Tag: modelin

  • Xabi Alonso “kopjon” modelin e dikurshëm të Mourinhos te Real Madridi

    Xabi Alonso “kopjon” modelin e dikurshëm të Mourinhos te Real Madridi

    Xabi Alonso po formëson gradualisht modelin e tij te Real Madridi, me disa ndryshime të dukshme që nga mbërritja e tij verën e kaluar, pas largimit të Ancelottit, përpara Botërorit të Klubeve. Nga rregulla më të rrepta ditore e deri te përdorimi i dronëve për të analizuar stërvitjet nga ajri, shumë gjëra kanë ndryshuar në Valdebebas. Ky i fundit ishte një vendim i pazakontë para ndeshjes ndaj Liverpool-it.
    Tradicionalisht, Real Madridi stërvitej në stadiumin ku do të luhej ndeshja, por Alonso vendosi që ekipi të stërvitej në Valdebebas në orën 11:00, më pas të udhëtonte pasdite drejt Liverpool-it, duke shkuar në “Anfield” vetëm për konferencën për shtyp, siç kërkon rregullorja e UEFA-s.
    Ky ndryshim rikthen “modelin Mourinho”. Portugezi ishte i vetmi trajner i Realit që kishte preferuar të mos stërvitej në stadiumin e ndeshjes. Tani, Alonso po ndjek të njëjtën rrugë, në xhiron e katërt të Champions-it.
    Pas stërvitjes dhe drekës, ekipi do të niset në orën 16:00, do të mbërrijë në Liverpool në 17:35 (ora lokale) dhe do të qëndrojë në hotelin përkatës, ndërsa Alonso dhe një lojtar do të dalin para mediave në “Anfield”.
     

  • “Ringriti shtetin e gjunjëzuar”- tha Gjiknuri për ndarjen nga jeta të ish-presidentit

    “Ringriti shtetin e gjunjëzuar”- tha Gjiknuri për ndarjen nga jeta të ish-presidentit

    Deputeti Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me shuarjen e Fatos Nanos.
    Në një postim në Facebook, Gjiknuri shkuan se me modelin e tij liberal Nano udhëhoqi Partinë Socialiste dhe në tërësi të majtën shqiptare, duke e kthyer në një forcë politike të shëndetshme, moderne e progresiste
    Postimi i plotë:Me modelin e tij liberal, udhëhoqi Partinë Socialiste dhe në tërësi të majtën shqiptare, duke e kthyer në një forcë politike të shëndetshme, moderne e progresiste. Si kreu i qeverisë, Fatos Nano drejtoi vendin në momente të vështira, kur duhej ringritur shteti i gjunjëzuar në të gjitha hallkat e tij. Njeriu i betejave dhe vendimeve të forta ashtu sikurse i kompromiseve dhe marrëveshjeve si mjeti më efektiv i të bërit politikë.
    Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve!
     

  • “Jemi marrë me modelin dhe jo me emrat”, Berisha për garën në Tiranë: Po diskutojmë me aleatët për…

    “Jemi marrë me modelin dhe jo me emrat”, Berisha për garën në Tiranë: Po diskutojmë me aleatët për…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita ka kandidatura shumë herë më të mira se sa PS-ja, e cila do të përfaqësohet nga Ogerta Manastirliu.
    Ai tha se bashkë me aleatët po diskutohet mbi modelin që do të ndiqet në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe për 5 bashkitë e tjera.
    “Këto janë emra shumë të mirë. Janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme.Partia Demokratike siç unë kam shpjeguar këtu para jush, gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët tanë ne kemi diskutuar për modelin që do ndjekim.Dmth; do të jetë ky një kandidaturë politike e PD apo nuk do të jetë?Do të jetë ky një kandidaturë politike e koalicionit apo nuk do të jetë?Do të jetë ky një kandidaturë e pavarur që do e mbështesin të gjitha partitë e koalicionit apo nuk do jetë?Pra, ku është konfirmi më i madh, dmth ujdia më e madhe, me cilin model. Por ne kandidatura kemi, kemi të pakrahasueshme me korbën e kovidit.Dhe ne nga gara nuk tërhiqemi.Unë i rezervoj vetes të drejtën që të mos prononcohem. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita.Mundet po, mundet. Nuk e them me siguri, por mundet po.”, tha ai.

