Ish Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emision ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit dhe momentin e përplasjes së tij me Sali Berishën.
Topi deklaroi se Lulzim Basha i ka kërkuar takim dhe i ka vajtur në shtëpi, ku është diskutuar shqetësimi i marrjes në pyetje nga Prokuroria të zinxhirit komandues të Gardës. Topi tha se i deklaroi Bashës se ai do të mbështesë hetimin dhe fill pas kësaj, po atë mbrëmje, Berisha e shënjestroi duke e etiketuar “horr bulevardi”.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ju thoni se Berisha iu ka dërguar Bashën të ndërhyni te Ina Rama? Çfarë ju ka kërkuar dhe çfarë keni thënë ju?
Bamir Topi: Libri “Nocturn” ku shkruhet ky moment dhe historia e 21 Janarit ka analizë në 360 gradë, përmban edhe këtë moment të takimit me zotin Basha. Libri ka dalë në botim në vitin 2018, ndërkohë procesi për gardistët, kishte mbaruar në vitin 2016. Kur Gjykata e Lartë, kishte refuzuar rekursin e Prokurorisë së Apelit, për të kaluar çështjen në Gjykatën e Lartë. Në atë moment, çështja e tyre ishte mbyllur në dënimet që kishin marrë. Libri është shkruar me një qëllim që ka brenda një detyrim për tu shkruar. Pse? Fillova të konstatuar se njerëz të ndryshëm, filluan të thonë të vërtetat e tyre që nuk ishin të vërtetat e mia. Ndjeva si detyrim të shkruaj pjesën që ka të bëjë me të vërtetat e mia. Çdo njeri është i lirë të japë të vërtetat e veta rreth një situatë të caktuar. Nisur nga këto premisa kam shkruar dhe jemi në ketë moment. Biseda ishte kjo, pata një telefonatë, ishte ditë e dielë, 21 janari ishte e premtë, data 23 në mëngjes pata një telefonatë nga zoti Basha dhe më thotë, dua të të takoj, i thashë hajde mirë se të vish, jam në shtëpi. E kam mirëpritur zotin Basha dhe padyshim u diskutua rreth situatës, që ishte akute. Në bisedë e sipër, dolën edhe element të atij momenti, kërkesa nga prokuroria dhe refuzimi që ishte bërë publik nga ana e ish kryeministrit. Kjo është situatë i thashë, që duhet ta dini, është shumë e rëndë, janë vrarë njerëz. Publikisht por edhe në takime, që kam patur në zyrë, kam inkurajuar dhe do të inkurajoj hetimin. Nuk dëshiroj dhe nuk marr përsipër të interpretoj, por po them bisedën. U ndamë shumë miqësisht, me Bashën kam patur marrëdhënie qytetarë.
Në të njëjtën ditë në mbrëmje, në një transmetim të drejtpërdrejt, kryeministri kishte ftuar familjet e gardistëve. Padyshim, ka qenë publike, ka bërë edhe dekorimet e rastit, pastaj vjen ajo shprehje që padyshim ka mbetur si një shprehje fyerje lapidar në gojën e ish kryeministrit që ka të bëjë me mua dhe ish kryeprokuroren. Në deklaratat e mia kam përmendur ngjarjet në Bulevard. Me sa duket, fokusimi i kësaj deklarate, ngjarjet në Bulevard, e bëri me sa duket të etiketonte këtë pjesën e Bulevardit. Ju e dini që në vazhdimësi pati iniciativë politike nga grupi parlamentar.
Basha nuk kërkoi specifikisht për Ina Ramën, por për problemin e rëndësisë që kishte marrja në pyetje e zinxhirit komandues. Pra për institucionin. Ai ka marrë përgjigjen time. Unë deklarova se do ta mbështes (hetimin)”, deklaroi Topi.
Tag: moment
-
21 Janari/ Bamir Topi: Basha më erdhi në shtëpi për gardistët, në darkë Berisha më quajti “horr bulevardi”
-

“21 Janari”, Bamir Topi: Basha më erdhi në shtëpi për gardistët, në darkë Berisha më quajti “horr bulevardi”
Ish Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit dhe momentin e përplasjes së tij me Sali Berishën.
