Tag: moldavi

  • Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

    Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

    Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta shfrytëzojë atë, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë analisti i Qendrës së Forenzikës Digjitale të Malit të Zi (DFC), Drashko Jabuçanin.
    Nga DFC-ja, në analizën e fundit lidhur me ndikimin rus, kanë tërhequr vëmendjen mbi strategjinë e shtetit ndaj vendeve që ndodhen në faza të ndryshme të integrimeve euroatlantike. Veçanërisht kanë theksuar ngjashmëritë në rastin e Malit të Zi dhe Moldavisë.

    “Ballkani Perëndimor dhe Moldavia në strategjinë ruse të destabilizimit shërbejnë të njëjtit qëllim: t’i tregojnë Perëndimit se levat e pushtetit dhe ndikimit janë ende në duart e Kremlinit, pavarësisht sanksioneve dhe izolimit politik”, theksoi Jabuçanin.
    Rusia ndodhet që pothuajse katër vjet nën sanksione, pasi nisi pushtimin e Ukrainës fqinje.
    Pavarësisht se cili shtet ka qenë në shënjestër gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Moska, sipas tij, përdor të njëjtat metoda për të ndikuar mbi proceset demokratike, para së gjithash përmes dezinformatave, organizatave fetare dhe shërbimeve sekrete.
    Nga Ambasada e Rusisë nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse qëllimi i tyre është dobësimi i kursit proevropian të Malit të Zi, komprometimi i institucioneve dhe krijimi i një atmosfere të paqëndrueshmërisë politike. Ambasadori i Rusisë së fundmi ka akuzuar autoritetet për armiqësi ndaj Moskës.
    Paralele zgjedhore
    Në Moldavi, në shtator të vitit 2025 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u panë si vendim kyç i këtij shteti të Evropës Lindore për të zgjedhur mes Brukselit dhe Moskës.
    Një javë para zgjedhjeve, autoritetet moldaviane arrestuan dhjetëra persona nën dyshimin për përgatitjen e trazirave masive. Shumica e tyre rezultoi se ishin trajnuar në Serbi.Hetimi tregoi se shërbimet ruse të sigurisë kishin organizuar në Serbi një kamp për trajnim special të shtetasve moldavianë dhe rumunë, nën pretekstin e një pelegrinazhi fetar.
    Instruktorët i kishin mësuar ata me taktika për trazira në rrugë, thyerje të kordonëve policorë dhe përdorim të armëve.
    “Qëllimi kryesor i operacionit rus të para-inteligjencës ishte nxitja e rrëmujës dhe trazirave në rast të fitores së shumicës proevropiane në zgjedhjet në Moldavi”.Fitore bindëse në këto zgjedhje shënoi partia proevropiane e presidentes, Maia Sandu.
    Këto zgjedhje në DFC janë krahasuar me tentativën për “grusht shteti” në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 në Mal të Zi.
    Taktikat e protestave të dhunshme dhe mjetet speciale të planifikuara në Moldavi janë identike me ato të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi në rastin e njohur si grusht shteti i vitit 2016, theksoi DFC-ja.
    Të pandehurit kishin synuar që në ditën e zgjedhjeve parlamentare të shkaktonin trazira, përplasje me policinë dhe të pengonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
    Për organizimin dhe financimin e operacionit janë akuzuar agjentët rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov.
    Në mesin e të akuzuarve janë tetë shtetas serbë dhe tre malazezë, ndër ta edhe kryetari aktual i Kuvendit, Andrija Mandiq, dhe deputeti Millan Knezheviq.
    Gjykata Supreme fillimisht i dënoi me burg, ndërsa në rigjykim i liroi ata. Vendimi nuk është ende i formës së prerë.”Serbia si qendra kryesore për aktivitetet e GRU-së”Edhe në rastin e Moldavisë në vitin 2025, edhe në atë të Malit të Zi më 2016, është evidentuar aktivitet i agjentëve të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, me qëllim destabilizimin e shtetit përmes nxitjes së trazirave, financimit të strukturave kriminale dhe protestave të dhunshme, theksoi DFC-ja.
    “Në të dy rastet, Serbia ka shërbyer si qendra kryesore për aktivitetet e para-inteligjencës të GRU-së. Ndër provat për aktivitetet e planifikuara të paligjshme në Mal të Zi janë fotografi, incizime, uniforma, pranimet direkte dhe para të sekuestruara në shumën prej 125 mijë eurosh, gjë që është konfirmuar nga organet hetimore serbe”.
    Pika e përbashkët nuk është vetëm veprimi taktik i operativëve në terren, por edhe faza e integrimit në të cilën ndodheshin të dy shtetet.
    Mali i Zi në vitin 2016 ishte në prag të anëtarësimit në NATO, ndërsa zgjedhjet në Moldavi në vitin 2025 ishin kyç për integrimin në të ardhmen të këtij shteti në Bashkimin Evropian.
