Tag: modric

  • Allegri nuk bën dot pa Modric: Sa më shumë të jetë në fushë, aq më mirë për Milan

    Allegri nuk bën dot pa Modric: Sa më shumë të jetë në fushë, aq më mirë për Milan

    28 Tetor 2025

    11:39

    Telesport

    Milan do të luajë sot në mbrëmje ndaj Atalanta, ndeshje e vlefshme për Serie A. Një përballje e vështirë për kuqezinjtë, që në rast se fitojnë do të ngjiten përkohësisht në krye të renditjes.
    Trajneri i Milan, Massimiliano Allegri, ka folur për mesfushorin kroat Luka Modric, që pritet të jetë sërish titullar edhe pse mosha nuk ia lejon që të luajë kaq shumë. “Luka është shumë i mirë në menaxhimin e lojtarëve”, tha Allegri.
    “Ai është aq i mirë në lojën e tij, në këtë rol të ri, sa duket sikur po vrapon më shumë. Ai luan futboll të mrekullueshëm. Sa më shumë të jetë në fushë, aq më mirë, për të gjithë. Edhe për spektatorët”, tha më tej trajneri Allegri.

  • Njeriu që i ka zgjatur karrierën Modric: Falë ushtrimeve të mia, do të luajë shumë mbi 40 vjeç

    Njeriu që i ka zgjatur karrierën Modric: Falë ushtrimeve të mia, do të luajë shumë mbi 40 vjeç

    27 Tetor 2025

    11:11

    Alfred Lleshi

    Në Zagreb e quajnë “The Elastic Bands Professor”. Vlatko Vucetic, drejtues i “Sport-Diagnostic Centre” në Fakultetin e Kinesiologjisë, ka studiuar për mbi 30 vite performancën, parandalimin e lëndimeve dhe qëndrueshmërinë e gjatë sportive. Ai është njeriu që i mësoi trupit të Luka Modric të mos plaket.
    Historia fillon mbi 10 vite më parë. Modric shkoi në qendrën e tij për diagnozë dhe Vucetic i sugjeroi disa ushtrime me tri objektiva: përmirësimin e gjendjes fizike, reduktimin e rrezikut të lëndimeve dhe zgjatjen e karrierës. Në atë kohë, Modric luante 65 minuta me intensitet të lartë; sot, 40 vjeç, përfundon 90 minuta, plus shtesat.
    Sekreti? Programi i parandalimit dhe mikro-ushtrimet me shiritat elastikë. Vucetic shpjegon: “Luka punon çdo ditë me shiritat elastikë. Kjo, plus motivimi dhe kurioziteti i tij, e mban të ri dhe në formë për tërë ndeshjen”. Metoda e tij i ka dhënë Modric “rininë e dytë”, duke bërë të mundur që të qëndrojë konkurrues në nivele të larta edhe pas 40 vitesh.
     
     

  • Gimenez zbulon çfarë bëri Modric, sapo mbërriti te Milani: Iu dhuroi të gjithëve nga një iPhone

    Gimenez zbulon çfarë bëri Modric, sapo mbërriti te Milani: Iu dhuroi të gjithëve nga një iPhone

    22 Tetor 2025

    14:46

    Alfred Lleshi

    Santiago Gimenez ka zbuluar një detaj interesant për Luka Modric, gjatë një transmetimi “live” në TikTok: “Sapo mbërriti te Milani, na dhuroi të gjithëve nag një cellular të ri. Kur hymë në dhomën e zhveshjes, secili kishte një iPhone të ri në vendin e vet. Ai na e kishte blerë. Zakonisht, kur një lojtar i ri vjen, duhet të këndojë para të gjithëve, por ai zgjodhi të bëjë këtë gjest”.
    Modric, që tashmë është bërë simboli i Milanit, po shkëlqen edhe në moshë të avancuar. Ai është përshtatur në mënyrë perfekte me sistemin e Allegrit, duke ndriçuar lojën me klas, por edhe ndihmuar në mbrojtje, një cilësi thelbësore në futbollin modern.
    Kroati ka fituar gjithçka në karrierë, por nuk ka humbur kurrë përulësinë, tipar që dallon kampionët e vërtetë. Pas viteve të lavdisë te Real Madridi, tani po udhëheq një Milan që kërkon rilindjen, pas sezonit zhgënjyes dhe jashtë kupave europiane.

