Tag: moderatorja

  • Samiti i BLED/ “Një sekondë”, Rama-moderatores: Nuk pres asnjë sekondë! Jam këtu për të folur

    Samiti i BLED/ “Një sekondë”, Rama-moderatores: Nuk pres asnjë sekondë! Jam këtu për të folur

    Në Slloveni po mbahet samiti i BLED, ku pjesëmarrës është dhe kryeministri Edi Rama.
    Gjatë bisedës së hapur në panel, moderatorja ndërpret kreun e qeverisë dhe ky i fundit i kthehet duke i thënë “Unë jam këtu për të folur, ti për të moderuar’.
    Pjesë nga diskutimi:
    Marta Kos: Nuk ka të bëjë me piketa, jam dakord me Antonion që ka të bëjë me lidershipin në të dyja anët. Ne jemi në lëvizje në këshill, në 10 muajt e fundit kemi hapur më shumë grup kapituj sesa në 5 vitet e  undit. Kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, fillimisht në Bruksel dhe më pas në ndeshjen e futbollit mes vendeve kandidate dhe atyre anëtare në Tiranë. Është e mundur që nëse përfundojmë në 2026 në aspektin teknik, në 2028 mund të kemi 28 anëtarët e BE-së dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer mund të kemi 29 anëtarë. Unë skam shumë kohë, kam katër vjet.
    Edi Rama: Ne jemi njërës besnik, kemi mbështetur Perandorinë Osmane, Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe tani juve. Më e mira jonë është që edhe kur ata dështojnë ne jemi me ta. Edhe kur ata vazhdojnë dështojnë ne jemi me ata. Ashtu si ushtarët japonezë në pyll.
    Moderatorja: Një sekondë…
    Edi Rama: Jo nuk pres një sekondë se jam për të folur këtu. Ti je këtu për të moderuar!
     
     

  • Heidi Baci lë pas historinë me Romeon? Moderatorja shfaqet më e lumtur se kurrë

    Heidi Baci lë pas historinë me Romeon? Moderatorja shfaqet më e lumtur se kurrë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Arbana Osmani flet për ndërhyrjet estetike

    Arbana Osmani flet për ndërhyrjet estetike

    Showbiz E Mërkurë, 16 Korrik 2025 17:33
    Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka zgjedhur të jetë e sinqertë dhe transparente me publikun, duke ndarë së fundmi në Instagram detaje rreth ndërhyrjeve estetike që ka bërë. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instastory, moderatorja e njohur konfirmoi se ka bërë botox në ballë dhe poshtë syve për të reduktuar rrudhat.
    Ajo shtoi gjithashtu se ka realizuar edhe filler në buzë, por theksoi se rezultati ka qenë i natyrshëm, duke ruajtur karakteristikat e saj pa e tepruar. ”Nuk më pëlqejnë rrudhat, nuk më duken me lezet”,-u shpreh Arbana me sinqeritetin që e karakterizon, duke e konsideruar botoxin si një mënyrë për të ruajtur freskinë e fytyrës.

    Ky qëndrim i hapur dhe pa komplekse e ka bërë Arbanën edhe më të afërt me ndjekësit e saj, të cilët vlerësojnë autenticitetin dhe gatishmërinë për të folur për tema që shpesh mbeten tabu në botën e ekranit. Me këtë hap, ajo forcon imazhin e një gruaje të pavarur që kujdeset për veten pa u ndjerë e detyruar të fshihet.

  • A do te largohet Bieta Sulo nga Top Channel? Vjen reagimi i pare nga moderatorja dhe zbulon si qëndron e vereteta

    A do te largohet Bieta Sulo nga Top Channel? Vjen reagimi i pare nga moderatorja dhe zbulon si qëndron e vereteta

    Pasditja e sotme nën autorësinë dhe moderimin e Bieta Sulos, ka nisur me një reagim publik të saj pas lajmeve të ndryshme të qarkulluara “online” orët e fundit.
    Sipas spekulimeve të mediave rozë, të paadresuara te Bieta Sulo për të verifikuar lajmin, moderatorja do të lëvizte drejt një televizioni tjetër me ardhjen e shtatorit dhe nisjen e sezonit të ri televiziv.Lidhur mbi këto lajme, Bieta e nisi emisionin e sotëm duke hedhur poshtë zërat, e madje duke i krahasuar këto thashetheme njëjtë si një pjesë e spekulimeve rreth temës së sotme në ‘Ftesë në 5’, dasma e Jeff Bezos me Lauren Sanchez.
    “Ju përshëndes ju që na ndiqni si gjithmonë në ekranin e ‘Top Channel’. Dua të shpreh gjithë mirënjohjen dhe dashurinë që e bëni ‘Ftesë në 5’ emisionin më të dashur të pasditeve shqiptare. Do të jemi në një diskutim mbi dasmën e vitit, do të flasim për dasmën dhe thashethemet që qarkulluan për të përgjatë fundjavës.

