Milani, pas humbjes në debutim, mposhti Lecce në transfertë me rezultatin 2-0, falë golave të Loftus-Cheek (66′) dhe Pulisic (86′). Kuqezinjtë në fakt e kishin gjetur avantazhin pas 4 minutash lojë me Gabbia, me kokë, por pas rishikimit në VAR, arbitri e anuloi për një shtytje të mbrojtësit kuqezi ndaj Coulibaly.
Pas gjysmë ore loje, Falcone e shpëtoi dy herë portën e vet brenda 2 minutash, sërish ndaj Loftus-Cheek, ndërsa pak para pushimit, Gimenez humbi një rast të madh. Në pjesën e dytë Milani shënoi edhe një gol tjetër (Gimenez në pozicion jashtë loje), por siç u tha, më pas erdhën dy golat e fitores. Tri pikët e para për Milanin në këtë kampionat, ndërsa Di Francesco mbetet me 1 pikë pas barazimit në Genoa, javën e parë.
Në fushë për 90 minuta ishte Luka Modrić, i cili për DAZN, pas ndeshjes, u shpreh kështu: “Jam i lumtur këtu te Milani, ndihem i plotësuar në Itali dhe deri tani gjithçka po shkon mirë. Shokët e skuadrës po bëjnë gjithçka për të më integruar dhe për ta bërë më të lehtë jetën time në Milano. Rreth meje kam me të vërtetë një ambient të bukur, jam shumë i lumtur për fitoren time të parë me Milanin”.
Për Allegrin, Modrić tha: “Trajneri më kërkon të komunikoj shumë me shokët e skuadrës, sidomos me ata më të rinjtë. Po mësoj gjuhën, më pëlqen Italia. Që i vogël e shikoja këtë kampionat për shkak të pranisë së shumë lojtarëve kroatë, veçanërisht te Milani, që ishte skuadra ime e preferuar”.
Tag: modric
-

90 minuta në fushë, Modrić: Jam i lumtur te Milani, ndihem i plotësuar
-

Nga Napoli për t’u mundur te Milani pa… Europë; ja pse Serie A mbetet e paparashikueshme
Që nga viti 2020, kur përfundoi “sundimi” i Juventusit, i cili fitoi 9 tituj kampioni radhazi, asnjë skuadër tjetër nuk ka arritur ta mbrojë “scudetto” në Itali. As Interi i Conte, as Milani i Piolit, as Napoli i Spallettit dhe as Interi i Inzaghit. Tani, napolitanët, me Conten si “timonier” dhe trengjyrëshin në gjoks, si kampionët në fuqi, duan ta thyejnë këtë mallkim dhe të bëjnë histori duke fituar titullin e tretë në 4 vite. Konkurrenca, megjithatë, është e ashpër, të gjitha skuadrat e Serie A janë pajisura “deri në dhëmbë” (brenda mundësive të tyre ekonomike), për t’i zbritur nga blutë napolitanë.
Në fakt, De Laurentiis kanë qenë ndër të parët që ka përforcuar skuadrën kampione, e cila nuk ka humbur pjesë kyçe gjatë kësaj vere (Osimhen dhe Kvaratskhelia, shitjet më të mëdha në vitin 2025, nuk ishin vendimtare për fitimin titullit të fundit). Ai ka investuar (deri tani) 89 milionë euro në merkato.
“Transferimi” më i madh ishte mbajtja e trajnerit Conte, pavarësisht zërave që e thërrisnin për t’u kthyer te Juventusi ose marrë drejtimin e Milanit. Pastaj erdhën surprizat: Beukema, Noa Lang, Milinkovic-Savic (portieri Vanja), Marianucci, Lorenzo Lucca dhe, natyrisht, Kevin De Bruyne.De Bruyne dhe Modric, yjet veteranë të Serie ASerie A e “yjeve të vjetër” është kthyer. Ajo që iu jep “rinovimin e dytë” (ose të tretë) futbollistëve, të cilët duken gati për t’u tërhequr. Përtej De Bruyne (34 vjeç), në Itali do të luajnë Luka Modric (39 vjeç, Milani), Ciro Immobile (35 vjeç, Bologna), Edin Dzeko (39 vjeç, Fiorentina) dhe “Mudo” Vázquez (36 vjeç, Cremonese).