    “Skenari moldavian”Në DFC paralajmëruan se në Mal të Zi që nga viti 2020 po krijohen kushtet për një skenar potencialisht moldavian, i cili ka për qëllim dobësimin e kursit proevropian të shtetit dhe krijimin e paqëndrueshmërisë politike, që i shkon për shtati interesave të Rusisë.
    “Instrumentalizimi i partive proruse, infiltrimi i komunitetit fetar në sferën politike, fushata e fuqishme propagandistike përmes mediave dhe rrjeteve sociale proruse, si dhe nxitja e ndasive shoqërore e etnike, pa dyshim pasqyrohen edhe në kontekstin malazez”, u tha në analizën e DFC-së.Në vitin 2020 u rrëzua nga pushteti pas 30 vjetësh Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit dhe pushtetin e mori një koalicion që përbëhej nga partitë proserbe dhe proruse të Frontit Demokratik dhe Demokratëve.
    Qeveria e Malit të Zi synon që deri në fund të vitit të ardhshëm të mbyllë të gjitha kapitujt negociues dhe në vitin 2028 të bëhet anëtare e BE-së. Një vit para kësaj pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.
    Ndikimi përmes Kishës Moldavisë dhe Kishës Ortodokse SerbeDFC ka vërejtur paralelizëm edhe në veprimet e kishës.
    Në rastin e zgjedhjeve të fundit moldaviane të mbajtura në shtator të vitit 2025, rol kyç në përhapjen e propagandës antievropiane patën priftërinjtë e Kishës Ortodokse të Moldavisë.
    Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se priftërinjtë në Moldavi një vit para zgjedhjeve shkuan në pelegrinazhe të paguara në Rusi dhe më pas, pas kthimit në Moldavi, morën fonde për themelimin e dhjetëra kanaleve në Telegram, përmes të cilave paralajmëruan për rreziqet nga aspiratat evropiane të autoriteteve moldaviane.
    Narrativi i përbashkët ishte “lufta për vlerat tradicionale” nën pretekstin e predikimeve për fenë dhe dashurinë për ortodoksizmin.
    Në kontekstin ballkanik, Kisha Ortodokse Serbe (KOS) ka një fuqi identike mobilizuese, që e bën ndërmjetësuesen kyç të ndikimit rus, theksoi DFC-ja.
    “Para zgjedhjeve lokale në Kotor dhe Podgoricë në shtator të vitit 2024, KOS-i shfrytëzoi të gjithë rrjetin e priftërinjve, të cilët në ceremoni dhe liturgji theksonin rolin kyç të ruajtjes së fesë, popullit dhe të shenjtëroreve si një futje në fushatën zgjedhore”.
    Po ashtu, figura kyç të kishës u vunë në funksion të partive proserbe dhe proruse, duke tentuar që të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor. Pushtetin në këto qytete e kanë parti të afërta me Kishën Ortodokse Serbe.
    Përgjigja e Mitropolisë së Kishës Serbe në Mal të ZiLidhur me këto pretendime, nga Mitropolia e Kishës Ortodokse Serbe i thanë Radios Evropa e Lirë se ato janë “të kota, të rreme dhe keqdashëse”.
    “Pretendimet e pabazuara të të ashtuquajturit DFC për kishën … janë gënjeshtra të rrezikshme dhe të llogaritura, që synojnë vetëm të dëmtojnë KOS-in, nga kush e për çfarë interesash, nuk dihet”, u tha në përgjigje.
    Nga Mitropolia pohuan se kisha nuk ka qenë e angazhuar në fushatat zgjedhore në Podgoricë e as në Kotor.
    “Kisha, për shkak të rrezikut të madh juridik, është angazhuar shumë hapur për ndryshimin e pushtetit në vitin 2020, por as atëherë e as tani nuk merret e as do të merret me fushata partiake”.
    Ata shtojnë se nuk ka logjik që kisha të akuzohet se përkushtimi i saj për “fenë, popullin dhe shenjtorët” është futje në një fushatë zgjedhore.
    “Në Mal të Zi nuk ekziston aktivitet hibrid i Kishës Ortodokse Serbe”, u tha në përgjigjen dërguar REL-it.Shteti – kyç në luftën kundër ndikimit rusRol kyç në pengimin e përpjekjeve të Kremlinit duhet të kenë institucionet e sistemit, vlerësoi Drashko Jabuçanin nga DFC-ja.
    “Të cilat do të vepronin në mënyrë proaktive kundër përpjekjeve të bashkëpunëtorëve për destabilizim dhe operacioneve të ndikimit mbi opinionin publik. Nga ana tjetër, komunikimi strategjik i vendimmarrësve duhet t’u tregojë qytetarëve rëndësinë e integrimeve evropiane, si dhe motivet e palëve të treta për ta ndalur këtë proces”.
    Komisioni Evropian në raportin e fundit i rekomandoi Malit të Zi që të bëjë më shumë për të luftuar ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin. Për të krijuar rezistencë ndaj kërcënimeve hibride, është propozuar miratimi i një strategjie dhe plani veprimi.
    Mali i Zi aktualisht është më afër anëtarësimit në BE, pasi ka hapur të gjithë 33 kapitujt dhe ka mbyllur shtatë.
    Qeveria e Malit të Zi synon që deri në fund të vitit të ardhshëm të mbyllë të gjitha kapitujt dhe në vitin 2028 të bëhet anëtar i BE-së./REL