  • Modric: Kam fituar gjithçka në karrierë, ëndrra ime është ta bëj këtë edhe me Milanin

    Modric: Kam fituar gjithçka në karrierë, ëndrra ime është ta bëj këtë edhe me Milanin

    Luka Modric foli për Milanin dhe shpalosi ëndrrën e Champions League: “Kam fituar gjithçka në karrierë, tani dua ta bëj edhe me Milanin. Kur nuk heq dorë kurrë, gjithçka është e mundur. Kam ardhur këtu për të fituar, rikthimi në Champions është objektivi minimal, por shpresoj të bëj më shumë”.
    Mesfushori kroat, protagonist i pjesës së parë të sezonit me kuqezinjtë, tregoi se edhe në moshën 40-vjeçare ka uri për suksese dhe dëshirë si një djalë i ri: “Jam te një klub i madh dhe historik, skuadra ka shumë talente, trajneri është fitues. Është një rrugëtim i gjatë, por kam pritshmëri të mëdha”.
    Pasioni për Milanin i lindi qysh fëmijë: “Jam rritur me mitin e Boban, por edhe të Maldini, Kakà, Pirlo, Seedorf…” Për Serie A: “Niveli është shumë i lartë. Nuk ka kaq rivalë të fortë në kampionatet e tjera të mëdhenj; Juve, Inter, Napoli, Lazio, Roma…”
    Kroati po përjeton në “San Siro” emocione të reja: “Stadiumi ‘Bernabeu’ ka qenë special për mua, por ‘San Siro’ është një stadium me histori. Ancelotti më tha që do të ndihem mirë, ai është një nga më të mëdhenjtë”.

  • “Do një baba në fushë, jo një trajner”! Në Itali tregojnë detajin e veçantë, Modriç dërgon Leaon në nivel të lartë: Qëndron në vend kur e ka pranë…

    “Do një baba në fushë, jo një trajner”! Në Itali tregojnë detajin e veçantë, Modriç dërgon Leaon në nivel të lartë: Qëndron në vend kur e ka pranë…

    Brenda një kohe të shkurtër, Modric është bërë truri i kuqezinjve dhe Milani tani është një ekip në krye të Serie A me ambicie të shprehura qartë për kampionatin. Një ekip që më parë luftonte me kontrollin e topit, tani merr frymë lirisht. Modri? dikton ritmin, ngadalëson kur ka nevojë, përshpejton kur ndien momentin dhe të gjitha me lehtësinë që është bërë shenja e tij dalluese.
    Ndërkohë Leao, i njohur për karakterin e tij djallëzor, thuhet se “qëndron në vend” kur Modri? flet ose kur është pranë tij, diçka që nuk e bënte as kur Zlatan Ibrahimovi? ishte me të në ekip. Këto janë fjalët e gazetarit Carlos Passerini, i cili raporton për Corriere della Serra për të gjitha ngjarjet në dhe përreth Milanos.
    “Leao ka nevojë për një baba në fushë, jo për një trajner. Kur kishte Ibrahimovic me vete, e kishte këtë deri diku, por kur Ibra u largua, ai e ‘neglizhoi’ përsëri. Mendoj se Luka Modriç mund të bëhet figura e re atërore në fushë që i duhet Rafaelit. Më është thënë se Rafa, i cili është mburravec dhe tenton ta marrë gjithçka lehtë, qëndron në vend kur Modriç është pranë. Dhe kjo është diçka që ai nuk e bëri as me Ibrahimovicin”, tha gazetari. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Luka Modric i sugjeron Milanit transferimin e shokut të tij të Kombëtares

    Luka Modric i sugjeron Milanit transferimin e shokut të tij të Kombëtares

    21 Tetor 2025

    16:53

    Telesport

    Pavarësisht se është 40 vjeç, Milan duket se ka qëlluar në shenjë me transferimin e Luka Modric, i cili erdhi si lojtar i lirë me një kontratë 1+1.
    Modric arriti të përshtatej shpejt të kuqezinjtë dhe të bëhej direkt protagonist. Mediat italiane raportojnë se pas suksesit me Modric, Milan është hedhur në “sulm” për një tjetër yll kroat.
    Me sugjerimin e vetë të Luka Modric, Milan po punon për transferimin e Mateo Kovacic. Kroati ka humbur besimin e Guardiolës dhe është shndërruar në një lojtar rezervist.
    Vetë Manchester City po përgatitet për një revolucion në mesfushë dhe largimi i Kovacic nuk duket aspak problem. Kontrata e mesfushorit 31-vjeçar skadon në vitin 2027, ndaj Milan synon transferimin e tij gjatë merkatos së janarit ose verës së ardhshme për një shifër 10-15 milionë euro.
    Vetë Kovacic duket se ka dhënë pëlqimin e tij për këtë lëvizje, i shtyrë edhe nga prania e Luka Modric.

