Tag: modric

  • “Modric më kujton Maldinin, Leao duhet të tregojë gatishmëri për t’u sakrifikuar”

    “Modric më kujton Maldinin, Leao duhet të tregojë gatishmëri për t’u sakrifikuar”

    10 Tetor 2025

    8:28

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Massimo Ambrosini foli për Rafael Leao: “Ai ka para vetes një mundësi të madhe. Milani këtë sezon ka vendosur një linjë për sa i përket shpirtit dhe qëndrimit në fushë, edhe ai duhet t’i përshtatet. Teknikisht nuk ka diskutime, por taktikat duhet t’i punojë dhe të përshtatet. Më pas duhet të tregojë gatishmëri për sakrificë, agresivitet dhe ashpërsi”.
    Ambrosini shtoi për mundësinë e transformimit nga Allegri: “Leao ka cilësi të jashtëzakonshme dhe duhet lejuar të ruajë natyrën e karakteristikat e tij bazë. Megjithatë, ka detyrimin të përpiqet për ta ndihmuar ekipin. Nuk mund të thuash se nuk mund të luajë si sulmues qendre, pasi ka luajtur vetëm disa minuta me kondicion jo optimal. Megjithatë, mbetet e dyshimtë përshtatja e tij me rolin e ri”.
    Për Modric dhe krahasimin me Pirlo, shtoi: “Nga karizma dhe ndikimi në fushë, kroati më kujton më shumë Paolo Maldini. Andrea ishte unik për mënyrën teknike të interpretimit të rolit, por mënyra se si Modric frymëzon dhe udhëheq shokët e skuadrës më bën ta krahasoj me kapitenin tim të madh, Paolo”.

  • Dalic: Luka Modric po shkëlqen te Milani, e ka çuar klubin në një nivel tjetër

    Dalic: Luka Modric po shkëlqen te Milani, e ka çuar klubin në një nivel tjetër

    Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka vlerësuar maksimalisht kontributin e Luka Modric në fushën e lojës, duke e cilësuar si një fenomen edhe në moshën 40-vjeçare.
    Në një prononcim për mediat, Dalic u ndal tek forma e mesfushorit legjendar kroat, i cili këtë sezon po luan për Milani, duke dhënë një ndikim të madh në skuadër.

    “Luka Modric na surprizon gjithmonë. Ajo që po bën në Milano e ka çuar klubin në një nivel tjetër. Ai luan gjithmonë 90 minuta, gjë që tejkalon të gjitha pritjet dhe vazhdon të demonstrojë forcën e tij”, – tha Dalic.

    Përzgjedhësi i Kroacisë shtoi se përkushtimi dhe profesionalizmi i Modric është shembull për çdo lojtar të ri, dhe një ndër arsyet pse kombëtarja kroate vazhdon të mbetet konkurruese në nivelin më të lartë të futbollit europian.
    Luka Modric, pas një dekade të artë me Real Madridin, iu bashkua Milanit këtë sezon dhe ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës në Serie A dhe në arenën europiane.

  • “Modriç na impresionon, e ka dërguar Milanin në nivel tjetër”

    “Modriç na impresionon, e ka dërguar Milanin në nivel tjetër”

    Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka vlerësuar në maksimum mesfushorin e kësaj përfaqësuese-je, Luka Modric. Sipas tij, Modric, edhe pse në moshën 40-vjeçare, po tregon cilësi të jashtëzakonshme te Milani.
    “Luka Modric na surprizon gjithmonë. Ajo që po bën në Milano e ka çuar klubin në një nivel tjetër. Ai luan gjithmonë 90 minuta, gjë që tejkalon të gjitha pritjet, dhe vazhdon të demonstrojë forcën e tij”,- tha trajneri i kroatëve, Dalic.

    © BalkanWeb

  • Rakitic: Modric duhet të falenderojë Igli Taren, ai e solli në Milano

    Rakitic: Modric duhet të falenderojë Igli Taren, ai e solli në Milano

    5 Tetor 2025

    12:07

    Telesport

    Ivan Rakitic ka vetëm fjalë të mira për mikun dhe bashkëpatriotin e tij Luka Modric, i cili po shkëlqen me fanellën e Milanit në moshën 40-vjeçare.
    Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Rakitic ka zbuluar se ish-mesfushori i Real Madrid e zgjodhi Milanin vetëm prje Igli Tares.
    “Kam folur dje me të. Luka është shumë i lumtur. Më ftoi ta vizitoj në Milano. Më tha se futbolli atje është ndryshe nga Spanja, por ndihet shkëlqyeshëm. Është i lumtur. Familja e tij po e shijon këtë kapitull të ri. Luka duhet ta falenderojë Igli Taren. Ai është njeriu që e solli në Milano. Mendoja se do të mbyllte karrierën te Real Madrid, por si mik, ta shoh te Milani më bën shumë të lumtur”.
    “Ndër 10 më të mirët në histori? Nuk e di. Di se është më i miri në historinë e Kroacisë”.