KDB mbërrin në jug të Italisë për të forcuar kampionin italian që gjithashtu dëshiron të shkëlqejë në Champions League. Ky transferim është më mediatiku që nga koha kur Maradona mbërriti në vitet ’80 në “San Paolo” e vjetër.“Pse Napoli? Kam marrë në konsideratë të gjitha faktorët: punën dhe jetën, karrierën dhe të ardhmen. Për më tepër, është skuadra që fitoi titullin, një skuadër e jashtëzakonshme. Duke luajtur kundër Napolit në Champions League, di çfarë ndjesie është. Njoh tifozët, pasionin dhe mbështetjen e tyre”, – deklaroi legjenda e Manchester City kur vendosi të bashkohej me “axurrët” e Contes.
Luka Modric, nga ana tjetër, mbërriti në veri të Italisë, me entuziazmin e një të riu. Veterani 39-vjeçar kroat zgjodhi skuadrën e idhullit të tij, Boban, me ende shumë për të dhënë: “Mund të sjell përvojën time. Do të punoj fort, do të jap gjithçka për bërë të njëjtën gjë që kam bërë në klube të tjera. Do të flas me përulësinë, etikën e punës dhe thjeshtësinë time. Nuk e konsideroj veten të veçantë. Jam një njeri normal, që e do futbollin. Kam fatin të luaj në një klub të madh si Milani”.Një Inter i rinovuar?Nënkampionët aktualë të Europës vijnë me nevojën për të harruar muajt katastrofikë të majit dhe qershorit: të shkatërruar 5-0 nga PSG në finalen e Champions-it, pa Kupën e Italisë dhe titullin e Serie A, të lodhur pas Botërorit të Klubeve, ku debutoi Christian Chivu si trajner i Interit.
Nuk do të jetë e lehtë të kapërcehet ikja e Simone Inzaghit, por të paktën klubi zikaltër i ka mbajtur të gjitha yjet e vet. Për më tepër, ka rinovuar skuadrën dhe përmirësuar thellësinë e organikës. Transferime si Luis Henrique, Sucic, Bonny dhe avancimi i Pio Esposito në hierarki do t’iu japin “gjak të ri” zikaltërve.Një Milan pa… EuropëPër herë të parë që nga vit 2019 (kur u ndëshkua për mosrespektim të FPF), Milani do të përballet me një sezon pa konkurrim europian. Kjo ka shkaktuar “revolucion” në Milanello: drejtor i ri sportiv (Igli Tare), rikthimi i Massimiliano Allegrit dhe shumë transferime.
Me shitjen e Reijnders te City, Milani ka financuar një mesfushë të re. “Djalli” e humbi MVP e sezonit 2024-2025, po, por ka marrë Modric, Ricci dhe Ardon Jashari. Për më tepër, ka zëvendësuar mungesën e Theo Hernández (ka shkuar tek Al Hilal me Inzaghi) me Pervis Estupiñán, si dhe ka mbajtur dy sulmuesit kryesorë në krahë: Rafael Leao dhe Pulisic.
Do të shihet se si Allegri do ta shfrytëzojë kalendarin më të lehtë dhe nëse do t’i rikthejë Milanit konsistencën mbrojtëse që mungoi vitet e fundit. Qëllimi është i qartë: kthimi në Champions, por Napoli tashmë bëri një “comeback” epik sezonin e kaluar; nga i dhjeti në kampion.Juventusi me dritë-hijeTrajneri Igor Tudor, i cili ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027, ka për detyrë të stabilizojë skuadrën bardhezi pas një sezoni të pasigurt. “Zonja e Vjetër” i ka përforcuar disi repartet kyçe dhe ka një grup lojtarësh me përvojë e talent. Pritshmëritë janë të larta për ta rikthyer Juventusin në majat e Serie A dhe për të pasur paraqitje dinjitoze në Ligën e Kampionëve, por dritë-hijet mbeten, gjithsesi.
