sipërfaqësore. Nuk vjen nga thellësia.”
    Më tej ai foli për lodhjen, presionin e përditshëm dhe natyrën e vendimmarrjes në detyrën e tij si kryeministër.
    Pjesë nga podcasti:
    Rama: Djalli nuk është aq i zi sa duket,
    Lindita: Rrini shumë në atyre?
    Rama: Shumë më pak seç duhet të rri
    Lindita: Është shumë e bukur, sidomos kur kalon të 50-tat
    Rama: Faleminderit që ma kujton, natyra ime janë muret. Koha ikën gjithmonë e më shpejt. Çdo vit kalon më shpejt sesa viti paraardhës.
    Lindita: Gjithë kjo energji? Keni thënë ndonjëherë që ‘do ta lë’?
    Rama: Kjo është një histori ngitje zbritje, rrëshqitjesh, në momente të caktua ndihesh i rrëzuar, ka presion, stres, sepse është shumë e vështirë, e pamundur ti shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm. Sigurisht që nuk je vetëm në kuptimin fizik të fjalës, i ke disa njerëz, siç kam unë gjysmën time më të mirë, por në fund, kur duhet të marrësh një vendim je vetëm. Kjo është një punë vendimesh të panumërta në ditë. Mund të jetë një vendim i vogël, por për dikë që ka një problem persona, është një moment shumë i rëndësishëm i jetës së vetë. Kur thua jo, do marrësh përsipër dhe energjinë negative të dikujt që të s’kupton. Në momente të caktua të vjen të plasësh dhe mund të ketë ardhur të them… por ajo ‘lëre këtë punë është sipërfaqësore. Nuk vjen nga shumë thellë. Është një akumulimqë të vjen një moment, por që ta kem insistuese, jo. Nëse do të ishte, atëherë ka mbaruar zjarri dhe në atë moment duhet të dish ‘deri këtu isha’. Zjarri nuk më ka dhënë shenja rënie. Nga ana tjetër, është eksperienca që fiton dhe dijet që merr të ndihmon të menaxhosh situatën.

    Top Channel

  • ‘Djalli nuk është i zi sa duket’/ Rama me batuta në podcastin “Flasim”

    ‘Djalli nuk është i zi sa duket’/ Rama me batuta në podcastin “Flasim”

    Kryeministri Edi Rama në episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, foli dhe për veten.

    Ai e nisi me batuta duke thënë ‘djalli nuk është aq i zi sa duket’, ndërsa më pas u pyet nëse ka menduar që të lejë politikën.
    Rama u përgjigj duke thënë se “Ka momente që të vjen, por është sipërfaqësore. Nuk vjen nga thellësia.”
    Më tej ai foli për lodhjen, presionin e përditshëm dhe natyrën e vendimmarrjes në detyrën e tij si kryeministër.
    Pjesë nga podcasti:
    Rama: Djalli nuk është aq i zi sa duket,
    Lindita: Rrini shumë në atyre?
    Rama: Shumë më pak seç duhet të rri
    Lindita: Është shumë e bukur, sidomos kur kalon të 50-tat
    Rama: Faleminderit që ma kujton, natyra ime janë muret. Koha ikën gjithmonë e më shpejt. Çdo vit kalon më shpejt sesa viti paraardhës.
    Lindita: Gjithë kjo energji? Keni thënë ndonjëherë që ‘do ta lë’?
    Rama: Kjo është një histori ngitje zbritje, rrëshqitjesh, në momente të caktua ndihesh i rrëzuar, ka presion, stres, sepse është shumë e vështirë, e pamundur ti shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm. Sigurisht që nuk je vetëm në kuptimin fizik të fjalës, i ke disa njerëz, siç kam unë gjysmën time më të mirë, por në fund, kur duhet të marrësh një vendim je vetëm. Kjo është një punë vendimesh të panumërta në ditë. Mund të jetë një vendim i vogël, por për dikë që ka një problem persona, është një moment shumë i rëndësishëm i jetës së vetë. Kur thua jo, do marrësh përsipër dhe energjinë negative të dikujt që të s’kupton. Në momente të caktua të vjen të plasësh dhe mund të ketë ardhur të them… por ajo ‘lëre këtë punë është sipërfaqësore. Nuk vjen nga shumë thellë. Është një akumulimqë të vjen një moment, por që ta kem insistuese, jo. Nëse do të ishte, atëherë ka mbaruar zjarri dhe në atë moment duhet të dish ‘deri këtu isha’. Zjarri nuk më ka dhënë shenja rënie. Nga ana tjetër, është eksperienca që fiton dhe dijet që merr të ndihmon të menaxhosh situatën.

  • Momente paniku në hyrje të Elbasanit, një person i shtrirë në rrugë, dyshohet për plagë të rënda

    Momente paniku në hyrje të Elbasanit, një person i shtrirë në rrugë, dyshohet për plagë të rënda

    Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Elbasanit.
    Një person është përplasur në rrugë, teksa nga pamjet shihet i shtritë në tokë.
    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka rrethuar një pjesë të rrugës.

