Tag: moderne

  • Diabeti në rritje: Si po ndryshon teknologjia moderne jetën e të prekurve

    Diabeti në rritje: Si po ndryshon teknologjia moderne jetën e të prekurve

    Inovacionet e vazhdueshme në monitorimin e sheqerit në gjak, administrimin e insulinës dhe shërbimet e tele-mjekësisë po krijojnë një realitet të ri për personat që jetojnë me diabet. Pajisjet inteligjente, sensorët dhe aplikacionet e ndërlidhura po u mundësojnë pacientëve menaxhim më të lehtë dhe më efektiv të sëmundjes, ulje të kostove të trajtimit dhe përmirësim të cilësisë së jetës së përditshme.

    Sot, vlerësohet se një në 11 persona në botë vuan nga diabeti, dhe nëse nuk merren masa të duhura, deri në vitin 2045 kjo shifër mund të arrijë në një në 9 persona. Faktorë si mënyra moderne e jetesës dhe ritmi i shpejtë i përditshmërisë pritet të ndikojnë në këtë rritje.

    Diabeti mbetet një sëmundje që prek shumë organe dhe mund të çojë në komplikacione serioze kur nuk kontrollohet siç duhet. Monitorimi i vazhdueshëm i glukozës përmes sensorëve CMG dhe teknologjive të tjera po e revolucionarizon mënyrën se si pacientët trajtojnë sëmundjen e tyre. Këta sensorë tregojnë në kohë reale nivelin e glukozës, drejtimin e lëvizjes së saj dhe ndryshimet e menjëhershme, duke u dhënë pacientëve mundësinë të reagojnë shpejt dhe të shmangin rëniet apo rritjet e papritura.

    Specialistët e kujdesit farmaceutik theksojnë se përdorimi i sensorëve, sidomos në kombinim me pompat e insulinës, përbën një pikë kthese për shumë pacientë. Teknologjia u ofron alarme parashikuese, kontroll më të madh mbi dozat ditore dhe lehtëson menaxhimin e insulinës në mënyrë diskrete, duke përmirësuar ndjeshëm fleksibilitetin dhe cilësinë e jetës.

    Kontrolli i dobët i glukozës në gjak mund të shkaktojë komplikacione akute, si hipoglicemia ose ketoacidoza, të cilat mund të rrezikojnë jetën. Në afat të gjatë, pasojat përfshijnë probleme të shikimit, dëmtim të zemrës, të enëve të gjakut, veshkave dhe nervave, shpesh duke çuar në pasoja të rënda si verbëri, amputime apo goditje në tru.

    Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e edukimit të pacientëve, monitorimit të rregullt, trajtimit të saktë dhe adoptimit të zakoneve të shëndetshme, si aktiviteti fizik, dieta e përshtatur dhe kontrolli i parametrave të tjerë shëndetësorë. Teknologjitë moderne dhe ditarët e vetë-monitorimit ndihmojnë gjithashtu në ndjekjen e HbA1c, një tregues kyç i kontrollit afatgjatë të sheqerit.

    Sipas specialistëve, rregullimi i hershëm dhe i qëndrueshëm i niveleve të glukozës redukton ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve afatgjata, duke ulur mundësinë e problemeve kardiovaskulare, goditjeve, amputimeve dhe vdekshmërisë së lidhur me diabetin.

    Përmes kombinimit të edukimit, mbështetjes profesionale dhe teknologjive të avancuara, pacientët po pajisen me mjete të reja për të jetuar një jetë më të sigurt, më aktive dhe më cilësore pavarësisht sëmundjes.

  • Një pikë kthese? Pse kjo pikturë e vitit 1768 mund të jetë lindja e vërtetë e artit modern

    Një pikë kthese? Pse kjo pikturë e vitit 1768 mund të jetë lindja e vërtetë e artit modern

