Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka komentuar mangësitë e reformës në drejtësi, duke e krahasuar me një “raki” të holluar me ujë. I ftuar në një emision televiziv, Moisiu u shpreh se ndryshimet e minutës së fundit i dhanë politikës ndikim të panevojshëm.
“Ujë ju hodh natën e fundit para se të bëhej votimi, i ndërruan disa nene. Me variantin e parë, politika ishte jashtë fare, por s’mund të rrinin jashtë. Bënë disa gjëra, dhanë disa kompetenca të cilat në fillim nuk ishin parashikuar në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pati kosto dhe nuk e di sesi do të rregullohet ajo punë.”
Sipas Moisiut, një nga problemet kryesore është që pas vettingut mungon kontrolli i vazhdueshëm: “Ne hodhëm idenë të bëhej një skanim, vettingu, mirëpo kjo nuk do të thotë se unë, Moisiu, kalova vettingun dhe të fle gjumë. Kjo duhet të jetë e përhershme që t’i ndjekin dhe t’i kontrollojnë që të mos bëjnë gabime të së kaluarës. Kjo e dëmton shumë”, tha Moisiu
Tag: moisiu
-

“Rakisë iu hodh ujë”/ Ish-presidenti Moisiu: Reforma në drejtësi u prish një natë para votimit, ja ku “çalon”
-

Moisiu: Jetoj ende në shtëpinë e ndërtuar 53 vjet më parë, ndërsa deputetët kanë prona në det e mal
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka reaguar ashpër ndaj realitetit të pasurisë së zyrtarëve të lartë në Shqipëri, duke nxjerrë në pah një kontrast të thellë midis mënyrës se si ai ka jetuar dhe mënyrës se si jetojnë deputetët e sotëm.
Në një intervistë për A2CNN, Moisiu deklaroi se vijon të jetojë në të njëjtën shtëpi që ka ndërtuar 53 vite më parë, duke theksuar se, ndonëse jo e re apo moderne, ajo mbetet e mjaftueshme për të dhe familjen e tij. Krahas kësaj, ai nuk ngurroi të vërë në dukje që deputetët e sotëm kanë prona në zonat bregdetare, malore dhe kodrinore, disa të deklaruara, por një pjesë edhe të padeklaruara.“E kam thënë se unë me atë shtëpi kam 53 vjet, por nuk është një shtëpi e keqe. Nuk është bashkëkohore, por është e ndershme. Ama nuk është sekret të them që jo figurat e larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër, disa të deklaruara dhe disa të padeklaruara – dhe me çfarë u bënë? Rrogat ne i dimë”, – u shpreh Moisiu.
Rasti “Partizani” dhe thirrja për hetim arkivor
Duke folur për çështjen e shumëpërfolur të pallateve “Partizani”, Moisiu theksoi nevojën për verifikim të plotë dokumentacioni, përfshirë edhe arkivat jashtë Shqipërisë, siç është rasti i Italisë.
“Të marrim grupin e pallateve ‘Partizani’, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Si janë dokumentet, nuk i di. Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’ua mbyllin gojën,” – theksoi ai.
Deklarata e tij është një thirrje publike për transparencë, duke sugjeruar se organet ligjzbatuese duhet të kërkojnë prova konkrete dhe të vërtetojnë gjurmën e pronave me baza dokumentare.
Një mesazh moral për klasën politike
Moisiu, i cili shërbeu si President i Shqipërisë nga viti 2002 deri më 2007, ka qenë shpesh një zë kritik ndaj korrupsionit, por pa rënë në retorikën populiste. Deklaratat e fundit i japin peshë të veçantë për shkak të përvojës dhe integritetit të tij personal, si dhe faktit që ai vetë përmend shembullin e jetës modeste si referencë morale për klasën politike të sotme.
Në një vend ku deputetët dhe zyrtarët e lartë akuzohen vazhdimisht për pasuri të pajustifikuara, fjala e Moisiut vjen si një pasqyrë e hidhur, por e nevojshme për një debat publik serioz mbi ndershmërinë dhe transparencën në jetën politike. -

“Kompleksi Partizani”, Alfred Moisiu: Toka ka qenë blerë nga italianët, drejtësia të gjejë dokumentet
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur pikëpyetje mbi administrimin e dokumenteve të pronësisë dhe mënyrën si abuzohet me to në vendin tonë. Në një intervistë në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Moisiu u ndal te rasti i pallateve “Partizani”, duke theksuar se mungesa e dokumenteve ka hapur rrugë për abuzime.
