Tag: mollë

  • Kur është momenti më i përshtatshëm për të konsumuar mollë gjatë ditës

    Kur është momenti më i përshtatshëm për të konsumuar mollë gjatë ditës

    Një mollë në ditë e mban mjekun larg, është një thënie e vjetër e njohur edhe nënat tona na detyruan ta besojmë.
    Por, ky frut që rrit imunitetin nuk mund të përfshihet në çdo moment të ditës. Sipas studimeve, duhet të hani një mollë në orët e mëngjesit. Kjo për shkak se mollët janë të pasura me fibra dietike, pektinë, e cila gjendet në lëkurën e saj.
    Meqenëse shumica e njerëzve kanë probleme me tretjen për shkak të gjumit të gabuar ose zakoneve të vonuara të të ngrënit, mollët menjëherë në mëngjes, pasi zgjoheni janë një ide e mirë. Kështu, ngrënia e një mollë në mëngjes mund të stimulojë lëvizjen e zorrëve më mirë se çdo frut tjetër.

    Së dyti, pektina mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e acidit laktik dhe të ndihmojë bakteret e pranishme në të të rriten më mirë në zorrën e trashë. Kjo do të ndihmojë më tej në një trakt tretës më të shëndetshëm.
    Përveç kësaj, pektina në mollë mund të ndihmojë në largimin e toksinave pasi çon në eliminimin e kancerogjenëve, një substancë përgjegjëse për prodhimin e kancerit.
    Nëse hani mollë gjatë natës ose në mbrëmje, ky frut që ndihmon tretjen e ushqimit mund të kthehet kundër jush dhe të ngarkojë funksionet tuaja të zorrëve. Kjo do të thotë se mollët gjatë natës do të prodhojnë gaz dhe do t’ju bëjnë të ndiheni shumë të pakëndshëm gjatë orëve të para.

  • Skandal politik në Greqi! Trump bëhet ‘mollë sherri’, Micotaqis i drejtohet rivalit me pyetjen epike

    Skandal politik në Greqi! Trump bëhet ‘mollë sherri’, Micotaqis i drejtohet rivalit me pyetjen epike

    Prezenca e Qiriakos Micotaqis në samitin e paqes për Gazën që u mbajt në Egjipt dhe rreshtimi krah Rexhep Taip Erdogan, thuajse me detyrim nga ana e Donald Trump është bërë “mollë sherri” në Parlamentin e Athinës.
    Kreu i ekzekutivit helen u përplas me liderin e partisë opozitare PASOK, Nikos Andrulaqis, pas sulmeve në kontekstin e debatit mbi politikën e jashtme.
    “Po e bëj vendin tim të fortë dhe po sigurohem që të mos jetë më ai pleh që ishte nën udhëheqjen e SYRIZA-s”, tha Micotaqis, duke iu drejtuar më pas Andrulaqis me pyetjen: “A do ta kapnit ju Trumpin prej jake dhe t’i thoshit ‘jo, po kthehem z. Trump’?”.
    “Zoti Andrulaqis, folët për ‘natyrë të qetë’. Pyes veten: nëse nuk do të na kishin ftuar, çfarë do të kishit thënë? A ju shqetësoi prania në skenë? Po të ishit në vendin tim, çfarë do të kishit bërë? A do ta kishit kapur Trumpin për jake dhe t’i kishit thënë: ‘Jo, po kthehem, z. Trump?’”, tha shefi i qeverisë greke.
    Micotaqis më tej mbrojti qëndrimin e Greqisë mbi çështjen palestineze, duke vënë në dukje se vendi mbështet fuqimisht zgjidhjen me dy shtete, “me shtetin palestinez që bashkëjeton në paqe me Izraelin”.
    “U habita që asnjëri prej jush nuk e përmendi sulmin çnjerëzor kundër të rinjve izraelitë, i cili ishte arsyeja e përshkallëzimit të krizës. E kam thënë qartë se reagimi i Izraelit i tejkaloi të gjitha kufijtë, sulmi ndaj civilëve dhe fëmijëve nuk është i justifikuar. A nuk e keni dëgjuar këtë nga unë? A po e dëgjoni për herë të parë tani?”, vuri në dukje ai.
    Micotaqis u ndal edhe tek njohja e shtetit palestinez nga Franca, duke thënë se kjo nuk përbënte asnjë ndryshim dhe i bëri thirrje kreu të PASOK që të ishte i kujdesshëm kur i referohej presidentit amerikan.
    “Stili i zotit Trump mund të jetë i çuditshëm, por ai është presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara dhe një partner strategjik i atdheut tonë”, tha ai.