-

“Kam folur me Modric, do të lërë gjurmë në Serie A. I lumtur që Milani zgjodhi Allegrin”
23 Gusht 2025
8:56
Alfred Lleshi
Carlo Ancelotti ka dy arsye këtë sezon për ta mbështetur Milanin. E para lidhet natyrshëm me të kaluarën e tij te klubi kuqezi, ndërsa tjetra me Luka Modric, lojtarin me të cilin ka një lidhje të veçantë dhe e ka trajnuar gjatë shumë viteve te Real Madrid.
Në një intervistë për “Il Giornale”, Ancelotti e komentoi kështu transferimin e kroatit në Itali:“Kam folur me të, do t’i argëtojë tifozët dhe do të lërë gjurmë në Serie A. Është një profesionist shembullor, nuk ka munguar asnjë stërvitje sezonin e kaluar”.
Cili është mendimi juaj për Milanin e ri dhe rikthimin e Massimiliano Allegrit te kuqezinjtë?Jam i lumtur që klubi i është besuar atij, nevojitej një figurë e tillë. Serie A ka trajnerë të tjerë me nivel të lartë; Sarri, Conte, Gasperini.
Tani ju jeni trajner i Brazilit, por çfarë planesh keni për më pas?Do të qëndroj këtu, po kërkoj diçka interesante, ose ndoshta do të ndalem për pak kohë.
A keni nostalgji për Italinë? Çfarë ju mungon më shumë?Mu mungojnë tortellinat e motrës sime, Angela.
-

De Bruyne dhe Modric në Serie A, Locatelli: Çfarë legjendash, sa gjëra do doja t’i mësoja nga të dy
Manuel Locatelli, kapiteni i Juventusit, ka folur për mikrofonat e “Sky Sport”, duke komentuar gjithashtu ardhjen në Serie A të kampionëve të mëdhenj si De Bruyne dhe Modric. Këto janë deklaratat e tij: “De Bruyne dhe Modric janë dy kampionë, dy legjenda të futbollit të sotëm.
Është nder për ne italianët t’i mirëpresim, t’i sfidojmë, t’i përballojmë në fushat e Serie A. Kam luajtur tashmë kundër tyre dhe ka shumë gjëra që do të doja t’i mësoja nga të dy, por gjëja më e bukur është të përballesh me ta”.
Kevin De Bruyne ka kaluar nga Manchester City te Napoli si transferim i lirë, ka firmosur kontratë 2-vjeçare. Ai do të udhëhoqë mesfushën e kampionëve “axurr” në mbrojtje të titullit, duke formuar një partneritet të fuqishëm me Scott McTominay dhe sulmuesin Romelu Lukaku. Megjithatë, dëmtimi i Lukakut ka ngritur shqetësime për startin e sezonit.
Luka Modrić, pas një karriere të lavdishme te Real Madridi, ka firmosur me Milanin për një vit, me mundësi rinovimi. Në moshën 39-vjeçare sjell përvojën dhe mentalitetin fitues te “Djalli”, ekip që po rindërtohet nga Tare dhe Allegri.
Ardhja e De Bruyne dhe Modrić tregon se Serie A po tërheq yje në perëndim të karrierës, të cilët kërkojnë një mjedis më të ngadaltë dhe më taktiko-strategjik për ta vazhduar karrierën e tyre. Për Locatelli dhe lojtarët e rinj, kjo është mundësi e çmuar për të mësuar dhe zhvilluar në një mjedis konkurrues dhe të pasur me histori. -

“Modric bën gjëra të jashtëzakonshme me shumë lehtësi, do të jetë figura kryesore e Milan këtë sezon”
20 Gusht 2025
11:47
Telesport
Samuele Ricci është ndjerë i magjepsur nga këto ditë të para me fanellën e Milan, veçanërisht pas takimit të tij me Luka Modric. Mesfushori i kuqezinjve foli për këtë në një intervistë, ku diskutoi marrëdhënien e tij me yllin kroat.