“Drejtësia e re duhet të jetë më e kujdesshme, po të nxjerrësh faktet s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve Partizani, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Tani se ku janë dokumentet unë nuk i di.
Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’i mbyllin gojën.”
Sipas Moisiut, në mungesë të një administrate të rregullt, prona mund të shitet disa herë duke krijuar kaos dhe pasiguri pronësore: “Të marrësh ta shesësh disa herë se administrata nuk është e rregullt dhe nuk gjen dokumentet, kjo nuk është e drejtë. Këtu bëhen disa gjëra që bëhen ashiqare”, tha ish-presidenti. -

Ish-presidenti Alfred Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet, bajraktarizmi na ka penguar
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, aktualisht në moshën 95-vjeçare, ka folur hapur për krizën e vazhdueshme të politikës shqiptare, duke treguar se pas më shumë se një shekulli shtet, Shqipëria ende nuk ka arritur të ndërtojë institucione solide.
I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu u ndal tek mangësitë që e kanë penguar vendin të ecë përpara.
“Ne e donim dhe e duam demokracinë. Populli jonë gjithmonë e ka dashur, por tjetër punë si janë zhvilluar ngjarjet. Për fat të keq, na kanë dalë në krye ata që nuk duhet të dilnin. Kemi 113 vjet shtet dhe ende nuk mund të themi që kemi bërë shtet.”
Por ku kemi gabuar?
“Ne kemi një ndjenjë bajraktarizmi. Kjo është ajo që na ka penguar. Bajraktarllëku të jep fjalën dhe vazhdon, por njeriu e humbet logjikën dhe arsyen. Pikërisht kjo na ka penguar. Kemi 35 vjet në demokraci dhe nuk merret vesh tani. Ne ende nuk po dimë të bëjmë zgjedhje, i duam elektronike, jo si duam. Ata që i kërkojnë, nuk i duan. Si shpjegohet kjo punë? Një dreq i di. Kjo është një krizë e përhershme. Në zgjedhjet e para që janë bërë kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe i kam ndjekur me shumë vëmendje. Në atë kohë kishte rënë telekomunikacioni dhe funksiononte ndërlidhja e ushtrisë dhe e bëra. Pra e kemi ndjekur mirë këtë punë. Zgjedhjet bëheshin në pikat e votimit në mal e fushë dhe të raportoheshin. Sot nuk merret vesh. Ndodhin këto gjëra apo sajohen?
A kemi një mungesë reale alternativash?
“Zhgënjimi është shumë i madh. Unë kam një jetë të gjatë që kam punuar për shtetin, por në vend që të përmirësohemi, sa i përket punës së shtetit, ne e kemi dobësuar. Ne nuk besojmë te administrata, kur ndërrohet qeveria ne i bëjmë nga e para, por kështu nuk kemi për të bërë administratë kurrë, por ajo është e shenjtë. Duhet të ketë një marrëveshje mes partive: Deri këtu ke të drejtë të ndryshosh, më poshtë mos prek.
Kur jam zgjedhur president, thirra sekretarët e përgjithshëm dhe i thash se nuk prek asnjërin, kush do të ikë le të ikë. Pse duheshin ndryshuar? Ata bënin punën e tyre. Më vjen mirë se kjo traditë në Presidencë është ruajtur, që nga roja, që nga shoferi”.
Pastaj dalim te kjo që po na ndodh tani. Çohet kryeministri dhe bën batërdinë, i ndërron të gjithë drejtorët. Ka një arsye se kot ai nuk reagon. Në fund të fundit ata janë ata që e njohin. Kur ndodhin këto probleme ndonjëherë duhet të marrësh masa të tilla të ekzagjeruara për mendimin tim”, tha Moisiu. -

Alfred Moisiu nderohet me titullin Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës, Spiropali: Ish-Presidenti i përket të rrallëve!
