Tag: modeli

  • OpenAI lançon modelin më të fundit GPT-5

    OpenAI lançon modelin më të fundit GPT-5

    OpenAI lançoi ditën e sotme versionin e shumëpritur të modeli GPT-5. Me GPT-5, kompania premton përmirësime të ndjeshme duke pretenduar se është modeli më i mirë AI sot për sot në kodim, shkrim, siguri dhe saktësi.

    “GPT-5 është modeli i parë që kur bashkëbisedoni me të, duket sikur po flisni me një ekspert,” tha CEO i OpenAI Sam Altman.
    Ai tha se kalimi nga GPT-4 në GPT-5 i kujton lançimin e ekranit Retina nga iPhone i cili kishte diferencë të madhe krahasuar me modelet e kaluara në ekranin e të cilave dukeshin pikselët.

    Në fillim të vitit, Altman tha se GPT-5 do të ofronte një eksperiencë të unifikuar për përdoruesit dhe modeli i ri mban premtimin.

    GPT-5 do të ketë më pak halucinacione, të japë përgjigje më të mira në kodim dhe për tematika të shëndetit. Përdoruesit pa pagesë të ChatGPT do të ketë një limit përdorimi dhe në momentin që përfundon, kalojnë në modelin më të vogël GPT-5 mini.
    Përdoruesit me pagesë do të përdorin GPT-5 si modelin e tyre kryesor ndërsa përdoruesit Pro do të ketë qasje në pyetje pa limit në GPT-5 dhe akses në GPT-5 Pro i cili ka akoma më shumë kapacitet kompjuterik.
    /PCWorld Albanian

  • “Aeroplani” antik / artefakt i vitit 200 p.e.s

    “Aeroplani” antik / artefakt i vitit 200 p.e.s

    Ky objekt u gjet në vitin 1898 në një varr në Saqqara dhe datohej në vitin 200 para Krishtit. Meqenëse në vitin 1898 nuk kishte asgjë të tillë si aeroplanët, ky zbulim u vendos në një kuti dhe u etiketua si ‘modeli i shpendëve’. Kur u bë një hulumtim i objektit, u kuptua se të gjitha përmasat e tij shumë të sakta ishin të pranishme në raporte 2:1 ose 3:1, duke sugjeruar se modeli ishte rezultat i shumë llogaritjeve dhe eksperimenteve matematikore. /Trungu & InforCulture.info

  • ‘Modeli ‘Shqipëri’ është një sulm ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës’

    ‘Modeli ‘Shqipëri’ është një sulm ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës’

    Emigrantët-Raporti i Tryezës për azil dhe emigracion: 132 ‘të parregullt’ janë dëbuar gjithsej nga Italia. ‘Faza e re është e pakuptimtë, janë transferuar individë tashmë të ndaluar në CPR-të italiane. Marrëveshja me Tiranën duhet të anulohet’, thotë Filippo Miraglia

    Nga Giansandro Merli

    Modeli Shqipëri është një mekanizëm qeverisës i ndërtuar mbi net të errëta dhe boshatisjen e hapësirave demokratike. Parlamenti është lënë mënjanë, roli i shoqërisë civile është reduktuar, informacionet janë bërë të paarritshme edhe për institucionet që kanë të drejtën e kontrollit’. Ky është thelbi i 52 faqeve të raportit të paraqitur dje në Dhomën e Deputetëve nga Tryeza për azil dhe emigracion (TAI), me titullin Plagët e kufirit.

    Në të jepet numri i përgjithshëm i personave të transferuar në CPR-në e Gjadrit gjatë fazës së dytë të projektit: 132. Janë emigrantë ‘të parregullt’ të dëbuar nga territori italian, pas ndryshimit nga ana e qeverisë të destinacionit fillestar të strukturave, që fillimisht ishin menduar për azilkërkuesit që kurrë nuk kanë hyrë në Itali. Një zgjedhje ‘e pakuptimtë’, thotë nënkryetari i Arci, Filippo Miraglia, ‘duke qenë se bëhet fjalë për individë tashmë të ndaluar dhe duke ditur që kthimet zakonisht bëhen brenda njëzet ditëve të para të ndalimit’.

