Tag: moisiu

  • Ish-presidenti Moisiu nderohet me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës/ Begaj nderon figura të shquara, mes tyre dhe Igli Taren

    Ish-presidenti Moisiu nderohet me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës/ Begaj nderon figura të shquara, mes tyre dhe Igli Taren

    Në 100-vjetorin e “Udhrit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj ka dekoruar ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të “Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

    Gjatë fjalës së tij ish-presidenti Moisu tha se do vazhdojë misionin e tij në shërbim të kombit, pavarësisht moshës.
    “E konsideroj këtë medalje, si mesazh se vlera, puna dhe integriteti mbeten gjithmonë të çmuara. Në familjen time, dashuria për atdheun ka qenë motiv i trashëguar. Ju siguroj se do vazhdoj më tej, pavarësisht nga mosha. Gjithmonë do jem në shërbim të kombit tonë”, tha ish-presidenti Moisiu.
    Po ashtu, “Ylli i Madh” u dekoruan nga kreu i shtetit edhe kirurgu i shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtari Seit Mansaku.
    Me titullin “Oficer i Madh”, u dekoruan studiuesit Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin, dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.
    Me gradën “Oficer i Madh” i  “Urdhrit Suprem të Shqiponjës” u dekoruan edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë, si dhe Mimoza Dhëmbi.
    Krijuesi i Kodit Penal të Shqipëisë, Ismet Elezi, është dekoruar nga Begaj “Ylli i Madh” i “Urdhrit të Lisit Akademik”.
    Arkeologia Shpresa Gjongecaj, ushtaraku Zyber Dushku, akademikja Etleva Domi dhe matematikania Fioralba Cakoni u dekoruan “Komandar”.
    Ish-trajneri i Kombëtares Igli Tare, si dhe kolonel Ajet Jata u dekoruan “Kalorës” i “Urdhrit të Skënderbeut”.

    Top Channel

  • Ish-presidenti Moisiu nderohet, ja mesazhi i tij për Shqipërinë

    Ish-presidenti Moisiu nderohet, ja mesazhi i tij për Shqipërinë

    Kancelaria e Republikës vendosi që t’i japë medaljen Ylli i Madh, ish-presidentit Alfred Moisiu.
    “Unë ju falënderoj dhe respektoj për këtë medalje. Në moshën time, 96 vjeç, ky vlerësim merr tjetër kuptim për mua, si dëshmi e përpjekjeve për vendin dhe qytetarët. Falënderoj familjen, bashkëpunëtorët, miqtë, që më kanë dhënë forcë e motivim të vazhdueshëm. E konsideroj këtë medalje, si mesazh se vlera, puna dhe integriteti mbeten gjithmonë të çmuara. Në familjen time, dashuria për atdheun kanë qenë motiv i trashëguar. Ju siguroj se do vazhdoj më tej, pavarësisht nga mosha. Gjithmonë do jem në shërbim të kombit tonë”, tha Moisiu.

  • “Si ta doni” komedi e Shekspirit, shfaqja më e mirë në festivalin “Moisiu”

    “Si ta doni” komedi e Shekspirit, shfaqja më e mirë në festivalin “Moisiu”