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti në ceremoninë e dhënies së titullit Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës, ish-Presidentit: Alfred Moisiu, rrugëtim në tre kohë
Në fjalën e saj, kryetarja Spiropali shprehu vlerësimet për Moisiu , duke theksuar se ish-Presidenti i përket të rrallëve dhe kemi fatin që është midis nesh nga brezi i antifashistëve dhe partizanëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, në të cilën mori pjesë në moshë fare të re. Spiropali e portretizoi figurën dhe personalitetin e Presidentit Moisiu si filli që përshkon tre kohë.
Fjala e plotë e Spiropalit:
“Është një kënaqësi e veçantë për mua të marr pjesë në këtë ceremoni të bukur të dhënies së titullit Honoris Causa, Presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Unë e përgëzoj Universitetin Europian të Tiranës për kujdesin dhe simbolikën e përzgjedhjes së ditës për të nderuar Alfred Moisiun. Nuk mund të kishte ditë më të bukur, më domethënëse, më frymëzuese.
9 Maji është Dita e Europës, e cila këtë vit shënon 75-vjetorin. Kjo ditë është në çdo vit frymezuese, por është më tepër e tillë sot, kur Shqipëria është në pragun e Bashkimit Europian, me objektivin strategjik kombëtar për t’u anëtarësuar brenda kësaj dekade.
Dita e Europës rri pranë e pranë 8 Majit, Ditës së Fitores mbi fashizmin, e cila këtë vit shënon 80-vjetorin.
Këto data simbolike nuk i lidh vetëm kalendari, por fakti që njera presupozon tjetrën. Sepse vlerat e lirisë dhe të antifashizmit qëndrojnë në themelet e Bashkimit Europian.
Universiteti Europian i Tiranës gjatë historisë së tij gati njëzetë vjeçare ka nderuar me këtë titull mjaft personalitete të njohura, të vendit dhe vende të tjera.
Por në asnjë rast ky titull nuk ka pasur këtë domethënie që ka ky i sotmi. Sepse asnjeri prej rasteve të personaliteteve të nderuara nga Universiteti juaj nuk përmban historinë e gjatë që rrezaton Alfred Moisiu.
Figurën dhe personalitetin e të cilit do ta portretizoja si filli që përshkon tre kohë.
Në të tre kohët ka dalë në pension dhe rithirrur në jetën publike për të shërbyer, për shkak të cilësive të tij të spikatura.
Alfred Moisiu u përket të rrallëve që kemi fatin të kemi midis nesh nga brezi i antifashistëve dhe partizanëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, në të cilën mori pjesë në moshë fare të re.
Por kohën e parë, atë të Luftës, Alfred Moisiu e ndau me babanë e tij, Spiro Moisiun.
Është nga rastet tipike kur nga një familje u rreshtuan në radhët e brigadave partizane, si luftëtarë me uniformë, dy breza, ati dhe biri.
Ati për të shërbyer si Komandant i Ushtrisë Partizane, ndërsa biri si një ushtar i thjeshtë, madje i vogël në moshë, që u poq dhe u bë djalë në luftë.
Nuk po bëj biografi, por nuk mund të mos them dy fjalë për Spiro Moisiun, i cili, para se të bëhej Komandant i Ushtrisë Partizane, dëshmoi një gjest të lartë patriotik, kur kthehu mbrapsht batalionin që drejtonte, i mobilizuar nga Italia fashiste për të sulmuar Greqinë nëpërmjet kufirit shqiptar.
Spiro Moisiu e dinte që ligjet e luftës ishin të pashpirta, por nuk pyeti për pasojat e tyre, sepse ishte i bindur se shqiptarët nuk mund të luftonin kundër popullit fqinj grek.
Kjo vetëdije kombëtare, fqinjdashëse e paqësore do të zhvillohej edhe në personalitetin e Alfred Moisiut, jo vetëm gjatë përvojës partizane, por gjatë gjithë jetës së tij.
Koha e dytë, ishte për Moisiun, po kaq e vështirë, madje në disa raste edhe më e rrezikshme sesa lufta kundër pushtuesit.
Me Atin e mënjanuar nga shokë-udhëheqësit komunistë, të cilët i kishte udhëhequr në Luftën Partizane, nuk do të ishte e lehtë mbijetesa politike dhe karriera për inxhinierin ushtarak të diplomuar me Medalje të Artë.
