Tag: modric

  • Modriç/ Prezantimi i kroatit te Milan pas Botërorit të Klubeve

    Pas dakortësimit në parim, numërimi mbrapsht për mbërritjen e Luka Modriç te Milani ka filluar. Kampioni kroat, ndërsa po garon në e Kupës së Botës për Klube me Real Madrid në SHBA, është gati të shkruajë një kapitull të ri në karrierën e tij të jashtëzakonshme me kuqezinjtë.

    Masimiliano Alegri, i rikthyer në krye të kuqezinjve, e konsideron atë një gur shahu qendror në projektin e tij: Modriç do të jetë lideri i ekipit, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes, me menaxhim të kujdesshëm të minutave, por një rol vendimtar në ekuilibrin e grupit.

    Plani i bashkimit me klubin ku Igli Tare ka pozicionin e drejtorit sportiv është programuar. Në fund të Kupës së Botës për Klube, Luka Modriç do të mbërrijë në Milano për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të zyrtarizuar lidhjen e tij me Milanin. Më pas ca ditë pushime përpara se të bashkohet me ekipin, ndoshta pas turneut aziatik të “Djallit”.

    Vazhdo leximin

  • Nga përvoja e Modric dhe Xhaka te freskia e Jasharit, ja pse Tare do një Milan ballkanas

    Nga përvoja e Modric dhe Xhaka te freskia e Jasharit, ja pse Tare do një Milan ballkanas

    13 Qershor 2025

    9:49

    Alfred Lleshi

    Luka Modric është prenotuar dhe do të mbërrijë pas Kupës së Botës për Klube, por Milani po punon edhe për një tjetër goditje me eksperiencë në mesfushë, atë të Granit Xhakës. Kuqezinjtë vazhdojnë të punojnë me optimizëm dhe, nëse nga njëra anë marrëveshja me zviceranin tashmë ekziston, Igli Tare do të duhet të bindë Bayer Leverkusen ta lërë të lirë njërin prej lojtarëve të vet më përfaqësues.

    Por si në çdo gjë, nevojitet gjithmonë ekuilibri i duhur. Nëse Modric dhe Xhaka do të sillnin një dozë të shëndetshme eksperience dhe kilometrash në këmbë, drejtuesit e merkatos në “Via Aldo Rossi” janë në kërkim edhe të profileve të rinj e premtues.

    I pari në listë është Ardon Jashari, gjithashtu mesfushor kosovaro-zviceran, lindur në vitin 2002, që luan për Brugge, dhe konsiderohet pasuesi ideal i Xhakës. Pastaj është Javi Guerra, i lindur më 2003 dhe që luan për Valencian, për të cilin Milani ka bërë tashmë lëvizjet e para. Ideja ekziston, mbetet për t’u parë nëse do të shndërrohet në diçka më konkrete.
     

  • Modric, firma kuqezi hidhet në Kroaci. Më pas nisja drejt SHBA-së për të luajtur me Realin

    Modric, firma kuqezi hidhet në Kroaci. Më pas nisja drejt SHBA-së për të luajtur me Realin

    Luka Modric po përgatitet të mbyllë një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm të karrierës së tij, por më parë e pret edhe një angazhim i fundit prestigjioz. Mesfushori kroat do të kryejë sot vizitat mjekësore në vendlindjen e tij, Kroaci, të cilat do ta bëjnë zyrtarisht lojtar të Milanit.
    Ky hap formal do t’i paraprijë nisjes së tij drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të bashkohet me shokët e ekipit të Real Madridit për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve. Një kompeticion që do të shënojë aventurën e fundit me fanellën e “Los Blancos” për fituesin kroat të “Topit të Artë”, përpara se të hapë një faqe të re të karrierës së tij, siç raporton “Corriere dello Sport”.
    Prania e tij në Botërorin e Klubeve thekson edhe një herë rëndësinë dhe karizmën e Modric, një lider i padiskutueshëm që, edhe në këtë fazë tranzicioni, do të jetë element kyç për ambiciet e Realit në këtë kompeticion ndërkontinental.
    Në aspektin individual, Modric ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2018, çmimin “The Best FIFA Men’s Player” dhe “UEFA Men’s Player of the Year”. Ai është përfshirë 6 herë në formacionin ideal të vitit “FIFPro World 11” dhe dy herë është shpallur mesfushori më i mirë i Champions League. Me fanellën e Real Madridit ka luajtur 590 ndeshje, duke shënuar 43 gola.
    Ka fituar gjithashtu një “Top të Artë” dhe një “Top të Argjendtë” në Botërorin e Klubeve. Me kombëtaren kroate ka zhvilluar 186 ndeshje, duke vendosur rekordin absolut të paraqitjeve atje. Ka fituar “Topin e Artë” të Botërorit 2018 në Rusi dhe “Topin e Bronztë” në Botërorin e Katarit 2022.