  • 50 bastisje në Moldavi, sekuestrohen armë, pasaporta dhe karta bankare të grupit të organizuar

    50 bastisje në Moldavi, sekuestrohen armë, pasaporta dhe karta bankare të grupit të organizuar

    Policia moldave tha të premten se ka kryer rreth 50 bastisje në vende të shumta në vend, ku ka gjetur prova se një grup i organizuar – i trajnuar më parë në një kamp në Serbi, po planifikonte të shkaktonte trazira në Moldavi.

    “Grupi i organizuar dyshohet se veproi me qëllimin për të kryer aktivitete të paligjshme në shkallë të gjerë dhe në këmbim të përfitimit financiar”, tha policia moldave në një komunikatë.
    Në komunikatë thuhet se grupi ishte stërvitur më parë në një kamp në Banja Kovilaça, në Serbinë perëndimore, dhe se qëllimi ishte “të krijonte tension shoqëror, i ndjekur nga nisja e protestave të dhunshme me qëllim që të ndikonte në rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve moldavë”.
    Më 26 shtator, policia në Serbi arrestoi dy persona të akuzuar për organizimin e trajnimit taktik-luftarak për qytetarët e Moldavisë dhe Rumanisë, i cili kishte për qëllim shkaktimin e trazirave në Moldavi.
    Arrestimet ndodhën pasi autoritetet në Kishinjev paralajmëruan publikisht për ekzistencën e kampeve të luftimit në Serbi, duke pretenduar se ato ishin organizuar nga shërbimi sekret rus me qëllim destabilizimin e Moldavisë gjatë zgjedhjeve të fundit në vend.
    Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.
    Policia në Serbi njoftoi se trajnimi u zhvillua nga 16 korriku deri më 12 shtator në një objekt ushqimi pranë Loznicës në Serbinë perëndimore dhe se në të morën pjesë midis 150 dhe 170 qytetarë të Moldavisë dhe Rumanisë.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në tetor se nuk mund të pretendonte se inteligjenca ruse ishte pas kampit, por se policia kishte ndaluar persona me kombësi serbe “që ishin të disponueshëm”.
    Policia moldave shtoi të premten se gjatë kontrollit, ndër të tjera, sekuestroi karta bankare, disa prej të cilave ishin lëshuar nga institucione financiare nga Rusia, mbi 20 pasaporta biometrike me vula për kalimin e kufirit me Serbinë, stacione radioje, dylbi, plumba të kalibrave të ndryshëm për armë vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse.
    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Serbi nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Radios Evropa e Lirë për më shumë informacion në lidhje me këtë rast. /rel