Vetëm cilësitë e tij të rralla mund të shërbenin, dhe shërbyen si mburoja e tij, në detyrat delikate në të cilat shërbeu dhe ku vetëm një hap e ndante suksesin nga gremisja.
Pjesë e fatit dhe rrethanë e këtij shpëtimi ishte edhe dalja në pension në moshën 56-vjeçare.
Koha e tretë është më e rëndësishmja në jetën e Alfred Moisiut, të cilën e urojmë të bëhet edhe më e gjatë.
Ndryshimet e vrullshme demokratike në Shqipëri e rithirrën në skenë, për të shërbyer gjatë viteve 1991-1992 si Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike dhe në vitin 1997, pas disa vitesh shërbimi në institucione, ridel në pension.
Prej nga më 24 qershor të vitit 2002 rithirret në jetën publike dhe zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë. Për të qenë i pari dhe i fundit President konsensual i Republikës, detyrë në të cilën shërbeu me përkushtimin e tij të njohur, si ushatarak, politikan, atdhetar dhe burrë i shquar shteti.
I njohur dhe i vlerësuar për lidershipin e natyrshëm, principialitetin, virtytet e larta dhe qëndrimin mbi palët, të cilat nuk ngurroi t’i vinte në rrjesht, kur ishte nevoja për të ardhmen dhe dobinë e Shqipërisë.
Jemi krenarë që e kemi pasur dhe e kemi Alfred Moisiun, antifashistin, partizanin, inxhinierin, funksionarin publik me cilësi të rralla, Presidentin, prindin e shkëlqyer dhe njeriun fort të admiruar nga të gjithë.
I kam ende mbresat e një takimi të ngrohtë e miqësor me Presidentin Moisiu, buzë detit, në Kavajën e tij të dashur të origjinës, pak javë më parë.
Përgëzime dhe jetë të gjatë, zoti President.
Të Paçim!”Top Channel
-

Alfred Moisiu mori titullin “Honoris Causa”, Spiropali: Ish-presidenti u përket të rrallëve që kemi fatin të kemi midis nesh
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë dhe përshëndeti sot në ceremoninë e dhënies së titullit Honoris Causa, ish-Presidentit Alfred Moisiu nga Universiteti Europian i Tiranës.
Në fjalën e saj, Kryetarja Spiropali shprehu vlerësimet për Moisiun, duke theksuar se ish-Presidenti i përket të rrallëve dhe kemi fatin që është midis nesh nga brezi i antifashistëve dhe partizanëve të Luftës NacionalÇlirimtare, në të cilën mori pjesë në moshë fare të re.Fjala e plotë:
9 Maji është Dita e Europës, e cila këtë vit shënon 75-vjetorin. Kjo ditë është në çdo vit frymezuese, por është më tepër e tillë sot, kur Shqipëria është në pragun e Bashkimit Europian, me objektivin strategjik kombëtar për t’u anëtarësuar brenda kësaj dekade.
Dita e Europës rri pranë e pranë 8 Majit, Ditës së Fitores mbi fashizmin, e cila këtë vit shënon 80-vjetorin.
Këto data simbolike nuk i lidh vetëm kalendari, por fakti që njera presupozon tjetrën. Sepse vlerat e lirisë dhe të antifashizmit qëndrojnë në themelet e Bashkimit Europian.
Universiteti Europian i Tiranës gjatë historisë së tij gati njëzetë vjeçare ka nderuar me këtë titull mjaft personalitete të njohura, të vendit dhe vende të tjera.
Por në asnjë rast ky titull nuk ka pasur këtë domethënie që ka ky i sotmi. Sepse asnjeri prej rasteve të personaliteteve të nderuara nga Universiteti juaj nuk përmban historinë e gjatë që rrezaton Alfred Moisiu.
Figurën dhe personalitetin e të cilit do ta portretizoja si filli që përshkon tre kohë.
Në të tre kohët ka dalë në pension dhe rithirrur në jetën publike për të shërbyer, për shkak të cilësive të tij të spikatura.
3.Alfred Moisiu u përket të rrallëve që kemi fatin të kemi midis nesh nga brezi i antifashistëve dhe partizanëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, në të cilën mori pjesë në moshë fare të re.
