Tag: moderatorja

  • Ditea Berisha e lumtur në krahët e një partneri? Moderatorja e thotë “troç”

    Ditea Berisha e lumtur në krahët e një partneri? Moderatorja e thotë “troç”

    Ditea Berisha, moderatorja e “Ferma Club” ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus emocionet dhe përjetimet e kësaj eksperience të re. Moderatorja, njëherësh ish-fermerja e “Ferma VIP 1” ka rrëfyer se është shumë e lumtur për këtë mundësi. Ndër të tjera tha se eksperienca e saj gjatë “Ferma Vip 1” ka qenë e jashtëzakonshme.

    Ditea Berisha: Më ka rritur shumë. Nuk e kam më aq problem të qenit në ekran, siç e kisha më përpara. Mendoj që kjo ka qenë një nga gjërat…Eksperienca e Fermës është shumë e bukur. Kushdo që di ta përjetojë i merr më të mirën.

    Moderatorja nuk i ka shpëtuar as pyetjeve ngacmuese të Albanos, i cili e pyeti rreth jetës së saj personale. Ditea nuk hezitoi të përgjigje.
    Albano Bogdo: A ke të dashur?
    Ditea Berisha: Jo nuk kam të dashur aktualisht./vizionplus.tv

  • Pak para fundit të rrugëtimit, Gerta Gixhari thyen heshtjen

    Pak para fundit të rrugëtimit, Gerta Gixhari thyen heshtjen

    Showbiz E Hënë, 14 Prill 2025 10:14
    Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale.
    Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo e cilësoi eksperiencën si një fitore në vetvete, falë dashurisë dhe mbështetjes së publikut.

    Në një postim në Instagram, moderatorja u shpreh mirënjohëse për gjithë mbështetjen.
    “Pas një udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm në “Big Brother VIP”, dola nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje. Faleminderit secilit prej jush që më keni përkrahur, që më keni qëndruar pranë me fjalët, votat dhe dashurinë tuaj. Kjo përvojë do të ishte krejt ndryshe pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe frymëzimi që më kanë mbajtur të fortë deri në fund”, shkruan ajo ndërsa falenderon veçanërisht edhe produksionin që i dha mundësinë të ishte pjesë e formatit.
    Për Gertën, ndonëse loja në “BBVA” mori fund, ajo thekson se ka fituar më të rëndësishmen: dashurinë e publikut.
    Moderatorja u bë pjesë e formatit që prej fillimit dhe ishte një nga lojtaret më të forta të këtij sezoni, duke “i mbijetuar” më shumë nominime se kushdo tjetër.

  • Arbana Osmani tregon rrogën ‘marramendëse’ që paguhej në BBVA

    Arbana Osmani tregon rrogën ‘marramendëse’ që paguhej në BBVA

    Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Arbana Osmani, mbrëmjen e djeshme ndau me publikun një nga rrëfimet më të forta dhe më të ndjera që ka bërë ndonjëherë. E ftuar në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan, Arbana foli për herë të parë hapur për arsyet që e çuan të largohej nga Top Channel, duke i dhënë fund një epoke të gjatë suksesi, përfshirë edhe prezantimin e spektaklit më të ndjekur shqiptar, Big Brother VIP. Ajo zbuloi se, pavarësisht audiencës maksimale, suksesit të jashtëzakonshëm dhe një “rroge me shumë zero”, brenda vetes ndjente boshllëk.
    “Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë. Audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Dhe megjithatë, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte”, –u shpreh ajo pa filtra.
    Moderatorja tregoi se vendimi për t’u larguar nuk ishte i lehtë dhe përballoi kritika të shumta.
    “Më thoshin se po bëja një gabim të madh, se ishte maja e spektaklit, fundi i karrierës sime, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm… por unë vendosa të largohem, sepse po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë – po humbisja veten time.”
    Rrëfimi i Arbanës ishte një thirrje për reflektim, për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e mëdha, por shpesh harrojnë veten rrugës. Ajo pranoi se ndonëse kishte shumë frikë nga e panjohura, vendosi të zgjedhë jetën reale dhe lumturinë përkrah fëmijëve të saj.