    Top Channel

  • Policia moldave gjen më shumë prova për grupin që dyshohet se u trajnua në Serbi për nxitjen e trazirave në Moldavi

    Policia moldave gjen më shumë prova për grupin që dyshohet se u trajnua në Serbi për nxitjen e trazirave në Moldavi

    Policia moldave tha të premten se ka kryer rreth 50 bastisje në vende të shumta në vend, ku ka gjetur prova se një grup i organizuar – i trajnuar më parë në një kamp në Serbi – po planifikonte të shkaktonte trazira në Moldavi.

    “Grupi i organizuar dyshohet se veproi me qëllimin për të kryer aktivitete të paligjshme në shkallë të gjerë dhe në këmbim të përfitimit financiar”, tha policia moldave në një komunikatë.

    Në komunikatë thuhet se grupi ishte stërvitur më parë në një kamp në Banja Kovilaça, në Serbinë perëndimore, dhe se qëllimi ishte “të krijonte tension shoqëror, i ndjekur nga nisja e protestave të dhunshme me qëllim që të ndikonte në rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve moldavë”.

    Më 26 shtator, policia në Serbi arrestoi dy persona të akuzuar për organizimin e trajnimit taktik-luftarak për qytetarët e Moldavisë dhe Rumanisë, i cili kishte për qëllim shkaktimin e trazirave në Moldavi.

    Arrestimet ndodhën pasi autoritetet në Kishinjev paralajmëruan publikisht për ekzistencën e kampeve të luftimit në Serbi, duke pretenduar se ato ishin organizuar nga shërbimi sekret rus me qëllim destabilizimin e Moldavisë gjatë zgjedhjeve të fundit në vend.

    Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

    Policia në Serbi njoftoi se trajnimi u zhvillua nga 16 korriku deri më 12 shtator në një objekt ushqimi pranë Loznicës në Serbinë perëndimore dhe se në të morën pjesë midis 150 dhe 170 qytetarë të Moldavisë dhe Rumanisë.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në tetor se nuk mund të pretendonte se inteligjenca ruse ishte pas kampit, por se policia kishte ndaluar persona me kombësi serbe “që ishin të disponueshëm”.

    Policia moldave shtoi të premten se gjatë kontrollit, ndër të tjera, sekuestroi karta bankare, disa prej të cilave ishin lëshuar nga institucione financiare nga Rusia, mbi 20 pasaporta biometrike me vula për kalimin e kufirit me Serbinë, stacione radioje, dylbi, plumba të kalibrave të ndryshëm për armë vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse.

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Serbi nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Radios Evropa e Lirë për më shumë informacion në lidhje me këtë rast.

  • Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

    Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

    Në vend të paqes, raketa dhe dronë. Rusia lëshoi një tjetër sulm masiv ndaj Ukrainës. Në shënjestër përfunduan disa rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev. Forcat ruse lëshuan “22 raketa të llojeve të ndryshme dhe mbi 460 dronë kundër Ukrainës gjatë natës”, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime.
    “Disa dronë fluturuan drejt Moldavisë dhe Rumanisë”, deklaron presidenti ukrainas Voldodymyr Zelensky në Telegram. “Objektivat kryesore ishin rrjetet energjitike dhe gjithçka që siguron jetë normale”, tha ai, duke përmendur dronët në Moldavi dhe Rumani, dhe duke theksuar: “Kjo është arsyeja pse të gjithë partnerët duhet të kujtojnë se ne duhet të shpëtojmë jetë çdo ditë. Armët dhe mbrojtja ajrore janë thelbësore. Nuk duhet të ketë ndërprerje të ndihmës”.
    Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmin rus në Kiev. Këtë e konfirmoi kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit. Gjithashtu janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa zona të qytetit.
    Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, e njoftoi lajmin në Telegram, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore. Ndërkohë, banorët në zonën e qytetit Floresti në Moldavi janë evakuuar pasi një dron u rrëzua gjatë natës së sulmit të madh rus në Ukrainë, njofton policia moldave.
    Avionë luftarakë të NATO-s u ngritën në Rumani për të mbrojtur hapësirën ajrore të saj pasi të paktën një dron rus shkeli hapësirën ajrore rumune pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes.
    Sakaq, edhe forcat e Kievit kanë lëshuar sulme me dronë në territorin e Rusisë. Të paktën 3 viktima raportohen në Rostov, ndërsa në Krasnodar pati vetëm 6 të plagosur.

  • Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica & Dodaj: Atmosferë pozitive, synojmë rezultat pozitiv

    Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica & Dodaj: Atmosferë pozitive, synojmë rezultat pozitiv

    Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin në Moldavi, në kuadër të ndeshjes së parë miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.
    Pasditen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore, ndërsa po sot pritet që grupi i lojtarëve të plotësohet.

    Nga grumbullimi në Moldavi, folën për fshf.org dy sulmuesit e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Kevin Dodaj.
    Ermir Rashica tha se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe se brenda grupit ka harmoni. Ai theksoi se këto dy sfida janë një test shumë i rëndësishëm për të vlerësuar nivelin e ekipit në kuadër të përgatitjeve për Euro 2027.
    “Sot fillojmë stërvitjen e parë në këtë grumbullim. Tek djemtë, aq sa kam parë, është një harmoni shumë e mirë dhe besoj që këto dy ndeshje janë mjaft të mira për të na testuar ne, dhe shpresoj që do të dalim me rezultat pozitiv.
    Moldavia? – Është një kundërshtar modest për ne. Shpresoj që do të dalim me një rezultat të mirë. Besojmë te vetja jonë dhe fokusi është te ndeshja e parë ndaj Moldavisë, pastaj vjen Ukraina.
    Sa të rëndësishme janë këto miqësore, në kuadër të Euro U-21 2027? – Janë shumë të rëndësishme. Çdo ndeshje është e rëndësishme, sepse këtu e shohim veten se ku jemi dhe besoj që çdo grumbullim dhe çdo ndeshje na nevojitet”, – tha Ermir Rashica.
    Kevin Dodaj theksoi se përfaqësimi i ngjyrave kuqezi është një ndjenjë e veçantë dhe vlerësoi dy kundërshtarët e radhës, Moldavinë dhe Ukrainën, por theksoi se objektivi mbetet i njëjtë në të dyja ndeshjet, fitorja.
    “Ndihem shumë mirë. Normalisht, si çdo lojtar në ekip, të përfaqësosh ngjyrat kuqezi është një ndjenjë e veçantë. Grupi po bashkohet dhe ndjehem shumë i lumtur. Kemi një harmoni shumë të mirë brenda ekipit, kjo është më e rëndësishmja.
    Moldavia? – Kemi luajtur edhe para disa ndeshjesh me Moldavinë. Është një ekip shumë i mirë. Besoj që do të arrijmë fitoren. Ukraina, besoj, është ekip më i fortë, por edhe aty synojmë vetëm fitoren”, – tha Kevin Dodaj.

  • Kombëtarja U21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica e Dodaj: Atmosferë pozitive

    Kombëtarja U21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica e Dodaj: Atmosferë pozitive

    Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin në Moldavi, në kuadër të ndeshjes së parë miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.

    Pasditen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore, ndërsa po sot pritet që grupi i lojtarëve të plotësohet.

    Nga grumbullimi në Moldavi, folën për fshf.org dy sulmuesit e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Kevin Dodaj.

    Ermir Rashica tha se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe se brenda grupit ka harmoni. Ai theksoi se këto dy sfida janë një test shumë i rëndësishëm për të vlerësuar nivelin e ekipit në kuadër të përgatitjeve për Euro 2027.