Topi deklaroi se Lulzim Basha i ka kërkuar takim dhe i ka vajtur në shtëpi, ku është diskutuar shqetësimi i marrjes në pyetje nga Prokuroria të zinxhirit komandues të Gardës. Topi tha se i deklaroi Bashës se ai do të mbështesë hetimin dhe fill pas kësaj, po atë mbrëmje, Berisha e shënjestroi duke e etiketuar “horr bulevardi”.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ju thoni se Berisha iu ka dërguar Bashën të ndërhyni te Ina Rama? Çfarë ju ka kërkuar dhe çfarë keni thënë ju?
Bamir Topi: Libri “Nocturn” ku shkruhet ky moment dhe historia e 21 Janarit ka analizë në 360 gradë, përmban edhe këtë moment të takimit me zotin Basha. Libri ka dalë në botim në vitin 2018, ndërkohë procesi për gardistët, kishte mbaruar në vitin 2016. Kur Gjykata e Lartë, kishte refuzuar rekursin e Prokurorisë së Apelit, për të kaluar çështjen në Gjykatën e Lartë. Në atë moment, çështja e tyre ishte mbyllur në dënimet që kishin marrë. Libri është shkruar me një qëllim që ka brenda një detyrim për tu shkruar. Pse? Fillova të konstatuar se njerëz të ndryshëm, filluan të thonë të vërtetat e tyre që nuk ishin të vërtetat e mia. Ndjeva si detyrim të shkruaj pjesën që ka të bëjë me të vërtetat e mia. Çdo njeri është i lirë të japë të vërtetat e veta rreth një situatë të caktuar. Nisur nga këto premisa kam shkruar dhe jemi në ketë moment. Biseda ishte kjo, pata një telefonatë, ishte ditë e dielë, 21 janari ishte e premtë, data 23 në mëngjes pata një telefonatë nga zoti Basha dhe më thotë, dua të të takoj, i thashë hajde mirë se të vish, jam në shtëpi. E kam mirëpritur zotin Basha dhe padyshim u diskutua rreth situatës, që ishte akute. Në bisedë e sipër, dolën edhe element të atij momenti, kërkesa nga prokuroria dhe refuzimi që ishte bërë publik nga ana e ish kryeministrit. Kjo është situatë i thashë, që duhet ta dini, është shumë e rëndë, janë vrarë njerëz. Publikisht por edhe në takime, që kam patur në zyrë, kam inkurajuar dhe do të inkurajoj hetimin. Nuk dëshiroj dhe nuk marr përsipër të interpretoj, por po them bisedën. U ndamë shumë miqësisht, me Bashën kam patur marrëdhënie qytetarë.
Në të njëjtën ditë në mbrëmje, në një transmetim të drejtpërdrejt, kryeministri kishte ftuar familjet e gardistëve. Padyshim, ka qenë publike, ka bërë edhe dekorimet e rastit, pastaj vjen ajo shprehje që padyshim ka mbetur si një shprehje fyerje lapidar në gojën e ish kryeministrit që ka të bëjë me mua dhe ish kryeprokuroren. Në deklaratat e mia kam përmendur ngjarjet në Bulevard. Me sa duket, fokusimi i kësaj deklarate, ngjarjet në Bulevard, e bëri me sa duket të etiketonte këtë pjesën e Bulevardit. Ju e dini që në vazhdimësi pati iniciativë politike nga grupi parlamentar.
Basha nuk kërkoi specifikisht për Ina Ramën, por për problemin e rëndësisë që kishte marrja në pyetje e zinxhirit komandues. Pra për institucionin. Ai ka marrë përgjigjen time. Unë deklarova se do ta mbështes (hetimin)”, deklaroi Topi. -

Nga hapja e grupkapitullit të fundit me BE te Samiti i Planit të Rritjes, ngjarjet kryesore të javës
Java që lamë pas shënoi një moment kulmor në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.
Në 17 nëntor, Shqipëria mbërriti në në një moment historik në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, me hapjen e Grup-Kapitullit V “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që u mbajt në Bruksel.Ky ishte grupkapitulli i fundit që u hap për vendin tonë dhe përfaqëson një pikë kthese strategjike, pasi përmbyll formalisht fazën e hapjes së të 33 kapitujve të negociatave brenda një periudhe vetëm njëvjeçare.