    Ndërkohë që një tjetër lajm shumë i diskutuar i fundjavës ka qenë largimi i Bieta Sulos nga ‘Top Channel’… Aq sa dhe njerëz shumë të afërt më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’ Lajmi merr dhenë dhe besohet edhe nga njerëz të afërt në përmasa të tilla. Madje dhe punëtorët e skenografisë kur erdha sot më thanë: ‘A ta vazhdojmë këtë punë?’
    Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por që këtu do të jem në ‘Top Channel’.
    Përkon me 20 vitet e mia ne ‘Top Channel’ dhe në këtë 20 vjetor..
    Jo vetëm që do të jemi nga shtatori së bashku, por është duke u punuar për një skenografi të re për të ardhur në një sezon të ri televiziv me më shumë energji dhe vrull, pas 7 vitesh të suksesshme që kemi lënë pas”, u shpreh autorja.
    Prej vitit 2018, Bieta Sulo drejton pasditen e ‘Top Channel’ me një ftesë në orën 5 çdo dite, ftesë kjo që është mirëpritur e tashmë është kthyer në të preferuarën e publikut nga shtëpia përgjatë orarit të pasdites në ekranet shqiptare.

  • Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë

    Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë

    Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz para disa javësh u bënë prindër për herë të dytë.
    Por vetëm ditën e sotme, Einxhel ka ndarë me ndjekësit emrin e djalit të vogël. Trevi u bë me një vëlla dhe ai quhet Kres.

    Pas emrit Trev, i frymëzuar nga trevat shqiptare, moderatorja ka zgjedhur një tjetër emër të shkurtër dhe domethënës: Kres.
    “Per ty KRES! Do zgjidhja ne secilen jete te njejtin fat, do ribeja cdo sakrifice, do perjetoja miliona here te njejtat dhimbje…vetem per te te patur ty ne krahet e mi!!” – shkruan Enxhiel ndër të tjera.

  • 6 mln USD për të nxjerrë Berishën nga non-grata? Gazetari përplaset keq me deputetin e PD: Thoni që nuk kemi lekë por…

    6 mln USD për të nxjerrë Berishën nga non-grata? Gazetari përplaset keq me deputetin e PD: Thoni që nuk kemi lekë por…

    Ditën e sotme për të folur në lidhje me kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh ishin të ftuar në një emision gazetari Anri Bala dhe deputeti i PD-së në lidhje direkte Luan Baçi. Kontrata e lobimit prej 6 milionë dollarësh për heqjen e non-gratës së Sali Berishës në SHBA ka ngritur diskutime dhe pikëpyetje të mëdha në studio.
    Ishte moderatorja e programit e cila drejtoi pyetjen deputetit nëse ai kishte dijeni të kësaj kontrate ose të parave më pas gazetari i kthehet duke konfirmuar se çdo anëtar i asaj partije kishte dijeni por çështja ishte se ku janë gjetur paratë që u pagua kjo kontratë.
    Moderatorja: Nuredin Seçin nuk e njihni?
    Baçi: Jo, s’është e thënë ta njoh
    Moderatorja: E dinit ju zoti Baçi që kishte një kontratë lobimi për këtë çështje?
    Bala: Sigurisht, e kanë ditur të gjithë përderisa thonin që Berisha do shkojë në Amerikë si do shkojë ai atje? E thanë në mars që zoti berisha do ikë atje, po dje një tjetër zyrtar i PD-së tha që zoti Berisha do shkojë në Amerikë. Kjo është kontrata që do e 7onte zoti berishën në Amerikë, se ishte non-grata nuk ikte dot me asgjë.
    Bçi: E morët përgjigjen nga zotëria që është i revoltuar.
    Bala: Jam pak se mund t’i kishit shpenzuar më zgjuar ato para se kur vjen puna te vota e diasporës thoni nuk kemi para, kur vjen puna për mbështetësit e partisë Demokratike thoni nuk kemi para kur vjen puna për t’i heq Berishës non-gratën si në Britani të Madhe si në SHBA nuk e keni problem të jepni me miliona dollarë e pastaj thoni mbështetësve tuaj nuk kemi para për të rrëzuar Edi Ramën.