    Ndërsa shumë argumentojnë se “arti modern” filloi në shekullin e 19-të, a mund të ketë nisur në të vërtetë me “Një eksperiment mbi një zog në pompën e ajrit” të Joseph Wright të Derby, gati një shekull më parë?
    Çfarë është “arti modern”? Dukshëm duket një pyetje e thjeshtë, por kritikët dhe historianët e artit kanë debatuar për dekada pa arritur në një konsensus. As nuk ka një marrëveshje për të përcaktuar se cila vepër shënon pikën e kthesës midis “tradicionales” dhe “modernes”.
    Shumë i referohen shekullit të 19-të dhe pikturave si “Le Déjeuner sur l’Herbe” (Dreka në bar) e vitit 1863 nga Édouard Manet, “Rain, Steam, and Speed – The Great Western Railway” (Shiu, Avulli dhe Shpejtësia – Hekurudha e Madhe Perëndimore) e vitit 1844 nga JMW Turner dhe “The Third of May 1808” (Tre Maji i vitit 1808) e vitit 1814 nga Francisco Goya, i cili u përshkrua nga kritiku i artit Robert Hughes si “artisti i parë modern dhe mjeshtri i fundit i vjetër”.
    Një ekspozitë e re në Galerinë Kombëtare në Londër na kujton se ekziston një konkurrent tjetër. Është një pikturë që përmban disa nga elementët kyç të artit modern, dekada përpara kohës së saj: “An Experiment on a Bird in the Air Pump” (“Një eksperiment mbi një zog në pompën e ajrit”) e vitit 1768, e Joseph Wright të Derby-t.
    Kjo vepër përshkruan një eksperiment shkencor. Oksigjeni po nxirret nga një enë qelqi që përmban një papagall të bardhë. Spektatorët, të mbuluar nga errësira periferike, janë të fiksuar nga drama jetës ose vdekjes që zhvillohet para syve të tyre. Wright ka orkestruar skenën si një reaksion zinxhir, me një ngjarje kyçe në qendër që dërgon valë emocioni tek spektatorët.

    Në qendër është një shkencëtar me njërën dorë mbi valvulën që lejon ajrin të hyjë ose të dalë nga ena e qelqit. Në tryezë është pompa e ajrit. Spektatorët reagojnë ndaj spektaklit të zogut që po mbytej në mënyra të ndryshme. Në të majtë, një çift i ri duket më i interesuar të shikojë njëri-tjetrin sesa eksperimentin. Në të djathtë, dy vajza të reja reagojnë me tmerr ndaj aktit të mizorisë ndaj kafshëve. Burrat më afër duken në gjendje të kontrollojnë tmerrin e tyre. Një djalë i vogël në pjesën e pasme ul një perde për të bllokuar dritën e hënës. Burimi tjetër i dritës në skenë është një llambë në qendër, e fshehur pas një kavanozi që përmban një kafkë njerëzore. Pra, çfarë është saktësisht “moderne” në këtë skenë?
    Përzierja e së vjetrës dhe të resë
    Së pari, ka rimiksimin e Wright të traditës historike të artit, duke marrë poza dhe teknika ndriçimi të njohura dhe duke i përdorur në një skenë bashkëkohore.
    Kjo është diçka që poeti dhe kritiku francez Charles Baudelaire do ta deklaronte si një tipar përcaktues të pikturës moderne në esenë e tij “The Painter of Modern Life” (Piktori i Jetës Moderne) të vitit 1863: përzierja e ndryshueshmërisë “efemere” të botës moderne me cilësitë solide dhe “të përjetshme” të artit të madh të së kaluarës.
    Édouard Manet e ilustroi këtë qasje në Le Déjeuner sur l’Herbe (Dreka në bar ) e vitit 1863, e cila paraqiste një piknik bashkëkohor, por me figura bazuar në veprën artistike të Rilindjes, të Raphael “The Judgment of Paris” (Gjykimi i Parisit) e periudhës 1510-1520.
    Por Wright mund të shihet duke bërë këtë pothuajse 100 vjet më parë. Në veprën “An Experiment on a Bird in the Air Pump”, Wright luan me skena kanonike që paraqesin mrekullitë fetare. Një krahasim i dukshëm mund të bëhet me “Supper at Emmaus” (Darka në Emaus) e vitit 1601 të Caravaggio-s, e cila gjithashtu ekspozohet në Galerinë Kombëtare.

