Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zaptimin e trotuareve nga bizneset në zonën bregdetare të Lungomares, në Vlorë.
Me anë të një postimi në rrjetin social X, Rama bëri thirrje për çlirimin e menjëhershëm të hapësirave publike, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të ngritur standardin e shërbimit në përputhje me imazhin e “Shqipërisë Turistike”.
Kryeministri theksoi se Lungomare është një model modern i një qyteti bregdetar dhe duhet të shërbejë edhe si model për dizajnin e jashtëm të vijës së shërbimeve.
Postimi i Ramës:
Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrsesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike. Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh. Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi.
Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe… pic.twitter.com/CiPmZMAY5J
— Edi Rama (@ediramaal) July 6, 2025