  • “Simbolet shqiptare mollë e ndaluar në Preshevë”/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët që jetojnë atje: Jemi të pasigurt

    “Simbolet shqiptare mollë e ndaluar në Preshevë”/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët që jetojnë atje: Jemi të pasigurt

    Teksa pak ditë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët e Preshevës kanë rrëfyer vështirësitë dhe pasigurinë që kanë.

    Në një intervistë me gazetarin Endi Tufa për “Exclusive”, ata kanë rrëfyer se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.
    Endi Tufa: Si ju duket që do të vijë kombëtarja këtu?
    Shqiptari i Preshevës: Kombëtarja do të vijë por ne nuk do të jemi.
    Shqiptari i Preshëvës: Është një ndeshje si thikë me dy presa. E kemi afër vendin ku do të mbahet ndeshja, pavarësisht se kemi dëshirë për t’i mbështetur e kemi të pamundur, kjo për shkak të pasigurisë. Serbia nuk ka arritur t’i menaxhojë tifo-klubet, që i ka agresivë. Siguria nuk na e mundëson të marrim pjesë.
    Është vështirë të jesh shqiptar, por edhe më e vështirë është tifozë. Neve problematikat na kanë shoqëruar. Kur kemi ardhur për ndeshje, e më pas kur jemi kthyer në Preshevë kemi pasur probleme.
    Endi Tufa: Kam dëgjuar që është e ndaluar të kesh flamurin kuq e zi, merr gjoba.
    Shqiptari i Preshëvës: Është mollë e ndaluar. Presioni që kemi na bën që ta përjetojmë edhe më tepër flamurin, jo se jemi më tepër patriotë. Gjobitemi nëse bëjmë veprime ose mbajmë simbole patriotike.

    Top Channel

  • Pse duhet t’i hani mollët jeshile, ja përfitimet direkte dhe të sigurta për shëndetin tuaj

    Pse duhet t’i hani mollët jeshile, ja përfitimet direkte dhe të sigurta për shëndetin tuaj

    Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.”
    Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër. Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin. Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.
    Antioksidantët
    Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C. Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.
    Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.
    Rënie në peshë
    Ngrënia e një molle jeshile me stomak bosh është e rëndësishme në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë. Mollët jeshile përmbajnë pak kalori dhe shumë fibër, duke shuar urinë menjëherë.
    Me mollën jeshile, metabolizmi do të punojë më së miri.
    Glukoza në gjak
    Molla jeshile me stomak bosh balancon nivelin e sheqerit në gjak. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm.
    Duke qenë se mollët jeshile janë të pasura me fibër të tretshme, ngrënia me stomak bosh vonon përthithjen e sheqerit dhe ky efekt zgjat për shumë kohë.
    Studimet tregojnë se gratë që hanë një mollë jeshile me stomak bosh çdo ditë kanë 30% gjasa më pak për tu prekur nga diabeti i tipit 2.

  • Pse duhet t’i hani mollët jeshile, përfitimet direkte për shëndetin

    Pse duhet t’i hani mollët jeshile, përfitimet direkte për shëndetin

    Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.”
    Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër.
    Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin.

    Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.
    Antioksidantët
    Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C.
    Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.
    Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.
    Rënie në peshë
    Ngrënia e një molle jeshile me stomak bosh është e rëndësishme në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.
    Mollët jeshile përmbajnë pak kalori dhe shumë fibër, duke shuar urinë menjëherë.
    Me mollën jeshile, metabolizmi do të punojë më së miri.
    Glukoza në gjak
    Molla jeshile me stomak bosh balancon nivelin e sheqerit në gjak.
    Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm.
    Duke qenë se mollët jeshile janë të pasura me fibër të tretshme, ngrënia me stomak bosh vonon përthithjen e sheqerit dhe ky efekt zgjat për shumë kohë.
    Studimet tregojnë se gratë që hanë një mollë jeshile me stomak bosh çdo ditë kanë 30% gjasa më pak për tu prekur nga diabeti i tipit 2.

  • Bonuse dhe fitime imagjinare, si u krijuan rrjetat e viktimave nga piramidat online

    Bonuse dhe fitime imagjinare, si u krijuan rrjetat e viktimave nga piramidat online

    Si ka funksionuar vërtetë në terrenin e komuniteteve në Shqipëri? 
    Çdo person që bëhej pjesë e skemave duhet të paguante fillimisht nga 700 deri në 1000 dollarë për tu përfshirë në lojë. Ndërkohë, kishte bonuse hyrjeje dhe bonuse për personin që e sugjeron, që varionin në bazë të shifrës fillestare të investimit. Sa më e lartë shifra fillestare e hedhur, aq më i lartë bonusi. 
    Në qoftë se personi që futet në Xeux hidhte më pak se 1000 USDT nuk merrte asnjë bonus. Në rast se futet me 1000 USDT kishte 40 USDT bonus ai dhe 60 USDT bonus personi që e ka përfshirë në këtë skemë. Bonuset rriten në varësi të shifrës që zgjidhnin njerëzit të hidhnin. 
    Niveli më i dëshiruar i investimit është tjetër, është ai i krijimit të grupeve të ndryshme. Në rast se arrihej të krijohej një grup prej 5 personash, automatikisht krijohet grupi dhe të gjithë kanë një rritje prej 0.30% të sinjaleve që vijnë nga aplikacioni. Minimalisht duhet të kesh 5 anëtarë dhe maksimalisht 29 për të qenë në nivelin e pare. Nëse krijon një grup me 30-99 anëtarë, atëherë ke një bonus ratio me 0.50%. Pra, skema ishte ngritur si rrjetë që të thithte sa më shumë viktima dhe para’ 
    “Marrim një kompani që shet mollë. Në një kompani të tillë, primare duhet të ishte ideja që të shtoheshin numri i njerëzve për të blerë produktin, ndërsa në skema të tilla nuk është i rëndësishëm se sa mollë shet, por se sa persona shton për të shitur këto mollë. Paratë nuk bëhen nga shitja e produktit, por nga shtimi i njerëzve për të shitur produktin dhe për t’ia rishitur palëve të treta”, u shpreh Tomi Kallanxhi, ekspert IT. 
    “Për çdo person që do sillje, ti kishe mundësi të merrje 20% të shifrës së tij. Kështu e bën më joshëse skemën dhe ti mundoheshe të sillje sa më shumë. Kështu është një skemë multilevelmarketing. Sa më shumë ti të zgjerosh netëorking, aq më shumë fiton”, u shpreh Denisa Kele, eksperte kriptomonedhash. 
    Divjaka, Gramshi e Lushnja janë ndër qytetet më të prekura nga këto skema piramidale që funksionin në mënyrë krejtësisht ilegale. 