    Kuratorja e ekspozitës, Christine Riding, mendon se Wright zhvilloi mënyrën e tij të ndriçimit si Caravaggio për shkak të konkurrencës së fortë në botën e artit në Londër në atë kohë. “Ai ishte sipërmarrës dhe krijoi një stil të veçantë. Dhe nuk mendoj se dikush guxoi të bënte të njëjtën gjë sepse ai ishte kaq i aftë, saqë u bë USP-ja e tij.”
    Dhe ndërsa pompat e ajrit ishin krijuar shumë kohë më parë, që në vitin 1650, fryma e shpërndarjes demokratike të së vërtetës shkencore ishte moderne. “Shpërndarja e njohurive,” tregon Riding për BBC-në, “ishte diçka e re për shekullin e 18-të.”
    Përfaqësimi i jetës moderne
    Kjo na çon tek përbërësi i dytë i artit modern, përfaqësimi i modernizimeve në shoqëri. Normalisht, këtë inovacion i atribuojnë artistëve pionierë të shekullit të 19-të si JMW Turner.
    Christine Riding beson se inovacioni i Wright-it në këtë fushë u frymëzua nga ndryshimet në mundësitë e ekspozimit për artistët në Britani në atë kohë. Para krijimit të Akademisë Mbretërore, artistët kishin mundësinë të zgjidhnin një vend konkurrues për ekspozim. Një prej tyre ishte Society of Artists of Great Britain (Shoqëria e Artistëve të Britanisë së Madhe), ku u ekspozua për herë të parë “An Experiment on a Bird in the Air Pump”. “Shoqëria e Artistëve nxiste artin, shkencën dhe prodhimin,” thotë Riding. “Kjo ishte një botë që nuk i ndante artin dhe shkencën, ato prireshin të shiheshin si një gjë e vetme.”
    Wright e shfrytëzoi vendosmërisht këtë skenë të re arti dhe nxitjen e mendimit ndërdisiplinor. Ai frymëzohet të bëjë shkencën subjekt të artit. Kjo pasqyron gjithashtu ndryshimet më të gjera që po ndodhnin në shoqërinë e shekullit të 18-të, si Revolucioni Industrial, që sapo po fillonte në Britani, me qendër në Midlands, vendlindja e Wright-it. Dhe Wright ishte mjaft i zgjuar për të njohur shpirtin e modernizimit dhe për ta regjistruar atë për brezat e ardhshëm.
    Ai madje njihte disa nga figurat kryesore të kësaj epoke, përfshirë anëtarë të Lunar Society of Birmingham (Shoqërisë Hënore të Birmingham-it), që mblidheshin për të diskutuar inovacionin shkencor dhe industrial, dhe Richard Arkwright, sipërmarrësi kryesor i Revolucionit Industrial.
    Pra, Wright pasqyron një gjendje mendore moderne në veprën “An Experiment on a Bird in the Air Pump”. Edhe kritikët bashkëkohorë e vunë re se qasja e Wright-it ishte dukshëm e ndryshme nga ajo e bashkëmoshatarëve të tij. Kur piktura u ekspozua për herë të parë, gazeta Gazetteer e përshkroi artistin si “një gjeni shumë i madh dhe i pazakontë në një mënyrë të veçantë”. Fjalën “pazakontë” mund ta shikojmë me skepticizëm sot, por në shekullin e 18-të nënkuptonte diçka të jashtëzakonshme.
    Por ai nuk e kombinoi domosdoshmërisht me një teknikë të jashtëzakonshme pikturimi. Stili i tij i ngjashëm me Caravaggio-n ishte me vendosmëri i shekullit të 17-të, si pompa e ajrit vetë. Kjo është një diferencë kyçe me vepra të tjera të cilat pretendohen si “moderne” në shekullin e 19-të. P.sh., “Rain, Steam, and Speed – The Great Western Railway” (1844) e JMW Turner paraqiste gjithashtu progresin teknologjik dhe ndikimin e tij në shoqëri, por gjithashtu prezantonte një mënyrë të re brilante për të paraqitur dritën, thellësinë, tymin, avullin dhe lëvizjen në pikturat me vaj.
    Dhe ky dorëzim ndaj realizmit në këmbim të ekspresionizmit dhe abstraksionit shpesh konsiderohet si tipar kyç i artit modern, më vonë i inovuar nga artistë si Hilma af Klint dhe Kandinsky, dhe shumë të tjerë gjatë shekullit të 20-të dhe më tej.

