Tag: modric

  • Lojtar dhe pronar/ Modriç investon në futbollin anglez, blen klubin e njohur

    Lojtar dhe pronar/ Modriç investon në futbollin anglez, blen klubin e njohur

    Ylli i mesfushës së Real Madrid dhe përfaqësueses kroate, Luka Modriç, ka hedhur një hap të ri në karrierën e tij, duke hyrë në botën e investimeve futbollistike. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, 39-vjeçari është bërë bashkëpronar i klubit uellsian Swansea City, që militon në Championship-in anglez.
    Edhe pse përqindja e aksioneve të blera nga Modriç nuk është bërë ende publike, kjo lëvizje tregon një interes të qartë të tij për të qenë pjesë aktive e futbollit edhe jashtë fushës, duke kontribuar në zhvillimin strategjik dhe drejtimin e klubit.
    Megjithatë, ky hap nuk nënkupton një tërheqje të afërt nga karriera e tij si futbollist. Përkundrazi, Modriç ka pohuar se dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta, me objektivin për të qenë pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës “2026”. Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën për të vijuar me Real Madrid edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm.

  • E BUJSHME! Luka Modric, gati të blejë aksione te klubi anglez i futbollit

    E BUJSHME! Luka Modric, gati të blejë aksione te klubi anglez i futbollit

    14 Prill 2025

    14:01

    Alfred Lleshi

    Kjo është një “bombë” e vërtetë! Luka Modrić, legjenda e Real Madridit dhe fitues i “Topit të Artë”, do të bëhet aksionar i ri minoritar i Swansea City. Marrëveshja është arritur, 39-vjeçari kroat do të bashkohet me grupin amerikan që ka në pronësi klubin anglez të futbollit, për të ndihmuar në projektin ambicioz: rikthimin e Swansea në Premier League.
    Ky angazhim i ri nuk ndikon aspak në karrierën e tij si lojtar aktiv. Modrić dëshiron të vazhdojë të luajë për Real Madridin, madje ka statistika më të mira sportive këtë sezon, krahasuar me të kaluarin. Ai është një nga lojtarët më të respektuar në botë, i duartrokitur nga çdo tifozëri, kudo që luan.
    Tani po shfaqet edhe si një figurë e rëndësishme jashtë fushës së blertë. Nëse kjo negociatë realizohet zyrtarisht, do të jetë një nga lëvizjet më të papritura e interesante të vitit. Një super yll futbolli që zgjedh një klub modest si Swansea për të investuar dhe ndërtuar diçka të madhe.

  • E do Perez, pasardhësi i Modric vjen nga Seria A

    E do Perez, pasardhësi i Modric vjen nga Seria A

    11 Prill 2025

    15:33

    Telesport

    Real Madridi po vazhdon të ndjekë mesfushorin e Milan, Tijjani Reijnders, ndërsa kërkon të forcojë mesfushën në merkaton e verës.
    Sipas Tuttosport, Florentino Perez po e shtyn klubin të nënshkruajë me 26-vjeçarin pasi ata kërkojnë një pasardhës afatgjatë të Luca Modric.
    Reijnders ka qenë një nga më të mirët e kuqezinjve në një sezon të vështirë, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë tre asiste në 46 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.
    Objektivi tjetër për mesfushën është ylli i Real Sociedad, Martin Zubimendi.
    Milan mund të detyrohet të shesë disa nga yjet duket se nuk do të luajë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

  • Modric paralajmëron Arsenal: Nëse ka një ekip që mund të përmbysë 3 gola ai është Real Madrid

    Modric paralajmëron Arsenal: Nëse ka një ekip që mund të përmbysë 3 gola ai është Real Madrid

    Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, ishte titullar dje në humbjen e thellë 0-3 që “los blancos” pësuan ndaj Arsenal në çerekfinalen e parë të Champions League. Gjithsesi, ai beson te përmbysja dhe këtë gjë e konfirmoi sot për “CBS Sport Golazo”.
    “Ishte një ndeshje e vështirë për të luajtur. Në pjesën e parë nuk luajtëm keq. Ne bëmë mirë, u mbrojtëm mirë. Arsenal pati disa raste, por ne ishim të organizuar mirë. Ne e ndaluam lojën e tyre midis rreshtave, pasi e dinim se atyre u pëlqen të gjenin Odegaard dhe Rice”, tha Modric.
    “Ne u mbrojtëm mirë dhe patëm mundësi të mira për të shënuar në kundërsulm. Por siç ju thashë, nuk ishte e lehtë. Në pjesën e dytë, goli i parë i Arsenal ishte i mrekullueshëm dhe i vështirë për ne. Nuk e prisnim… Goditja e dytë e lirë ishte e pabesueshme“, shtoi më tej mesfushori kroat.
    Duke folur për rënien e papritur të Real Madrid, ai tha: “Ata dy gola na vranë. Ne humbëm ekuilibrin, nuk ishim kompakt si në pjesën e parë. Arsenal ishte më i mirë. Është e thjeshtë. Nëse merr dy gola nga loja mund ta pranosh, por dy gola nga goditjet e lira…”
    “Ky është futbolli. Është e vështirë të pranohet, por kaq. Duhet të përgatitemi për një ndeshje të rëndësishme në kampionat. Duhet të përpiqemi të fitojmë vetëbesim sepse vijmë nga humbje të njëpasnjëshme, diçka me të cilën nuk jemi mësuar”, shtoi Modric.
    Megjithatë, ai nuk dorëzohet dhe beson në një rikthim në ndeshjen e kthimit: “Ne duhet të rikuperojmë mirë, të luajmë një ndeshje të mirë kundër Alavés, të fitojmë dhe të fitojmë besim. Nëse ka një ekip që mund ta bëjë përmbysjen ai është Real Madrid. Nuk do të jetë e lehtë“.

  • I përfundon kontrata me Real Madrid, Modric kërkohet në Katar

    I përfundon kontrata me Real Madrid, Modric kërkohet në Katar

    Luka Modric mund të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Mesfushori është futur në muajt e fundit të kontratës, e cila skadon më 30 Qershor.Palët ende nuk kanë nisur bisedimet për rinovim dhe për këtë arsye kanë nisur të qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm të kroatit.
    Sipas asaj që raporton “Marca”, për Modric ka interes nga Katari, pa zbuluar emra klubesh. Një transferim në Lindjen e Mesme do të ishte zgjedhja ideale për futbollistin, i cili është në fund të karrierës dhe mund të mendojë për anën financiare.Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të mësuar të ardhmen e Modric, i cili është pjesë e Real Madrid nga viti 2012. 

  • Luka Modric merr oferta marramendëse nga Katari, Real Madrid nuk reagon

    Luka Modric merr oferta marramendëse nga Katari, Real Madrid nuk reagon

    6 Prill 2025

    12:50

    Telesport

    Luka Modric në verë pritet t’i japë fund aventurës së tij spektakolare te Real Marid. Deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt mes klubit dhe lojtarit për rinovim kontrate.
    Kjo, në fakt, ndodhi edhe vjet. Në fund, kroati vendosi të rinovojë. Kjo nuk pritet të ndodhë në verën që po vjen, sepse mesfushori ka plane të tjera.
    Disa klube nga Katari kanë shfaqur interes për Modric dhe ky i fundit po joshet nga ideja për ta mbyllur karrierën me më shumë para dhe me më pak presion.
    Real Madrid nuk po bën përpjekje për ta mbajtur dhe duket se ia ka lënë vetë në dorë lojtarit. Veterani, me siguri, do të zgjedhë largimin.

  • Real Madrid, zëvendësuesi i Modric vjen nga Premier League

    Real Madrid, zëvendësuesi i Modric vjen nga Premier League

    1 Prill 2025

    9:00

    Telesport

    Real Madridi është fokusuar plotësisht në të tashmen, por me një sy edhe në të ardhmen.
    Los Blancos mund të kenë një sezon legjendar, duke qenë ende në garë për La Liga, Copa del Rey dhe Champions League.
    Mendja e Carlo Ancelottit dhe djemve të tij është pra në këto tre kompeticione, ndërsa drejtuesit e Realit tashmë kanë filluar të planifikojnë për sezonin e ardhshëm. Ndër çështjet vendimtare është zëvendësimi i Luka Modric.
    Zgjedhja e trashëgimtarit të ish-fituesit kroat të Topit të Artë sigurisht që nuk është diçka e vogël, por Real Madrid duket se i ka të qarta idetë në këtë drejtim.
    Si Daily Star ashtu edhe Daily Express kanë raportuar orët e fundit se klubi i Florentino Perez po shqyrton blerjen e kapitenit të Manchester United, Bruno Fernandes.
    Sipas të dyja gazetave, Djajtë e Kuq do të kërkonin rreth 100 milionë euro për lojtarin portugez.
    Pasi mbërriti te United nga Sportingu i Lisbonës në janar 2020, Bruno Fernandes ka qenë një nga pikat e pakta të mira të klubit në sezonet e fundit të trazuara.
    Këtë sezon ai ka koleksionuar 16 gola dhe 16 asiste në 44 ndeshje.