    “Si ta doni”, një komedi nga Shekspiri u vlerësua si shfaqja më e mirë në festivalin e teatrit “Moisiu”, që u zhvillua në Prishtinë në Kosovë. Në përmbyllje të festivalit mbarëkombëtar “Moisiu” në Prishtinë, Teatri Kombëtar i Shqipërisë u vlerësua me disa çmime. Shfaqja më e mirë  “Si ta doni”; Aktorja më e mirë protagoniste – Luli Bitri; Aktori i dytë më i mirë- Florian Agalliu; Kostumografia më e mirë- Blagoj Micevski; Kompozimi më i mirë- Endri Sina.
    Komedia romantike për dashurinë dhe lirinë nga William Shakespeare, produksion i Teatrit Kombëtar në Tiranë me regji nga John Blondell hapi dhe festivalin mbrëmjen e datës 22 nëntor dhe u shfaq në Sallën e Kuqe në Prishtinë. John Blondell është regjisor, drejtor artistik dhe profesor me karrierë ndërkombëtare. Themelues i Lit Moon Theatre Company në Santa Barbara (SHBA) dhe Verona Shakespeare Fringe Festival në Itali, ai ka drejtuar mbi 110 produksione në SHBA, Evropë dhe Azi. Komedia që ishte pjesë e sezonit artistik në TK ka në role aktorët Luli Bitiri, Genti Deçka, Elia Zaharia, Dritan Boriçi, Lulzim Zeqja, Donald Shehu, Florian Agalliu, Ilirda Bejleri, Erjona Kakeli, Laert Vasili, Ina Gjonçi, Flaura Kureta, Besmir Bitraku, Krist Lleshi dhe Enes Ajazi. Skenograf e kostumograf Blagoj Micevski, kompozitor Endri Sina. Komedia romantike  me regji nga John Blondell në mbrëmjet e fundit të tetorit ishte premierë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe me këtë shfaqe teatri u prezantua dhe në festivalin “Moisiu” në Prishtinë që këtë vit zhvilloi edicionin e tretë të tij.
    Festivali “Moisiu” zhvillohet midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe solli këtë edicion në Prishtinë trupat kryesore teatrore, dhe disa nga shfaqjet më të spikatura të sezonit artistik. Në mbrëmjen e datës 27 nëntor në Prishtinë u zhvillua dhe ceremonia mbyllëse e festivalit.

  • Tirana kuqezi në mbështetje të UÇK-së, ish presidenti Moisiu: Komandantët e UÇK kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia

    Tirana kuqezi në mbështetje të UÇK-së, ish presidenti Moisiu: Komandantët e UÇK kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia

    Tirana është kthyer kuqezi, me qindra protestues që janë mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që mbahen në qeli në Hagë.

    Në protestë mbajti fjalim ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, i cili i cilësoi luftëtarët e UÇK-së si të drejtë dhe guximtarë.
    “Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për lirinë e atdheut, komandantët e UÇK kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia”, deklaroi Moisiu.

    Top Channel

  • “Liria ka emër”, ish-Presidenti Moisiu: Koha të mos heshtim, liria e Kosovës nuk është dhuratë, u mor me gjak

    “Liria ka emër”, ish-Presidenti Moisiu: Koha të mos heshtim, liria e Kosovës nuk është dhuratë, u mor me gjak

    Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ishte i pranishëm pasditen e kësaj të premteje në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK të cilët po gjykohen në Hagë.
    Në fjalën e tij ish-Presidenti Moisiu tha se ish-krerët e UÇK Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk kanë kryer krime, ata janë heronj.
    Ai ka kërkaur nga Gjykata e Hagës të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të mos gjykojë mbi akuza të rreme të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse.

    Fjala e Presidentit Moisiu:
    Sot jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar. Jemi këtu për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve të Kosovës dhe Kombit shqiptar, luftëtarëve të Kosovës që luftuan për lirinë e atdheut.Në vitin 2022, së bashku me presidentët Rexhep Meidani, Bamir Topi, Behgjet Pacolli dhe ish-kryeministrin Majo, kishim në Hagë për t’u takuar me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veseli. Në bisedë me ta, kuptova se ata nuk ishin të frikësuar, por të fortë dhe të gatshëm për të luftuar për të pastruar luftën e UÇK-së.
    Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në krahun e katër vëllezërve të UÇK-së.
    Ata janë arrestuar pa prova, por me akuza të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse që përpiqen të njollosin luftën. Dua të theksoj një fakt të rëndësishëm: se lufta e UÇK-së u mbështet nga NATO, SHBA dhe partnerët perëndimorë. Në këtë kuadër, zyrtarët amerikanë që po dëshmojnë në gjykatë, po sjellin prova që vërtetojnë pafajësinë e udhëheqësve të UÇK-së.
    Këto janë dëshmi se ata nuk ishin kriminelë, por komandantë dhe udhëheqës të trojeve të tyre. Dëshiroj t’ju them se shqiptarët historikisht njihen si luftëtarë, por tre raste janë kur shqiptarët luftuan për vete: në kohën e Skënderbeut, në Luftën II Botërore dhe UÇK-ja.
    Është koha të mos heshtim, por të mbrojmë veten tonë dhe njerëzit tanë. Nuk pranojmë dyfytyrësi as lejojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak dhe vendosmëri. Ne duhet të jemi të vendosur dhe të bashkuar për të ardhmen e kombit tonë.
    I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten.Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!Liri drejtuesve të UÇK-së!Zoti e bekoftë Kosovën!Zoti e bekoftë Shqipërinë!
    Kjo protestë është e treta me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, ku më 14 shtator u mblodhën rreth 10 mijë shqiptarë në afërsi të Gjykatës Speciale. Në Hagë, që prej 3 prillit 2023, po zhvillohet procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët i kanë mohuar të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
     