    “Dyshimi dhe skepticizmi”
    Në fund të fundit, ishte “pyetja, dyshimi dhe skepticizmi” i Wright-it që është aspekti kritik i modernitetit të tij, sipas Christine Riding.
    Tek “An Experiment on a Bird in the Air Pump” mungon një mesazh të thjeshtë moralizues. Në kompozim, dora e majtë e figurës qendrore është gati të hapë ose mbyllë valvulën e enës së qelqit. Dora e tij e djathtë shtrihet hapur drejt shikuesit, sikur të kërkojë mendimin tonë mbi zgjedhjen midis jetës dhe vdekjes.
    Kjo mbetet një dilemë jashtëzakonisht bashkëkohore: si të trajtohen fuqitë e tmerrshme të shkencës dhe teknologjisë. Ai pranon se njohuritë e fituara nga përparimi njerëzor mund të përdoren për të mirën ose të keqen.
    Kjo është një temë shpesh e lidhur me Francisco Goya-n, veçanërisht me “The Disasters of War” (Fatkeqësitë e Luftës) e viteve 1810-1814, seria e tij e gravurave për pushtimin napoleonik të Spanjës. Këto imazhe shpesh përshkruhen si një pikë kthese në historinë e artit, hera e parë që një artist shfaq errësirën e brendshme të njerëzimit me një drejtpërdrejtshmëri dhe skepticizëm shqetësues për përparimin njerëzor.
    Gjatë periudhës së Iluminizmit (rreth 1680-1820), shpresohej se arsyeja shkencore, demokracia dhe sundimi i ligjit do të revolucionarizonin dhe përmirësonin shoqërinë. Arti i Goya-s duket si një kundërshtim solemn dhe pesimist ndaj kësaj shprese.
    Por piktura e Wright-it ofron një shprehje më të hershme të të njëjtit shqetësim. Kjo duket në shikimin e frikshëm të vajzës së re dhe në shprehjen e ngrirë të burrit të moshuar në siluetë.
    Këto detaje dhe konteksti më i gjerë mund të na bëjnë të mendojmë ndryshe për “An Experiment on a Bird in the Air Pump”. Por, gjithsesi, a mund ta konsiderojmë atë si veprën e parë të artit modern?
    Edhe pse duket shumë e ndryshme nga arti avangardë i shekujve 19 dhe 20, është padyshim një përpjekje e hershme e rëndësishme për të reaguar ndaj një bote në modernizim e sipër. Ajo nderon traditën, por paraqet jetën bashkëkohore, angazhohet direkt me çështje moderne, reflekton ndryshimet më të gjera në shoqëri dhe shpreh skepticizëm ndaj përparimit, të gjitha karakteristika që do të jenë thelbësore për artin “modern” të shekullit tjetër.
    Nëse vepra e Wright-it ishte një pikë kthese e vërtetë mbetet e diskutueshme. Ai nuk ishte një tradicionalist i ngurtë, por as plotësisht modern. Ai qëndron pikërisht në prag të transformimit të artit, nga një mjet i traditës në një arenë për tronditjet e së resë.
    Shkrim nga BBC

  • Shuhet James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

    Shuhet James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

    Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 21:31
    Shkencëtari i njohur amerikan James Dewey Watson ka ndërruar jetë më 6 nëntor 2025, në East Northport, New York, në moshën 97-vjeçare. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të biologjisë moderne dhe bashkëzbulues i strukturës spirale të ADN-së. Watson lindi më 6 prill 1928 në Chicago, dhe që në moshë të re tregoi interes të jashtëzakonshëm për biologjinë. Në fillim të viteve ’50, gjatë punës në Universitetin e Cambridge-it, ai bashkëpunoi me Francis Crick për të zbuluar strukturën e acidit dezoksiribonukleik (ADN-së) materialit gjenetik që mban kodin e jetës.
    Në 1953, së bashku me Crick, Maurice Wilkins dhe me ndihmën vendimtare të imazheve të kristalografisë të Rosalind Franklin, ata arritën të përcaktonin formën spirale të dyfishtë (double helix) të ADN-së një nga zbulimet më të mëdha në historinë e shkencës. Për këtë arritje, Watson, Crick dhe Wilkins u nderuan me Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1962, duke hyrë në historinë e biologjisë moderne.