    Ky numër është nxjerrë nga vizitat monitoruese të bëra nga TAI dhe nga një grup deputetësh dhe eurodeputetësh të opozitës që ndjekin këtë çështje. Sepse Ministria e Brendshme nuk jep të dhëna të plota, as edhe ndaj kërkesave të përfaqësuesve institucionalë. Gjatë një inspektimi të fundit, deputetja e PD-së, Rachele Scarpa, zbuloi se më 16 korrik kishte pasur një transferim të 13 emigrantëve për të cilin nuk ishte dhënë asnjë njoftim.

    ‘Një fakt i rëndë që konfirmon se mungesa e transparencës ndaj qytetarëve italianë ecën paralelisht me shkeljet e të drejtave themelore dhe me reduktimin e garancive për qytetarët e huaj’, thotë Scarpa. Në këtë drejtim lëviz edhe qarkorja e lëshuar në prill nga Ministria e Brendshme për të penguar hyrjen e bashkëpunëtorëve rastësorë të deputetëve. ‘Një qarkore kundër TAI-t, e kanë bërë për të na penguar të hyjmë në Gjadër’, thanë gjatë konferencës për shtyp.

    Raporti i rrjetit kryesor të organizatave që merren me emigracion rendit të gjitha abuzimet që ndodhin përtej Adriatikut, nën juridiksion italian: transferimet bëhen pa asnjë vendim nga autoriteti gjyqësor, pa motivim dhe me përdorimin e mjeteve shtrënguese; qasja në kujdesin shëndetësor është e kufizuar dhe diskriminuese; mungon një rishqyrtim i përshtatshmërisë për ndalim në momentin e hyrjes në Gjadër, i cili, për shkak të vendndodhjes së tij, paraqet problematika të ndryshme nga CPR-të e tjera; e drejta për mbrojtje është thellësisht e kufizuar, në mos e komprometuar.

    Duke cituar vendime të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kasacionit, TAI nënvizon shumë problematika ligjore në raport me parimet kushtetuese, ndërkombëtare dhe evropiane për qendrat që dëshiron qeveria Meloni dhe kërkon që të ‘ndalen transferimet dhe të anulohet marrëveshja’.

    ‘Pse qeveria këmbëngul kaq shumë pavarësisht numrave kaq të vegjël?’, pyet Riccardo Magi. Përgjigjja e sekretarit dhe deputetit të +Europa është se ‘qëllimi i protokollit me Tiranën është të dëshmojë se me ato persona mund të bësh çfarë të duash. Pika më e rëndësishme është kërcënimi ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ligjshmërisë. Të kemi kujdes: ato qendra janë ndërtuar për të qëndruar’.

    Ndërkohë dje Organizata Ndërkombëtare për Migracionin përditësoi të dhënat mbi të vdekurit dhe të zhdukurit në itinerarin qendror të Mesdheut: këtë vit janë gjithsej 659. Ndërkohë, e ashtuquajtura ‘roja bregdetare libiane’ ka kapur në det dhe ka kthyer në qendrat e burgimit 13.243 persona. Prej tyre 11.508 janë burra, 1.180 gra dhe 410 të mitur (për 145 migrantë nuk ka të dhëna gjinore). Deri dje, numri i zbarkimeve në Itali ishte 36.545, kundrejt 32.723 në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    www.ilmanifesto.it

  • Maserati heq dorë nga modeli elektrik MC20, rikthehet tek motorët klasikë?!

    Maserati heq dorë nga modeli elektrik MC20, rikthehet tek motorët klasikë?!

    Maserati ka vendosur të tërhiqet nga planet për versionin elektrik të super-automjetit MC20, pasi klientët ende preferojnë përvojën tradicionale me motorë me djegie të brendshme.