“Fola me Modric për gjëra të ndryshme, madje edhe jashtë fushe. E pyeta për Spanjën dhe ai më pyeti për gjëra të ndryshme që lidhen me Italinë. Por mbi të gjitha, folëm për shtëpitë sepse të dy po kërkojmë një në këtë faze”, tha mesfushori kuqezi.
“Ai është shumë i përulur dhe është tashmë një figurë e rëndësishme në dhomën e zhveshjes te Milan. Kjo është e rëndësishme, pasi ai ka shumë përvojë dhe mund të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”, shtoi Ricci.
Në fund, mesfushori kuqezi deklaroi: “Shoh që shumë prej nesh tashmë mbështeten tek ai. Sinqerisht, kurrë nuk e imagjinova se do të ndaja një dhomë zhveshjeje me të! Ai bën gjëra të caktuara me një natyrshmëri të tillë sa është mbresëlënëse”. -

Donadoni: Pavarësisht se është në prag të të 40-tave, Modriç do të bëjë diferencën në Serie A
19 Gusht 2025
9:51
Alfred Lleshi
Roberto Donadoni ka dhënë mendimin e tij për atë që Luka Modric mund të sjellë te Milani. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ai tha: “Kroati ka njohje të jashtëzakonshme të lojës, përvojë dhe personalitet të mjaftueshëm për të bërë diferencën në Serie A edhe në prag të të 40-ave. Mosha, sigurisht mund të ndikojë në sasinë e minutave që do të luajë, por jo në cilësinë e lojës. E pamë edhe në Kupën e Italisë kundër Barit. Gjithashtu, nuk duhet harruar që Milani nuk luan në kupat europiane këtë sezon, kështu që Modric do të ketë një javë për të marrë frymë midis një ndeshjeje dhe tjetrës”.
Çfarë mendon për blerjet e tjera të Milanit?Që nga Jashari e deri te Estupinan dhe De Winter, klubi kuqezi ka zgjedhur profile interesante kësaj vere, por duhet të konfirmohen në nivel shumë të lartë. Sipas meje, të gjithë i kanë cilësitë për ta bërë hapin e madh, por po pres të shoh edhe se cili do të vijë në sulm për të dhënë një gjykim përfundimtar.
Objektivi kryesor duket të jetë Hojlund. A ju bind ai?Është një sulmues i ri, që tashmë e ka provuar Serie A. Kjo është një gjë pozitive. Pastaj çdo sulmues ka karakteristika të rëndësishme, por shumë nuk marrin parasysh sa e rëndësishme është puna kolektive e skuadrës për performancën e një sulmuesi. Hojlund më duket pikërisht tipi i lojtarit që finalizon manovrat e shokëve të skuadrës, me tipare të qarta. Nuk është lloji i sulmuesit që i krijon rastet vetë, duke nisur ‘solo’ dhe dribluar kundërshtarët. Nuk do të harroja gjithashtu Gimenez, që e ka nisur me mentalitetin e duhur. -

Kur një foto vlen sa 1000 fjalë…; Kroos “bekon” ndërrimin e brezave te Real Madridi
Toni Kroos ka ndarë në rrjetet sociale një foto të mbushur me simbolikë për madridistët. Në të, gjermani shfaqet pranë Luka Modric, ndërsa përpara tyre duken Kylian Mbappé dhe Federico Valverde, duke mbajtur përkatësisht numrat 10 dhe 8, të njëjtët numra që mbanin Modric dhe Kroos gjatë epokës së fundit të artë të klubit.
Imazhi, i krijuar nga një tifoz (@roro.madrid_7), është interpretuar si mesazh i qartë për kalimin e stafetës te gjenerata e re në mesfushë dhe në sulmin e “Los Blancos”. Kroos, i cili është tërhequr së fundi nga futbolli profesionist, duket sikur iu jep bekimin atyre që pritet ta udhëheqin të ardhmen e Real Madridit.Përveçse një gjest nostalgjik, postimi thekson edhe idenë e vazhdimësisë dhe evolucionit të skuadrës së bardhë. Trashëgimia e një prej dysheve më të mira të mesfushës në historinë e klubit madrilen tani është në duart e një brezi të ri me talent, uri dhe të njëjtën ëndërr për të vazhduar të bëjnë histori në “Santiago Bernabéu”.