     

  • Nga tërshëra te mollët, këto janë ushqimet që ulin sheqerin në gjak

    Nga tërshëra te mollët, këto janë ushqimet që ulin sheqerin në gjak

    Shpesh dëgjojmë se karbohidratet janë të këqija dhe shkaktojnë rezistencë ndaj insulinës dhe shtim në peshë, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
    Nutricionistët theksojnë se karbohidratet komplekse janë të nevojshme për shëndetin, sepse ato sigurojnë energji afatgjatë dhe nuk shkaktojnë rritje të papritura të glukozës në gjak.
    Ata veçojnë katër lloje karbohidratesh që kanë një efekt pozitiv në stabilizimin e sheqerit dhe zvogëlojnë rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe rezistencës ndaj insulinës.
    Tërshërë
    Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme, veçanërisht beta-glukan, e cila ngadalëson tretjen dhe stabilizon nivelet e sheqerit në gjak. Gjithashtu ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës, zvogëlon inflamacionin dhe mbështet shëndetin e zorrëve. Beta-glukani stimulon prodhimin e hormonit GLP-1, i cili rregullon oreksin dhe sheqerin në gjak, thotë Zenker.
    Bishtajore (bizele, fasule, thjerrëza)
    Bishtajoret janë një zgjedhje e shkëlqyer për ata që duan të mbajnë një nivel normal të glukozës. Thjerrëzat janë veçanërisht të dobishme sepse përmbajnë:
    9 g fibra
    8 g proteina
    vetëm 116 kalori (për 100 g thjerrëza të gatuara)
    Konsumi i rregullt i bishtajoreve ul nivelet e sheqerit pas vakteve dhe është një zëvendësim i shëndetshëm për mishin.
    Hurmat
    Edhe pse shumë të ëmbla, hurmat kanë një indeks glicemik të ulët deri në mesatar. Konsumi i moderuar nuk shkakton një rritje të menjëhershme të sheqerit, falë fibrave dhe lëndëve ushqyese natyrale (kaliumit, fitonutrientëve, vitaminave). Ato gjithashtu kanë treguar se janë efektive në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve, dhe mund t’i hani për një meze të lehtë ose t’i shtoni në bollgur për mëngjes.
    Mollë
    Një mollë mesatare ka:
    85 kalori
    2 g fibra
    antioksidantë, siç janë flavonolet dhe antocianidinat
    Nëse hahet para një vakti, një mollë mund të zvogëlojë rritjen e sheqerit në gjak pas një vakti.

  • Mit apo e vërtetë: A mjafton një mollë në ditë për shëndet më të mirë?

    Mit apo e vërtetë: A mjafton një mollë në ditë për shëndet më të mirë?

    Çdo vit, prodhohen pothuajse 100 milionë ton mollë në mbarë botën. Fruti me ngjyra e shije të ndryshme ka nxitur edhe lindjen e frazës së famshme “një mollë në ditë e mban doktorin larg”.

    Por a ka ndonjë të vërtetë në thelb të kësaj thënieje të vjetër? Dhe, a janë mollët më të shëndetshme   krahasuar me frutat e tjera?

    Së pari, mollët janë një burim i lartë i fitokimikateve si flavanolet. Këto të fundit sjellin shumë përfitime për shëndetin si ruajtja e një peshe të shëndetshme dhe ulja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

    Mollët përmbajnë gjithashtu polifenole të ndryshme, përfshirë antocianinat, të cilat i japin ngjyrën e kuqe cipës së tyre dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës. Një tjetër polifenol që gjendet në mollë është floridzina që ndihmon në kontrollin e glukozës në gjak.

    Fibra si pektina reduktojnë sasin e lipoproteinave të pangopura që është kolesteroli i dëmshëm. Pektina gjithashtu ul sasinë e sheqerit dhe yndyrnave që ne thithim nga ushqimi, duke ndihmuar në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

    Sipas një përmbledhjeje nga pesë studime, konsumimi i mollëve lidhet me një ulje prej 18% të rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Një tjetër përmbledhje e 18 studimeve, rezultoi se konsumimi i mollëve apo lëngut të saj mund të ulë kolesterolin nëse mund të konsumohet për më gjatë se një javë.