    “Sot fillojmë stërvitjen e parë në këtë grumbullim. Tek djemtë, aq sa kam parë, është një harmoni shumë e mirë dhe besoj që këto dy ndeshje janë mjaft të mira për të na testuar ne, dhe shpresoj që do të dalim me rezultat pozitiv.

    Moldavia? – Është një kundërshtar modest për ne. Shpresoj që do të dalim me një rezultat të mirë. Besojmë te vetja jonë dhe fokusi është te ndeshja e parë ndaj Moldavisë, pastaj vjen Ukraina.

    Sa të rëndësishme janë këto miqësore, në kuadër të Euro U-21 2027? – Janë shumë të rëndësishme. Çdo ndeshje është e rëndësishme, sepse këtu e shohim veten se ku jemi dhe besoj që çdo grumbullim dhe çdo ndeshje na nevojitet”, – tha Ermir Rashica.

    Kevin Dodaj theksoi se përfaqësimi i ngjyrave kuqezi është një ndjenjë e veçantë dhe vlerësoi dy kundërshtarët e radhës, Moldavinë dhe Ukrainën, por theksoi se objektivi mbetet i njëjtë në të dyja ndeshjet, fitorja.

    “Ndihem shumë mirë. Normalisht, si çdo lojtar në ekip, të përfaqësosh ngjyrat kuqezi është një ndjenjë e veçantë. Grupi po bashkohet dhe ndjehem shumë i lumtur. Kemi një harmoni shumë të mirë brenda ekipit, kjo është më e rëndësishmja.

    Moldavia? – Kemi luajtur edhe para disa ndeshjesh me Moldavinë. Është një ekip shumë i mirë. Besoj që do të arrijmë fitoren. Ukraina, besoj, është ekip më i fortë, por edhe aty synojmë vetëm fitoren”, – tha Kevin Dodaj.

    Vazhdo leximin

  • Gazeta zvicerane e bindur, vendimi është marrë, si Putin do ta përdorë Serbinë si bazë për destabilizimin e Evropës

    Gazeta zvicerane e bindur, vendimi është marrë, si Putin do ta përdorë Serbinë si bazë për destabilizimin e Evropës

