Tag: modric

  • Modric dhe Ronaldo marrin propozimin interesant nga klubi i njohur nga La Liga

    Modric dhe Ronaldo marrin propozimin interesant nga klubi i njohur nga La Liga

    1 Qershor 2025

    20:27

    Telesport

    Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo kanë marrë një propozim interesant nga presidenti i klubit të Rayo Vallecano-s, Raul Martin Presa, i cili iu ka hapur “derën” dhe i mirëpret nëse ata duan t’i bashkohen ekipit që luan në La Liga, madje sezonin e ri do marrë pjesë edhe në Conference League.
    “Modric apo Cristiano Ronaldo e dinë që nëse duan të luajnë për Rayo Vallecano-n, do të jetojnë në Madrid, por nuk mund të fitojnë atë që kanë fituar më parë”, tha Raul Martin Presa në një intervistë për “Onda Cero”.
    Një propozim interesant për dy ish-yjet e Real Madrid që janë në perëndim të karrierës së tyre, por vështirë se ata mund të pranojnë të rikthehen në Madrid dhe të veshin fanellën e një klub tjetër që nuk është ajo e Real Madrid.
    Cristiano Ronaldo me shumë gjasa do vazhdojë të qëndrojë tek Al Nassr, ndërsa Luka Modric ende nuk ka vendosur për destinacionin e tij të ri.
     

  • Davide drejt ekipit të Bajramit, fton dhe Modriç

    Djali i Karlo Ançelotit, Davide, ka punuar si asistent i tij te Bajern, Everton, Napoli e Real. Tani tenton të bëjë kryesorin…

    Këtë herë Davide Ançeloti dëshiron të lërë gjurmën e tij në fushën e trajningut dhe të krijojë stafin e tij teknik që do të përbëhet nga pesë ose gjashtë specialistë. Secili i fokusuar në një fushë specifike të lojës.

    Sipas BBC, bisedat e fundit me Rejnxhers aty ku aktivizohet Nedim Bajrami për rolin e trajnerit të parë shkuan mirë dhe vendimi përfundimtar nga klubi skocez duhet të mbërrijë këtë javë.

    Ndërkohë një lojtar i klasit botëror si Luka Modriç mund të mendojë t’i bashkohet atij te Rejnxhers: në fakt, trajneri 36-vjeçar, nëse do të zgjidhej si trajneri i ri, do t’i kishte kërkuar mesfushorit kroat t’i bashkohej në Gllasgou dhe Topi i Artë raportuar nga TMW, nuk tha jo.

  • Ja kush do e mbajë numrin 10 te Real Madrid pas lamtumirës së Modric

    Ja kush do e mbajë numrin 10 te Real Madrid pas lamtumirës së Modric

    Kylian Mbappe thuhet se i është ofruar fanella ikonike me numër 10 te Real Madridi, ndërsa ai ndjek hapat e Luis Figos dhe Mesut Ozilit. Fituesi i Kupës së Botës trashëgoi numrin 9 në “Santiago Bernabeu” kur u bë një tjetër “Galaktiko” në kryeqytetin spanjoll gjatë verës së vitit 2024.
    Ai e mori atë fanellë nga bashkëkombësi francez Karim Benzema, i cili ishte larguar nga Madridi një vit më parë. Sezoni debutues i Mbappes në Spanjë e pa atë të regjistronte 43 gola në të gjitha garat, duke e ndihmuar atë të fitonte “Këpucën e Artë” të La Ligas  dhe “Këpucën e Artë” të Evropës.
    Ai humbi trofe të rëndësishëm ndërsa fitoi Superkupën e UEFA-s dhe Kupën Ndërkontinentale. Tani po pretendohet se ai mund të ketë një pamje të re për sezonin 2025-26. Sipas “El Chiringuito”, Mbappe-s i është dhënë mundësia të marrë fanellën me numër 10 të Realit pas largimit të fituesit të “Topit të Artë”, Luka Modric.

    Kroati e ka veshur atë fanellë që nga viti 2017, ndërsa më parë është veshur nga  si fituesi i Kupës së Botës Ozil, superylli portugez Figo, mesfushori holandez Clarence Seedorf dhe legjenda daneze Michael Laudrup.