    Pas këtij suksesi, Watson vijoi karrierën si drejtor i laboratorit Cold Spring Harbor Laboratory, ku u bë një figurë udhëheqëse në kërkimet mbi gjenetikën dhe luajti një rol të rëndësishëm në fazat e hershme të Projektit të Gjenomit Njerëzor, që synonte hartimin e plotë të hartës gjenetike të njeriut. Megjithatë, vitet e fundit të jetës së tij u shoqëruan me polemika. Watson u kritikua gjerësisht për deklaratat e tij të konsideruara raciste dhe seksiste mbi inteligjencën dhe gjenetikën, të cilat çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve të disa institucioneve akademike me të.

    Watson ndërroi jetë në një institucion hospice në shtetin e New York-ut, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes nuk është bërë ende publik. Pavarësisht polemikave, kontributi i tij shkencor mbetet i jashtëzakonshëm. Zbulimi i strukturës së ADN-së hapi rrugën për epokën moderne të bioteknologjisë, mjekësisë gjenetike dhe kërkimeve mbi trashëgiminë biologjike.Watson do të kujtohet si një nga figurat më me ndikim të shkencës së shekullit XX, që ndihmoi njerëzimin të kuptojë për herë të parë kodin e vet të jetës.

  • Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

    Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

    Shkencëtari i njohur amerikan James Dewey Watson, një nga figurat më të rëndësishme të biologjisë moderne dhe bashkëzbulues i strukturës spirale të ADN-së, ka ndërruar jetë më 6 nëntor 2025, në East Northport, New York, në moshën 97-vjeçare.

    Lajmi u konfirmua nga familjarë dhe institucione shkencore ku Watson kishte shërbyer për dekada.
    Watson lindi më 6 prill 1928 në Chicago, Illinois, dhe që në moshë të re tregoi interes të jashtëzakonshëm për biologjinë. Në fillim të viteve ’50, gjatë punës në Universitetin e Cambridge-it, ai bashkëpunoi me Francis Crick për të zbuluar strukturën e acidit dezoksiribonukleik (ADN-së) — materialit gjenetik që mban kodin e jetës.
    Në 1953, së bashku me Crick, Maurice Wilkins dhe me ndihmën vendimtare të imazheve të kristalografisë të Rosalind Franklin, ata arritën të përcaktonin formën spirale të dyfishtë (double helix) të ADN-së — një nga zbulimet më të mëdha në historinë e shkencës.
    Për këtë arritje, Watson, Crick dhe Wilkins u nderuan me Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1962, duke hyrë në historinë e biologjisë moderne.
    Pas këtij suksesi, Watson vijoi karrierën si drejtor i laboratorit Cold Spring Harbor Laboratory, ku u bë një figurë udhëheqëse në kërkimet mbi gjenetikën dhe luajti një rol të rëndësishëm në fazat e hershme të Projektit të Gjenomit Njerëzor, që synonte hartimin e plotë të hartës gjenetike të njeriut.
    Megjithatë, vitet e fundit të jetës së tij u shoqëruan me polemika. Watson u kritikua gjerësisht për deklaratat e tij të konsideruara raciste dhe seksiste mbi inteligjencën dhe gjenetikën, të cilat çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve të disa institucioneve akademike me të.
    Sipas The Washington Post, Watson ndërroi jetë në një institucion hospice në shtetin e New York-ut, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes nuk është bërë ende publik.
    Pavarësisht polemikave, kontributi i tij shkencor mbetet i jashtëzakonshëm. Zbulimi i strukturës së ADN-së hapi rrugën për epokën moderne të bioteknologjisë, mjekësisë gjenetike dhe kërkimeve mbi trashëgiminë biologjike.
    Watson do të kujtohet si një nga figurat më me ndikim të shkencës së shekullit XX, që ndihmoi njerëzimin të kuptojë për herë të parë kodin e vet të jetës.

    Top Channel

  • Salianji për Fatos Nanon: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj

    Salianji për Fatos Nanon: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj

    Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Salianji shkruan se Nano krijoi një parti moderne të majtë ku lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj.
    ”Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90.

    Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.

    Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar”, shkruan ai.

     

  • Ndarja nga jeta e Nanos, Salianji: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj

    Ndarja nga jeta e Nanos, Salianji: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj

    Ervin Salianji, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të liderit historik të PS Fatos Nanos. Salianji shkruan se Nano krijoi një parti moderne të majtë ku lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj.  
    ‘Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90. Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe. 
    Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar’, shkruan ai. 

