Tag: model

  • E dinit? Ky është telefoni më i shitur i të gjitha kohërave

    E dinit? Ky është telefoni më i shitur i të gjitha kohërave

    Në një treg të mbushur me lloje të ndryshme telefonash, vetëm një model ka arritur të mbajë titullin e telefonit më të shitur të të gjitha kohërave. Cili është ai? Nuk është iPhone, Galaxy, apo ndonjë nga modelet e fundit të pajisjeve të teknologjisë së lartë. Është… Nokia 1100!
    Lançuar në vitin 2003, Nokia 1100 shiti më shumë se 250 milionë njësi në mbarë botën, një arritje e jashtëzakonshme për një pajisje që nuk kishte ekran me ngjyra, kamera, apo lidhje interneti.
    Ky telefon ishte i thjeshtë dhe i qëndrueshëm, me një dizajn të thjeshtë dhe një jetëgjatësi baterie të pabesueshme.

    Në një kohë kur telefonat inteligjentë janë bërë normë, është interesante të kujtojmë se ky model i përballueshëm dhe i thjeshtë tërhoqi miliona përdorues për shkak të funksioneve bazike që ofronte: thirrje dhe mesazhe të thjeshta.
    Por, çfarë e bëri Nokia 1100 kaq popullor? Çelësi i suksesit qëndron në faktin se ai ishte i aksesueshëm dhe i përshtatshëm për tregjet në zhvillim. Shumë njerëz që blenë Nokia 1100 për herë të parë po përjetonin teknologjinë mobile, dhe ky model ishte ideal për këtë hap të parë.
    Sot, edhe pse telefonat inteligjentë të teknologjisë së fundit dominon tregun, Nokia 1100 vazhdon të mbetet një ikonë e thjeshtësisë dhe funksionalitetit, një kujtesë se ndonjëherë, më pak është më shumë.

  • Mbahet konferenca e 13-të Kombëtare e OVP të LANÇ “Nder i Kombit”, model i demokracisë dhe rigorozitetit në organizim

    Mbahet konferenca e 13-të Kombëtare e OVP të LANÇ “Nder i Kombit”, model i demokracisë dhe rigorozitetit në organizim

    Sot në Tiranë zhvilloi punimet Konferenca e 13 Kombëtare e OVP të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nder i Kombit”.
    Ishte një Konferencë model për nga organizimi, për nga zgjedhja e delegatëve në mënyrën më demokratike nga anëtarësia, në çdo Njësi vendore të Republikës, për nga sundimi i normave dhe parimeve demokratike të drejtimit të Konferencës nga vullneti i shprehur me votë nga vet delegatët e mandatuar, për nga përmbajtja e diskutimeve, e deri te zgjedhja e të gjitha strukturave udhëheqëse, duke respektuar rigorozisht Statutin e OVP të LANÇ.
    Në zbatim të Ligjit “Për Organizatat joqeveritare” si dhe të Statutit të OVP të LANÇ, në çdo veprim të saj, konferenca u mbikëqyrë me rigorozitet nga një Dhomë Noterie në Tiranë.
    Pjesëmarrja dhe posaçërisht përshëndetja e ish-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe deputetit të Kuvendit Z. Pandeli Majko, si dhe përshëndetjet e një numri të madh shoqatash atdhetare të vendit, ishin një vlerë e shtuar për Konferencën e 13-të Kombëtare të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nder i Kombit”.

  • Google lançoi Gemini 2.5 Pro me “arsyetim” kompleks

    Google lançoi Gemini 2.5 Pro me “arsyetim” kompleks

    Google po përshpejton zhvillimin e inteligjencës artificiale. Në muajt e fundit, pas debutimit të Gemini 2.0, gjiganti i teknologjisë prezantoi një tjetër përditësim: Gemini 2.5.

    Si me çdo lançim tjetër AI, Google vë theksin tek performanca e lartë në LMArena për Gemini 2.5, veçanërisht aftësitë e tij në kodim, matematikë dhe shkencë.
    Modeli i parë këtyre serive është Gemini 2.5 Pro Experimental. Google thotë se është një model që “mendon” dhe oforn përgjigje, analizë dhe kontekst  duke arsyetuar.

    Kur debutoi Gemini 2.0, Google lançoi të parin versionin më efikas dhe më pak të kushtueshëm Flash. “Me Gemini 2.5, ne kemi arritur një nivel të ri të performancës duke kombinuar një model bazë të përmirësuar ndjeshëm me përmirësimin e trajnimit pas trajnimit,” tha kompania në një postim në blog që i atribuohet Koray Kavukcuoglu, CTO i Google DeepMind.
    Google vetëm sa kishte filluar të lançonte Gemini 2.0 në shërbimet e saj duke e përdorur për të fuqizuar AI Mode në kërkim dhe Deep Research në pyetjet më komplekse. Gemini 2.5 Pro është i disponueshëm nga ky moment në Google AI Studio dhe Gemini Advanced. /PCWorld Albanian