Në këtë mënyrë Shqipëria bëhet një prej vendeve me ecurinë më të shpejtë dhe më koherente në rajon në këtë proces.
Në nisje të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje momente nga kjo ngjarje, Ku delegacioni shqiptar i kryesuar prej tij u paraqit në Bruksel me një axhendë që synon të përcjellë gatishmërinë, maturinë dhe ambicien e Shqipërisë në fazën e re të negociatave.
Nga Brukseli, ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës Marie Bjerre, vend i cili mban presidencën e radhës së BE-së vlerësoi se Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për reformat e harmonizimin me BE, ndërsa e cilësoi këtë “një shpejtësi rekord”.
“Është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu dhe do të jepni rezultate më shpejt se sa vonë”, inkurajoi ajo.
Ndërsa komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos vlerësoi po ashtu se ky moment tregon që BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria në të ardhmen.
Suksesi i Shqipërisë, sipas saj “është rezultat i punës së autoriteteve shqiptare me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë për zbatimin e reformave të rëndësishme të BE”.
Kos e cilësoi Shqipërinë frymëzim për shumë vende në Ballkanin Perëndimor, ndërsa u shpreh se “jemi të përkushtuar t’ju mbështesim të ndërtoni një të ardhme të begatë për të gjithë shqiptarët në shtëpinë e tyre në Bashkimin Europian”.
Nga ana e tij, kryeministri Rama shprehu besimin se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë.
Rama vlerësoi mbështetjen e Presidencës suedeze në këtë rrugëtim, ndërsa siguroi se Shqipëria do të bëjë gjithçka ka në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet dhe disiplinë.
Një tjetër ngjarje me rëndësi në javën që lamë pas ishte edhe organizimi në Tiranë i Samitit rajonal të liderëve Growth Plan “Our Pathway to the EU”.
Në 21 nëntor, Tirana mirëpriti liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe Komisioneren për Zgjerimin në BE, Marta Kos në këtë samit ku u lançua Udhërrëfyesi për Ballkanin Perëndimor.
Në samit u diskutua po ashtu mbi pozicionimin e rajonit në ekosistemin AI të BE, korsitë e gjelbra, bashkëpunimin në fushën e turizmit, mbi progresin dhe hapat e ardhshëm drejt tregut të përbashkët rajonal etj.
Rama e cilësoi organizimin e Samitit në Tiranë, një tjetër ditë europiane për Shqipërinë.
Kryeministri u shpreh se Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian.
ATSH -

Probleme me diabetin, klipi ku Linda Rei shfaqet në gjendje të rënduar
Spektakli i sotem në Big Brother VIP Kosova 4 solli një moment të rëndë emocional dhe shumë të diskutueshëm, pasi produksioni publikoi një klip ku protagonistja ishte Linda Rei, një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni dhe njëkohësisht një transgjinore që vuan nga diabeti.
Pamjet tregonin Lindën të ulur në Dhomën e Rrëfimit, dukshëm të tensionuar, të çorientuar dhe në gjendje të vështirë fizike. Ajo shihej duke e humbur ekuilibrin, me lëvizje të shqetësuara dhe duke kërkuar me ngulm ndihmë për matjen e insulinës një proces thelbësor për të mbajtur nën kontroll gjendjen e saj shëndetësore.Sipas klipit, Lindës iu kërkua të përdorte aparatin për matjen e insulinës nën mbikëqyrjen e stafit, pasi ky lloj pajisjeje, për arsye sigurie, nuk lejohet të mbahet brenda shtëpisë. Ky fakt ndezi polemika të reja, pasi situata e shfaqur dukej se e vendoste banoren në një moment paniku, stres të lartë dhe pasiguri.
Videoja ndezi diskutime të gjera në rrjete sociale për rregullat e ashpra të Big Brother-it, të cilat shpesh përplasen me nevojat mjekësore të banorëve. Shumë komentues theksuan se diabeti është një gjendje kronike që kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe se një vonesë apo hezitim i vogël mund të shkaktojë pasoja serioze.