    Davide Danesin, drejtuesi i inxhinierisë në kompani, deklaroi për Autocar se shumë konsumatorë kanë një perceptim të gabuar për supermakinat me bateri dhe nuk ndihen të tërhequr nga ato.
    Shumë prej tyre kërkojnë ende ndjesinë mekanike dhe zërin autentik të motorit, jo tinguj sintetikë-tha ai, duke theksuar se pesha e madhe e modeleve elektrike është gjithashtu një pengesë.
    Për këtë arsye, Maserati do të fokusohet tek motorët e saj klasikë V6 Nettuno, ndërsa Danesin la të kuptohet se në të ardhmen mund të rikthehet edhe kutia manuale.
    Sipas drejtorit ekzekutiv të Alfa Romeo dhe Maserati, Santo Ficili, dy markat do të bashkëpunojnë më ngushtë në projektet e ardhshme, duke hapur mundësinë për një super-automjet të ri me motor benzinë, të zhvilluar së bashku.
    Ky bashkëpunim pritet të nisë pas modelit 33 Stradale, i cili ka marrë disa elemente nga Maserati MC20, përfshirë karrocerinë prej karboni dhe kornizat prej alumini. Autocar raporton se modeli i ardhshëm i Maseratit mund të jetë një GT i bazuar në Granturismo, me një version të përmirësuar të motorit 3.0-litërsh me dy turbo, që do të prodhojë mbi 621 kuaj fuqi./TAR

    Top Channel

  • Modeli kinez apo britanik? BE në zgjedhje të vështira për marrëdhëniet me SHBA-të

    Modeli kinez apo britanik? BE në zgjedhje të vështira për marrëdhëniet me SHBA-të

    Bashkimi Europian po përballet me një dilemë të madhe në poitikën e tij tregtare ndaj Shteteve të Bashkuara, pas njoftimit të fundit për masa tarifore amerikane prej mbi 7 miliiardë eurosh. Në takimin emergjent të Coreper, komitetit të 27 ambasadorëve të BE-së, u diskutua mes dy strategjive kryesore për të përballuar situatën: zgjedhja mes “modelit kinez” dhe “modelit britanik”.
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka marrë mbështetjen e qeverive të vendeve anëtare për të shtyrë pezullimin e masave tarifore deri në fillim të gushtit, duke shpresuar për një zgjidhje të negociuar. Ajo theksoi se SHBA i ka dërguar BE-së një letër me masat që do të hynin në fuqi në mungesë të marrëveshjes, dhe BE është gati të përgatitet për kundërmasa në rast se bisedimet dështojnë.
    Në diskutimet e Coreper u shfaqën dy rrugë të kundërta: “modeli kinez”, që nënkupton përballje direkte dhe përgjigje me masa të ngjashme, dhe “modeli britanik”, që përfaqëson një qëndrim më të moderuar, duke pritur që Shtetet e Bashkuara të ndryshojnë kursin dhe duke pranuar humbje të përkohshme ekonomike.
    Sipas vëzhgimeve, SHBA nuk ka arritur të fitojë mbështetje për kërkesat e saj në asnjë nga partnerët kryesorë globalë, nga Kina në Japoni, India e Brazili, duke bërë që një përballje më e ashpër të jetë gjithnjë më e mundshme. Franca dhe Spanja kanë përkrahur “modelin kinez”, duke argumentuar se presidenti amerikan e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe zakonisht tërhiqet përballë presionit.
    Megjithatë, kjo rrugë ka rreziqet e saj, pasi izolimi tregtar i SHBA në gusht mund të trondisë tregjet dhe të dëmtojë seriozisht ekonominë amerikane, duke vënë në presion edhe qëndrueshmërinë e borxhit publik.
    Për këtë arsye, Ursula von der Leyen po përpiqet të thellojë marrëdhëniet me tregjet e mëdha aziatike si Kina dhe India, si dhe me vende si Vietnami dhe Indonezia, me të cilat BE ka arritur kohët e fundit marrëveshje tregtare. Një vizitë në Pekin më 24 korrik ka rëndësi të veçantë për të siguruar një marrëveshje pragmatike me Kinën, që do të ndihmojë në kompensimin e humbjeve nga mosmarrëveshjet me SHBA.
    Nga ana tjetër, “modeli britanik” mbështet një pritje më të duruar, duke pranuar humbje të përkohshme dhe shpresuar në një rikthim të SHBA në dialog. Por kjo do të thotë se problemi vetëm shtyhet, jo zgjidhet.
    Në këtë klimë të tensionuar, përpjekjet e Gjermanisë për një marrëveshje të përqendruar vetëm në sektorin e automobilave, siç tentuan BMË dhe Mercedes, kanë dështuar, dhe kancelari Merz ka shprehur shqetësim për industrinë eksportuese të vendit të tij.
    Brukseli do të vazhdojë negociatat deri më 1 gusht, duke pezulluar përkohësisht tarifat e parashikuara për sot, që kapin vlerën prej 21 miliardë eurosh. Por Komisioneri për Tregtinë, Maros Sefcovic, ka paralajmëruar se një paketë tjetër kundërmasash prej 70 miliardë eurosh është gati dhe do të zbatohet nëse nuk arrihet marrëveshje.
    Masa e fundit shihet si një pjesë e taktikës së njohur të Trump, e cilësuar si “e parregullt dhe e paparashikueshme”, për të rritur presionin ndaj partnerëve tregtarë. BE nuk dëshiron të nisë një “hakmarrje të menjëhershme”, por po shqyrton të gjitha opsionet, përfshirë një taksë dixhitale (ëeb tax) që mund të aktivizohet vitin tjetër nëse lufta tregtare vazhdon.
    Brukseli kërkon të arrijë “marrëveshjen më të mirë të mundshme” brenda 16 ditëve të ardhshme, por në këtë afat do të duhet të zgjedhë mes “modelit kinez” dhe “modelit britanik”. Për momentin, Ursula von der Leyen ka zgjedhur të marrë kohë.