  • Edhe Modric është njeri…; e shkaktoi faullin e parë në Serie A pas 540 minutash lojë

    Edhe Modric është njeri…; e shkaktoi faullin e parë në Serie A pas 540 minutash lojë

    20 Tetor 2025

    9:37

    Alfred Lleshi

    Luka Modric, gjatë 6 javëve të para të Serie A, ishte shembull për të gjithë. Veterani kroat ka luajtur futboll të madh, pa bërë asnjë faull, rekord i jashtëzakonshëm për një mesfushor. Faulli i parë i tij në kampionatin italian erdhi mbrëmë, në pjesën e parë të Milan-Fiorentina 2-1, e vlefshme për javën e 7-të.
    Më e habitshmja, Modric rrezikoi të ndëshkohej për këtë faull. Ai goditi gjurin e Fazzini, teksa ndërhyri jashtë kohe (me vonesë), por arbitri Mazzoleni e kurseu.
    Sekreti? Pjesërisht eksperienca. Luka Modric e kontrollon gjithmonë trupin e tij. Pastaj e ndihmon pjesërisht stili i lojës. Allegri kërkon që ai të luajë më shumë në linjat e pasimeve sesa në duele fizike.

  • Luka Modric pranon propozimin e Perez, kroati do të rikthehet te Real Madrid

    Luka Modric pranon propozimin e Perez, kroati do të rikthehet te Real Madrid

    16 Tetor 2025

    18:49

    Telesport

    Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Luka Modric po vazhdon të shkëlqejë në fushë. Me shumë mundësi, mesfushori kroat do të rinovojë edhe për një sezon tjetër me Milanin. Ai u transferua si lojtar i lirë gjatë merkatos së fundit, ku firmosi për një vit, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.
    Ndërkohë, “Defensa Central” raporton se Modric do të rikthehet te Real Madrid, pasi të mbyllë angazhimin e tij te Milan. Kroati ka pranuar propozimin e Florentino Perez, për t’u rikthyer në Madrid si ambasador i klubit apo edhe si trajner te moshat.
    Për momentin, Modric nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Por, kur të vijë kjo ditë, Modric do rikthehet te Real Madrid. Kroati e ka shprehur publikisht disa herë dëshirën për të punuar me fëmijët, pasi e sheh këtë gjë si mënyrën e duhur për të nisur karrierën si trajner.

  • Rabiot thur lavde nga Modric: Ai na mahnit të gjithëve, kur shoh atë që ai bën mbetem pa fjalë

    Rabiot thur lavde nga Modric: Ai na mahnit të gjithëve, kur shoh atë që ai bën mbetem pa fjalë

    Mesfushori francez i Milan, Adrien Rabiot, ka folur për “Le Figaro”, ku ka vlerësuar shumë praninë e Luka Modric te Milan. Ata të dy janë kolegë të një reparti, nga të cilët pritet shumë këtë sezon.
    “Luka na mahnit të gjithëve, jo vetëm mua. Të shohësh atë të stërvitet me një saktësi, profesionalizëm, intensitet dhe përkushtim të tillë në moshën 40-vjeçare është vërtet mbresëlënëse”, tha Rabiot.
    Më tej, mesfushori francez, duke folur për kroatin, shtoi: “Ai është i përulur, i përkushtuar, jep gjithmonë 100% në fushë. Kur e shoh atë që bën, ndërkohë që është 10 vjet më i madh se unë, mbetem pa fjalë.”
    “Unë shpresoj shumë të bëj gjëra të mëdha këtu, të fitoj tituj në një klub historik dhe legjendar. Dua të lë gjurmën time. Kemi një grupo të mirë që shpresojmë të shkojmë sa më larg”, deklaroi Rabiot.

  • 40 vjeçari Modric nuk njeh pushim; titullar i padiskutueshëm me Milanin dhe Kroacinë e tij

    40 vjeçari Modric nuk njeh pushim; titullar i padiskutueshëm me Milanin dhe Kroacinë e tij

    11 Tetor 2025

    12:48

    Alfred Lleshi

    “Zgjat më shumë”. Ky slogan i “Duracell” duket të jetë shkruar për Luka Modric, i cili në moshën 40 vjeç vazhdon të shkëlqejë në Serie A dhe Europë. Mesfushori kroat, që zbarkoi te Milani këtë verë, pas aventurës së fundit te Real Madrid në Botërorin e Klubeve, ka fituar menjëherë simpatinë e shokëve, trajnerit dhe tifozëve kuqezin. Kjo falë profesionalizmit, përulësisë dhe energjisë së jashtëzakonshme.
    Që nga debutimi në “Coppa Italia” kundër Barit, Modric ka luajtur titullar konstant në kampionat, duke kombinuar klasin dhe ekuilibrin. Statistikat flasin qartë: 74 minuta ndaj Cremonese, pastaj gjithmonë mbi një orë deri në 90 minuta kundër Napolit dhe Juventusit. Edhe me Kroacinë, ai mbetet qendra e lojës, me 100 minuta të luajtura dhe performancë lidershipi kundër Çekisë.
    Gjatë këtij sezoni ka shënuar një gol vendimtar ndaj Bologna dhe dha asist për Loftus-Cheek, por ndikimi i tij shkon përtej statistikave: i dyti në Serie A për topa të fituar (35) dhe i pari për pasime të suksesshme (404). Modric është simbol i energjisë së pakufizuar, një “bateri” që rikarikohet ndeshje pas ndeshjeje.