  • Luka Modriç, lamtumirë Realit me fitore dhe lot në sy

    Luka Modriç, lamtumirë Realit me fitore dhe lot në sy

    Futbollisti kroat Luka Modriç luajti ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin të shtunën në stadiumin Santiago Bernabeu, ku kaloi 13 sezone dhe fitoi 28 trofe me klubin “Mbretëror”, duke marrë duartrokitje në këmbë në lamtumirën e tij.
    “Ka ardhur momenti që nuk doja kurrë të vinte”, tha kapiteni 39-vjeçar i Real Madridit pas fitores 2-0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll.
    “Ka qenë një udhëtim i gjatë. Faleminderit klubit dhe presidentit Florentino Perez. Të gjithë trajnerëve, shokëve të ekipit dhe atyre që më ndihmuan gjatë gjithë kohës. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime”, tha ai menjëherë pas ndeshjes.
    Lamtumirë tifozëve
    Tifozët me fanella të bardha me numrin 10 brohoritën emrin e tij dhe duartrokitën ndërsa ai përqafoi shokët e ekipit dhe anëtarët e familjes.
    “Kemi fituar shumë. Kemi pasur momente të mrekullueshme, por trofeu më i madh që kam fituar është dashuria juaj”, tha ai para turmës që mbushte tribunat.
    “Dua të them një frazë që pashë dhe më pëlqeu shumë: Mos qaj sepse mbaroi, por qesh sepse ndodhi”, tha ai.
    Modriç i tha lamtumirë së bashku me trajnerin Carlo Ancelotti, i cili gjithashtu do të largohet nga klubi në fund të sezonit. /tesheshi.com/

  • Ndarja/Ançeloti në lot: Real Madrid dhe agjë tjetër, Luka Modriç, legjendarit kordon festiv në ‘mes’ të lojës

    Për Luka Modriç pati një tifoz special sot në lamtumirë, Toni Kros e pret për t’i dhënë meritën ndër vite.

    Ditë lamtumirash në “Bernabeu”. Pasdite lotësh ndeshje e rrallë për nga risitë. Ngjau sot në duelin Real Madrid-Sociedad përfunduar 2-0 për të zotët e shtëpisë, java e 38-të me dy gola të Kilian Mbape në minutat 38′ dhe 83’…

    Ndërkohë në minutën e 87′ i gjithë stadiumi në këmbë. Për herë të fundit si futbollist Luka Modriç pas 13 edicioneve dhe një ‘mali’ me trofe me Los Blancos, del nga fusha e lojës. E pazakontë mënyra e ndalesës së lojes me të dyja skuadrat që improvizojnë një koridor ‘Nderi’ për legjendeën madrilene. Ka lot në tribuna për kroatin 39 vjeçar të ciin e pret familja tej vijave.

    Më pas teksa ndeshja merr fund, radha e Karlo Ançelotit për të bërë ‘ritin’ e falenderimëve. Emocione dhe për 65 vjeçarin që së fundi i është bashkuar kombëtares së Brazilit. Në ekrane shfaqen momentet e tij me skukseset e pafundme në Madrid dhe më pas lotët e tij teksa përshëndet:

    “Mirëdita. Mos mendoni se është kaq e lehtë të flas sot. Ka qenë një nder, një kënaqësi të stërvit këtë klub, këtë ekip. Para së gjithash, dua të falënderoj presidentin tim të dashur, Florentino Perez. Ka qenë fantastike, faleminderit për këto momente”, ndër të tjera italiani.

    Me quiero tatuar este video ❤️‍🩹 pic.twitter.com/Aj5DR8ltbG— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) May 24, 2025

  • Real Madrid e mbyll sezonin me fitore, por nuk mungojnë lotët në “Santiago Bernabeu”

    Real Madrid e mbyll sezonin me fitore, por nuk mungojnë lotët në “Santiago Bernabeu”

    24 Maj 2025

    18:18

    Telesport

    Real Madrid e mbyll sezonin në La Liga me fitore, 1-0 përballë Real Sociedad, në një ndeshje me shumë emocione. Sot ishte ndeshja e lamtumirës për Luka Modric dhe Carlo Ancelotti-n, të dy do të largohen nga klubi madrilen pas sfidës së sotme.
    Nuk munguan duartrokitjet e gjata si dhe banderolat falënderuese si për mesfushorin kroat, ashtu dhe për teknikun Italian. Si Modric dhe Ancelotti nuk i mbajtën dot lotët, po ashtu edhe tifozë të shumtë.
    Përsa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll 1-0, falë golit të realizuar nga Kylian Mbappe nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas ndërhyrjes së VAR për një prekje të topit me dorë brenda zonës. Goditja e francezit u ndal nga portieri mik Marrero, por Mbappe u tregua i shkathët dhe e ktheu në rrjetë topin e pritur nga portieri i Sociedad.
    Në minutën e 83-të ishtë sërish Kylian Mbappe, i cili vulosi fitoren me golin e dytë, pas një aksioni të bukur dhe asistit të Vinicius Junior. Në fund të ndeshjes, i gjithë stadiumi në këmbë për Luka Modric dhe Carlo Ancelotti-n.
    SHIKOGOLAT