    Të ushqyerit shëndetshëm në përgjithësi mund të ulë deri në 40% rrezikun e kancerit deri falë përbërësve bioaktivë, fitokimikateve, që janë të pranishme te molla. Disa studime kanë lidhur konsumimin e mollës me një rrezik më të ulët për zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

    Mollët nuk kanë shumë vitaminë C, hekur apo kalcium, por është e qartë se mund të përmirësojnë shëndetin. Megjithatë, a mjafton një në ditë që të na shpëtojë nga mjeku?

    Një studim i vitit 2015 iu përgjigj pikërisht kësaj pyetjeje. Kërkuesit realizuan një anketë me pothuajse 9,000 persona që raportuan se çfarë hanin gjatë 24-orëve duke pasqyruar dietën ditore.

    Sipas anketës, njerëzit që hanin mollë përveçse kishin shëndet më të mirë, rezultonin më të arsimuar dhe më pak të prirur për të konsumuar duhan.

  • Si lindi miti i Mollës së Kuqe?

    Si lindi miti i Mollës së Kuqe?

    Nga Blerim Latifi

    Njëri nga librat më interesantë të shkruar për historinë e Perandorisë Osmane, është libri “Konstantinopoja – Qyteti i ëndrrave 1453- 1924”, i Philip Mansel. Aty e gjejmë edhe shpjegimin për origjinën e njërës prej metaforave politike, e cila vazhdon ende të qarkullojë në mesin tonë. Kjo është metafora politike e Mollës së Kuqe.

    Tek ne ende besohet gjerësisht se fjala nuk është për një metaforë, por për një mollë konkrete, e cila besohet se ka qenë diku afër Nishit, pikërisht në kufirin që ndante territoret etnike shqiptare me ato serbe, para vitit 1878. Në fakt, e vërteta qëndron ndryshe.Nuk bëhet fjalë për një mollë konkrete, por për mollën si simbol sundimi. Kur osmanët e pushtuan Konstantinopojën, të cilën më pas e quajtën Stamboll, ata e gjetën para Kishës së Hagia Sofias, një shtatore të madhe të perandorit Justinian hipur mbi kali. Në njërën dorë Justiniani mbante shpatën, ndërsa në tjetrën një glob të kuq, i cili simbolizonte sundimin mbi botën të Perandorisë Bizantine.

    Osmanët e rrëzuan shtatorën e perandorit më të njohur bizantin, por i ruajtën simbolet e tij, bashkë me pretendimin për të qenë trashëgimtarë të fuqisë së dikurshme të Perandorisë Bizantine. Në mesin e këtyre simboleve ishte edhe metafora politike e globit të kuq, e cili, në vështrimin e osmanëve, dukej si një mollë e kuqe.

    Kështu globi i kuq i Justinianit u shndërrua në mollën e kuqe të sulltanëve osmanë, të cilët filluan ta përdorin atë si simbol të pretendimeve të tyre për pushtimin e Europës. Në fillim, shkruan Mansel, për osmanët Molla e Kuqe ishte Roma, kryeqendra e Krishterimit, pastaj, më vonë, e tillë u bë Vjena, të cilën ushtritë osmane dy herë arritën ta rrethonin.Kështu, gradualisht, simbolika e Mollës së Kuqe u bë simbolikë e kufijve të Perandorisë Osmane dhe prej andej kjo simbolikë hyri edhe në imagjinatën kolektive të shqiptarëve dhe në folklorin e tyre. Pra, e tëra ka të bëj me një metaforë politike bizantino-osmane.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BLERIM LATIFI: HISTORIA TRAGJIKE E ÇIKAVE TË KOSOVËS

  • A është e vërtetë se një mollë në ditë mban larg mjekun? Ja çfarë thonë studimet

    A është e vërtetë se një mollë në ditë mban larg mjekun? Ja çfarë thonë studimet

    Thuhet se një mollë në ditë e mban larg mjekun, por a qëndron me të vërtetë kjo shprehje popullore? Bota i adhuron mollët. Çdo vit prodhohen afërsisht 100 milionë ton mollë në mbarë globin. Me një gamë të gjerë ngjyrash dhe shijesh, mollët kanë fituar reputacionin e një fruti që promovon shëndetin.