    Marsela SHYTIA
    Gazeta e përditshme zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) pyet veten nëse politika e Serbisë për balancimin midis fuqive lindore dhe perëndimore ka filluar të lëkundet dhe nëse Serbia shërben në të vërtetë si një bazë ruse për destabilizimin e Evropës. Në fillim të tekstit, autori pohon se autoritetet në Serbi “ndjenë një lehtësim të lehtë kur zgjedhjet në Moldavi pak më shumë se një javë më parë kaluan pa incidente të mëdha”. Më pas kujtohet se policia në Moldavi kreu 250 bastisje dhe arrestoi 74 persona para zgjedhjeve, shkruan Deutsche Welle. “Sipas autoriteteve moldave, të arrestuarit ishin trajnuar në kampe në Serbi. Atje, ata dyshohet se ishin trajnuar në taktika dhe metoda sulmi dhe rezistence kundër forcave të sigurisë. Moldavia e sheh Rusinë si organizatore, e cila dëshiron të parandalojë kursin pro-evropian të atij vendi të vogël.”
    “Baza ruse”
    Gazeta zvicerane shkruan më tej: “Akuzat morën peshë kur, katër ditë pas bastisjeve në Moldavi, forcat serbe të sigurisë arrestuan gjithashtu dy persona. Dy serbët dyshohen se kanë organizuar trajnime paraushtarake për 150 deri në 170 moldavë dhe rumunë midis 16 korrikut dhe 12 shtatorit.” Artikulli pohon se pas këtyre arrestimeve, dukej sikur Serbia kishte shmangur një katastrofë diplomatike. “Megjithatë, Beogradi, i cili mban lidhje të ngushta me Moskën – tani duhet të përballet me një pyetje shumë të pakëndshme: a po shërben Serbia si bazë për përpjekjet ruse për të destabilizuar Evropën?” Autori sugjeron një përgjigje pozitive për pyetjen e bërë, duke cituar një shembull tjetër të aktivitetit destabilizues që ka rrënjë në Serbi: “Të hënën, tre ditë pas dy arrestimeve të para, Ministria e Brendshme Serbe njoftoi se policia kishte arrestuar njëmbëdhjetë persona të tjerë, të gjithë serbë. Ata dyshohet se kanë vendosur koka derrash të prera para disa xhamive në Paris në fillim të shtatorit. Ata gjithashtu dyshohet se hodhën bojë të gjelbër (ngjyra e Islamit) në institucione hebraike si Muzeu i Holokaustit dhe disa sinagoga në zonën e madhe të Parisit midis prillit dhe shtatorit.”
    Sulmet nëpër Evropë
    Gazeta zvicerane citon një deklaratë nga Ministria e Brendshme serbe, sipas së cilës individë të dyshuar se kishin marrë trajnim në Serbi për veprime të tilla u arrestuan “me urdhër të një shërbimi të inteligjencës së huaj”. Qëllimi i tyre i supozuar ishte “të nxisnin urrejtje, diskriminim dhe dhunë kundër njerëzve me origjina, ngjyrë lëkure ose fe të ndryshme”, shkruan Deutsche Welle. Teksti kujton se në qershor, Franca akuzoi tre serbë për një sulm me bojë ndaj një institucioni hebraik dhe se Franca, ashtu si Moldavia, dyshon se Rusia është organizatorja e këtyre veprimeve. “Sipas ekspertëve të sigurisë, probabiliteti që kampe të tilla trajnimi të organizohen në Serbi pa dijeninë e aparatit të sigurisë, dhe rrjedhimisht të regjimit, është jashtëzakonisht i vogël. Në vitin 2024, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Moldavi, qarkullonin informacione rreth kampeve të kontrolluara nga Rusia për protestuesit moldavë në Serbi dhe entitetin serb në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në atë kohë, autoritetet serbe heshtën.”
    Politika balancuese
    Tani gazeta zvicerane pyet: pse po ndodhin arrestimet në Serbi pikërisht tani, kur ato po hedhin një dritë të keqe mbi vendin? “Kjo ndoshta ka të bëjë me politikën balancuese të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Për vite me radhë, Vuçiç është përpjekur të ruajë marrëdhënie të mira – dhe mbi të gjitha fitimprurëse, me Rusinë, BE-në, SHBA-në dhe Kinën. Strategjia deri më tani ka dhënë rezultate. Investimet kanë ardhur si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Vuçiç ka qenë mysafir në Berlin, Bruksel, Pekin, Moskë dhe Mar-a-Lago. Megjithatë, ai po shkakton gjithnjë e më shumë dhimbje koke si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara – por edhe për Rusinë.” Autori arrin në përfundimin se si trajnimi në Serbi ashtu edhe arrestimet e të dyshuarve janë vetëm një shembull i shkallës në të cilën është bërë e vështirë për Beogradin të ruajë ekuilibrin midis Lindjes dhe Perëndimit. “Nëse arrestimet u kryen vetëm për të shmangur sanksionet kundër NIS-it, mbetet një çështje spekulimi për momentin.”

  • Forcat proevropiane fitojnë zgjedhjet në Moldavi

    Forcat proevropiane fitojnë zgjedhjet në Moldavi

    FOTO ILUSTRUESE

    MOLDAVI-Forcat proevropiane në Moldavi duhet të kenë marrë frymë të lehtësuara. Në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë, Partia pro-evropiane e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS) në pushtet, e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu,  mbrojti shumicën absolute. Pas numërimit të më shumë se 99.5 përqind të të gjitha fletëvotimeve, PAS fitoi shumicën parlamentare me 50.3 përqind të votave.
    Blloku Patriotik pro-rus i ish-Presidentit Igor Dodon mori 24.3 përqind, sipas informacioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në internet. Bashkëkryetari i “Bllokut Patriotik”, ish-presidenti Igor Dodon, bëri thirrje për protesta kundër rezultateve të zgjedhjeve të hënën.
    Moldavia kandidate e BE nga viti 2022
    Zgjedhjet parlamentare në një nga vendet më të varfra të BE, e që ndodhet mes Rumanisë, anëtare e BE-së, dhe Ukrainës, u konsideruan si më të rëndësishmet nga pavarësia në vitin 1991. Moldavia, me 2.4 milionë banorë është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2022. Presidentja pro-perëndimore Maia Sandu shpreson që shumica e forcave pro-evropiane të vazhdojnë reformat për anëtarësimin e vendit në BE.
    Fushata zgjedhore u errësua nga akuza të ndërsjella për ndërhyrje në zgjedhje. Autoritetet moldave folën për blerje të votave nga Rusia, dezinformim në mediat sociale dhe sulme kibernetike. Presindetja moldave, Maia Sandu e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje masive në fushatën zgjedhore. Ajo i kishte quajtur më parë këto zgjedhje parlamentare si “më të rëndësishmet në historinë e Moldavisë”. Pasi votoi në kryeqytet, Kishinau, presidentja tha të dielën se vendi i saj ishte në “rrezik”.
    Pjesëmarrje e lartë zgjedhore
    Edhe forcat pro-ruse të bllokut Alternativa dhe partia Nostru e biznesmenit Renato Usatii gjithashtu mund hyjnë në parlament in 101 vendësh me mandate katërvjeçare. Habi shkaktoi kalimi i pragut të pesë përqindëshit pasi u numëruan votat e para nga partia PPDA, e themeluar dikur për bashkim me Rumaninë.
    Pjesëmarrja në votime u raportua pak mbi 52 përqind, më e lartë se në vitin 2021 (48 përqind). Por rezultati i votimit varet sidomos nga pjesëmarrja e diasporës jashtë vendit. Qindra mijëra moldavë jetojnë në BE dhe tradicionalisht kanë një ndikim të madh në atë se kush qeveris atdheun e tyre. Rezultati paraprak përfundimtar pritet gjatë së hënës./DW

  • Zgjedhjet në Moldavi, partia pro-evropiane kryeson me 42%

    Zgjedhjet në Moldavi, partia pro-evropiane kryeson me 42%

    Partia pro-evropiane në pushtet në Moldavi po kryeson në zgjedhjet parlamentare që do të vendosin të ardhmen e vendit, duke regjistruar 42% dhe me pothuajse 50% të votave të numëruara.

    Sipas të dhënave të para të publikuara të dielën në mbrëmje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blloku Patriotik pro-rus vjen pas me 30%.
    Vlen të përmendet se, deri në orën 21:00, në qendrat e votimit kishin dalë 1,596,530 votues, që korrespondon me afërsisht 52% të të gjithë votuesve të regjistruar.
    Presidentja Maia Sandu i paraqiti zgjedhjet si një provë për të ardhmen e vendit dhe dha alarmin rreth përpjekjeve ruse për të ndikuar në votime.
    Partia në pushtet po përpiqet të ruajë shumicën e saj parlamentare mes një përpjekjeje nga Blloku Patriotik pro-rus për të fituar pushtet dhe për ta larguar vendin nga lidhjet më të ngushta me Brukselin dhe për ta futur atë në sferën e ndikimit të Moskës.

    Top Channel

  • Zgjedhjet në Moldavi në shënjestër të hakerave/ Bien njëkohësisht 4 mijë faqe online, kryeministri: Sulme të orkestruara

    Zgjedhjet në Moldavi në shënjestër të hakerave/ Bien njëkohësisht 4 mijë faqe online, kryeministri: Sulme të orkestruara

    Ndërsa zgjedhjet parlamentare janë duke u zhvilluar në Moldavi, kryeministri Dorin Recean denoncon se dje dhe sot, infrastruktura që lidhet me procesin zgjedhor ka qenë shënjestër i disa përpjekjeve për sulme kibernetike.
    Recean shpjegoi se hakerat shënjestruan portalin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa qendra votimi jashtë vendit.
    “Të gjitha sulmet u zbuluan dhe u neutralizuan në kohë reale, pa ndikuar në procesin zgjedhor, por aktualisht agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike (STISC) ka urdhëruar bllokimin e platformës host.md për shkak të një sulmi masiv, i cili ka bërë afërsisht 4,000 faqe interneti të paoperueshme. Sulmet po orkestrohen njëkohësisht”, shtoi ai.