  • “Telefononi nënën time”, moderatorja përjeton tmerrin gjatë transmetimit, studioja tronditet nga lëkundjet e tërmetit në Turqi

    “Telefononi nënën time”, moderatorja përjeton tmerrin gjatë transmetimit, studioja tronditet nga lëkundjet e tërmetit në Turqi

    Turqia u godit të mërkurën pasdite nga disa tërmete, ku më i fuqishmi prej tyre kishte magnitudën 6.2 sipas shkallës Rihter.

    Siç raportoi Drejtoria e Menaxhimit të Katastrofave dhe Situatave Emergjente të Turqisë (AFAD), përpara këtij tërmeti u ndjenë edhe dy lëkundje më të vogla.
    Tërmeti më i fuqishëm, i cili ndodhi në një thellësi prej 6.92 kilometrash, shkaktoi shqetësim të madh në Stamboll dhe u ndje edhe në zonat përreth. Deri tani nuk ka raportime për dëme të mundshme.
    Televizioni TGRT raportoi se një person është lënduar duke kërcyer nga ballkoni gjatë tërmetit, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
    Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se shërbimet e emergjencës kanë nisur “vlerësimet në terren” dhe janë dërguar urime për shërim të shpejtë për të prekurit. AFAD u ka bërë thirrje banorëve të rajonit që të mos hyjnë në ndërtesa të dëmtuara.
    Qytetarët turq kanë publikuar edhe pamjet e para, ku disa prej tyre përfshijnë video nga CNN Türk dhe tregojnë njerëz që vraponin në rrugët e Stambollit.
    Momente tmerri ka përjetuar moderatorja e një televizioni gjatë transmetimit live.
    Ndërsa studioja tronditet ajo kërkon që regjia të telefonojë mamanë e saj.
    “Një tërmet i fortë sapo ndodhi, ndihet edhe në studio, të ruajmë qetësinë, Silan të telefono të lutem nënën time”, ka thënë moderatorja.

    Depreme canlı yayında yakalanan değerli meslektaşımız @bozbeyogluuyayınını terk etmeden yayına devam etmiştir!
    GEÇMİŞ OLSUN TÜRKİYEN
    CNN Türk canlı yayınında deprem anları!
    Silivri | #deprem | Beşik | Avcılar | #earthquake Bursa Marmara afad pic.twitter.com/1YI4Mw07Kz
    — OZAN ÖZTÜRK (@ozanozturk_tr) April 23, 2025

    Top Channel

  • Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, moderatorja televizive shkundet LIVE (VIDEO)

    Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, moderatorja televizive shkundet LIVE (VIDEO)

    Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës së Rihterit ka goditur Turqinë Perëndimore ditën e sotme, duke shkaktuar panik kryesisht në rajonin e Stambollit.
    Tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme të vendit, gjë e cila është kapur edhe në kamerat televizive gjatë transmetimeve live.
    Edicioni turk i gjigantit CNN ka qenë në transmetim direkt, kur moderatorja e një emisioni, Meltem Bozbeyoglu, derisa ishte duke diskutuar me të ftuarit, nis të shkundet.
    Më pas ajo i kërkon dikujt përmes kufjes së saj që të thërrasë nënën e saj.
    “Jam 32 vjeçe dhe kjo është hera e parë që përjetoj një tërmet kaq të madh”, thotë ajo, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo i lë nënës së saj një mesazh: “A mund të më kontaktoni ju lutem në WhatsApp”.
    “Isha e frikësuar, kërkoj falje nëse ju bëra panik”, u thotë ajo shikuesve.
    BBC raporton se së paku një ndërtesë e braktisur është shembur pjesërisht në lagjen Fatih të Stambollit pas një serie tërmetesh.
    Nuk dihet ende nëse ka viktima.
    Autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve që të mos shkojnë pranë ndërtesave që mund të dëmtohen.

  • Tërmet në Turqi, momenti kur moderatorja e CNN-it e ndërpret intervistën

    Tërmet në Turqi, momenti kur moderatorja e CNN-it e ndërpret intervistën

    Një tërmet me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur sot Turqinë Perëndimore.
    Dridhjet e tokës janë ndierë dukshëm te të gjithë.
    Në lidhje direkte ato çaste ishte moderatorja e CNN-it turk, Meltem Bozbeyoglu, e cila po zhvillonte një intervistë telefonike në edicionin qëndror të lajmeve.
    Ajo u detyrua të ndërpriste intervistën, duke bërtitur “Po bëhet tërmet”.
    Teksa nuk dihet ende nëse ka viktima, Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat thotë se tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh