Si po eksperimentojnë shërbimet sekrete me modelet më të reja të Inteligjencës Artificiale. Shtetet e Bashkuara kanë teknologjinë më të mirë. Por a do ta përvetësojë Kina më shpejt? Ditën e inaugurimit të Donald Trump si president, kompania kineze DeepSeek, publikoi një model të avancuar të Inteligjencës Artificiale bazuar në modelet e mëdha gjuhësore (LLM).Ishte një sinjal alarmi, sipas vetë T…
Tag: modelet
-

BE-ja fut në fuqi rregullat e reja për inteligjencën artificiale
Rregulla të reja transparence për modelet e inteligjencës artificiale si ChatGPT, Gemini dhe të ngjashme, hynë në fuqi sot në Bashkimin Evropian, si pjesë e një akti të rëndësishëm të inteligjencës artificiale të miratuar në vitin 2024.Sipas rregullave të reja, zhvilluesit duhet të zbulojnë se si funksionojnë modelet e tyre dhe cilat të dhëna janë përdorur për t’i trajnuar ato.
Për modelet veçanërisht të përparuara, të cilat konsiderohen rreziqe të mundshme për publikun, masat e sigurisë duhet të dokumentohen gjithashtu.
Ligji synon pjesërisht të mbrojë më mirë të drejtat e autorit. Zhvilluesit tani duhet të raportojnë burimet e të dhënave të tyre të trajnimit dhe nëse kanë përdorur mbledhjen e automatizuar të të dhënave nga faqet e internetit.Ata gjithashtu duhet të rendisin hapat e ndërmarrë për të mbrojtur pronën intelektuale dhe të krijojnë pika kontakti për mbajtësit e të drejtave.
Ndërsa individët mund të padisin ofruesit e shërbimeve të inteligjencës artificiale sipas ligjit të ri, Zyra Evropiane për Inteligjencën Artificiale do të fillojë zbatimin vetëm më vonë.
Zyra do të monitorojë modelet e reja nga gushti 2026 dhe modelet e publikuara para 2 gushtit 2025, duke filluar nga gushti 2027.
Shkeljet mund të rezultojnë në gjoba deri në 15 milionë euro ose 3 për qind të shitjeve vjetore globale.
-

Modelet takime speciale në burgje me të fortët
Showbiz E Mërkurë, 16 Korrik 2025 14:07
Në disa media janë publikuar lajme për takime speciale me modele të njohura, të të fortëve në burgjet e vendit. Sipas mediave, 2 vajza të njohura të showbizzit shqiptar kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar, por nga drejtoria e Burgjeve thuhet se nuk ka të dhëna për episode të tilla.
Pas shkrimeve të cilat nuk janë vërtetuar deri më tani nga autoritetet, kanë nisur verifikimet, pasi emrat e tyre nuk figurojnë në librat e hyrje-daljeve në burg. Nga Drejtoria e Burgjeve thanë se po verifikohet nëse ka pasur zyrtarë të burgjeve të përfshirë që mund të kenë lejuar këto takime në shkelje të procedurave, pasi modelet mund të jenë futur duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve apo të afërme të tyre.Drejtoria e Burgjeve nisi verifikim edhe për takimin special në burgun e Drenovës mes Ziza Pajazitit dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu. Disa ditë pas këtij takimi, Haxhiut iu gjet 1 celular, dhe 3 aparate të tjerë anëtarëve të grupit të tij. Po hetohet për personin që mund të ketë futur celularët brenda burgut.
-

Modelet takime speciale në burgje me ‘bosët’ e krimit, nisin verifikimet për përfshirje zyrtarësh
Pas historisë me Laert Haxhiun, në disa media u përfol për të tjera takime speciale me modele të njohura, këtë radhë në burgun e Reçit. Sipas mediave, 2 vajza të njohura të showbizzit shqiptar kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar, por nga drejtoria e Burgjeve thuhet se nuk ka të dhëna për episode të tilla.
Megjithatë, pas shkrimeve të cilat nuk janë vërtetuar deri më tani nga autoritetet, kanë nisur verifikimet, pasi emrat e tyre nuk figurojnë në librat e hyrje-daljeve në burg. Burime për Report Tv nga Drejtoria e Burgjeve thanë se po verifikohet nëse ka pasur zyrtarë të burgjeve të përfshirë që mund të kenë lejuar këto takime në shkelje të procedurave, pasi modelet mund të jenë futur duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve apo të afërme të tyre.
Drejtoria e Burgjeve nisi verifikim edhe për takimin special në burgun e Drenovës mes një modeleje nga Kosova, Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu. Disa ditë pas këtij takimi, Haxhiut iu gjet 1 celular, dhe 3 aparate të tjerë anëtarëve të grupit të tij. Po hetohet për personin që mund të ketë futur celularët brenda burgut. -