  • “Nuk tërhiqemi nga gara”/ Zgjedhjet e pjesshme, Berisha: Kandidatin mund ta kemi brenda javës!

    sali berisha

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Breisha kometoi sot zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën, teksa opozita ende nuk ka dalë me një kandidaturë që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut të PS-së. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se PD i ka të gatshëm kandidatët e saj për zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit, dhe se brenda javës mund të prezantohte kandidati për Tiranën. Kryedemokrati shprehet i gatshëm për të pranuar modelin që do të pranohet gjerësisht nga opozita.
    “Këto janë emra shumë të mirë, personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme. PD, siç kam shpjeguar më parë, është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët kemi diskutuar për modelin që do ndjekim. Do të jetë një kandidaturë politike e PD-së apo jo? Një kandidaturë e koalicionit apo jo? Një kandidaturë e pavarur e mbështetur nga partitë e koalicionit, apo jo? Pyetja është: në cilin model ka dakordësi më të gjerë? Ne nuk tërhiqemi nga gara. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita. Mund të kemi kandidatin brenda kësaj jave, por nuk mund ta them me siguri. Ajo që di është se kudo i kemi kandidatët gati”, përfundoi Berisha.
    Deri më tani, kampi opozitar është dakordësuar për 3 emra si kandidatë të mundshëm dhe të gjithëpranuar për garën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës. 3 emrat që kanë marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve janë aktivistja Edlira Çepani, politologu Ermal Hasimja si dhe Florian Haçkaj, por ende nuk ka një vendim se cili prej tyre do të jetë kandidati zyrtar. Ndërkohë që Partia Socialiste ka zyrtarizuar Ogerta Manastirliun si kandidaten për zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Tiranës që do të zhvillohen më 9 tetor. Data u dekretua nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj./ZËRI

  • Berisha komenton Çepanin, Hasimjan dhe Hackajn: Kandidatin mund ta kemi brenda javës

    Berisha komenton Çepanin, Hasimjan dhe Hackajn: Kandidatin mund ta kemi brenda javës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët në konferencën e mbajtur këtë të premte në lidhje me emrat që janë përmendur si kandidatë potencialë të opozitës për Bashkinë e Tiranës, përballë Ogerta Manastirliut të PS-së.
    Berisha u shpreh se emrat e përfolur, Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj, janë personalitete me vlera të veçanta, ndërsa sqaroi procesin që po ndjek Partia Demokratike për përzgjedhjen e kandidatit përfundimtar për Bashkinë e Tiranës. 
    Ai shtoi se brenda javës mund të jetë e mundur që opozita të dalë me një emër për kryetar bashkie në kryeqytet. 
    “Janë emra shumë të mirë, personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme. PD, siç kam shpjeguar më parë, është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët kemi diskutuar për modelin që do ndjekim. Do të jetë një kandidaturë politike e PD-së apo jo? Një kandidaturë e koalicionit apo jo? Një kandidaturë e pavarur e mbështetur nga partitë e koalicionit, apo jo? Pyetja është: në cilin model ka dakordësi më të gjerë?” – tha Berisha. 
    Sipas tij, pavarësisht modelit që do të zgjidhet, opozita ka kandidatë të pakrahasueshëm me kandidaten e PS-së. 
    “Ne nuk tërhiqemi nga gara. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita. Mund të kemi kandidatin brenda kësaj jave, por nuk mund ta them me siguri. Ajo që di është se kudo i kemi kandidatët gati”, përfundoi Berisha. 
     