  • “Hiqini vetë barrikadat!”/ Rama: Trotuari është i njerëzve, Lungomarja është modeli i vijës ujore

    “Hiqini vetë barrikadat!”/ Rama: Trotuari është i njerëzve, Lungomarja është modeli i vijës ujore

    Pas aksionit të sotëm në qytetin e Vlorës për lirimin e hapësirave publike, ka reaguar Kryeministri Edi Rama, teksa thotë se nuk është problemi i karrikeve në një pjesë të trotuarit, por pa harruar që ky i fundit është i njerëzve.
    Sipas Ramës, Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh, prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat.
    Postimi i Ramës:
    Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo Neë York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi

  • Erdogan, sërish në timon

    Erdogan, sërish në timon

    Presidenti turk u shfaq sërish në timonin e Togg-ut,  një modeli të ri të prodhuesit vendase të automobilave.
    Erdogan testoi performancën e T10F, i cili u prezantua disa muaj më parë dhe është modeli i dytë elektrik me radhë pas SUV T10X.

    Cumhurbaşkanı Erdoğan, Togg’un yeni modeli T10F’nin deneme sürüşünü gerçekleştirdi https://t.co/dLW6YwlzIi pic.twitter.com/UZCBRHmQw2
    — Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) July 5, 2025

    T10F, testet për të cilin kishin filluar në gusht 2024, u prezantua në Adana si pjesë e ekspozitës TEKNOFEST.
    Sipas Millyet, T10F është projektuar në një linjë më sportive, por do të ketë edhe autonomi më të madhe, me 600 km, 80 më shumë se SUV i Togg.
    Ky model pritet të jetë i disponueshëm për porosi këtë verë. /tesheshi.com/

  • Po sikur Big Bengu të mos ketë qenë fillimi? Kërkime të reja sugjerojnë se ai mund të ketë ndodhur brenda një vrime të zezë

    Po sikur Big Bengu të mos ketë qenë fillimi? Kërkime të reja sugjerojnë se ai mund të ketë ndodhur brenda një vrime të zezë

    Big Bengu përshkruhet shpesh si lindja shpërthyese e universit, një moment i vetëm kur hapësira, koha dhe materia dolën në ekzistencë. Por po sikur ky të mos ketë qenë fillimi fare? Po sikur universi ynë të ketë dalë nga diçka tjetër, diçka njëkohësisht më e njohur dhe më radikale?