Ndërkohë, të tjerë ngritën pyetje mbi protokollet e sigurisë së programit dhe mënyrën si trajtohen situatat urgjente brenda shtëpisë. -

Kanye West trondit rrjetin: Pendimi im më i madh? Që mora pjesë në jetë
Një intervistë e shkurtër me Kanye West në Japoni po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi reperi arriti të transformojë një pyetje të thjeshtë për modën në një deklaratë të ngarkuar emocionalisht. Videoja, e publikuar në TikTok nga llogaria e njohur Mystery Fashionist, e cila numëron gati 300 mijë ndjekës, kishte për qëllim një moment të lehtë dhe argëtues, por përfundoi duke krijuar shqetësim te fansat.
Në klip, Kanye prezantohet si “Ye nga Chi” dhe flet me vetëbesim për stilin e tij, duke thënë se veshjet e tij janë gjithmonë një “10/10”. Ai shpjegon se po vishte Yeezy 950-at origjinale, ndërsa pjesën tjetër të veshjeve i kishte blerë atë ditë në një dyqan të vogël lokal. Intervistuesi, në përpjekje për një moment humoristik, e pyet se cilin trend mode do të preferonte të mos e kishte provuar. Në vend të një përgjigjeje të thjeshtë, Kanye ndalet, shikon drejt kamerës me një vështrim të boshatisur dhe thotë vetëm: “Jeta.”
Kjo përgjigje e papritur ka krijuar reagime të shumta, pasi momenti duket i rëndë dhe i mbushur me domethënie personale. Për shumëkënd, fjala e tij reflekton një periudhë të vështirë që artisti ka kaluar gjatë viteve të fundit. Kanye është përballur me beteja publike për kujdestarinë e fëmijëve me Kim Kardashian, me kufizime në performanca brenda SHBA-së dhe me një numër padish që e kanë vënë nën presion të vazhdueshëm.
Por, siç theksojnë komentuesit, pjesë të këtyre sfidave kanë ardhur edhe si rezultat i deklaratave dhe veprimeve të tij kontroverse. -

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar
Reperi Getinjo ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme në rrjetet sociale, duke treguar se gjyshi i tij ka pësuar një sulm në kokë, i cili e ka lënë të paralizuar nga njëra anë. Në një mesazh prekës, ai shprehu se i moshuari, me shumë mundim, ka arritur të shkruajë vetëm fjalën “Ndihmë” në një letër.
“Babgjyshi jem pas një sulmi në kokë mbeti gjysmë i paralizuar dhe me shumë mundim krejt çka mujt me shkrue në fletë ishte fjala ‘Ndihmë’. Zoti i ndihmoftë,” shkroi ai ndër të tjera.
Në një tjetër reagim emocional, artisti tregoi se gjyshi i tij, i cili është 85 vjeç dhe ka kaluar dramat e humbjes së dy djemve, ende shfaq dëshirë të jetojë dhe kërkon ndihmë për t’u mbajtur në jetë.
“Kur një plak 85 vjeç që i ka shti në dhe 2 djem të vet edhe e don jetën hala edhe lyp ndihmë… të kallxon sa e ëmbël është jeta,” shkroi Getinjo, duke reflektuar mbi forcën dhe vullnetin e të moshuarit.
Ai shtoi një mesazh për brezin e sotëm, duke i kujtuar se jeta duhet shijuar sa është koha:“Knaquni se shpejt vjen një moment ku s’kthehesh mo.”
Fansat dhe ndjekësit i janë bashkuar urimeve për shërim të shpejtë të gjyshit të tij dhe mbështetjes për familjen në këtë periudhë të vështirë.
Screenshot
Screenshot -

Tragjedia e Fluturimit 593: Si një moment i gabuar ndryshoi gjithçka(VIDEO)
Historia e fluturimit 593 të Aeroflotit është një nga ato tregime që të lë pa fjalë, duke na kujtuar se si një vendim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha.
Çfarë ndodhi në atë fluturim fatkeq që rezultoi në humbjen e 75 jetëve?
Një ngjarje e tillë na bën të mendojmë për rreziqet e papritura që na rrethojnë, edhe në momentet më të gëzueshme.