  • “Modric është shumë i lumtur te Milani, për këtë duhet të falënderojë Igli Taren”

    “Modric është shumë i lumtur te Milani, për këtë duhet të falënderojë Igli Taren”

    Luka Modric, i treguar nga dikush tjetër që e njeh mirë. Në intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Ivan Rakitic foli për mesfushorin, aktualisht te Milani, duke nisur nga mënyra se si u takuan: “E kujtoj mirë, më 1 mars 2006, ishte ndeshje miqësore Kroaci-Argjentinë në Bazel. Unë luaja për Bazelin dhe po mendoja ndryshimin e federatës. Shkova në stadium me biletat e klubit, Luka atë ditë debutonte me përfaqësuesen dhe njerëzit më thoshin ‘shiko se mund të luash me të’.
    Si është në dhomën e zhveshjes? Nuk flet shpesh, por kur flet, duhet t’i kushtosh vëmendje. Flet seriozisht, konkretisht, nuk bërtet, por jep udhëzime të qarta. I pëlqejnë shakatë, por kur është serioz, është shumë i përqendruar dhe kujdeset për çdo detaj.
    Çfarë më thotë për Milanin? Folëm dje. Luka është shumë i lumtur, më ftoi në Milano, thotë se futbolli është shumë ndryshe nga Spanja, por ndihet shumë mirë. Është shumë i lumtur me shokët e skuadrës dhe me jetën në Itali. Familja e tij po e shijon këtë kapitull të ri. Për këtë, Luka duhet të falënderojë Igli Taren, ai e mori te Milani”.

  • Milani, asnjë dyshim për 40-vjeçarin Modric. Vetëm Rabiot vrapoi më shumë se ai ndaj Napolit

    Milani, asnjë dyshim për 40-vjeçarin Modric. Vetëm Rabiot vrapoi më shumë se ai ndaj Napolit

    I vetmi dyshim i madh që mund të qarkullonte rreth Luka Modric, në momentin e ardhjes së tij te Milani, këtë verë, ishte mosha. Pyetja ngrihej: Edhe pse është një profesionist i jashtëzakonshëm, si do të ishte gjendja e tij fizike 40-vjeç? E pra, paraqitjet e para të kroatit në Itali me fanellën kuqezi i kanë bërë të turpërohen skeptikët. Në sfidën ndaj Napolit, topi i fundit i ndeshjes i përkiste atij, në minutën e 97-të, pasi kishte përshkuar 11.094 kilometra, duke u renditur i dyti për distancën e përshkuar, menjëherë pas Rabiot.
    Sipas “Gazzetta dello Sport”, në 5 javët e para të Serie A, Modric kryeson për pasime të sakta (300), pasime të sakta në gjysmëfushën kundërshtare (169), pasime filtruese (46), por edhe ndërprerje aksionesh (10) dhe topa të rikuperuar (31). Fituesi i “Topit të Artë” ka luajtur në 6 nga 7 ndeshje, me 449 minuta në fushë nga 630 të mundshme, një mesatare prej 64 minutash për ndeshje.
    Në vitet e fundit, minutazhi i tij te Real Madridi kishte qenë me ulje-ngritje: 1744 minuta në La Liga 2022/23, 1687 minuta më 2023/24. Në sezonin e fundit në Madrid u aktivizua në 7 kompeticione: 1820 minuta në La Liga, 646 minuta në Champions, 338 minuta në Kupën e Mbretit, 26 minuta në Superkupën e Spanjës, 14 minuta në Superkupën Europiane, 20 minuta në “FIFA International Cup” dhe 6 ndeshje të Botërorit për Klube me një total prej 120 minutash.

  • Modric, lojtari më i mirë 40-vjeçar ende në fushë. Ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave

    Modric, lojtari më i mirë 40-vjeçar ende në fushë. Ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave

    Milan-Napoli, pjesa e dytë. Luka Modric ka topin në këmbë dhe sheh Fofana të gatshëm për të avancuar thellë. Tentoi të pasonte, por gjuajtja ishte shumë e gjatë. “San Siro” heshti për disa sekonda. Ishte i vetmi pasim i gabuar i kroatit deri atëherë.
    40 vjeç, me një sërë trofesh, që do të mbushnin një vitrinë të tërë, por me dëshirë të paprekur për të luajtur e fituar ende. Siç thoshte Oreste Del Buono, “sytë i kisha vetëm te Rivera”; ajo që lumturon është të shohësh një gjeni.
    Teknika e tij, përdorimi perfekt i çdo pjese të këmbës, prekje e jashtëzakonshme e topit, gjithçka bëhet në momentin e duhur: pasim, mbrojtje, lëvizje, ose një top mbrapa. Allegri e vendosi para mbrojtjes për t’i dhënë liri, siç tregoi goli vendimtar ndaj Bologna.
    Modric pa hapësirën, lëvizi vertikalisht dhe shënoi nga asistimi i Saelemaekers. Inteligjenca në mbrojtje, interceptimet dhe lëvizja horizontale janë po aq mbresëlënëse. Te “raca” e lojtarëve si Modric, duket se mosha është vërtet veçse numër…