Dyshja Modric-Kroos la gjurmë të thella me dominimin e lojës dhe elegancën në fushë, duke ngritur shumë trofe, disa Champions League, çka e bëri edhe më të madhe legjendën e klubit të bardhë. Tani, Valverde dhe Mbappé, me profile të ndryshme, por po aq vendimtarë, duket se janë të thirrur të marrin stafetën dhe të shkruajnë kapitullin e tyre në historinë e Real Madridit. -

Di Canio “ofendon” Modric dhe De Bruyne: Serie A po duket si “varreza e elefantëve fisnikë”
Për të analizuar kampionatin e ri italian, “Gazzetta dello Sport” intervistoi ish-mesfushorin dhe sot opinionistin Paolo Di Canio: “Çfarë kampionati pres? Për Napolin vlen ajo që thoja dikur për Interin. Nëse nuk ndryshon stafin teknik, forcohesh me aprovimin e trajnerit, sepse i kërkon vetë lojtarët. Të tjerët, përkundrazi, ndryshojnë strukturën ose trajnerin. Ja pse Napoli mbetet favorit për titullin në Serie A.
Interi me entuziazëm të ri mund të ndryshojë diçka në parimet e lojës, ndërsa Milanin, pa angazhime në Kupat e Europës dhe Allegrin pragmatist, që do t’i kushtojë vëmendje fazës mbrojtëse, e vendos së bashku me Interin pas Napolit. Menjëherë pas tyre shoh Juventusin, që mund të ngjitet më lart nëse largohet Vlahovic dhe vjen Tonali. Atalanta është më larg, jo vetëm sepse mbyllet një epokë e Gasperinit, por është larguar ai që ndërtoi gjithçka”.
Për Romën – “Më duket sikur Roma po bën diçka vetëm për të plotësuar disa vende, por jo me lojtarë të jashtëzakonshëm. Kam ndjesinë se me Gasperinin mund të ndodhë gjithçka; mund të dështojë shpejt, mund të bëjë diçka normale, ose mund të tregojë menjëherë se falë tij mund të ndërtohet diçka e rëndësishme për të ardhmen, pa emra të mëdhenj, por me një mënyrë pune si në Bergamo. Edhe pse në Romë kërkohet më shumë dhe shpejt”.
Për De Bruyne dhe Modric – “Nuk dua të jem kontrovers, por kam dy analiza. E para: do të kënaqem me lojërat e tyre, por më vjen keq që askush nuk i ka kërkuar në Europë. As ekipet e treta, të katërta apo të pesta. Ne i kemi marrë në klubet e para. Do të shohim krosimet e kroatit dhe pasimet e belgut. Futbolli i sotëm italian, nga Ronaldo te Ribery, po sjell njerëz në mbyllje të karrierës. Dua të përdor një shprehje në mënyrë simpatike dhe jo fyese: Serie A po duket si varreza e elefantëve fisnikë”. -

Analiza e Milanit / Çfarë funksionon dhe çfarë jo. Mesfusha dhe sulmi, çështjet që duhen zgjidhur
Debutimi i fundit i shumëpritur, ai i Modric, erdhi në ndeshjen kundër Chelsea. Një start i vështirë dhe përfundim edhe më i keq. Sidoqoftë, mesazhet nga kroati ishin pozitive, edhe pse pak të paqarta. Në prag të sezonit, ku Allegri ka dhënë dritë jeshile për performancën, pyetja kryesore mbetet: cili do të jetë formacioni titullar?