  • BMW po prezanton ndryshime të mëdha deri në vitin 2027

    BMW po prezanton ndryshime të mëdha deri në vitin 2027

    Grupi BMW është përgatitur për një revolucion në shitjet e makinave për njëfarë kohe. Në vend që të shesë makina përmes shitësve klasikë të autorizuar, kompania nga Mynihu po i drejtohet gjithnjë e më shumë modelit të shitjeve të agjencisë.
    Me markën e tyre Mini, ka filluar tashmë: nga viti 2024, modelet Mini shiten direkt. Fillimi i periudhës së provës ishte në fillim të vitit në Itali, Poloni, Suedi, Norvegji dhe Finlandë; në tetor të vitit të kaluar, pasuan edhe tregje të tjera, përfshirë Gjermaninë. Me sa duket, periudhat e provës ishin mjaftueshëm të suksesshme saqë BMW vendosi ta aplikonte modelin e ri në markën kryesore, BMW.
    BMW do të kalojë në modelin e agjencisë në vitin 2027
    Në vitin 2027, një vit më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht, BMW do të kalojë sistemin e saj të shitjes së makinave të pasagjerëve në një model agjencie. Kjo u konfirmua nga Jochen Goller, anëtar i bordit përgjegjës për shitjet, në një intervistë me Automotive News. Sipas tij, pas përvojave pozitive deri më tani, kompania është “edhe më e bindur” se shitja e makinave përmes agjentëve është qasja e duhur. Christian Ach, kreu i tregut të BMW Group në Gjermani, e kishte njoftuar tashmë këtë ndryshim. Në korrik 2025, ai i tha autohaus.de se vitet 2025 dhe 2026 do të përdoren për të përgatitur modelin.
    Në modelin e agjencisë, kompanitë partnere nuk veprojnë më si tregtarë klasikë, por vetëm si ndërmjetës midis prodhuesit dhe blerësit. Ata nuk krijojnë stokun e tyre të automjeteve. Qëllimi është thjeshtimi i shitjeve, gjë që jo vetëm krijon kursime financiare për grupin, por gjithashtu zvogëlon nevojën për sallone të mëdha ekspozitash.
    Avantazhet për prodhuesin: ai ruan kontrollin mbi çmimet përfundimtare dhe agjentët marrin komisione më të ulëta. Megjithatë, prodhuesi merr përsipër edhe rreziqet që tregtari kishte më parë, siç është financimi i automjeteve të ekspozitës dhe testimit.
    Mercedes po ndjek të njëjtën rrugë, VW po heq dorë
    Aktualisht, nuk ka një trend të vetëm pro ose kundër modelit të agjencisë në industrinë e automobilave. Qasja ndaj markave ndryshon. Mercedes tashmë kaloi në modelin e agjencisë për shitjen e makinave dhe furgonëve në Gjermani në qershor 2023. Listat klasike të çmimeve janë hequr. Ish-anëtarja e bordit Britta Seeger dha një vlerësim pozitiv në atë kohë, megjithëse reagimet e agjentëve ishin të ndara.
    Në të kundërt, VW pati një përvojë të keqe. Në vjeshtën e vitit 2024, marka njoftoi se do të ndërpriste modelin e agjencisë më 1 janar 2026. Ky model u prezantua në vitin 2020 me lançimin e modeleve elektrike ID. Megjithatë, i gjithë procesi ishte i mbushur me probleme, duke përfshirë anulimin e kontratave me shitësit e atëhershëm. Në praktikë, kursimet e pritura nuk u materializuan, shitjet e modelit ID ngecën dhe barra financiare e financimit paraprak të automjeteve ishte e lartë.
    BMW: të gjithë duhet të përfitojnë
    BMW tani beson se koha është e duhur për shitje direkte. “Ne e shohim të ardhmen e shitjeve në Evropë në modelin e agjencisë dhe jemi të bindur se klientët tanë, partnerët tanë dhe ne si prodhues do të përfitojmë nga kjo”, tha Jochen Goller në një njoftim të korporatës në verën e vitit 2024.
    Klientët do të përfitojnë nga transparenca më e madhe e çmimeve dhe një proces blerjeje i dixhitalizuar. Prodhuesi pretendon se ka mbështetjen e partnerëve të tij aktualë të shitjeve, sipas Shoqatës Gjermane të Shitësve BMW, bashkëpunimi ishte partneritet dhe konstruktiv.
    BMW po prezanton një model shitjesh agjencie nga viti 2027, tregtarët bëhen agjentë dhe nuk shesin drejtpërdrejt, por ndërmjetësojnë midis blerësit dhe prodhuesit. Mini tashmë ka kaluar në këtë model, Mercedes e përdor atë, ndërsa VW hoqi dorë pas një përvoje negative. BMW beson se klientët, agjentët dhe koncerni do të përfitojnë nga ky ndryshim. /tesheshi.com/