  • “Modric dominon Serie A, kush e imagjinonte se do të ishte ende kaq i jashtëzakonshëm fizikisht”

    “Modric dominon Serie A, kush e imagjinonte se do të ishte ende kaq i jashtëzakonshëm fizikisht”

    30 Shtator 2025

    11:21

    Alfred Lleshi

    Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi duelin kryesor të ndeshjes Milan-Napoli, atë mes Modric dhe De Bruyne: “Absolutisht, Modric dominon në Serie A, ndërsa De Bruyne në ‘San Siro’ nuk dominoi… Duket se ka vështirësi të gjejë pozicionin, ecën në fushë pa u dukur komod. Sigurisht, disa herë bën pasime që të tjerët as nuk i imagjinojnë, por ndikimi i tij është i rastësishëm”.
    Për Modric shtoi: “I pabesueshëm. Të gjithë e dinim që ka cilësi, vizion dhe personalitet, veti që nuk i ka humbur me moshën. Megjithatë, kush e imagjinonte që do të ishte ende kaq i jashtëzakonshëm fizikisht? Pas triumfeve në Madrid, ai ende dylufton dhe sprinton për ta mbrojtur avantazhin. Është kampion, duket se ndjen peshën e përgjegjësisë si lider edhe te Milani”.

  • “Modric ndaj Napolit dukej sikur kishte vetëm 10 ndeshje pas shpine, jo 1000”

    “Modric ndaj Napolit dukej sikur kishte vetëm 10 ndeshje pas shpine, jo 1000”

    29 Shtator 2025

    13:25

    Alfred Lleshi

    Giovanni Galli, ish-portier i Milanit dhe Napolit, kampion bote më 1982, vlerëson mënyrën se si po e drejton Massimiliano Allegri: “Dora e tij duket qartë. Skuadra ka fituar aftësi në leximin e lojës, janë shtuar lojtarë të nivelit të lartë si Modric, që ndaj Napolit dukej sikur kishte vetëm 10 ndeshje pas shpine, jo 1000. Pashë një Milan konkret, pa zbukurime, solid dhe të vetëdijshëm për cilësitë e mangësitë e veta. Mund të jetë surpriza e madhe e sezonit”.
    Për Napolin: “Nuk është rrëzuar, mbetet skuadër e fortë. Golat i pësoi kur po merrte kontrollin e lojës. Edhe në pjesën e dytë pati mundësi për barazim. Milani dhe Napoli kanë diçka më shumë se Inter, Roma e të tjerët”.
    Rreth portierëve: “Maignan duhet të përmirësojë teknikën te devijimet, Meret është më i kompletuar teknikisht. Svilar është i guximshëm, vështirë t’i shënosh gol”.
    Për De Bruyne dhe zëvendësimin e tij: “Nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, ka ritëm të njëjtë. Conte kërkoi më shumë energji dhe saktësisht theksoi lidershipin e tij. Nuk do të lejojë kurrë që të degradojë skuadra”.

  • Allegri ka Pirlon e tij të ri. Modric është i jashtëzakonshëm, “skaneri” i performancës së kroatit

    Allegri ka Pirlon e tij të ri. Modric është i jashtëzakonshëm, “skaneri” i performancës së kroatit

    29 Shtator 2025

    10:37

    Alfred Lleshi

    Luka Modric, edhe pse 40-vjeç, ka qenë një nga më meritorët e Milanit në fitoren 2-1 ndaj Napolit në “San Siro”. Adrien Rabiot komentoi: “Të luash 90 minuta në këtë mënyrë në moshën 40-vjeçare… Nuk di si e bën. I pëlqen futbolli, e shijon çdo moment në fushë”. Modric, fitues i 6 Champions League dhe një “Topi të Artë”, është bërë lideri i ri i Milanit të Allegrit.
    “Modeli i tij është një gjë që nuk shihet më në futboll, jemi me fat që e kemi ne”, – tha trajneri kuqezi. Allegri e ka vendosur si “regjisorin” kryesor të skuadrës, duke e përdorur si qendër të ndërtimit të lojës, ndërsa në fazën mbrojtëse bllokoi kundërsulmet e Di Lorenzos dhe Politanos.
    Modric ishte i pranishëm gjatë gjithë ndeshjes mbrëmë, me 72 pasime dhe 91% saktësi, vetëm një pasim i gabuar në pjesën e parë. Në aspektin mbrojtës bëri 5 ndërhyrje dhe 2 thyerje aksionesh, përfshirë devijimin vendimtar ndaj goditjes së David Neres, që siguroi fitoren e Milanit. Paraqitje e klasit të lartë, nga një kampion i vërtetë.