  • Octavio Paz: Shkrimtari dhe pushteti

    Octavio Paz: Shkrimtari dhe pushteti

    Letërsia dhe skeptri

    Një pjesë e mirë e këtij numri të revistës «Plural» i kushtohet temës: Shkrimtarët dhe pushteti.Shkrimtarët dhe jo intelektualët, për dy arsye.Njëra: fusha e revistës sonë është letërsia, jo shkenca dhe teknika. Tjetra: jo të gjithë intelektualët janë shkrimtarë, ndërsa të gjithë (ose pothuaj të gjithë) shkrimtarët janë intelektualë. Në figurën e shkrimtarit vizatohet një dykuptimësi që konsiston në kombinimin, në doza të ndryshueshme, të tipareve antike dhe moderne. Le ta eksplorojmë këtë dykuptimësi.Shkrimtari është artist dhe në këtë kuptim lidhja e tij me realitetin në të cilën jeton nuk ndryshon nga ana thelbësore me lidhjen që patën paraardhësit e tij me realitetin e epokës së tyre, në botën parahistorike apo të Kinës së Hanit, Firences së shekullit XII apo Madridit të shekullit XVII.Lirika, dramatika apo epika (pa përjashtuar romanin, që është formë pak a shumë e afërt me epikën) e poezia janë përfaqësimi i një copëze kohe. Kjo kohë, sado intime dhe personale që të jetë, është edhe një kohë historike, sociale. Poeti këndon dhe kënga e tij-rrëfim, përshkrim apo evokim: metafora dhe metonimi-është përherë një shugurim: himn, vaj, ekzaltim, dënim, festim, mallkim, tallje.Por që nga agimi i botës moderne, duke filluar nga shekulli XVIII, kënga e poetit, pa pushuar së qeni këngë, kthehet në meditim dhe kritikë. Shkrimtari –goja që këndon dhe rrëfen-shpaloset në mendjen që analizon dhe zbërthen situata dhe personazhë. Paraqitja bëhet e brendshme dhe transformohet në një meditim mbi atë që paraqet dhe mbi veten e tij. Shkrimtari modern fut në shoqëri kritikën e shoqërisë. Meqenëse gjuha është një shoqëri, letërsia kthehet në kritikë të gjuhës.Homeri na paraqet shoqërinë e heronjve dhe mbretërve: e ekzalton apo mallkon, por nuk e analizon; kur na e paraqet shoqërinë francize të kohës së tij, Balzac-u na e jep atë problematike me anë të analizës, natyrës së kësaj shoqërie: nuk është një mister që duhet ta adhurojmë apo ta urrejmë, por një enigmë që duhet ta deshifrojmë.Komedia Hyjnore është piktura e gjykimit të zotit për njerëzit: ferri, purgatori, parajsa: «Komedia njerëzore» më tepër se gjykimi i një njeriu për njerëzit është një përpjekje e pafund për t’i shpjeguar njerëzit modern në ambjentin e tyre natyral: në qytet Shprehje e modernizimit dhe, njëkohësisht, kusht i ekzistencës moderne, qyteti është personazhi i vërtetë i veprave të mëdha letrare të shekullit XIX dhe XX. Në barkun e tij lind, jeton dhe vdes njeriu modern. Edhe ëndërron: për Bodelaire-in qyteti është një ëndërr e keqe gjeometrike e asaj që është zhdukur «Botës së parregullt bimore». Një ëndërr e keqe tretet vetëm, thotë Xavier Villaurrutia, në orën e zgjimit: vdekja. Qyteti është bota dhe përtejbota jonë: vendo ku njerëzit sipas veprimeve të tyre, shpëtojnë shpirtin apo e humbasin atë. Këto fjalë kishin përpara një dimension mbitokësor, modernizimi i ka çshenjtëruar dhe i ka futur në qytet.Janë bimësia në të njëjtën kohë e përbindshme dhe gjeometrike e fuqive të reja: arsyeja, dyshimi, analiza. Borgjezia është klasa e parë që ushtron pushtetin jo në emër të një parimi të jashtëzakonshëm apo të parimit të pandryeshueshmërisë , por në emër të vetë ndryshimit: arsyes kritike. Prandaj dhe është e vetmja klasë që s’mund ta krijojë drejtësinë e saj: kritika është arsyeja e të qenit të saj, arma