    Origjina e shprehjes së famshme vjen nga një proverb uellsian i vitit 1866: “Ha një mollë para se të flesh dhe do të mbash larg mjekun.” Por, a ka baza shkencore kjo thënie?

    Çfarë përmbajnë mollët?

    Mollët janë të pasura me fitokimikate, komponime bimore që përfshijnë flavonolet, antocianinat dhe polifenolë të tjerë. Këto substanca janë të lidhura me:

    -mbajtjen e peshës së shëndetshme,

    -uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës,

    -kontrollin e sheqerit në gjak,

    -përmirësimin e kolesterolit.

    Për shembull, pektina, një lloj fibre që gjendet kryesisht në mollë – ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rregullimin e glukozës në gjak.

    A janë mollët më të veçanta se frutat e tjera?

    Sipas Janet Colson, profesoreshë e të ushqyerit në Universitetin Shtetëror të Tenesit të Mesëm, edhe pse mollët nuk janë të pasura me vitaminë C, hekur apo kalcium, ato përmbajnë përbërës të tjerë shumë të dobishëm për shëndetin.

    Polifenolet në mollë janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në balancimin e radikaleve të lira dhe reduktimin e inflamacionit kronik, një faktor kyç në shumë sëmundje kronike si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

    Për më tepër, mollët përmbajnë florizinë, një polifenol unik që ndihmon në uljen e përthithjes së sheqerit në gjak, dhe fenolikë, të cilët përbëjnë rreth 20% të marrjes totale të këtyre komponimeve tek amerikanët, sipas disa studimeve.

    A e shmangin vërtet mollët vizitën te mjeku?

    Një studim i vitit 2015 që analizoi rreth 9,000 persona gjeti se ata që hanin mollë kishin pak më shumë gjasa të shmangnin vizitat mjekësore, por kjo nuk rezultoi statistikisht domethënëse. Sidoqoftë, u vu re se konsumatorët e përditshëm të mollëve kishin më pak gjasa të përdornin ilaçe me recetë.

    Matthew Davis, studiuesi kryesor i studimit, thekson se vizitat mjekësore shpesh ndodhin edhe për kontrolle rutinë, prandaj është e vështirë të nxirret një përfundim i qartë. Megjithatë, ai përmend: “Një mollë në ditë mund të mos e mbajë mjekun larg, por ndoshta e mban farmacistin larg.”

    Studime të tjera dhe konsumi ideal

    Një studim i vitit 2020 gjeti se konsumimi i dy mollëve në ditë për tetë javë uli ndjeshëm nivelin e kolesterolit tek të rriturit me nivel pak më të lartë. Një tjetër studim tregoi se ngrënia e tre mollëve në ditë ndihmoi në humbje peshe dhe përmirësim të glukozës në gjak tek gratë mbipeshë.

    Flavia Guzzo, profesoreshë në Universitetin e Veronës, rekomandon të mos qërohet lëkura e mollës, pasi aty ndodhen shumica e polifenoleve. Ajo sugjeron gjithashtu përdorimin e varieteteve të vjetra të mollës, të cilat kanë përmbajtje më të lartë të komponimeve të dobishme në krahasim me varietetet më moderne dhe më të ëmbla.

    Sa e vërtetë është proverba?

    Mollët janë padyshim të dobishme për shëndetin, por ato nuk janë një ‘frut magjik’.
    Ato duhet të jenë pjesë e një diete të pasur me ushqime të ndryshme me bazë bimore. Konsumi i përditshëm i mollëve, veçanërisht me lëkurë, mund të kontribuojë në shëndetin e zemrës, peshën, kontrollin e sheqerit dhe ndoshta në uljen e nevojës për ilaçe.

    Pra, ndonëse një mollë në ditë mund të mos ju mbajë gjithmonë larg mjekut, është padyshim një hap i mirë drejt një jete më të shëndetshme.