  • Modric zgjedh më të mirin në botë: “Është i jashtëzakonshëm”

    Modric zgjedh më të mirin në botë: “Është i jashtëzakonshëm”

    10 Qershor 2025

    14:39

    Telesport

    Ylli i Real Madridit, Luka Modric, e vlerëson Vitinha-n si mesfushorin më të mirë në botë.
    Vitinha sapo e ka ndihmuar PSG-në të fitojë Champions League dhe Portugalinë të triumfojë në Nations League.
    Kapiteni i Kroacisë, Modric, tha për Nova TV: “Mendoj se ai pati një sezon fenomenal. Ai është një lojtar që e bën ekipin e tij të luajë më mirë.
    “Sipas mendimit tim, Vitinha është një nga mesfushorët më të mirë, nëse jo më i miri në botë. Ai është i jashtëzakonshëm me top, ka një vizion fenomenal të lojës”.
    Vitinha, me PSG-në, fitoi Champions League, Ligue 1, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës sezonin e kaluar.

  • Modric lë në “listë pritje” Milan: Ka patur kontakte por s’kam vendosur ende ku do të luaj

    Modric lë në “listë pritje” Milan: Ka patur kontakte por s’kam vendosur ende ku do të luaj

    9 Qershor 2025

    10:58

    Telesport

    Pavarësisht zërave gjithnjë e më këmbëngulës për transferimin e tij në Milano dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me Igli Tare, mesfushori Luka Modric nuk pranon të flasë për të ardhmen e tij me kuqezinjtë.
    “Nuk kam vendosur ende se ku do të vazhdoj karrierën time”, shpjegoi kroati në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i kombëtares përpara ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Republikës Çeke.
    “E pranoj se ka pasur kontakte dhe telefonata, por kam lënë gjithçka mënjanë sepse tani dua të fokusohem te kombëtarja. Në këtë periudhë është normale të mos dish se ku do të shkosh, por nuk mendoj se kjo duhet të komprometojë përqendrimin e askujt”, shtoi mesfushori.

  • Pas Modric, Milan gati të plotësojë dëshirën e radhës të Allegri-t

    Pas Modric, Milan gati të plotësojë dëshirën e radhës të Allegri-t

    5 Qershor 2025

    18:57

    Telesport

    Max Allegri i ka idetë e qarta, synimi i trajnerit të ri të Milan është të forcojë repartin e mesfushës me lojtarë të besueshëm dhe me eksperiencë. Edhe pse jo ende zyrtarisht, largimi i Tijjani Reijnders drejt Manchester City, ka lënë një boshllëk të madh te mesfusha e kuqezinjve.
    Pas Luka Modric, transferimi i kroatit duket çështje e mbyllur, Allegri kërkon një tjetër mesfushor të njohur, i cili e njeh majft mirë Serie A. Bëhet fjalë për Adrien Rabiot, i cili ka luajtur më parë për 5 sezone në Itali me Juventus, ndërsa aktualisht është lojtar i Olimpique Marseille.
    Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori francez, i cili ka një kontratë deri në vitin 2026, mund të largohet për një tarifë rreth 10.5 milionë eurosh, falë një marrëveshjeje private me drejtuesit e Marseille. Milani ka intensifikuar kontaktet me rrethin e lojtarit, me Allegri-n që merr një rol udhëheqës në bisedime.
    Trajneri italian është i bindur se marrëdhënia e tij e mirë personale dhe profesionale me Rabiot do të jetë çelësi për ta bindur atë të kthehet në Serie A.

  • Sacchi paralajmëron Milan-in: “Ky është një bast i rrezikshëm”

    Sacchi paralajmëron Milan-in: “Ky është një bast i rrezikshëm”

    Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, nuk është i sigurt për transferim e Luka Modric.
    Sacchi tha për La Gazzetta dello Sport:
    “Pyetja e momentit te Milan-i është: a duhet të përqendrohet klubi te Luka Modric, një lojtar që po i afrohet të dyzetave dhe i cili, në dy sezonet e fundit, nuk ka qenë titullar për Real Madridin?
    “Kam marrë në konsideratë aspektin ekonomik: Modric është një lojtar i lirë dhe vjen me kosto zero, ndërsa kostoja e pagës së tij duhet të jetë rreth 3.5 milionë euro.
    “Për klubin, kjo është pra një marrëveshje e mirë nga pikëpamja financiare: ka lojtarë të rinj që, midis kostos së kartonit dhe pagës së tyre, kërkojnë një shpenzim dukshëm më të lartë dhe sigurisht nuk kanë cilësitë teknike të Modric”.
    Sacchi deklaroi gjithashtu: “Por si mund të vësh bast për një lojtar dyzetvjeçar? Mendoj se tifozët e Milan-it nuk janë shumë të kënaqur me këtë operacion.
    “Është e qartë se askush nuk mund të debatojë mbi aftësitë e kroati. Por pyetja është se sa ndeshje dhe me çfarë ritmi do të jetë në gjendje të luajë Modric? Megjithatë, të vësh bast për të më duket si një rrezik”.