    Në një artikull të ri, të botuar në revistën Physical Review D, unë dhe kolegët e mi propozojmë një alternativë befasuese. Llogaritjet tona sugjerojnë se Big Bengu nuk ka qenë fillimi i gjithçkaje, por pasojë e një kolapsi gravitacional që formoi një vrimë të zezë shumë të madhe, pasuar nga një “kthim” (ose zhbërje) brenda saj.

    Kjo ide, të cilën e quajmë “universi i vrimës së zezë”, ofron një perspektivë radikalisht të ndryshme për origjinën kozmike, por bazohet tërësisht në fizikën dhe vëzhgimet që tashmë i njohim.

    Modeli kozmologjik standard i sotëm, i bazuar në Big Bengun dhe inflacionin kozmik (ideja se universi i hershëm u zgjerua në mënyrë të menjëhershme dhe të madhe), ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në shpjegimin e strukturës dhe evolucionit të universit. Por ky sukses vjen me një çmim: ai lë pa përgjigje disa nga pyetjet më themelore.

    Për shembull, modeli i Big Bengut fillon me një singularitet, një pikë me dendësi të pafundme ku ligjet e fizikës dështojnë. Kjo nuk është vetëm një mangësi teknike; është një problem i thellë teorik që sugjeron se ne nuk e kuptojmë me të vërtetë fillimin.

    Për të shpjeguar strukturën në shkallë të gjerë të universit, fizikanët shtuan një fazë të shkurtër të zgjerimit të shpejtë në universin e hershëm, të quajtur inflacion kozmik, e nxitur nga një fushë e panjohur me veti të çuditshme. Më vonë, për të shpjeguar zgjerimin përshpejtues që vërehet sot, ata shtuan një tjetër përbërës “misterioz”: energjinë e errët.

    Me pak fjalë, modeli standard i kozmologjisë funksionon mirë, por vetëm duke futur elementë të rinj që nuk janë vëzhguar kurrë drejtpërdrejt. Ndërkohë, pyetjet më të thjeshta mbeten pa përgjigje: nga erdhi gjithçka? Pse filloi kështu? Dhe pse është universi kaq i sheshtë, i njëtrajtshëm dhe i madh?

    Modeli i ri
    Modeli ynë i ri i qaset këtyre pyetjeve nga një këndvështrim tjetër, duke parë brenda vetes në vend që të shohim jashtë. Në vend që të fillojmë me një univers që zgjerohet dhe të përpiqemi të gjurmojmë se si filloi ai, ne shqyrtojmë se çfarë ndodh kur një grumbullim tepër i dendur i materies kolapson nën efektin e gravitetit.

    Ky është një proces i njohur: yjet kolapsojnë në vrima të zeza, të cilat janë ndër objektet më të kuptuara në fizikë. Por ajo që ndodh brenda një vrime të zezë, përtej horizontit të ngjarjeve nga ku asgjë nuk mund të shpëtojë, mbetet një mister.

    Në vitin 1965, fizikani britanik Roger Penrose provoi se, në kushte shumë të përgjithshme, kolapsi gravitacional duhet të çojë në një singularitet. Ky rezultat, i zgjeruar më tej nga fizikani i ndjerë Stephen Hawking dhe të tjerë, është themeli i idesë se singularitetet, si ai në Big Beng, janë të pashmangshme.

    Kjo ide i dha Penrose-it një pjesë të çmimit Nobel për fizikë në vitin 2020 dhe frymëzoi bestsellerin botëror të Hawking-ut Një histori e shkurtër e kohës: Nga Big Bengu te Vrimat e Zeza. Por ka një rezervë. Këto “teorema të singularitetit” mbështeten në “fizikën klasike” që përshkruan objektet makroskopike. Nëse përfshijmë efektet e mekanikës kuantike, e cila sundon mikrokozmosin e atomeve dhe grimcave, siç duhet të bëjmë në dendësi ekstreme, historia mund të ndryshojë.

    Në punimin tonë të ri, ne tregojmë se kolapsi gravitacional nuk ka pse të përfundojë në një singularitet. Ne gjejmë një zgjidhje analitike të saktë, një rezultat matematikor pa përafrime. Matematikat tona tregojnë se, ndërsa i afrohemi singularitetit të mundshëm, madhësia e universit ndryshon si një funksion hiperbolik i kohës kozmike.

    Kjo zgjidhje e thjeshtë matematikore përshkruan se si një re kolapsuese materieje mund të arrijë një gjendje me dendësi të lartë dhe më pas të zhbëhet, duke u rikthyer në një fazë të re të zgjerimit.

    Por si ndodh që teoremat e Penrose-it e përjashtojnë këtë përfundim? E gjitha varet nga një rregull i quajtur parimi i përjashtimit kuantik, i cili thotë se asnjë dy grimca identike të njohura si fermione nuk mund të zënë të njëjtin gjendje kuantike.

    Dhe ne tregojmë se ky rregull pengon grimcat në materien që kolapson të shtrydhen pafundësisht. Si pasojë, kolapsi ndalet dhe kthehet mbrapsht. Ky “kërcim” nuk është vetëm i mundur, ai është i pashmangshëm në kushtet e duhura.

    Ajo që është vendimtar, ky “kërcim” ndodh tërësisht brenda kuadrit të teorisë së përgjithshme të relativitetit, e cila vlen për shkallë të mëdha si yjet dhe galaktikat, e kombinuar me parimet bazë të mekanikës kuantike, pa pasur nevojë për fusha ekzotike, dimensione shtesë apo fizikë spekulative.

    Ajo që del nga ana tjetër e këtij kërcimi është një univers që i ngjan në mënyrë befasuese universin tonë. Edhe më befasuese është se rikthimi krijon natyrshëm dy fazat e ndara të zgjerimit të përshpejtuar, inflacionin dhe energjinë e errët, jo të shtyra nga fusha hipotetike, por nga vetë fizika e kërcimit.

    Parashikime të testueshme
    Një nga pikat e forta të këtij modeli është se ai bën parashikime të testueshme. Ai parashikon një sasi të vogël por jo zero të lakimit hapësinor pozitiv, që do të thotë se universi nuk është saktësisht i sheshtë, por pak i lakuar, si sipërfaqja e Tokës.

    Ky është thjesht një relike e dendësisë fillestare të vogël që shkaktoi kolapsin. Nëse vëzhgimet e ardhshme, si misioni në vazhdim Euclid, konfirmojnë një lakim të vogël pozitiv, kjo do të ishte një provë e fortë se universi ynë në të vërtetë ka dalë nga një kërcim i tillë. Ai gjithashtu bën parashikime për normën aktuale të zgjerimit të universit, diçka që tashmë është verifikuar.

    Ky model nuk rregullon vetëm problemet teknike të kozmologjisë standarde. Ai gjithashtu mund të hedhë dritë mbi mistere të tjera të thella në kuptimin tonë të universit të hershëm, si origjina e vrimave të zeza supermasive, natyra e materies së errët, ose formimi dhe evolucioni hierarkik i galaktikave.

    Këto pyetje do të eksplorohen nga misione të ardhshme hapësinore si Arrakihs, e cila do të studiojë veçori të zbehta si halot yjore (një strukturë sferike me yje dhe grupe të globuara që rrethojnë galaktikat) dhe galaktikat satelitore (galaktika më të vogla që rrotullohen rreth të mëdhenjve), që janë të vështira për t’u zbuluar me teleskopë tradicionalë nga Toka dhe do të na ndihmojnë të kuptojmë materien e errët dhe evolucionin e galaktikave.

