Futbollistë si Françesko Toti ose Xhixhi Bufon luajnë deri në moshën 40 vjeç ose dhe më tej.
Luka Modriç ishte përsëri vendimtar këtë fundjavë për Milanin teksa shënoi golin e vetëm të fitores 1-0 ndaj Bolonjës. Pavarësisht se sapo mbush 40 vjeç, kroati legjendar ishte faktor për kuqezinjtë ndërsa në Serie A ka dhe shumë shembuj të tjerë ku mosha duket si një numër.
“Nuk është liga italiane që po bie poshtë,” tha Dino Zof për ANSA-n. Ai fitoi Kupën e Botës me Italinë pikërisht në atë moshë, 40 vjeç. “Ka raste si i imi, sepse ka njerëz që janë më me fat se të tjerët; ata kanë një motor të ndryshëm,” shpjegon ‘Legjenda’ e Axurrëve, duke komentuar golin e Modriç dje, i cili e vendos atë në klubin e 40-vjeçarëve që kanë shënuar në Serie A, së bashku me Piola, Vierkevud, Kostakurta, Ibrahimoviç me suedezin si golashënuesi më i vjetër në historinë e ligës, në 41 vjeç, 5 muaj dhe 5 ditë.
“Shtohen edhe cilësitë e lindura,” shtoi Zof, “jo vetëm një fizik që i mbështet. Por këto raste nuk janë politikë apo statistika: jo të gjithë mund të luajnë në një nivel të lartë për një kohë kaq të gjatë.” Ish portieri i famshëm Dino Zof përfundoi: “E sheh vetë se çfarë mund të japësh dhe për sa kohë. Nëse nuk do të shkosh në ndonjë ligë më të ulët, atëherë ndalo.”
Disa shëmbuj të futbollistëve fantazistë që vendosën ndryshe:
Ksavi ishte në Katar në moshën 35 vjeç.
Iniesta shkoi në Japoni në moshën 35 vjeç.
Pirlo u tërhoq në moshën 37 vjeç.
Gulit u tërhoq në moshën 31 vjeç.
Lampard ishte në SHBA në moshën 35 vjeç.
Luka Modriç, në moshën 40 vjeç, është mesfushori më i mirë në Serie A.
Vazhdo leximin