Tag: modele

  • Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

    Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

    Reperi i njohur Majk ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me fenomenin gjithnjë e më shqetësues të rritjes së eskortave në vendet tona, të cilat, sipas tij, po promovohen si “influencere”, “modele” apo figura publike, duke gëzuar madje respekt dhe status të lartë në shoqëri.
    Në një postim në Instagram, Majk ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po normalizohet ky fenomen:
    “Edhe ma shqetsuse o rritja e eskortav ne venet tona , eskorta qe ne shikim tpar doken normale, cilsohen si “modele” “influencerka te rrjetev sociale” etj… edhe jon shum te respektume e te ngrituna ne shoqerine tone ir ja kena kalu bullgaris, moldavis moti….”
    Ai shprehet se ky realitet është shumë alarmues dhe se tani po krijon një shoqëri që vlerëson pamjen dhe pasurinë e shpejtë, në vend të moralit dhe punës së ndershme.
    Reagimi i Majk ka ngjallur shumë diskutime në rrjet. Ndjekës të shumtë janë pajtuar me qëndrimin e tij, duke thënë se media dhe rrjetet sociale shpesh kontribuojnë në përhapjen e këtij modeli të rremë suksesi.
    Artisti kërkon më shumë vetëdijesim, veçanërisht për brezin e ri, duke theksuar se nuk duhet të lejojmë që antivlerat të zëvendësojnë figurat e vërteta për t’u marrë shembull.

  • Policia Portugeze shton një Ferrari 488 GTB në flotën e saj të makinave luksoze

    Policia Portugeze shton një Ferrari 488 GTB në flotën e saj të makinave luksoze

    Policia e Sigurisë Publike (PSP) në Portugali ka shtuar në koleksionin e saj një Ferrari 488 GTB me vlerë rreth 260 mijë euro, i cili do t’i bashkohet një BMW i8 dhe një Ford Mustang V8 për detyra të veçanta që nuk lidhen drejtpërdrejt me ndjekjen e kriminelëve.

    Supermakina u sekuestrua nga autoritetet si pjesë e një rasti trafikimi droge dhe iu dorëzua policisë pas përfundimit të procedurave ligjore. Me një motor V8 biturbo 3.9 litra, Ferrari arrin shpejtësinë 100 km/orë për vetëm 3 sekonda dhe ka një maksimum prej 330 km/orë.

    Megjithatë, kjo fuqi nuk do të përdoret në ndjekje me shpejtësi të lartë. Automjeti do të shërbejë për transportin urgjent të organeve njerëzore, ekspozita dhe demonstrime të sigurisë rrugore, si dhe shoqërim VIP-ash në evente madhore.

    Flota e PSP-së përfshin gjithashtu modele si Ford Mustang GT, Porsche 911 Carrera, Audi R8 dhe Subaru Impreza — të gjitha të sekuestruara nga raste kriminale. Ndërkohë, edhe Garda Kombëtare Republikane (GNR) ka integruar në vitet e fundit makina sportive si Nissan GT-R dhe modele të ndryshme Porsche.

    Përdorimi i këtyre mjeteve menaxhohet nga Zyra e Administrimit të Pasurive të sekuestruara, me qëllim shmangien e humbjes ose zhvlerësimit të tyre.

  • FOTO/ Vajza Elon Musk në botën e modës, debuton si modele

    FOTO/ Vajza Elon Musk në botën e modës, debuton si modele

    Vivian Jenna Wilson, vajza e Elon Musk dhe shkrimtares Justine Wilson, ka bërë debutimin e saj si modele më 15 maj në një fushatë të re të markës së veshjeve Wildfang, e cila synon të festojë identitetin gjinor dhe vetëdijen individuale. Në setin fotografik, 20-vjeçarja u shfaq me veshje të guximshme dhe mesazhe të qarta për vetëpranimin dhe ekzistencën, ndërsa njëra nga bluzat që ajo dizajnoi për fushatën do të shitet për bamirësi – me të gjitha fitimet që do t’i dhurohen Projektit Trevor.

    Vivian, e cila është shpallur transgjinore që në moshën 16-vjeçare dhe ka kërkuar ndryshim të emrit ligjërisht në vitin 2022, u vlerësua nga CEO e Wildfang, Emma McIlroy, si një figurë që mishëron trimërinë, inteligjencën dhe vetëshprehjen e lirë. Fushata, sipas saj, është një mënyrë për të nderuar jo vetëm stilin e Vivianit, por edhe ndikimin që ajo ka në komunitetin queer.