Por kohën e parë, atë të Luftës, Alfred Moisiu e ndau me babanë e tij, Spiro Moisiun.
Është nga rastet tipike kur nga një familje u rreshtuan në rradhët e brigadave partizane, si luftëtarë me uniformë, dy breza, ati dhe biri.
Ati për të shërbyer si Komandant i Ushtrisë Partizane, ndërsa biri si një ushtar i thjeshtë, madje i vogël në moshë, që u poq dhe u bë djalë në luftë.
Nuk po bëj biografi, por nuk mund të mos them dy fjalë për Spiro Moisiun, i cili, para se të bëhej Komandant i Ushtrisë Partizane, dëshmoi një gjest të lartë patriotik, kur kthehu mbrapsht batalionin që drejtonte, i mobilizuar nga Italia fashiste për të sulmuar Greqinë nëpërmjet kufirit shqiptar.
Spiro Moisiu e dinte që ligjet e luftës ishin të pashpirta, por nuk pyeti për pasojat e tyre, sepse ishte i bindur se shqiptarët nuk mund të luftonin kundër popullit fqinj grek.
Kjo vetëdije kombëtare, fqinjdashëse e paqësore do të zhvillohej edhe në personalitetin e Alfred Moisiut, jo vetëm gjatë përvojës partizane, por gjatë gjithë jetës së tij.
4.Koha e dytë, ishte për Moisiun, po kaq e vështirë, madje në disa raste edhe më e rrezikshme sesa lufta kundër pushtuesit.
Me Atin e mënjanuar nga shokë-udhëheqësit komunistë, të cilët i kishte udhëhequr në Luftën Partizane, nuk do të ishte e lehtë mbijetesa politike dhe karriera për inxhinierin ushtarak të diplomuar me Medalje të Artë.
Vetëm cilësitë e tij të rralla mund të shërbenin, dhe shërbyen si mburoja e tij, në detyrat delikate në të cilat shërbeu dhe ku vetëm një hap e ndante suksesin nga gremisja.
Pjesë e fatit dhe rrethanë e këtij shpëtimi ishte edhe dalja në pension në moshën 56-vjeçare.
5.Koha e tretë është më e rëndësishmja në jetën e Alfred Moisiut, të cilën e urojmë të bëhet edhe më e gjatë.
Ndryshimet e vrullshme demokratike në Shqipëri e rithirrën në skenë, për të shërbyer gjatë viteve 1991-1992 si Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike dhe në vitin 1997, pas disa vitesh shërbimi në institucione, ridel në pension.
Prej nga më 24 qershor të vitit 2002 rithirret në jetën publike dhe zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë. Për të qenë i pari dhe i fundit President konsensual i Republikës, detyrë në të cilën shërbeu me përkushtimin e tij të njohur, si ushatarak, politikan, atdhetar dhe burrë i shquar shteti.
I njohur dhe i vlerësuar për lidershipin e natyrshëm, principialitetin, virtytet e larta dhe qëndrimin mbi palët, të cilat nuk ngurroi t’i vinte në rrjesht, kur ishte nevoja për të ardhmen dhe dobinë e Shqipërisë.
Jemi krenarë që e kemi pasur dhe e kemi Alfred Moisiun, antifashistin, partizanin, inxhinierin, funksionarin publik me cilësi të rralla, Presidentin, prindin e shkëlqyer dhe njeriun fort të admiruar nga të gjithë.
I kam ende mbresat e një takimi të ngrohtë e miqësor me Presidentin Moisiu, buzë detit, në Kavajën e tij të dashur të origjinës, pak javë më parë.
Përgëzime dhe jetë të gjatë, zoti President.
Të Paçim!”
-

“Ushtria u shkatërrua, ishte krim”/ Ish-presidenti Alfred Moisiu flet për transformimin pas viteve ’90: Gabim i madh
Ish presidenti Alfred Moisiu ka folur së fundmi lidhur me transformimin e ushtrisë shqiptare pas viteve ’90, rolin e institucioneve dhe përgjegjësitë e paadresuara që sipas ish kreut të shtetit, shkatërruan sistemin ushtarak.
Në një intervistë me gazetarin Ilir Demalia, Moisiu e cilëson si ‘krim’ me pasoja të rënda transformimin e ushtrisë shqiptare.