  • Igli Tare zbarkoi në grumbullimin e kombëtares kroate, Allegri telefonoi Ancelottin…

    Igli Tare zbarkoi në grumbullimin e kombëtares kroate, Allegri telefonoi Ancelottin…

    4 Qershor 2025

    8:46

    Alfred Lleshi

    Luka Modric është gjithnjë e më afër Milanit. Ylli kroat, i cili ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, mund të zbarkojë në kampionatin Italian duke sjellë përvojën dhe mbi të gjitha cilësitë e tij të jashtëzakonshme. Ky “operacion” është dëshiruar fort nga drejtori i ri sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, i etur për ta rikthyer skuadrën në majat e futbollit, pas një sezoni mjaft zhgënjyes. Madje drejtuesi shqiptar ka shkuar deri në grumbullimin e kombëtares kroate për ta bindur lojtarin 39-vjeçar që ta pranojë ofertën.
    Pak detaje për kontratënPër momentin, për shkak edhe të moshës së lojtarit, pritet që t’i ofrohet vetëm kontratë 1-vjeçare. Sa i përket pagës, ende nuk ka informacion zyrtar, por besohet se bëhet fjalë për 3 deri në 3.5 milionë euro në sezon. Me kalimin e ditëve, ndërsa marrëveshja konkretizohet, do të dalin edhe më shumë detaje rreth përfitimeve të tij.
    Telefonata me AncelottinNjë operacion i rëndësishëm, një goditje merkatoje nga drejtuesit e rinj. Shenjë që diçka po ndryshon brenda kuqezinjve. Siç raporton sot “Gazzetta dello Sport”, ditët e fundit Massimiliano Allegri i ka telefonuar Carlo Ancelottit për të marrë informacione mbi gjendjen fizike të Modric. Në ditët në vijim gjithçka pritet të mbyllet dhe Luka Modric mund të zbarkojë më në fund në Itali.

  • Igli Tare e nis me një kampion të nivelit botëror, Milan prenoton Luka Modriç

    Eksperti i merkatos Xhanluka Di Marcio në një postim të bujshëm.

    Të rejat më të fundit mbi negociatat e Milanit për Luka Modriç, mesfushorin kroat të lindur në vitin 1985 me një të kaluar te Real Madridi dhe Totenhem.

    Milani po përshpejton për Luka Modriç.

    Në orët e fundit, klubi kuqezi i Milanit ka marrë miratimin nga mesfushori kroat, i cili u largua nga Real Madridi në javët e fundit. “Ne shkruam dje mbi një anketë të mundshme të menaxhmenti të Milanit”, ecën Xhanluka Di Marcio për fituesin e Topit të Artë në vitin 2018.

    Disa orë më vonë, u arrit një marrëveshje verbale. Tani ata po presin nënshkrimin dhe Milani është i bindur se do ta marrë atë deri nesër.

    Në atë pikë, kampioni kroat do të bëhet një lojtar i ri i Rossonerëve.

  • Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

    Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

    Për moshën nuk premton të ardhme, por për emrin dhe eksperiencën mund të jetë njeriu I duhur në misionin e Milan për të hedhur pas krahëve një sezon zhgënjyes dhe për t’u kthyer sërish fitues.
    Bëhet fjalë për Luka Modriç, mesfushori kroat që është ngjitur në krye të listës së transferimeve në klubin kuqezi.
    Futbollisti 39 vjeçar është pa skuadër që pas largimit nga Real Madrid, ku luajti për 13 vite.
    Për momentin Modriç po pushon, ndërsa sipas mediave italiane drejtori sportive Igli Tare e ka shqetësuar me telefonata për të kuptuar mundësitë që ai të vishet me ngjyrat kuqezi.
    Vetë mesfushori duket i joshur nga kjo mundësi, pasi kërkon të qëndrojë në Europë dhe jo më kot ka refuzuar oferta nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po pensionohen yje të tjerë të futbollit.
    Me Modriç, Milan kërkon të shtojë në skuadër një futbollist me eksperiencë dhe mbi të gjitha që di si fitohet.
    Këtë e tregojnë shifrat e një karriere fantastike, sidomos me Real Madrid ku u largua si lojtari më i titulluar në historinë e klubit.
    Me madrilenët, ai fitoi 28 trofe, mes tyre 13 La Liga, 6 Champions, 5 Botërorë për Klube, 4 Superkupa të Spanjës, 5 Superkupa të Europës, 2 Kupa të Mbretit dhe 1 Kupë Interkontinentale.
    Po ashtu, në vitin 2018, ai arriti kulmin personal, kur fitoi “Topin e Artë” dhe trofeun e “FIFA The Best”.
    Me këtë bagazh, Modriç do të sillte te Milan, atë që i ka munguar skuadrës kuqezi në sezonet e fundit, mentalitetin fitues, ashtu siç ndodhi me Ibrahimoviç në titullin kampion të fundit të fituar në vitin 2022.