CEO i Nvidia thotë se modelet AI të Kinës janë të “klasit botëror”
CEO i Nvidia Jensen Huang tha se modelet e inteligjencës artificiale nga Deepseek, Alibaba dhe Tencent janë të “klasit botëror” dhe AI po revolucionarizon zinxhirët e furnizimit.
Duke folur gjatë një aktiviteti expo në Kinë një ditë pasi gjiganti AI tha se do të rifillonte shitjet e çipeve popullore H20 në Kinë, Huang ishte në vizitën e tij të tretë në Kinë këtë vit.
Kompania e tij gjendet e pozicionuar ngushtë mes dy ekonomive më të mëdha botërore të cilat po luftojnë për dominim në AI dhe teknologji të fundit.Ditën e Mërkure pritet që Huang të mbajë një eveniment me dyer të mbyllura në Pekin. CEO i firmës më me vlerë në botë, konkretisht 4.162 trilionë dollarë, ishte shprehur për tregun Kinez duke thënë se është tejet inovative, masiv dhe dinamik.
Ditën e Marte Sekretari Amerikan i Tregtisë tha se Nvidia mund të rifillojë shitjet e çipeve AI H20 në Kinë si pjesë e negociatave me SHBA-në për metalet e rralla.Porositë për çipet AI të Nvidia duhet të dërgohen tek qeveria Amerikane fillimisht për aprovim. /PCWorld Albanian
-

DeepSeek lançoi një përditësim të modelit R1 të inteligjencës artificiale që tronditi botën
Startupi Kinez i inteligjencës artificiale DeepSeek lançoi një përditësim të modelit të saj arsyetues R1 ditën e Enjte duke shtuar konkurrencën me rivalët Amerikanë të OpenAI.
DeepSeek lançoi R1-0529 në platformën e zhvilluesve Hugging Face por ende nuk ka bërë një njoftim publik e as nuk demonstroi krahasim të modelit me versioni e kaluar apo rivalët.
Por LiveCodeBench, një standard i zhvilluar nga hulumtuesit e UC Berkeley, MIT dhe Cornell e rënditën modelin arsyetues të fundit të DeepSeek pas o4 mini dhe o3 të OpenAI në gjenerim kodi dhe përpara Grok 3 të xAI dhe Qwen 3 të Alibaba.Në fillim të vitit DeepSeek tronditi botën me avancimet në modelet AI të cilat ishin në një nivel me modelet lider të industrisë në SHBA pavarësisht sanksioneve Amerikane dhe arriti këtë gjë me një buxhet modest.
Lançimi i R1 në Janar bëri që aksionet e kompanive teknologjiek të zhyten dhe madje sfidoi nocionin se për trajnimin e AI nevojiten sasi të mëdha energjie dhe investime të larta.Që nga debutimi i R1, rivalët Kinezë si Alibaba dhe Tencent kanë garuar të sjellin modelet e tyre të fundit për të cilat thonë se tejkalojnë DeepSeek. /PCWorld Albanian
-

OpenAI lançon GPT-4.1 dhe GPT-4.1 mini, shkëlqejnë në kodim
OpenAI lançoi ditën e Mërkure modelet AI GPT-4.1 dhe GPT-4.1 mini në ChatGPT. Modelet GPT-4.1 dueht të ndihmojnë inxhinierët e softuerit që përdorin ChatGPT për të shkruar dhe zbuluar gabimet në kod.
GPT-4.1 shkëlqen në kodim krahasuar me GPT-4o sipas OpenAI dhe është më i shpejtë sesa modelet arsyetuese të serive O.
Kompania tha se aktualisht po lançon GPT-4.1 për abonentët e ChatGPT Plus, Pro dhe Team. Ndërkaq OpenAI po lançon edhe GPT-4.1 mini për të gjithë përdoruesit, përfshirë ata pa pagesë.Si rezultat i këtij përditësimi, OpenAI do të heqë GPT-4.0 nga ChatGPT për të gjithë përdoruesit. OpenAI lançoi GPT-4.1 dhe GPT-4.1 mini në Prill, por modelet i publikoi vetëm përmes API-t të saj të fokusuar në zhvillues.
Lançimi i GPT-4.1 erdhi në një kohë kur u shtua vëmendja ndaj mjeteve AI të kodimit. Ditën e Mërkure Google përditësoi chatbotin Gemini për tu lidhur me lehtësi me projektet GitHub. /PCWorld Albanian -