Roli i Modric është kyç. Në Londër ai hyri në vend të Ricci, duke marrë pozicionin e tij. Pra, a do të jetë Modric pika qendrore e mesfushës, “regjisori” i pastër, me Fofana pranë tij për të punuar fort? Vendimet më të komplikuara janë në mesfushë, ku kombinimet si Ricci, Modric dhe Jashari duken të vështira për t’u materializuar për arsye fizike dhe taktike.
Për këtë arsye, gjatë përgatitjeve kanë pasur shumë hapësirë lojtarë si Loftus-Cheek dhe Musah, të cilët, për momentin, nuk e kanë të sigurt të ardhmen në klubin kuqezi. Stili i lojës që preferon Allegri; mbrojtje e organizuar dhe kundërsulm i shpejtë, kërkon fuqinë dhe shpejtësinë e tyre, ashtu si edhe teknicitetin e Jasharit, Ricci dhe Modric.
Milani që kemi parë deri tani është një skuadër që kërkon të dalë shpejt nga presingu dhe ta gjejë sulmuesin menjëherë. Leao, i aftë të shfrytëzojë hapësirat në 35 metrat e fundit, edhe sulmuesi qendror që lidh repartet, janë thelbësorë për këtë mënyrë loje.
Në fund, duket se mesfusha titullare nuk është ende e qartë. Modric do të ketë hapësirën e tij, përvoja që sjell është thelbësore për balancën e ekipit. Jashari do të jetë i padiskutueshëm; Ricci dhe Fofana do të alternohen sipas nevojës, ndërsa Loftus-Cheek mbetet kartë e rëndësishme për zëvendësime.
Pulisic, ndoshta më pozitiv në sezonin e fundit, rrezikon të ketë pak minuta në fushë në formacionin 3-5-1-1. Ai mund të alternojë me Leao, por të dy janë shumë të rëndësishëm. Vendosja e tij në vend të Saelemaekers është më e vështirë, edhe pse mund të përdoret kundër ekipeve më të mbyllura, si zëvendësues i Estupinian në krah, por kjo do të jetë zgjidhje e detyruar dhe jo e përhershme.
Në mbrojtje, me ardhjen e De Winter, formacioni me tre qendërmbrojtës është ende në diskutim. Tomori dhe Pavlovic duket se do të jenë titullarë, ndërsa Gabbia dhe ish-lojtari i Genoa do të luftojnë për vendin e fundit në këtë repart. Nga të gjithë, Gabbia duket më i përgatitur për të udhëhequr linjën e mbrojtjes.
Përgjigjet do të vijnë shpejt, më 17 gusht në Kupën e Italisë kundër Barit, ku do të fillojë puna serioze dhe do të kuptojmë më mirë se çfarë na pret këtë sezon me Milanin. -

Zbulohet premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modric, pas transferimit te Milan
Pas një dekade suksesi të jashtëzakonshëme me Real Madridin, mesfushori kroat Luka Modric u largua këtë verë si lojtar i lirë dhe u transferua te Milan. Pavarësisht largimit të tij, lidhjet e Modric me klubin madrilen mbeten të forta.
Sipas disa mediave spanjolle, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i hapur për të mirëpritur rikthimin e Modric, por këtë herë në një rol të ri, jo më si lojtar. Sipas “Defensa Central”, Modric i ka treguar Perez-it dëshirën e tij për të filluar karrierën si trajner në të ardhmen e afërt.
Presidenti i “Los Blancos” u përgjigj pozitivisht, duke i premtuar Modric-it se dyert e Real Madridit do të jenë gjithmonë të hapura për të që të fillojë udhëtimin e tij në akademinë e të rinjve, duke ndjekur gjurmët e legjendave të klubit si Raul Gonzalez, Guti, Zinedine Zidane dhe trajneri aktual Xabi Alonso.
Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer me madrilenët, Modric luajti 842 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 89 gola dhe dha 140 asiste, duke kontribuar drejtpërdrejt në 229 gola. Ai mbetet një nga lojtarët më ikonikë dhe më të dekoruar në historinë e Real Madridit, me 28 trofe të fituar dhe gëzon respektin maksimal nga të gjithë tifozët.