    Ndërkohë që babai i saj, Elon Musk, është shprehur publikisht kundër identitetit gjinor të Vivianit dhe kauzave transgjinore, ajo ka deklaruar më parë se nëna e saj, Justine Wilson, ka qenë mbështetësja më e madhe në udhëtimin e saj të vetëpranimit dhe afirmimit gjinor.
    /vizionplus.tv

  • Balluku poston fotot: Tre modele biznesi në aeroportin e Vlorës, i dizenjuar për fluturime transoqeanike

    Balluku poston fotot: Tre modele biznesi në aeroportin e Vlorës, i dizenjuar për fluturime transoqeanike

    Zv/kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, është një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e Aviacionit Civil, që krahas zhvillimit të shërbimit në fushën e transportit, do të operojë me tre modele biznesi, që gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe punësime të reja”.
    E pranishme sot në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, ku u krye fluturimi i parë certifikues, duke realizuar edhe dorëzimin e veprës në infrastrukturën ajrore, Balluku tha se “në këtë aeroport do të zbatohen tre modele biznesi”. Sipas saj, komponenti i parë i aviacionit civil është transporti i pasagjerëve; i dyti, mirëmbajtja e avionëve, që jo vetëm do të sjellë të ardhura në ekonomi por dhe punësim dhe e treta është kargo e aeroportit, në 300 ha sipërfaqe për ngarkesa ndërkombëtare.

    Gjithashtu theksoi ajo, aeroporti i Vlorës do të kthehet edhe në një qendër të dijes. “Këtu do të ngrihet Akademia e Aviacionit Civil që do të prodhojë profesionistët e ardhshëm të sektorit, ndërsa parashikohet të ngrihet këtu edhe një akademi ushtarake, që i përket aviacionit ushtarak dhe që do të gjenerojë një fluks të madh punësimesh të reja”, u shpreh Balluku, ndërsa vuri në dukje se, të gjitha këto investime të rëndësishme, janë të ndërlidhura mes tyre.
    Ajo bëri të ditur se ky aeroport do të lidhet me Vlorën përmes një hekurudhe 5 km që vjen nga Rrogozhina në drejtim të Vlorës dhe qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, do zgjedhin se cilin aeroport do të frekuentojnë. “Këto investime janë drejtpërdrejt përfitime për qytetarët”, u shpreh Balluku. Ajo tha se viti 2024 u mbyll me mbi 10 milionë pasagjerë në Aeroportin e Rinasit, ndërsa parashikohet që në Aeroportin e Vlorës të ketë 3 milionë pasagjerë vetëm në vitin e parë.
    “E kemi parë këtë me Aeroportin e Rinasit ku nga 28 destinacione sot kemi 160 të tilla, dhe operojnë 49 kompani ajrore që adresojnë shërbime me kosto konkurrente për qytetarët dhe shërbime më cilësore dhe kjo do të ndodhë edhe me Aeroportin e Vlorës. Aeroporti i Vlorës ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, dhe është i dizenjuar për fluturime transoqeanike, që synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend”, deklaroi Balluku.

  • Nga muaji Maj Whatsapp nuk do të funksionojë te këta lloj telefonash

    Nga muaji Maj Whatsapp nuk do të funksionojë te këta lloj telefonash

    Për përdoruesit e iPhone që kanë pajisje të vjetra, lajmi i fundit nga Meta ka sjellë një informacion të rëndësishëm: WhatsApp do të ndalojë funksionimin në disa modele të vjetra të iPhone duke filluar nga 5 maji 2025.

    Kjo ndodhi për shkak të ndryshimeve në përditësimet e aplikacionit dhe nevojës për t’u përshtatur me versionet më të reja të sistemeve operative.
    Sipas Meta, ndryshimet janë pjesë e përditësimeve të zakonshme që synojnë sigurimin e aplikacionit dhe përmirësimin e funksionalitetit të tij në pajisjet më të reja. Modelet e iPhone që do të preken janë ato që përdorin versionin iOS më të vjetër se 15.1, përfshirë iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, të cilat janë lansuar në vitet 2013 dhe 2014.
    Përdoruesit që përdorin këto pajisje mund të kenë mundësinë të përditësojnë sistemin operativ në versionet më të fundit të mundshme (për shembull, deri në iOS 12.5.7 për iPhone 5s), për të mbajtur WhatsApp aktiv. Nëse nuk mund të përditësohen, përdoruesit mund të detyrohen të marrin një pajisje më të re për të vijuar përdorimin e aplikacionit.

    Në të njëjtën kohë, disa modele Android po humbin gjithashtu mbështetje për WhatsApp që nga 1 janari 2025, përfshirë disa modele nga Samsung, Motorola, HTC, LG dhe Sony.