Sipas ish kreut të shtetit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si figura më e lartë ushtarake, nuk mund të jetë thjesht një zbatues urdhrash nga ministri i Mbrojtjes, por një këshilltar i rëndësishëm për presidentin e Republikës, siç përcakton edhe Kushtetuta.
“U bë një krim. Unë do ta quaj krim atë. Nuk arriti të gjykohet të dali problemi sepse ishin të ndikuar të gjithë. Ne shkatërruam në ushtri, vërtetë ushtria do përshtatej kushteve të reja. U bëj një gabim. Po flas për faktin se në vumë ministrat e mbrojtjes së civilit. E dyta shefi i shtabit të përgjithshëm është njëshi në ushtri. Jep urdhra që nuk i përputhet e nuk pajtohet me shefin shtabit dhe këshilltari i parë në Kushtetutë për problemet e sigurisë. Vjet kam bërë një shkrim që shefi i shtabit nuk mund të jetë bartës i zakonshëm ministrit të mbrojtjes, e vërtetë varet dhe nga ministri mbrojtjet por këtu ka raporte të caktuara që neve nuk i kuptojmë dhe kjo duhet rregulluar. Te në është për të ardhur keq, ka një servilizëm, shefi me vartësin dhe kjo shkatërron, s’do të dijë as për rregull asgjë. Nuk po hy në çështjet ideologjike, thjesht të metoda e drejtimit”-u shpreh Moisiu.
Moisiu bëri thirrje për riorganizimin e institucioneve të sigurisë dhe kthimin e profesionalizmit në strukturat ushtarake.Top Channel
-

Ilustrowana Republika (1928) / “Diferenca midis Botës së Re dhe asaj të Vjetër…”-Intervista ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Lodz (Poloni)
Nga Aurenc Bebja“Ilustrowana Republika” ka botuar, të shtunën e 10 marsit 1928, në faqen n°5, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Łódź të Polonisë.
Një artist me famë botërore në skenën e teatrit të qytetit Łódź.Aleksandër Moisiu erdhi në Łódź për disa ditë.Dje, në orën 7 të mëngjesit, ai erdhi drejtpërdrejt nga Berlini në qytetin tonë. — Aleksandër Moisiu.
— Unë isha mbi oqean 8 ditë më parë — na thotë ai me një gjermanishte të butë dhe me theks gjatë provës së “Henri IV” — sapo jam kthyer — siç ndoshta e dini tashmë — nga Amerika, ku kam luajtur me grupin e Reinhardt-it.
— Pra — direkt nga Nowy Świat (Bota e Re) në Łódź ?
— Jo saktësisht, por — pothuajse… Unë u ndala në Hamburg për një paraqitje të Hamletit, pastaj pushova një natë në Berlin dhe ja ku po përmbush marrëveshjen me drejtorin Gorczyński…
Shkojmë në dhomën e zhveshjes dhe fillojmë bisedën aktuale. Moisiu është shumë llafazan, i gjallë, gazmor, në çdo fjalë që thotë, herë i theksuar nga një gjest, herë nga një shtrëngim i muskujve të fytyrës, shpalos temperamentin racor të një artisti të madh dhe të një jugori…
Sepse nga lindja është italian.
Megjithatë, kur ishte 17 vjeç, ai u largua nga vendlindja. E filloi karrierën e tij skenike në Gjermani, aty spikati përkrah të famshmit Reinhardt dhe u bë një nga aktorët më të mëdhenj të dramatikës bashkëkohore, i njohur si në Berlin ashtu edhe në Paris, në Londër, Romë dhe Nju Jork, kudo ku ka rryma të forta të jetës kulturore-artistike.
— Nuk është hera e parë që vini në Lodz. A mund t’ju pyes se çfarë përshtypje ju bën qyteti ynë ?
— Nuk mund t’ju them asgjë specifike për këtë… Zoti im — rreth një vit më parë isha këtu për disa orë — tani jam këtu që prej në mëngjes — çfarë mund të di për Łódź-in ? Trafiku — si kudo, shtëpi — si kudo… Teatri —
Këtu Moisiu ndalon dhe buzëqesh në mënyrë misterioze —
— … teatri është shumë i vogël për një teatër gjerman (Städtisches Theater) në një qytet kaq të madh… Dhe — jo shumë i madh…
Ne informojmë Moisiun se teatrot tanë “u dogjën” dhe se kjo ndërtesë është vetëm një lloj improvizimi deri në ndërtimin e një ndërtese të madhe monumentale.