Fluturimi 593 i Aeroflotit, i cili ndodhi më 23 mars 1994, është një nga aksidentet ajrore më tragjike në histori.Një vendim i thjeshtë, për të lejuar fëmijët e pilotit të shihnin kabinën, rezultoi në një katastrofë që tronditi botën. Ky incident na tregon se si një moment i pakujdesshëm mund të çojë në pasoja fatale.
Kapiteni Yaroslav Kudrinsky, një pilot me përvojë, kishte vendosur të ndante këtë fluturim të veçantë me fëmijët e tij, Yana dhe Eldar. Ishte fluturimi i tyre i parë ndërkombëtar, dhe ai donte që ata ta mbanin mend këtë eksperiencë.Ai i lejoi ata të hynin në kabinën e pilotit, duke menduar se do të ishte një aventurë e paharrueshme për ta.
Por, kur Eldar, 15 vjeç, mori kontrollin për një moment, situata filloi të përkeqësohej. Ai e shtypi timonin për gjysmë minute, duke shkaktuar një devijim të rrezikshëm të aeroplanit.
Kjo veprim e çaktivizoi autopilotin, dhe aeroplani kaloi në modalitetin manual, pa asnjë paralajmërim për pilotët.
Me rrezikun që po rritej, kapiteni Kudrinsky e kuptoi situatën kritike dhe filloi të bëjë thirrje për ndihmë.
“Kthehu prapa, Eldar!” ishin fjalët e tij të fundit, të regjistruara në kutinë e zezë, që tregojnë panikun dhe dëshpërimin e tij për të rikthyer kontrollin mbi aeroplanin.
Pilotët u përpoqën me të gjitha forcat për të stabilizuar aeroplanin, por përpjekjet e tyre ishin të kota.
Një gabim i vogël në korrigjim bëri që Boeing A310 të devijonte, duke humbur mbështetje dhe duke u rrëzuar në malet Kuznetsk Alatau me një shpejtësi të frikshme.
Pas aksidentit, Aeroflot përpiqej të minimizonte incidentin, duke mohuar se fëmijët ishin lejuar në kabinën e pilotit. Megjithatë, publikimi i audioklipit të regjistruar e vërtetoi të kundërtën.
Ky incident shërbeu si një mësim i rëndësishëm për të gjitha linjat ajrore: siguria është gjithmonë prioriteti kryesor.
Rrëzimi i Fluturimit 593 është një kujtesë e dhimbshme për të gjithë ne. Ai na tregon se si një vendim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha dhe se siguria në aviacion është një çështje që nuk duhet të merret kurrë lehtë. Çfarë mund të mësojmë nga kjo tragjedi? Të kujtojmë gjithmonë se kush është në kabinën e pilotit dhe të respektojmë rregullat e sigurisë. -

Dy gra, një betejë: Përqafimi i Kate Middleton dhe Jessie J frymëzon publikun
Kate Middleton dhe këngëtarja britanike Jessie J krijuan një moment prekës gjatë Royal Variety Performance të mbajtur më 19 nëntor në Royal Albert Hall, Londër. Të dyja, të cilat kanë kaluar përvoja të vështira me kancerin, u përqafuan në prapaskenë, gjë që këngëtarja e “Price Tag” e shpjegoi më vonë si një gjest solidariteti “nënë më nënë”.
“Unë kam kaluar së fundmi nëpër kancer dhe thjesht doja t’i jepja një përqafim,” tha Jessie, 37 vjeçe, sipas The Independent. “E pranuam se kjo është diçka shumë e vështirë, sidomos kur e jeton nën syrin e publikut.”
Ky event ishte i rëndësishëm edhe për çiftin princëror, pasi shënoi dalje e parë publike pas dy vitesh. Kate, e cila i ndërpreu angazhimet mbretërore gjatë trajtimit të saj në vitin 2024, u shfaq elegante me një fustan kadife të gjelbër nga Talbot Runhof, ndërsa Princ William mbante një smoking me velvet të zi.
Jessie J, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Cornish, zbuloi në qershor se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dhe se donte të ishte e hapur me fansat. Ajo iu nënshtrua një mastektomie dhe priste një operacion të dytë, i cili u shty.