dhe plaga e saj e pashërueshme.Qyteti antik i hapej përjetësisë, qiellit apo ferrit; modernizimi i hapet historisë, një të ardhmeje që një herë quhet republika e të drejtëve dhe një herë tjetër republika e të barabartëve. Dinjiteti i politikës rrjedh nga ku ndryshim: pushon së qeni arti i fitimit apo i mbajtjes së pushtetit dhe transformohet në lojë ku luhet e ardhmja e njerzve.Një lojë që e luajmë të gjithë dhe që kërkon një minimum lirie për t’u realizuar. Hapësira ku shpaloset liria politike është cirk, arenë, teatër, gjykatë, akademi filozofike, laborator shkencor dhe kishë përjashta në qiell të hapur, të gjitha bashkë. Hera-herës është një dhomë e vogël ku mblidhet fshehurazi një komitet; hera-herës është një shesh i hapur ku një turmë e tërbuar vret ose vritet; ka raste kur është një fushë beteje e madhe sa planeti. Loja politike nga një anë është pranë filozofisë dhe nga ana tjetër pranë luftës. Në këtë apo atë mënyrë, me ide apo me armë, është një formë e kritikës.Në të kaluarën, politika konsiderohej si një manifestim i forcave që lëvizin shoqëritë, qofshin këto pasionet a interesat njerëzore apo fuqitë mbinjerëzore si Fati i paganëve ose Providenca kristiane. Jashtë ambjentit politik, të rezervuar për pakicën (mbretër, senjorë dhe shefa) shtrihej sundimi i paanë publik i fesë me festat, ritualet dhe ceremonitë. Modernizimi i përmbys termat: politika kthehet në dominim të të gjithëve dhe feja në çështje ndërgjegjeje. Teologjia katolike dhe ajo protestante prireshin nga misteri i tejthellë i lidhjeve mes plotfuqishmërisë hyjnore dhe vullnetit të lirë njerzor; në epokën moderne filozofët e historisë dhe sociologët trajtojnë temën e dialektikës së çuditshme që në mënyrë alternative lidh dhe zgjidh nevojën dhe lirinë. Madje edhe për deterministët, politika është materie zgjedhjeje, vendimi dhe opinioni personal. Kështu lind një paradoks jo më pak i habitshëm se ai i misterit teologjik të lirisë kristiane: megjithëse është i bllokuar nga këmisha e hekurt e nevojës historike apo gjenetike, njeriu politik është përgjegjës i aksioneve dhe opinioneve të tij. Akt dhe ide, në politikë bashkohen dashuria për pushtetin dhe joshja për teorinë, aspirata për drejtësi dhe lakmia, nostalgjia për bashkimin vëllazëror dhe pasionin e inkuizitorit, oreksi për sundim dhe dëshira (shumë prej shkrimtari) për vetakuzim dhe për të çjerrë petkat në shesh. Një zhvendosje fetare.Historia e letërsisë moderne, që nga romantikët gjermanë dhe anglezë e deri në ditët tona, është historia e një pasioni të gjatë e të mjerë për politikën. Nga Coleridge deri te Mayakowski, revulucioni ka qenë Perëndia e madhe, E Dashura e Përjetshme dhe Putana e madhe për poetët dhe romancierët. Politika e mbushi me tym trurin e Malraux-së, helmoi pagjumësitë e Cesar Vallejo-s, vrau Garcia Lorca-n, e braktisi Machado-n plak në një fshat të Pirenjve, e mbylli Pound-in në një çmendinë, shnderoi Neruda-n dhe Aragon-in, bëri qesharak Sartre-in, i dha tepër vonë të drejtë Breton-it… Por nuk mund ta mohojmë politikën; do të ishte më keq se të pështynim me kokën sipër: do të na binte pështyma mbi krahëror.*Shkëputur nga libri i Octavio Paz: “Zjarri i përditshëm”Përktheu: Mira Meksi

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    “TË HUAJ JEMI NE PREJ KOHËSH” – MATILDA MAKOÇI INTERPRETON POEZINË E KADARESË

  • Shumica në Kosovë e përdorin fjalën “kerr” për veturën – por a e dini nga e ka prejardhjen kjo fjalë?