    Këto fenomene mund të lidhen gjithashtu me objekte kompakte relike, si vrimat e zeza, që janë formuar gjatë fazës së kolapsit dhe kanë mbijetuar pas kërcimit.

    Universi i vrimës së zezë gjithashtu ofron një perspektivë të re për vendin tonë në kozmos. Sipas këtij kuadri, i gjithë universi ynë i vëzhgueshëm ndodhet brenda brendësisë së një vrime të zezë të formuar në një “univers prind” më të madh.

    Ne nuk jemi të veçantë, ashtu siç as Toka nuk ishte e veçantë në botëkuptimin gjeocentrik që çoi Galileun (astronomin që propozoi se Toka rrotullohet rreth Diellit në shekujt XVI dhe XVII) të vendosej në arrest shtëpiak.

    Ne nuk po dëshmojmë lindjen e gjithçkaje nga asgjëja, por vazhdimin e një cikli kozmik, një cikël i formuar nga graviteti, mekanika kuantike dhe lidhjet e thella mes tyre./ The Conversation – Syri.net/ 

  • Shkolla ‘Kosova’ modeli i shkollës së rilindur, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

    Shkolla ‘Kosova’ modeli i shkollës së rilindur, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

    Kryebashkiaku i Tiranës ka risjellë në vëmendje historinë e shkollës “Kosova”, një histori që simbolizon më shumë sesa një ndërtesë.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se përmes këtij modeli, Tirana sot numëron mbi 45 shkolla të reja, që janë kthyer në shembuj të infrastrukturës moderne.
    “E përmend shpesh shkollën “Kosova” për historinë e saj, se si u la të digjej nga administrata e shkuar me qëllim që të bëhej pallat, jo thjesht se ne morëm vendimin e drejtë për ta shpronësuar e për ta rindërtuar si shkollë, disa herë më të madhe seç ishte.
    Por, sepse shkolla “Kosova” është modeli mbi të cilin, më pas, ne ndërtuam dhe rindërtuam mbi 45 shkolla të reja në Tiranë, të cilat sot janë shembull i infrastrukturës moderne arsimore, një krenari për çdo nxënës e prind, dhe dëshmi kokëfortë e punës së jashtëzakonshme që kemi bërë këto 10 vjet në detyrë.
    Më vjen mirë që po vijojmë punën për shkollat e reja edhe në Astir e Sauk, me të cilat do të arrijmë në mbi 50 shkolla të ndërtuara në një dekadë, si asnjëherë në historinë e një qyteti”, theksoi kryebashkiaku.

  • ”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur. Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

    ”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur. Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

    Kryebashkiaku i Tiranës ka risjellë në vëmendje historinë e shkollës “Kosova”, një histori që simbolizon më shumë sesa një ndërtesë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se përmes këtij modeli, Tirana sot numëron mbi 45 shkolla të reja, që janë kthyer në shembuj të infrastrukturës moderne.
    ”E përmend shpesh shkollën “Kosova” për historinë e saj, se si u la të digjej nga administrata e shkuar me qëllim që të bëhej pallat, jo thjesht se ne morëm vendimin e drejtë për ta shpronësuar e për ta rindërtuar si shkollë, disa herë më të madhe seç ishte.

    Por, sepse shkolla “Kosova” është modeli mbi të cilin, më pas, ne ndërtuam dhe rindërtuam mbi 45 shkolla të reja në Tiranë, të cilat sot janë shembull i infrastrukturës moderne arsimore, një krenari për çdo nxënës e prind, dhe dëshmi kokëfortë e punës së jashtëzakonshme që kemi bërë këto 10 vjet në detyrë.
    Më vjen mirë që po vijojmë punën për shkollat e reja edhe në Astir e Sauk, me të cilat do të arrijmë në mbi 50 shkolla të ndërtuara në një dekadë, si asnjëherë në historinë e një qyteti”, theksoi kryebashkiaku.