  • “Trashëgimtari i Modric” luan në Paris. Xabi Alonso e kërkon me ngulm

    “Trashëgimtari i Modric” luan në Paris. Xabi Alonso e kërkon me ngulm

    24 Maj 2025

    10:51

    Telesport

    Vendimi më i rëndësishëm që duhet të marrë Xabi Alonso te Real Madrid është gjetja e pasuesit të legjendës Luka Modric.
    Kroati sot largohet përfundimisht pas 13 vitesh në “Santiago Bernabeu”. Me largimin e Toni Kroos verën e shkuar, mesfusha madrilene ka nevojë për një përtëritje të vërtetë. Duhet një “bos” i mesfushës.
    Sipas mediave spanjolle, Xabi Alonso pëlqen mesfushorin e PSG, Vitinha. Portugezi shihet si një kandidat ideal për të ruajtur cilësinë dhe kontrollin që kishin Modric-Kroos për shumë vite.
    25-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2029 në Paris dhe do të jetë e vështirë të blihet pa shpenzuar mbi 70 mln euro.

  • Kandidati numër 1 për të zëvendësuar Luka Modric, Real zgjedh yllin e Liverpool

    Kandidati numër 1 për të zëvendësuar Luka Modric, Real zgjedh yllin e Liverpool

    23 Maj 2025

    19:12

    Telesport

    Luka Modric do të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do të largohet nga Madrid pas plot 13 sezonesh, aty ku ka fituar çdo trofe të mundshëm që mund të fitojë një lojtar në nivel klubesh.
    Ndërkohë, klubi madrilen ka nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues të denjë për Modric. Dëshira emadhe e Xabi Alonso-s dhe e gjithë stafit drejtues të Real Madrid është Alexis Mac Allister, mesfushori argjentinas i Liverpool.
    Në Madrid janë të bindur se Mac Allister është profili i duhur për t’i besuar rolin kryesor në mesfushë, por bisedimet me Liverpool nuk do të jenë aspak të lehta. Vlera e Mac Allister është rreth 90-100 milionë euro, por duket shumë e vështirë që kampioni i Anglisë të heq dorë prej argjentinasit. Gjithsesi, merkato e verës ende nuk ka nisur zyrtarisht dhe do jetë shumë e gjatë dhe e “nxehtë” për të dy klubet.

  • E mbylli me Realin, por jo me futbollin! Zbulohen 3 klubet e njohura që kërkojnë Modric

    E mbylli me Realin, por jo me futbollin! Zbulohen 3 klubet e njohura që kërkojnë Modric

    Luka Modric do të largohet pas 13 sezonesh nga Real Madrid. në ndeshjen e fundit në kampionat, të shtunën në ndeshjen e fundit në La Liga, ndaj Real sociedad, në “Santiago Bernabeu” do të ketë një ceremoni speciale për kroatin dhe sigurisht një super koreografi enkas për të nga tifozët.
    Edhe pse Modric shpresonte të qëndronte te Real Madrid është për një vit tjetër, vendimi i klubit për largimin e tij ka qenë i prerë. Edhe pse 38 vjeç, Modric dëshiron të vazhdojë të luajë, me synimin madhor për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2026, një turne ku ai planifikon të varë “këpucët në gozhdë” me Kombëtaren, por pse jo ta mbyllë përfundimisht karrierën.
    Pavarësisht moshës, për kroatin sërish ka një interes të madh, por destinacioni i tij i ri pritet të jetë larg Europës. Në Arabinë Suaidte, Al Nassr duket shumë e interesuar për Modric dhe e sheh atë si partnerin ideal për mesin e fushës bashkë me patriotin e tij, Marcelo Brozovic. Gjithashtu për Modric ka interes edhe nga MLS, Chicago Fire po mendon të bëjë surprizën e verës duke afruar në mesfushë dy legjenda si Modric dhe Kevin De Bruyne.
    Një tjetër ekip në MLS që interesohet për Modric është edhe Inter Miami, që kërkon t’i bashkngjitë kroatin yjeve si Messi, Suarez, Busquets etj.

  • Sa ka fituar Luka Modric për 13 vite si lojtar i Real Madridit?

    Sa ka fituar Luka Modric për 13 vite si lojtar i Real Madridit?

    23 Maj 2025

    19:12

    Telesport

    Luka Modric i sugjeroi Florentino Perezit t’ia ulte pagën. Kroati u vetofrua të qëndronte edhe në stol në sezonin e ri. Të gjitha këto, për të bindur klubin që të mos e largonin në fund të këtij sezoni.
    Real Madrid nuk u bind. Kroati do të largohet. Paratë për të nuk kanë qenë problem, por përgjatë viteve ka fituar miliona euro gjatë karrierës së tij 13-vjeçare me fanellën e bardhë. Sipas të dhënave nga portali Capology, Modric ka fituar 140 milionë euro (bruto) si madrilen.
    Ai e ka nisur me pagë 7,5 mln euro në sezon (bruto), kurse në këtë sezon fitoi 10,4 mln euro (bruto).