Ndërkohë, Princesha e Uellsit shënoi një tjetër moment të rëndësishëm këtë javë, duke mbajtur fjalimin e saj të parë që prej shpalljes së diagnozës në mars 2024. Kate falënderoi publikun për mbështetjen dhe foli për sfidat e trajtimit, duke theksuar se “ka pasur momente shumë të vështira”.
Kate njoftoi në një video personale në mars se po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese, pas një operacioni abdominal në janar që fillimisht ishte menduar të ishte jo-kancerogjen. Ajo përfundoi trajtimin në shtator 2024 dhe është shfaqur gradualisht në evente publike. -

Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres Balluku, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Shehajt, ‘po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri’.
Më tej ai deklaroi se ky është momenti për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara.
Deklarata e plotë e Agron Shehaj:
Shqipëria po përjeton momentin më të rëndësishëm të historisë së saj, që pas rrëzimit të regjimit komunist. Po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar mbi Shqipërinën këto 35 vjet.
Të korruptuarit që kanë marrë peng këtë vend për mbi 3 dekada po dalin para drejtësisë.
Po dalin para drejtësisë ata që kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë.
Po dalin para drejtësisë ata që kanë larguar nga Shqipëria miliona shqiptarë në gjithë botën.
Po dalin para drejtësisë ata që u kanë mohuar shqiptarëve ccdo të drejtë.
Tani që po flasim, zv.kryeministrja e pandehur dhe e pezulluar nga gjykata është në zyrën e kryeministrit. Po bëjnë plane se si ti shpëtojnë drejtësisë.
Por, Nuk kanë nga t’ia mbajnë.
Të dashur qytetarë, ky është një proces i pandalshëm. Më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korrputuarve është para drejtësisë.
Edi Ramës dhe Belinda Ballukut i ka ardhur fundi.
Tani ka ardhur momenti që Edi Rama të japë dorëheqjen!
Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!
Nëse ky është një moment tmerri për pushtetarët e korruptuar, nga ana tjetër ky është një moment shprese për Shqipërinë.
Shqiptarët nga sot mund të fillojnë të shikojnë dritën në fund të tunelit.
Mund të fillojnë të shikojnë nga e ardhmja.
Mund të fillojnë procesin e ndërtimit të një shoqërie perëndimore, demokratike, ku qytetarët kanë të drejta.
Ku pushtetarët varen nga votuesit dhe jo votuesit nga pushtetarët. Këtë duhet të bëjmë të gjithë bashkë.
Ky është momenti që të shikojmë nga e ardhmja.
Do të duhet kohë, do të duhet punë, do të duhet këmbëngulje dhe mbi të gjitha do të duhet besim.
Të dashur qytetarë, ky është momenti për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara. Për të luftuar së bashku për ti dhënë më në fund Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar.
Ky është qëllimi i Partisë Mundësia, dhe ftojmë çdo shqiptar që endërron një vend ku mund t’ia dalësh me punë të ndershme, të na bashkoheni.Top Channel
-

“Ky është moment historik”/ Balluku e pandehur nga SPAK, Shehaj: I kemi parë përgjigjet, “palloshi i gjatë”,…
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha në Kuvend se për herë të parë “të pushtetshmit po dalin para drejtësisë”, ndërsa iu referua rastit të Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.
Shehaj tha se po i mohohet e drejta për interpelancë me ministren e Infrastrukturës, por edhe me kryeministrin Edi Rama.
“Kam dy muaj që kam kërkuar një interpelancë me Ballukun, që kur ai nuk ishte e pandehur. Tani që është e pandehur kjo interpelancë bëhet me interesante.
Ky është moment historik, pavarësisht se çfarë bëjmë ne këtu. Për herë të parë në 35 vjet të pushtetshmit po dalin para drejtësisë. Është herë e parë në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës besoj, dy zv kryeministri Ahmetaj është në arrati dhe Balluku e pandehur për një tender për mbi 100 mln euro. I kemi parë përgjigjet, “palloshi i gjatë”, “prit të marr leje…”, tha Shehaj.