Tag: moderatorja

  • Arbana Osmani tregon çfarë ndodh prapa kamerave: Ka raste që të ftuarit kërkojnë të mos dalin disa pjesë

    Arbana Osmani tregon çfarë ndodh prapa kamerave: Ka raste që të ftuarit kërkojnë të mos dalin disa pjesë

    Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një përgjigje të sinqertë për pyetjet që i vijnë rregullisht nga publiku. Një prej tyre e pyeti nëse i ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë i ftuar t’i kërkojë të mos publikohet një pjesë e intervistës dhe Arbana nuk ngurroi të japë një përgjigje të hapur e plot reflektim.
    “Sigurisht, dhe është krejt normale,” – shkroi ajo. “Në kohën kur në mediat sociale deklaratat shkëputen nga konteksti, videot e shkurtra orientojnë shikuesit gabim, komentet janë të pamëshirshme dhe titujt abuzivë, të gjithë personazhet tregohen shumë të kujdesshëm për të mos u keqkuptuar. Unë si një njeri që keqkuptohem herë pas here, i mirëkuptoj plotësisht.”
    Arbana, e cila prej vitesh është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, theksoi se në ditët e sotme, ku çdo deklaratë mund të shpërndahet brenda sekondash dhe të dalë jashtë kontekstit, është krejt e kuptueshme që personazhet publikë të kenë frikë nga keqinterpretimet.
    Moderatorja shtoi se në formatet e saj televizive përpiqet gjithmonë t’i mbrojë të ftuarit dhe të ruajë integritetin e bisedës. “Shpesh njerëzit e harrojnë që pas çdo intervistë qëndron një njeri me emocione, ndjeshmëri dhe frikë nga gjykimi. Kjo është arsyeja pse tregoj gjithmonë kujdes dhe mirëkuptim,” nënkuptoi ajo në mënyrë të ndjeshme.
    Kjo deklaratë e Arbanës është pritur me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët vlerësuan transparencën dhe profesionalizmin e saj.

  • ”Unë as nuk thashë gjë për të”, Dojna tregon më shumë pse Kiara e hoqi nga Instagrami

    ”Unë as nuk thashë gjë për të”, Dojna tregon më shumë pse Kiara e hoqi nga Instagrami

    Showbiz E Enjte, 9 Tetor 2025 21:12
    Moderatorja Dojna Mema gjatë një interviste për ”Mirëmbrëma Yje” është pyetur për marrëdhëniet me kolegët e ekranit dhe nuk ka nguruar të tregojë një detaj që ka befasuar ndjekësit: Kiara Tito nuk e ndjek më në Instagram. Me çiltërsinë që e karakterizon, Dojna u shpreh se nuk e di arsyen pse Kiara e ka hequr nga lista e ndjekësve, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë konflikt me të.
    “Kiara më ka hequr nga followers dhe nuk e di pse. Atë vit nuk kam bërë as Fun Club, nuk kam ndjekur as Big Brother, nuk kam thënë asgjë për askënd. Nuk e di, ndoshta padashje”,- tha ajo me një buzëqeshje të lehtë, duke lënë të kuptohet se nuk e merr si diçka personale.
    Moderatorja shtoi se gjithmonë ka pasur një mendim të mirë për Kiara Titon dhe se e respekton për rrugëtimin e saj në ekran. ”Nuk kam pasur kurrë asgjë për t’i thënë keq”. Deklarata e saj ka bërë menjëherë xhiron e mediave online, ku ndjekësit kanë nisur të komentojnë e të pyesin nëse mes dy moderatoreve të njohura ka ndodhur diçka që publiku nuk e di.

  • I shkoi te shtëpia për ta surprizuar me një parfum të shtrenjtë, moderatorja sajoi një takim dhe futi në burg mjekun që e përndiqte..  

    I shkoi te shtëpia për ta surprizuar me një parfum të shtrenjtë, moderatorja sajoi një takim dhe futi në burg mjekun që e përndiqte..  

    Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko. 
    Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj. 
    Mjeku psikiatër jo vetëm kishte miqësi me moderatoren, por dinte edhe banesën e saj, madje Kamberi është nisur nga Kosova dhe është shfaqur para shtëpisë së moderatores, për t’i bërë një surprizë, një parfum të shtrenjtë. 
    Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes. 
    Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim. 
     
     
     
     

  • Moderatorja Arbana Osmani rrëfen: A do ta shohim sërish në një reality show?

    Moderatorja Arbana Osmani rrëfen: A do ta shohim sërish në një reality show?