  • Kontradiktë e hapur/ Adriatik Lapaj lavdëron Shabanin dje, e sulmon sot e krahason me Judën…

    Kontradiktë e hapur/ Adriatik Lapaj lavdëron Shabanin dje, e sulmon sot e krahason me Judën…

    Adriatik Lapaj ka bërë deklarata kontradiktore për Endri Shabanin, kryetarin e Nismës Thurje. Së fundmi, Lapaj ka komentuar për Shabanin duke e krahasuar me tradhtarët në histori:
    “Kaini tradhtoi Abelin. Skënderbeun e tradhtoi Hamzai. Krishtin e tradhtoi Juda Iskarioti”, tha Lapaj.
    Por vetëm disa kohë më parë, Lapaj e ka prezantuar Shabanin si modelin e vlerave që duhet të përfaqësojnë shqiptarët në Parlament. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Shabani ishte “modeli i vlerave që do e ndanin Shqipërinë nga modeli i kënetës dhe makutërisë që ndodhemi”, duke e quajtur atë “modelin e Shqipërisë qytetare” dhe “njeriun antikonformist dhe super të lexuar”.
    Mbi të gjitha, Lapaj pranon sot se i ka kërkuar tezes së tij Ana Dajko, që ta mbajë mandatin me çdo kusht për të penguar Shabanin që të bëhet deputet. Ndërsa dje bënte thirrje se Endrit Shabani duhet të ishte me çdo kusht në Kuvend.
    Ky ndryshim drastik qëndrimi nga lavdërime publike te akuza për tradhti ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e shohin këtë si një shembull të paqëndrueshmërisë politike dhe personale të Lapajt.

  • FOTO / Lapaj harron vlerësimet për Shabanin! Dikur e quante model vlerash, sot e krahason me Judën…

    FOTO / Lapaj harron vlerësimet për Shabanin! Dikur e quante model vlerash, sot e krahason me Judën…

    Adriatik Lapaj ka bërë deklarata kontradiktore për Endri Shabanin, kryetarin e Nismës Thurje. Së fundmi, Lapaj ka komentuar për Shabanin duke e krahasuar me tradhtarët në histori:
    “Kaini tradhtoi Abelin. Skënderbeun e tradhtoi Hamzai. Krishtin e tradhtoi Juda Iskarioti”, tha Lapaj.
    Por vetëm disa kohë më parë, Lapaj e ka prezantuar Shabanin si modelin e vlerave që duhet të përfaqësojnë shqiptarët në Parlament. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Shabani ishte “modeli i vlerave që do e ndanin Shqipërinë nga modeli i kënetës dhe makutërisë që ndodhemi”, duke e quajtur atë “modelin e Shqipërisë qytetare” dhe “njeriun antikonformist dhe super të lexuar”.
    Mbi të gjitha, Lapaj pranon sot se i ka kërkuar tezes së tij Ana Dajko, që ta mbajë mandatin me çdo kusht për të penguar Shabanin që të bëhet deputet. Ndërsa dje bënte thirrje se Endrit Shabani duhet të ishte me çdo kusht në Kuvend.
    Ky ndryshim drastik qëndrimi nga lavdërime publike te akuza për tradhti ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e shohin këtë si një shembull të paqëndrueshmërisë politike dhe personale të Lapajt.