    Në përditshmërinë e të folurit në Kosovë, pothuajse secili prej nesh e ka dëgjuar shprehjen: “Hajde me kerr!”, “Kerri s’po ndizet!” apo “Ai kerri i vjetër mezi po ecë!”. Fjala “kerr” është bërë pjesë e gjuhës së përditshme, sidomos për t’iu referuar veturës ose makinës. Por pak kush e di se kjo fjalë ka një histori shumë më të vjetër sesa automjetet moderne.

    Në fakt, “kerr” është një variant dialektor i fjalës “qerre”, e cila në të kaluarën nënkuptonte mjetin me rrota të tërhequr nga kafshët – si qerret me kuaj ose me qe, që dikur ishin mënyra kryesore e transportit në viset shqiptare.

    Por rrënjët e kësaj fjale shkojnë edhe më thellë në histori. Ajo vjen nga latinishtja e vjetër – fjala carrus, që do të thotë “karrocë” ose “mjet me rrota”. Nga kjo rrënjë latine kanë dalë edhe shumë fjalë të ngjashme në gjuhë të tjera evropiane:

    italisht carro,

    frëngjisht char,

    spanjisht carro,

    anglisht car (veturë),

    dhe madje rumunisht car.

    Pra, “kerri” që sot e përdorim për veturë moderne, në të vërtetë është pasardhës i drejtëpërdrejtë i një fjale mijëravjeçare që dikur përshkruante qerren me rrota të drurit. Me kalimin e kohës, kuptimi u zhvendos bashkë me teknologjinë: nga qerret me kuaj, te veturat me motorë.

    Në disa zona të Shqipërisë është ruajtur më shumë forma “qerre”, ndërsa në Kosovë, Gjakovë, Prizren e më gjerë, është përhapur më shumë forma e shkurtuar “kerr”, që tashmë e identifikon një veturë si pjesë të pandashme të jetës urbane moderne.
    Dhe kështu, sa herë që themi “me kerr”, në fakt po përdorim një fjalë që lidh epokën e kuajve me epokën e motorëve — një shembull i bukur se si gjuha jonë ruan gjurmë të historisë njerëzore brenda vetes. /Trungu & InforCulture

  • HOYA Prishtina, një lagje moderne me hapësira të gjelbra dhe infrastrukturë urbane unike

    HOYA Prishtina, një lagje moderne me hapësira të gjelbra dhe infrastrukturë urbane unike

    Showbiz E Hënë, 27 Tetor 2025 15:17
    HOYA Prishtina është një projekt urb-arkitektonik, me banesa, hapësira komerciale dhe rekreative, i cili po zhvillohet në Prishtinë. Ky projekt kaq madhështor dhe që do ti sjellë një zhvillim ndryshe Kosovës, vjen në bashkëpunim të Lumbardh Salihut (fitues i Big Brother Kosova Vip 2), të familjes së tij me partneritetë të Zvicrës. Synimi është të krijohet një “lagje” moderne e qëndrueshme me integrim të hapësirave të gjelbra, natyrës dhe infrastrukturës urbane të mirë. Vendi është në ”New Prishtina”, zonë ku ndërthuren pjesa e qytetit dhe natyra përreth.
    Arkitektura është shtjelluar për të qenë në harmoni me natyrën: përdorim i gjelbërimit vertical, liqene mbetëse, trajtime për menaxhimin e ujërave (bioswales, raingardens) që ndihmojnë në përmirësimin e mikroklimës. Ndërtesat dhe hapësirat publike janë konceptuar jo thjesht si mbledhje banesash, por si një “botë brenda” – një atraksion për të jetuar, për të kaluar kohë të mirë, për t’u takuar.
    HOYA Prishtina ofron një standard të ri të jetesës urbane në Kosovë. me më tepër fokus te cilësia e hapësirës, natyra brenda qytetit, dhe integrim i shërbimeve. Për ata që mendojnë të blejnë ose investojnë: projekti duket të jetë pjesë e zhvillimit të ri në zonën e Prishtinës dhe mund të ofrojë potencial. Për komunitetin: krijon hapësira bashkëpunimi, rekreacioni, natyre jo vetëm banim.