  • Vllaznia e pamëshirshme në Shkodër, 8 futbollistë golashënues

    Vllaznia e pamëshirshme në Shkodër, 8 futbollistë golashënues

    Si pikën e saj më të fortë deri në këtë pikë të sezonit ka pasur ndeshjet në shtëpi, ku shkodranët kanë marrë 4 fitore në 4 ndeshje, por edhe shënimin e golave. Me kuqeblutë të cilët kanë shënuar më shumë se kushdo deri në këto momente të kampionatit, ku skuadra e Martinit e ka gjetur 11 herë rrugën e rrjetës.
    Duke pasur kështu sulmin më të mirë në Superiore, e ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo të cilat deri më tani kanë shënuar 7 herë. Por, ajo që bie në sy tek 9 herë kampionët e vendit është se aty shënojnë të “gjithë”. Kështu golashënuesi i skuadrës dhe i kampionatit vijon të jetë Bekim Balaj, me 4 rrjeta në llogarinë e tij personale. Megjithatë përveç kapitenit të skuadrës golin e kanë gjetur edhe emra si mbrojtësit: Bajrami, Gurishta, Hakaj dhe së fundmi Jago. Teksa nga mesfushorët ka shënuar deri në këto momente vetëm Murataj në fitoren 2-0 ndaj Vorës. Në sulm së bashku me Balajn janë edhe Mala e Bismark që kanë gjetur golin deri në këto momente të kampionatit.

    Pra, në vetëm 6 javë kampionat, tek Vllaznia e kanë gjetur golin 8 futbollistë të ndryshëm. Duke treguar se tek kuqeblutë opsionet për të shënuar janë të ndryshme, kjo edhe për shkak të stilit sulmues që aplikon skuadra. Ku në javët e ardhshme pritet edhe “zhbllokimi” i Kastratit, i cili pavarësisht performancave shumë pozitive ende nuk ka gjetur golin e parë zyrtar me fanellën e 9 herë kampionëve të vendit tonë.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kam takuar persona që të mahnisin me fjalë deri në mundësinë e parë që të të fundosin

    Kam takuar persona që të mahnisin me fjalë deri në mundësinë e parë që të të fundosin

    Kam kuptuar që edhe me një të panjohur mund të flasësh për temat me rëndësi e intelektin, por edhe për sekretet tuat pa qenë e ngarkuar emocionalisht se çfarë përshtypje do t’i bësh apo nëse do ta shohësh më, e në do të të shkruaj përsëri.

    Kam kuptuar që ka persona të cilëve nuk ju duhet një ditë e shënuar për të të bërë të ndihesh e veçantë, e vlerësuar.Kam takuar persona që të mahnisin me fjalë deri në mundësinë e parë që të të fundosin. Kam takuar persona që u duhet një fjalë që të nxjerrin gjithë helmin që kanë përbrenda.Kam takuar persona që buzëqeshje e përkrahje të ofrojnë deri në momentin kur shohin sukseset tua.Kam takuar persona që dështimet e veta mundohen t’i mbulojnë duke gjetur gabimet më të vogla në punën pothuajse perfekte të dikujt tjetër.Kam takuar persona që nga vetja s’të ndajnë dot, por edhe tek vetja s’të mbajnë dot!Kam takuar persona që të njohin shumë mirë, por vetën nuk arrijnë ta njohin dot.Kam takuar persona që nuk dijnë si të hapin zemrën për t’i ndarë gjitha dhimbjet edhe pse shpirti u qanë.Kam takuar persona që e pamundura i ka bashkuar.Por kam takuar edhe persona që janë të etur për mendje të ndritura, për biseda e ide.Kam kuptuar që më mirë të bësh ndonjë gabim sesa të pendohesh për mosveprim.Kam kuptuar që të ndërmarrësh hapat e parë drejt qëllimit tënd nuk fillon me një lehtësipo lehtësinë do e gjesh kur takon suksesin e punës tënde.Kam kuptuar që të pendohesh për gabimet e të shkuarës është veçse një gabim shtesë në të tashmën, në vend që të nxjerrësh të duhurin mësim.Kam kuptuar që guximi sado i paktë e i rrallë të jetë, vetëm në ato pak momente kur marrim guxim e derisa zemra na rreh fort e ndjejmë adrenalinë vetëm në ato pak momente ne jetojmë vërtetë.Kam kuptuar që jeta jonë matet me ato rrahje të shpejta të zemrës, me ato momente kur frikën e lumturinë, guximin e fajin nuk mund t’i peshosh.

    Nga Kosovare Sadiku

    ObserverKult

    ————————————————————————————-

    Ben Blushi

    Lexo edhe:

    BEN BLUSHI: KAM FRIKË… DUHET TË IKI…

    Nga Ben Blushi

    Përpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Paris. Një vajzë afër meje shfletonte kopertina revistash.

    M’u kujtua biseda me të dhe e shkrova, ditën kur plagosën shkrimtarin Salman Ruzhdi në New York.Si e ke emrin?Soni

    Mund të të bëj një foto?Po, tha SoniJe indiane?Nga e kuptove, tha SoniJam mësuar të njoh njerëzit,Si të qëndroj?Në mes të atyre fotografive të vjetra, thashë unë

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Zjarr në Parkun e Butrintit

    Zjarr në Parkun e Butrintit

    Një zjarr ka rënë këto momente në vendin e quajtur Qafa e Butrintit. Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit.
    Era që fryn në këto momente rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut.
    Zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për shuarjen e zjarrit. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.