Tag: moderatori

  • Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi

    Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi

    Në botën e showbiz-it, ku hatërmbetjet shpesh dramatizohen më shumë seç duhet, surprizat nuk mungojnë asnjëherë. Ajo që në prill dukej si një krisje e pakthyeshme mes një moderatori të njohur dhe këngëtares Dafina Zeqiri, dhjetori e shndërroi në një kapitull të ri miqësie dhe respekti.
    Ndodhi pikërisht në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, ku mes shumë personazheve VIP, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi pikërisht prania e Dafinës. Pak muaj më parë, ajo dhe moderatori kishin qenë në qendër të një debati publik, gjë që e bënte shfaqjen e saj në event edhe më të komentuara.
    Por jo vetëm kaq. Dafina jo vetëm që mori pjesë në festë, por zgjodhi edhe ta uronte publikisht Labin përmes një story në Instagram. Krahas një fotoje me grimieren e saj, Dafina Neziri, këngëtarja shkroi:
    “Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim! Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja.”
    Me këtë urim publik, artistja tregoi qartë se çdo keqkuptim i së kaluarës është lënë pas dore, duke sjellë një atmosferë pozitive e festive në një mbrëmje kaq të rëndësishme për moderatorin.
    Në fotot e publikuara nga festa, Dafina shfaqet e qeshur dhe e relaksuar, ndërsa burime pranë eventit thonë se ajo dhe Labi kanë shkëmbyer urime dhe biseda të ngrohta gjatë gjithë natës.

  • Rrëfimi emocional i moderatorit për betejën me ish-partneren: S’më lejon ta shoh djalin, po shfrytëzon faktin që është autik

    Rrëfimi emocional i moderatorit për betejën me ish-partneren: S’më lejon ta shoh djalin, po shfrytëzon faktin që është autik

    Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi ka ndarë një rrëfim të ndjeshëm për raportin me djalin e tij, i cili ndodhet në spektrin e autizmit. Në një intervistë të fundit, ai u shpreh se nuk ka mundur ta takojë të birin për një kohë të gjatë, duke akuzuar ish-partneren e tij, Egestën, se po e mban larg me qëllim.

    “Djali po rritet çdo ditë, por unë nuk kam asnjë kontakt. Ajo ka ndërruar numrin e telefonit, nuk kam asnjë mënyrë për ta parë ose për të marrë vesh si është. Ai tashmë ka mbushur 7 vjeç dhe më mungon jashtë mase,” – tha Mjekiqi.
    Moderatori tregoi se përplasjet gjyqësore vazhdojnë, ndërsa theksoi se do të kërkojë deri në fund të drejtën e tij për të qenë pranë të birit.

    “Nuk është normale të mos shoh djalin për 2 ose 6 vite. Edhe nëse nuk jemi më bashkë, kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhënien babë e bir. Unë dua vetëm të jem afër tij,” – shtoi ai.
    Mjekiqi theksoi se situata është edhe më e ndërlikuar për shkak të gjendjes së djalit, duke nënvizuar se kjo po përdoret si mjet për ta lënduar.

    “Ajo po shfrytëzon faktin që djali është autik. Ai komunikon më ndryshe dhe kjo e bën gjithçka më të vështirë. Kjo situatë po më lodh shumë, por nuk do të dorëzohem,” – përfundoi moderatori, i cili theksoi se pavarësisht gjithçkaje, e vlerëson ish-partneren si “nënë të shkëlqyer”.

  • Dënohet me 1 mln lekë gjobë Egla Ceno, për shpifjen që bëri ndaj moderatorit Saimir Kodra

    Dënohet me 1 mln lekë gjobë Egla Ceno, për shpifjen që bëri ndaj moderatorit Saimir Kodra

    Gjykata Penale e Tiranës, ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të “Shpifjes” nga moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Vendimi është dhënë mesditën e sotme, ku në këtë përballje ligjore ka dalë fitues, Saimir Kodra. Gjatë një emisioni televiziv në “PodCast”, Egla Ceno ish-fituese e “Big Bradhor VIP” deklaroi se në një rast të vetëm ishte ngacmuar seksualisht nga moderatori i një emsioni televiziv. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Pas deklaratës së Eglës, reagoi edhe moderatori Saimir Kodra, i cili njoftoi se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ai paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku kërkon shpalljen fajtore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në procesin gjyqësor të zhvilluar më pas, Egla solli disa versione mbrojtjeje.

    Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë. Më pas, në një tjetër deklarim, tha se nuk e kishte përmendur Saimir Kodrën, duke u justifikuar se kishte thënë vetëm mbiemrin “Kodra”, pa përmendur emër.

    Në një seancë të mëvonshme, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj nuk kishin të bënin me Saimir Kodrën personalisht, por me një kauzë simbolike për gratë e abuzuara seksualisht.

    Në përfundim të procesit gjyqësor, Egla Ceno u shpall fajtore dhe u dënua me vendim gjykate me 1 milion lekë gjobë, pasi deklaratat e saj u vlerësuan si shpifje dhe dëm i padrejtë ndaj reputacionit të moderatorit Saimir Kodra.

  • Fituesja e BBVA3 shpallet shpifëse me vendim gjykate, gazetari fiton procesin gjyqësor

    Fituesja e BBVA3 shpallet shpifëse me vendim gjykate, gazetari fiton procesin gjyqësor

    Showbiz E Martë, 21 Tetor 2025 16:12
    Raportohet se Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të ”Shpifjes” nga moderatori i emisionit ”Stop”, Saimir Kodra. Vendimi është dhënë mesditën e sotme, ku në këtë përballje ligjore ka dalë fitues, Saimir Kodra.
    Egla Ceno gjatë qëndrimit të saj në ”Big Brother Albania Vip 3”, ku doli fituese, deklaroi se ishte ngacmuar nga Saimir Kodra rreth 20 vite më parë. Sipas saj, ajo kishte shkuar për të kërkuar punë dhe kishte hasur ngacmim seksual nga moderatori i njohur.

    Pas daljes nga Bigu, Egla Ceno deklaroi se nuk ishte ngacmuar seksualisht asnjëherë në jetën e saj, madje shtoi se i përçmonte gratë që abuzojnë me pretendime të tilla, duke e quajtur këtë sjellje një formë abuzimi ndaj kauzës së grave të dhunuara.

    Pas deklaratës së Eglës, reagoi edhe moderatori Saimir Kodra, i cili njoftoi se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të tij. Ai paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku kërkoi shpalljen fajtore. Në përfundim të procesit gjyqësor, Egla Ceno u shpall fajtore dhe u dënua me vendim gjykate, pasi deklaratat e saj u vlerësuan si shpifje dhe dëm i padrejtë ndaj reputacionit të moderatorit Saimir Kodra.