— “Epo, po, mirë, atëherë është diçka tjetër…”, buzëqesh artisti i madh.
— Në Nju Jork, sigurisht, keni luajtur në një ndërtesë më madhështore —
— Po sigurisht… Kam qenë 3 muaj në Amerikë. Unë jam ende i mahnitur nga atmosfera e Botës së Re — der Neuen Welt… Ekipi i Reinhardt-it arriti sukses të jashtëzakonshëm atje…
— pjesa e luanit e së cilës ndoshta duhet të transferohet në llogarinë tuaj … — mbarojmë fjalinë —
— E luanit ? Nuk e di, duhet të jesh modest, por duhet ta pranosh me të vërtetën se kam fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm mes amerikanëve… Kemi luajtur “Kufomën e gjallë” të Tolstoit, “Intrigën e dashurisë” të Schilleran-it, “Shërbëtorin e dy zotërinjve” të Goldoni-t, “Hamletin”. Suksesi më i madh ishte drama e Tolstoit, gazetat botuan kolona të tëra me kritika të hollësishme…
Nga ana tjetër, Moisiu fillon të bëhet entuziast për atmosferën liridashëse amerikane.
— E shikon, kur kthehesh në Evropë prej andej, e kupton se sa e ngushtë është në të vërtetë në këtë botë tonë të “vjetër”… Liri individuale atje, dhe pasaportë, vizë, kufi në çdo hap në Evropë… Atmosfera e punës dhe lirisë atje, dhe dallimet e titujve dhe statuseve këtu… Dhe kështu në çdo fushë…
— Këto dallime i ndjej me dhimbje, natyrisht, jo si politikan, që nuk jam, por si artist, sepse jam i vetëdijshëm dhe i bindur, i përvetësuar përmes dëshmitarëve okularë, se arti mund të zhvillohet vetëm në një atmosferë lirie…
— Unë njoh teatro nga e gjithë bota kulturore, kam dhënë shfaqje shumë herë — jo vetëm në Rusi (si në kohën cariste ashtu edhe në kohën bolshevike), në Francë, në Angli, kam vëzhguar ekzistencën dhe thelbin e teatrit kudo dhe besoj se në një të ardhme të afërt Amerika do ta kalojë Evropën, — si në çdo aspekt, edhe në zhvillimin e artit teatror… Teatri amerikan po merr rrugë krejtësisht të ndryshme dhe po merr vrull të çmendur…
— Po në Itali, në atdheun tuaj — si janë gjërat — e pyesim ?
Moisiu tund dorën me ngurrim,…
— Nuk besoni se Musolini do ta çojë lart artin italian ? e pyesim sërish.
— Musolini ? Një atmosferë e lirë u duhet njerëzve të punës dhe njerëzve të talentuar… Askush dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë…
***
Nis prova e aktit të dytë të “Henri IV”. Aty-këtu duhet të rakordosh tekstin e kopjes polake me atë gjermane, Moisiu dëgjon barrën e fjalëve polake, komunikon në frëngjisht me këtë apo atë partner — edhe një herë — po zhvillohet një punë e ethshme përgatitore për shfaqjen e jashtëzakonshme të së shtunës — një shfaqje në të cilën do të shohim një nga përfaqësuesit më të mëdhenj bashkëkohorë të artit dramatik.
Largohem nga zona e prapaskenës nën magjinë e ndikimit të bisedës me një artist të madh.
Remus
https://www.darsiani.com/la-gazette/ilustrowana-republika-1928-diferenca-midis-botes-se-re-dhe-asaj-te-vjeter-intervista-ekskluzive-me-aleksander-moisiun-ne-lodz-poloni/ -

Dagens Press (1921) / Moisiu nëpërmjet syve të gruas së tij, Johanna Terwin : Duhet të kujdesem dhe të organizoj gjithçka për të…
Nga Aurenc Bebja“Dagens Press” ka botuar, të mërkurën e 13 prillit 1921, në faqen n°4, intervistën ekskluzive asokohe me Johanna Terwin, gruan e Aleksandër Moisiut.