  • Rama: Synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale

    Rama: Synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale

    Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, në një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, njoftoi se qeveria e tij ka synim që Shqipëria të ketë “modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale”.
    “Teknologjitë e reja mund t’i japin shteteve si ne mundësinë që të bëjmë hapa që përndryshe do të ishin të pamundura. Imagjinoni, nëse nuk do të ishte e zbatueshme teknologjia digjitale nuk do të ishte e zbatueshme, si do të ishim ne në gjendje të ofronim qindra shërbime online. Miliona njerëz rrinin në radhë për certifikata. Vetëm falë teknologjisë jemi në pozicionin që mund të bëjmë diçka të tillë, edhe në fusha të tjera. Nëpërmjet inteligjencës artificiale, gjërat që Kroacisë ju deshën 7 vite për t’i bërë, ne mund t’i bëjmë në më pak se dy vite”, tha Rama, shkruan A2.
    “Synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale. Do të jetë komplet me inteligjencë artificiale, nga A-ja te ZH-ja. Kjo do i bëjë krejtësisht transparente prokurimet publike dhe nuk do të ketë vend për kontestime”, shtoi kryeministri.

  • “BMW” zbulon modelin e parë “Neue Klasse”

    “BMW” zbulon modelin e parë “Neue Klasse”

    Prodhuesi gjerman i makinave “BMW” zbuloi në Mynih modelin e parë të linjës së vet, “Neue Klasse”, në bashkëpunim me partnerë kinezë të teknologjisë për bateritë, inteligjencën artificiale dhe drejtimin autonom, shkruan “Xinhua”.
    iX3, i planifikuar për prodhim në vitin 2026, shënon fillimin e planit të BMW-së për të lançuar më shumë se 40 modele të reja ose të përditësuara në të gjithë botën deri në vitin 2027.
    Fabrika e BMW-së në Shenyang të provincës Liaoning, vendi i saj më i madh i prodhimit jashtë Gjermanisë, prezantoi gjithashtu një version të iX3 të përshtatur për konsumatorët vendas.
    “Pavarësisht se cila teknologji e ngasjes përdoret, e gjithë linja e produkteve të BMW-së do të përfitojë nga inovacionet e Neue Klasse. iX3 është pasardhësi i një prej modeleve tona më të suksesshme tërësisht elektrike dhe gjithashtu shënon fillimin e një epoke të re”,- deklaroi Oliver Zipse, kryetar i bordit të menaxhimit.
    Kina është tregu më i madh i vetëm i BMW-së dhe një pjesë kyçe e zinxhirit të saj global të furnizimit.
    Kompania punëson më shumë se 3000 dizajnues, inxhinierë, ekspertë softuerësh dhe specialistë testimi.
    iX3 do të ketë sisteme të lokalizuara të asistencës për shoferin dhe integrim me ekosistemin dixhital të vendit.
    BMW-ja po punon me partnerë kinezë, përfshirë “CATL”, “EVE Energy”, “Momenta” dhe “Alibaba”, për bateritë, inteligjencën artificiale dhe drejtimin autonom.
    BMW-ja bëri të ditur se prodhimi provë i qelizave të baterive cilindrike të gjeneratës së ardhshme ka filluar tashmë në Shenyang.
    “Strategjia e BMW-së ilustron thellësinë e bashkëpunimit industrial Kinë-Europë dhe potencialin për integrim të mëtejshëm në lëvizshmërinë elektrike”,- deklaroi një ekspert i industrisë.