Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos. Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
“Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.
Tag: mohuar
-

“Na dha të gjithëve mundësinë”/ Braçe homazhe për Fatos Nanon: Pa i mohuar kurrkujt asgjë…
-

I dënuar me 9 vite se pë*dhunoi vajzën e re shqiptare, Robinho rrëfen jetën si i burgosur i zakonshëm
Robinho, ish-futbollisti i Real Madridit (2005–2008), po vuan dënim 9-vjeçar në burgun P2 të Tremembé, pas dënimit në Itali për përdhunim në grup të një vajze të re shqiptare më 2013. Asokohe ai luante me Milanin. Gjykata braziliane refuzoi një ankesë të tij për liri dhe e mbajti të burgosur. Në një intervistë për “TV Record” më 2024, Robinho tha se ka prova për pafajësinë e tij, që u injoruan nga drejtësia italiane:
“Kemi pasur një marrëdhënie sipërfaqësore dhe të shpejtë. Shkëmbyem disa puthje dhe më pas u ktheva në shtëpi. Kishte edhe persona të tjerë aty. Kur pashë se ajo donte të vazhdonte me djem të tjerë, u largova për në shtëpi… Nuk e kam mohuar kurrë, ka qenë me pëlqim. Nuk e kam mohuar kurrë. Mund ta kisha mohuar, sepse ADN-ja ime nuk është aty. Por nuk jam gënjeshtar”.
Ai mohoi privilegje të veçanta në burg: “Ushqimi, ora e gjumit, gjithçka është si e të tjerëve. Kur është koha për punë, bëj të njëjtën gjë si të tjerët. Nëse duam të luajmë futboll, na lejohet të dielave. Nuk kam pasur përfitime. Vizitat janë të shtunave ose të dielave, gjithmonë me të njëjtin trajtim si të gjithë.
Qëllimi këtu është ri-edukimi dhe ri-socializimi. Nuk kam pasur kurrë rolin e udhëheqësit, këtu komandojnë rojet dhe ne thjesht zbatojmë rregullat”. Burgun e Tremembé e ndajnë 430 të burgosur në qeli nga 9 deri në 15 m², me praninë e 6 personave për çdo qeli.