Meta thotë se modelet e saj AI janë shkarkuar mëse 1 miliardë herë
Në mesin e muajit Mars Meta tha se familja e modeleve të hapura AI, Llama, janë shkarkuar 1 miliardë herë, një rritje e ndjeshme krahasuar me 650 milionë shkarkime në fillim të muajit Dhjetor 2024.
Ditën e Marte në konferencën LlamaCon Meta zbuloi se kjo shifër ka arritur tashmë në 1.2 miliardë shkarkime.
“Kemi mijëra zhvillues që kontribuojnë me dhjetëra mijëra variacione modelesh që janë shkarkuar qindra mijëra herë çdo muaj,” tha shefi i produktit të Llama pranë Meta Chris Cox.Ndërkaq, Meta AI, asistenti i Meta fuqizuar nga modelet Llama, ka arritur 1 miliardë përdorues në mbarë botën u shpreh Cox. Ekosistemi Llama i Meta i cili po rritet me shpejtësi, përballet me konkurrencën e disa lojërave të fortë në këtë hapësirë.
Vetëm ditën e Hënë Alibaba lançoi Qwen 3, një familje modelesh tepër konkurrues në disa testime AI. /PCWorld Albanian -

OpenAI lançoi dy modelet e reja AI o3 dhe o4-mini
Dy ditë pasi prezantoi GPT-4.1, OpenAI vendosi të lançojë jo një por dy modele të reja AI. Kompania tha ditën e sotme se o3 dhe o4-mini do të jenë publikisht të disponueshëm për të gjithë përdoruesit.
Modeli o3 është më i avancuari në arsyetim gjer më sot sipas OpenAI duke treguar një performancë të fuqishme në kodim, matematikë dhe shkencë.
Sa i përket o4-mini, OpenAI thotë se është një alternativë “low-cost” që ofron rezultate të shkëlqyera. Të dy modelet ofrojnë aftësi të reja novatore që nuk gjenden në modelet e kaluara të OpenAI.Për të parë modelet e arsyetimit të kompanisë mund të përdorin dhe kombinojnë të gjitha mjetet e disponueshme në ChatGPT përfshirë shfletimin në ueb dhe gjenerimin e imazheve.
Kompania thotë se kjo aftësi lejon o3 dhe o4-mini për të zgjidhur probleme sfiduese me disa hapa duke u bërë më efektiv. Në të njëjtën kohë o3 dhe o4-mini jo vetëm mund të shohin imazhe por edhe ti interpretojnë ose të mendojnë rreth tyre në një mënyrë të zgjeron aftësitë e tyre të përpunimit vizual.
Për shembull, ju mund të ngarkoni imazhe të tabelave të bardha, diagrameve ose skicave – madje edhe ato me cilësi të dobët – dhe modelet e reja do t’i kuptojnë ato.
Më vete OpenAI lançoi një agjent të ri kodimi quajtur Codex CLI. Është dizajnuar që tu japë zhvilluesve ndërfaqe minimale të cilën mund ta përdorin për të lidhur modelet e OpenAI me kodin e tyre lokal. Funksionon me o3 dhe o4-mini ndërsa mbështetja për GPT-4.1 është në zhvillim.
Njoftimi i sotëm vjen pasi CEO i OpenAI Sam Altman tha se kompania po ndryshonte kursin në udhërrëfyesin që ai detajoi në Shkurt.
Asokohe, Altman tregoi se OpenAI nuk do të lëshonte o3, të cilin kompania e parashikoi fillimisht në fund të vitit të kaluar, si një produkt të pavarur. /PCWorld Albanian -

Meta lançon modelet e reja AI Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick
Meta Platforms ditën e Dielë lançoi versionin më të fundit të modelit të saj të madh Llama, quajtur Llama 4 scout dhe Llama 4 Maverick.
Meta tha se Llama është një model multi-modal AI. Sisteme të tilla janë të afta të përpunojnë dhe integrojnë lloje të ndryshme të dhënash, përfshirë tekst, video, imazhe dhe audio dhe mund të konvertojnë përmbajtje në formate të ndryshme.
Përmes një deklarate kompania tha se Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick janë modelet e saj më të avancuara dhe më të mirat në kategorinë e saj. Meta tha se ato do të jetë open-source.Në të njëjtën kohë tha se po teston Llama 4 Behemoth, të cilin e quajti një prej modeleve LLM më inteligjente në botë dhe më i fuqishmi. Firmat e mëdha të teknologjisë kanë investuar në mënyrë agresive në infrastrukturën e inteligjencës artificiale (AI) pas suksesit të ChatGPT të OpenAI, i cili ndryshoi peizazhin e teknologjisë dhe nxiti investimet në machine learning.
Meta planifikon të investojë 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj AI. /PCWorld Albanian