Moisiu nëpërmjet syve të gruas së tij
Aleksandër Moisiu shoqërohet në udhëtimin e tij në Skandinavi nga bashkëshortja e tij, aktorja Johanna Terwin. Një gazetë daneze i ka bërë zonjës Moisi pyetjen e mëposhtme intime :
— A bën gabime të shumta e të mëdha Moisiu ?
— Jo, seriozisht, jo, ishte përgjigja. Ai është një fëmijë i sjellshëm — por në të vërtetë një fëmijë i madh — plotësisht i pafuqishëm në gjithçka që ka të bëjë me jetën praktike — një ëndërrimtar në tokë. Prandaj, unë duhet të kujdesem për të dhe të organizoj gjithçka për të. Ai do të harronte të ndërronte rrobat e tij nëse nuk do të kujdesesha për të — ai nuk do të kishte fare rroba përndryshe. Moisiu është bohem i lindur, gjithmonë në lëvizje, i pa qetë. Aktualisht, ne kemi një apartament në Berlin, përndryshe ai ka jetuar gjithë jetën në hotele.— A punon shumë ?
— Po, çmendurisht. Ka muaj që punon 28 netë me radhë. Në dhjetor, nata e Krishtlindjeve ishte dita e tij e parë e pushimit. Dhe pastaj ai zgjohet shumë vonë — dhe duhet të flejë në mes të ditës…
— Pse kështu ?
— Për shkak se i janë prekur mushkëritë — ai e mori këtë si kujtim nga lufta. Ai tani do të përfitojë nga vera e tij për të kaluar tre muaj në një sanatorium malor.
— Si i punon Moisiu rolet e tij ?
— Ai i lexon ato pa pushim dhe vetëm në një fazë të vonë fillon t’i mësojë përmendësh. Gjatë provës ai është si një libër i mbyllur. Askush nuk e ka idenë ende nga provat se si e ka perceptuar rolin. Ai nuk është në gjendje të flasë deri në provën e veshjes, ku është edhe i veshur me kostum dhe i maskuar dhe kështu “riformohet” nga jashtë në formën e tij të re.
https://www.darsiani.com/la-gazette/dagens-press-1921-moisiu-nepermjet-syve-te-gruas-se-tij-johanna-terwin-duhet-te-kujdesem-dhe-te-organizoj-gjithcka-per-te/
-

Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?
Nga Aurenc Bebja Revista rumune “Oglinda Lumii” ka botuar, me 9 janar 1932, në faqen n°192, një ndodhi të veçantë për Aleksandër Moisiun në Gare du Nord, në Paris.
Si e humbi adresën MoisiuBurimi : Oglinda Lumii, 9 janar 1932, f.192
Pak muaj më parë, Moisiu erdhi në Paris për të kaluar dy-tre ditë dhe qëndroi në një hotel shumë modest pranë Gare de Nord. Pasi la valixhet në dhomën e tij, aktori i madh doli në qytet për të blerë dy-tri gjëra.Në mesnatë, duke u kthyer në shtëpi dhe duke mbërritur në Gare de Nord, Moisiu vuri re se kishte harruar të shkruante emrin dhe adresën e hotelit.
Kulmi i fatkeqësisë : hotelet, shumë të shumtë në këtë lagje, i ngjajnë të gjithë njëri-tjetrit. Më në fund, pas një shëtitjeje të gjatë, Moisiu vuri re një, hyrja e të cilit dukej e njohur.
— Zotëri, nuk e di, a banoj këtu ? — pyeti ai derëtarin (rojen) me sinqeritet.
— Jam i lodhur nga shakatë në këtë orë ? — u përgjigj ai me inat dhe përplasi derën.
Moisiu provoi fatin më pas në hotelin fqinj.
— A jeton këtu zoti Moisi ? — pyeti ai me ndrojtje.
Si përgjigje, portieri e mori me forcë në krahë, e futi në ashensor dhe në katin e dytë ia besoi shërbëtorit :
— Vendoseni në shtrat menjëherë; Është krejtësisht i dehur.
https://www.darsiani.com/la-gazette/oglinda-lumii-1932-cfare-i-ndodhi-aleksander-moisiut-ne-gare-du-nord-ne-paris/