  • Modric pranon kushtin e vendosur nga Reali, zbulohet vendimi që është marrë mesfushorin kroat

    Modric pranon kushtin e vendosur nga Reali, zbulohet vendimi që është marrë mesfushorin kroat

    27 Mars 2025

    17:06

    Telesport

    Edhe pse në shtator mbush plot 40 vjeç, sipas të gjitha gjasave Luka Modric do të vazhdojë të veshë fanellën e Real Madrid dhe për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se roli i tij në ekip është zvogëluar ndjeshëm këtë sezon, kroati ka treguar se mbetet ende dobishëm për Carlo Ancelotti-n, veçanërisht në momente specifike ku përvoja është thelbësore.
    Dëshira e tij është të përfundojë karrierën në “Santiago Bernabeu”, daj dhe klubi madrilen tashmë po shqyrton seriozisht mundësinë për t’i ofruar një kontratë përfundimtare.
    Megjithatë, bordi ka qenë i qartë me të: për të vazhduar, ai do të duhet të pranojë një ulje page, siç ka ndodhur me veteranët e tjerë më parë si Sergio Ramos dhe Marcelo, sipas asaj që aporton Cadena SER.
    Për më tepër, Modric është i vetëdijshëm se roli i tij në fushë do të jetë edhe më i kufizuar. Shfaqja e talenteve të rinj në mesfushë e detyron Modric të marrë një rol më dytësor, të fokusuar në kontributin në dhomat e zhveshjes dhe ndihmën në momentet kyçe.

  • Modric bën parashikimin: I sigurt se Mbappe mund të fitojë më shumë se një Top të Artë

    Modric bën parashikimin: I sigurt se Mbappe mund të fitojë më shumë se një Top të Artë

    27 Mars 2025

    9:12

    Telesport

    Në një intervistë për “Telefoot”, mesfushori kroat Luka Modric vlerësoi Kylian Mbappé, shokun e tij të skuadrës te Real Madrid. Një mesazh që vjen pak ditë pas përballjes që dy lojtarët patën në çerekfinalet e Nations League.
    “Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai ka kaq shumë cilësi. Kjo është diçka që e kam parë rrallë në futboll. Ajo që më godet më shumë është personaliteti i tij. Ai është një djalë i mrekullueshëm, shumë modest, gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka”, tha Modric.
    Më tej, mesfushori kroat shtoi: “Nga jashtë mund të themi se nuk është sezoni i tij më i mirë edhe pse tashmë ka shënuar tridhjetë gola! Për Topin e Artë ka kohë. Le të vazhdojë të bëjë atë që po bën, të ndihmojë Real Madrid të fitojë tituj”.
    “Jam i sigurt se do të jetë ndër favoritët për të fituar jo një, por disa Topa të Artë ndër vitet që do të pasojnë”, u shpreh Luka Modric, që e vlerëson shumë shokun e tij të skuadrës te Real Madrid.

  • Ideja e bujshme! Modric do largohet nga Reali, por jo nga La Liga

    Ideja e bujshme! Modric do largohet nga Reali, por jo nga La Liga

    25 Mars 2025

    18:13

    Telesport

    Luka Modric me shumë mundësi po luan sezonin e fundit me fanellën e Real Madrid. 39-vjeçari po përgatitet për t’u ndarë me “Los Blancos” në fund të këtij sezoni.
    Ndërkohë, “Defensa Central” raporton sot një lajm vërtet të bujshëm, ku thuhet se Luka Modric do të largohet nga Real Madrid por jo nga La Liga. Klubi i Villarreal po tenton të bindë kroatin për të veshur fanellën e tyre për sezonin e ardhshëm.
    “Nëndetësja e Verdhë” beson se pavarësisht moshës së tij, kroati ende mund të bëjë diferencën në fushë dhe t’i ndihmojë të arrijnë objektivat e tyre. Nga ana tjetër, Modric synon të jetë në gjendje të mirë fizike për Botërorin 2026 dhe propozimi i Villarreal është shumë interesant për të, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
    Për kroatin ka interes të madh edhe nga klubet arabe si dhe nga ato të MLS-së, por duke qenë se dëshiron të jetë në formë për Kupën e Botës, e cila do jetë e fundit për të, qëndrimi në La Liga duket si mundësia ideale për të.