    Arbana Osmani, e pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse do ta shohim sërish në ndonjë reality show televiziv, ka dhënë një përgjigje të sinqertë mbi të ardhmen e këtij formati. Moderatorja shpjegoi se çdo vit i vijnë ftesa për të drejtuar reality show me idenë për të sjellë diçka “ngjitëse” si dikur Big Brother, por situata ka ndryshuar.
    “Problemi është që tani nuk vendos më produksioni i famshëm, por algoritmet,” – shkruan Arbana, duke shtuar se kaoset e fundit dhe mënyra se si funksionojnë platformat e reja kanë bërë që realiteti televiziv të mbetet gjithnjë e më pak i qartë. Sipas saj, kjo nuk është një dukuri vetëm në Shqipëri, por ka prekur të gjitha reality show-t në botë.
    Moderatorja u shpreh kurioze nëse këtë vit do të rikthehet te formula klasike e reality show-ve, megjithatë theksoi se aktualisht ato po kalojnë në një fazë transformimi, duke funksionuar më shumë si videogame sesa si formate tradicionale televizive.
    Madje, Arbana solli edhe një batutë nga djali i saj:“Djali im Joni më thoshte një ditë: Mam, pse nuk e bën një lojë si Roblox-i por me Big Brother?”
    Në fund, ajo përmendi edhe një studim të Deloitte, sipas të cilit 53% e gjeneratës Z tashmë preferon formatet “choose your own story” mbi programet lineare televizive.

  • Baçi zbulon emrin e kandidatit të PD, plas e qeshura në studio

    Baçi zbulon emrin e kandidatit të PD, plas e qeshura në studio

    Deklarata e deputetit të PD, Luan Baçi në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj kur u pyet se kush mund të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës shkaktoi të qeshura,.
    Të pranishmit nuk mundën të mbanin seriozitetin ndërkohë që Baçi theksonte se PD ka shumë emra për kadndidim, ndërsa nuk po jepte asnjë emër konrkret, pasi ishte pyetur nga moderatorja Borakaj.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: A ka PD emra konkretë?
    Baçi: Po, siç ua thashë ka shumë.
    Borakaj: Aq shumë ka, sa as tre emra nuk i keni.
    Baçi: Kemi shumë (të qeshura në studio, moderatorja linçon publicitet për të qetësuar situatën).

  • Ekskluzive: Zbulojmë të dashurin italian të Eva Muratit

    Ekskluzive: Zbulojmë të dashurin italian të Eva Muratit

    Moderatorja Eva Murati duket se është në një periudhë të lumtur në jetën e saj private. Burime ekskluzive për IconStyle kanë zbuluar se ajo është në një lidhje me një biznesmen italian, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj në shoqëri të ngushtë.
    Fotot e siguruara nga Iconstyle tregojnë çiftin duke kaluar kohë së bashku në Tiranë dhe jashtë saj, ndërsa buzëqeshjet dhe komunikimi i afërt mes tyre konfirmojnë romancën.

    Kjo romancë vjen në mes të lajmeve rozë pas komentit të Evës për dasmën e ish partnerit të saj, Genar Topallit. Disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore. Eva nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:
    “Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”
    Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Eva sqaroi deklaratën e bërë.
    “Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë. Jete të lumtur për të gjithë.”-tha ajo.
    Dasma e çiftit, Genar dhe Cindy e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.

  • “Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së djalit të Jozefina Topallit

    “Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së djalit të Jozefina Topallit

    Moderatorja sportive, Eva Murati, ka reaguar ndaj dasmës më të përfolur gjatë këtyre ditëve, atë mes prezantueses Cindy Marina dhe djalit të Jozefina Topallit, Genar Topalli. Ceremonia e veçantë, po aq edhe luksoze në Romë, tërhoqi jo pak vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me vidoet që qarkullojnë pa fund.
    Ndjekës të shumtë kanë reaguar duke komentuar luksin që ‘veshi’ dasmën, ku ishin të ftuar yje të ekranit dhe figura të politikës. Reagimeve nuk i shpëtoi as Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një lidhje me Genar Topallin. Një video e saj në TikTok ra menjëherë në syrin e ndjekësve, të cilët nuk vonuan që t’i komentonin duke për xhelozi e për zili, e të tjerë që thejsht e komplimentonit.
    Komenti: Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time.
    “Nuk dua që milione shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”, përgjigjet moderatorja.
    “Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati
    E megjithatë, ajo zgjodhi t’i përgjigjej një komenti në anglisht, sipas të cilit, moderatorja do ta donte vetë një dasmë të tillë përrallorë. Murati ka ka shpërthyer ndaj këtij komenti, duke thënë se nuk do të donte asgjë që vjen nga lekë të vjedhura nga para publike.
    Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Modelja dhe moderatorja sportive, Cindy Marina, kishte organizuar në shkurt të këtij viti një festë të madhe beqarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ZËRI

  • Moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore

    Moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore

    Moderatorja Ola Bruko ka komentuar videon që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku ish-CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, u pa i përqafuar me vartësen e tij Kristin Cabota gjatë një koncerti në Boston.
    Në një postim në rrjetet sociale, Bruko shkroi: “Ky është shembulli tipik i asaj që gjithmonë kam thënë; Ka Zot, vonon por nuk harron! Kështu do përfundoni të gjithë ju që s’e keni për gjë të shkatërroni një familje apo një çift…”.
    Reagimi i saj vjen pak kohë pas divorcit, ndërsa moderatorja është tashmë në një lidhje me këngëtarin Endri Stefi.
    Ngjarja në SHBA solli dorëheqjen e Byron, i cili publikisht kërkoi ndjesë bashkëshortes, familjes dhe stafit të kompanisë, duke pranuar se “meritonin më mirë prej tij si partner, prind dhe drejtues”.

  • Delinda Disha largohet nga MCN TV! Akuza për mosshpërblim dhe abuzime me punonjësit

    Delinda Disha largohet nga MCN TV! Akuza për mosshpërblim dhe abuzime me punonjësit

    Moderatorja Delinda Disha ka njoftuar ndjekësit e saj se nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat” në MCN TV. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shpjegoi se arsyeja e largimit lidhet me mospagesën e rrogës së saj, ndërkohë që, sipas saj, kolegët e tjerë e kanë marrë pagën për muajin prill.
    “Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ ‘Xhadat’ si moderatore. Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time, ndërkohë tashmë ish-kolegët e mi kanë marrë rrogën që në muajin prill.”, shkruan Disha në postimin e parë që ndau në story.
    Në një tjetër reagim, moderatorja akuzon drejtuesen e MCN, Marsida Karabollaj, se mban peng pagat e punonjësve për muaj të tërë dhe i shkarkon sipas dëshirës.
    “Ky është personi që nuk i jep me muaj të tëra rrogat dhe i shkarkon punonjësit e MCN-së kur dhe si i do qefi. Në vitin 2025 është e turpshme të mbash peng punonjësit me muaj të tërë pa i paguar”, ka shkruar Disha duke bashkangjitur edhe foton e Karabollajt.
    Ky reagim ka ngjallur diskutime në rrjet, ndërsa deri më tani nga ana e MCN TV nuk ka pasur një përgjigje publike.

  • ‘Një sekondë…’/ Rama revoltohet nga ndërprerja e moderatores në samitin në Slloveni: Jo nuk pres një sekondë se jam për të folur këtu

    ‘Një sekondë…’/ Rama revoltohet nga ndërprerja e moderatores në samitin në Slloveni: Jo nuk pres një sekondë se jam për të folur këtu

    Në Slloveni po mbahet samiti i BLED, ku pjesëmarrës është dhe kryeministri Edi Rama.

    Gjatë bisedës së hapur në panel, moderatorja ndërpret kreun e qeverisë dhe ky i fundit i kthehet duke i thënë “Unë jam këtu për të folur, ti për të moderuar’.
    Pjesë nga diskutimi:
    Marta Kos: Nuk ka të bëjë me piketa, jam dakord me Antonion që ka të bëjë me lidershipin në të dyja anët. Ne jemi në lëvizje në këshill, në 10 muajt e fundit kemi hapur më shumë grup kapituj sesa në 5 vitet e  undit. Kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, fillimisht në Bruksel dhe më pas në ndeshjen e futbollit mes vendeve kandidate dhe atyre anëtare në Tiranë. Është e mundur që nëse përfundojmë në 2026 në aspektin teknik, në 2028 mund të kemi 28 anëtarët e BE-së dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer mund të kemi 29 anëtarë. Unë skam shumë kohë, kam katër vjet.
    Edi Rama: Ne jemi njërës besnik, kemi mbështetur Perandorinë Osmane, Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe tani juve. Më e mira jonë është që edhe kur ata dështojnë ne jemi me ta. Edhe kur ata vazhdojnë dështojnë ne jemi me ata. Ashtu si ushtarët japonezë në pyll.
    Moderatorja: Një sekondë…
    Edi Rama: Jo nuk pres një sekondë se jam për të folur këtu. Ti je këtu për të moderuar