  • ”Liria e Kosovës u fitua me gjak”, ish-presidenti Moisiu: Qarqet serbo-ruse fabrikuan akuzat për ish-krerët e UÇK-së

    ”Liria e Kosovës u fitua me gjak”, ish-presidenti Moisiu: Qarqet serbo-ruse fabrikuan akuzat për ish-krerët e UÇK-së

    Një mesazh të fortë në protestën pro UÇK-së në sheshin ”Skëndërbej” e dha edhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, duke i cilësuar luftëtarët e UÇK-së si burra të drejtë dhe guximtarë. Për të liria e Kosovës nuk ishte dhuratë, por e fituar me gjak. ”Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për lirinë e atdheut”,-tha Moisiu.
    Nga ana tjetër, Moisiu kujtoi vizitën në Hagë më 29 shtator 2022, së bashku me ish-presidentët Meidani, Topi, Pacolli dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, ku patën takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Moisiu tha se këta burra ishin të qetë, të vendosur dhe të gatshëm të sakrifikojnë për pastrimin e luftës së drejtë të UÇK-së.

    Gjatë fjalës, Moisiu përmendi mbështetjen që UÇK-ja ka pasur nga NATO dhe SHBA gjatë luftës, si dhe rolin e dëshmitarëve amerikanë që sipas tij po vërtetojnë pafajësinë e ish-drejtuesve të UÇK-së në gjykatë. Po ashtu nënvizoi se janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qelat e errëta serbo-ruse.

    “Liria e Kosovës nuk është dhuratë, por është fituar me gjak, sakrifica dhe vendosmëri. Nuk mund të pranojmë që të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë të vuajtur. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së! Liri për drejtuesit e UÇK-së! Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Shqipërinë”.

  • Alfred Moisiu në protestën për UÇK-në në Tiranë: “Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë kryer detyrën më të lartë – çlirimin e Kosovës”

    Alfred Moisiu në protestën për UÇK-në në Tiranë: “Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë kryer detyrën më të lartë – çlirimin e Kosovës”

    Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte sot i pranishëm në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.
    Në një fjalim të fuqishëm nga podiumi i protestës, Moisiu deklaroi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk janë kriminelë, por burra që kanë kryer detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të tyre.

    “Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri,” – theksoi Moisiu.

    Ai kujtoi vizitën që zhvilloi në vitin 2022 në dhomat e paraburgimit të Hagës, së bashku me ish-presidentët Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe Pandeli Majko, ku pati takuar personalisht Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.

    “Ata trima nuk ishin të frikësuar, por burra të vërtetë, qëndronin të qetë, të gatshëm për t’u sakrifikuar për të mos lejuar që lufta e UÇK-së të njolloset padrejtësisht,” tha Moisiu.

    Sipas tij, akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë të fabrikuara nga qarqe serbo-ruse dhe nuk qëndrojnë mbi asnjë provë serioze. Ai nënvizoi se lufta e UÇK-së është mbështetur nga SHBA, NATO dhe aleatët perëndimorë.

    “Është koha të mos heshtim. Të ngremë zërin sa më lart për të mbrojtur dinjitetin kombëtar dhe luftën e drejtë për liri,” përfundoi Moisiu, duke kërkuar drejtësi për të akuzuarit dhe nderim për dëshmorët.

    Ai e përmbylli fjalën me një mesazh të qartë:“Lavdi dëshmorëve të UÇK-së, liri luftëtarëve të UÇK-së!”

  • Protesta për UÇK/ Ish-Presidenti Moisiu: Jemi mbledhur të mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar!

    Protesta për UÇK/ Ish-Presidenti Moisiu: Jemi mbledhur të mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar!

     Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu

    TIRANË- Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte i pranishëm në protestën që po mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish krerëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Nga sheshi “Skënderbej”, Moisiu, deklaroi se ky tubim zhvillohet për të mbrojtur dinjitetin kombëtar. Ish-presidenti i cilësoi luftëtarët e UÇK-së si të drejtë dhe guximtarë. Gjatë fjalës së tij, Moisiu tha Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore.
    “Të dashur qytetarë të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Preshevës dhe Malit të Zi, të dashur bashkëkombës, sot jemi mbledhur këtu në zemër të Tiranës. Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së, që luftuan për lirinë e atdheut. Në vitin 2022, bashkë me presidentin Rexhep Meidani, Bamir Topi, Pandeli Majko, në dhomat e paraburgimit për të takuar personalisht presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, në bisedë me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin të frikësuar, por burra të vërtetë, qëndronin të qetë, të gatshëm për t’u sakrifikuar për të pasur luftën e UÇK-së pa njollat që padrejtësisht duan t’i japin ata që nuk i njohin mirë shqiptarët. Ata kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në krahun e katër vëllezërve të UÇK-së. Janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qelat e errëta serbo-ruse. Dua të theksoj se lufta e UÇK-së u mbështet fuqishëm nga NATO dhe SHBA, dhe nga partnerët e rëndësishëm perëndimorë. Komandantët udhëheqës të UÇK-së, dëshiroj të them se shqiptarët historikisht njihen si luftëtarë, por në tre raste janë shqiptarët që kanë luftuar për veten: në kohën e Skënderbeut, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe UÇK. Të dashur miq, është koha të mos heshtim, por të ngremë zërin sa më lart për të ngritur vendin tonë. Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten për t’u bërë mësim të gjithëve. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së, liri luftëtarëve të UÇK-së”,- tha Moisiu.

  • Ish-presidenti Alfred Moisiu mbërrin në shesh/ Protesta madhështore pro ish-krerëve të UÇK-së

    Ish-presidenti Alfred Moisiu mbërrin në shesh/ Protesta madhështore pro ish-krerëve të UÇK-së

    Ish-presidenti Alfred Moisiu ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” për protestën në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
    Pranë tij shihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

  • Konkurs për projektimin e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës, 23.7 mln lekë për projektimin

    Konkurs për projektimin e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës, 23.7 mln lekë për projektimin

    Këshilli i Ministrave ka vendosur të ngarkojë Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) si organ qendror blerës për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e zhvillimit të kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
    Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave sot, efektet financiare të vendimit arrijnë në vlerën 23 665 000 lekë, të cilat do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2025. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Arsimit, AKPT dhe vetë universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.
    Ky hap synon të avancojë zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës universitare në Durrës, duke krijuar kushte më të mira për studentët dhe stafit akademik. Kampusi i universitetit të Durrësit pritet të vijojë me një kompleks rezidencial për akomodimin e studentëve që vijnë nga rrethet e tjera.
    Në të dyja anët e kampusit në Durrës, ka investime për sportin si akademia e “Manchester City” dhe akademia e tenisit e ‘Rafa Nadal’.
    Zona do të ofrojë shërbime jo vetëm arsimore, por edhe edukative dhe sportive që i shërben studentëve dhe komunitetit.