Tag: model

  • “Pa opozitë funksionale nuk ka demokraci”, Kapri: Kryeministri ka kapur gjithçka, Shqipëria po qeveriset me model të..

    “Pa opozitë funksionale nuk ka demokraci”, Kapri: Kryeministri ka kapur gjithçka, Shqipëria po qeveriset me model të..

    Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, i ftuar në  një studio televizive foli për zhvillimet e fundit politike.
    I pyetur për takimin që kishte në ambasadën amerikane, së bashku me deputetë të tjerë të rinj, Kapri tha se Partia Mundësia kërkon të bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtarët.
    “Takimi ishte mbi pritshmëritë tona në raport me nisjen e punimeve të sesionit të ri parlamentar dhe takimi kishte të bënte me pritshmëritë tona në sesionin e ri dhe SHBA ka interes që opozita të jetë funksionale. Pa një opozitë të vërtetë, nuk mund të funksionojë demokracia. Njerëzit kanë pakënaqësi me korrupsionin e madh qeveritar në vend. Qeveria ka shpërndarë fondet e bujqësisë tek njerëzit e vet dhe fermerët përjashtohen nga grantet. “Mundësia” është parti e re dhe serioze, partneriteti me SHBA për ne është shumë i rëndësishëm, ne kemi pasur kontakte dhe me BE dhe me organizata të tjera”, tha Kapri.
    Ai shtoi më tej se Shqipëria duhet të qeveriset ndryshe.
    “Shqipëria duhet të qeveriset me model ndryshe. Njerëzit duhet të pasurohen në bazë të meritave dhe jo në bazë të vullnetit të qeverisë. Edhe për ndërtimet pa leje, qeveria ka shumë faj, pasi nuk ka bërë asgjë. Në Shqipëri fatkeqësisht po ecën një model, ku kryeministri ka kapur gjithçka. Ne kemi mbështetës kudo, ne kemi krijuar struktura lokale dhe gatishmëri për të garuar në zgjedhjet e afërta. Opozita gjithmonë kërkon zgjedhje dhe të japë më të mirën nga vetja. Në Shqipëri ka garë të pabarabartë dhe duhet të bëjmë gjithçka që gara të jetë e barabartë”, deklaroi ai.
    Duke folur për draftin e Kodit të ri Penal, Kapri nënvizoi se disa nene në këtë Kod Penal duket sikur po amnistojnë korrupsionin.
    “Mendoj se drafti ka një prapavijë për dy nene. Këta nene kanë ulur vitet e dënimit për korrupsion. Po ulet dënimi për korrupsion, që t’ja lidhë duart SPAK-ut. E shikoj si tentativë të maxhorancës për të amnistuar korrupsionin. SPAK duhet vlerësuar për masat që ka marrë, për arrestimin e disa politikanëve të rëndësishëm në vend si Erion Veliaj. Në fund të fundit, asnjë politikan në Shqipëri nuk ishte prekur. SPAK do të ketë mbështetje të madhe të popullit shqiptar, nëse do procedojë kryeministrin. SPAK meriton një lloj përgëzimi”, përfundoi Kapri.

  • “Na iku një vajzë model…”/Sëmundja e rëndë i merr jetën gjimnazistes, shkolla e Kavajës bënë dedikimin prekës:U shtua..

    “Na iku një vajzë model…”/Sëmundja e rëndë i merr jetën gjimnazistes, shkolla e Kavajës bënë dedikimin prekës:U shtua..

    Sindi, një vajzë shembullore dhe një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë në lule të moshës.

    Gjimnazi i qyteti ku ajo mësonte ka ndarë një mesazh prekës, për ikjen e padrejtë dhe të parakohshme të një vajze model si Sindi.

    “Sot në botën e yjeve u shtua edhe një engjëll me emrin më të bukur: Sindi. Ndërsa ne, tokësorët, humbëm një vajzë të rrallë… Një bijë, një mbesë, një kushërirë, një shoqe, një mike, një nxënëse”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga gjimnazi “Aleksandër Moisiu”.

    Dhimbja është e pamatë edhe për prindërit e saj, që i qëndruan pranë në çdo moment, pavarësisht sëmundjes së pamëshirshme që avanconte përditë.

    Faleminderit Sindi, që ishe shembulli që çdo nënë, çdo mësues, çdo shoqe do donte. Na mësove ç’do të thotë mirësi, dritë, qetësi… Na le një boshllëk të madh, por edhe një kujtim që s’do shuhet kurrë”, vijon mesazhi i stafit pedagogjik.

    Sindi do ju mungojë shumë edhe shokëve e shoqeve të gjimnazit, mësuesve dhe gjithë qytetit të Kavajës që dje ka përjetuar një boshllëk të madh. Mesazhet dhe komentet për ikjen e së resë janë me qindra.
    “Buzëqesh nga atje lart, siç vetëm ti dije të buzëqeshje. Tani Zoti të ka pranë vetes .. dhe ne të kemi në zemër, përgjithmonë.”

  • VIDEO/ Përse Shkëndija është model për shqiptarët? Nuk është Barcelona, shikoni Tiki Taka-n ndaj Steauas që të lë pa fjalë

    VIDEO/ Përse Shkëndija është model për shqiptarët? Nuk është Barcelona, shikoni Tiki Taka-n ndaj Steauas që të lë pa fjalë

    Shkëndija e Tetovës është padyshim ekipi model i këtij sezoni për shqiptarët, por sigurisht, edhe në sezonet e shkuara. I vetmi ekip duke përjashtuar Skënderbeun që ka arritur gjithmonë më larg se të tjerët nga ekipet shqiptare, në mënyrë konstante, ka qenë Shkëndija.
    Me eleminimin që i kanë bërë Steuas, Shkëndija siguroi turin e tretë të Champions League, Play Off e Europa League dhe fazën e grupeve të Conference League. Për herë të parë, Shkëndija siguroi fazën e grupeve të një turneu europian dhe për momentin, në rastin më të keq, do të shkojnë në Conference League.
    Dy fitore, brenda dhe në transfertë kundër Steauas, vërtetuan qartësisht se Shkëndija është në një nivel tjetër. Ndërkohë më poshtë mund të shikoni një aksion në stilin Tiki Taka si Barcelona të Shkëndijës në transfertë kundër Steuauas, për të kuptuar sesi mund të fitosh edhe me lojë të bukur. /Sport Ekspres/

  • Mësuesja e kamarierit të dhunuar: Roni model edukate dhe kulture

    Mësuesja e kamarierit të dhunuar: Roni model edukate dhe kulture

    Pas incidentit të rëndë të ndodhur në një lokal në Vlorë, ku një 18-vjeçar i identifikuar Ron Bala, u dhunua nga një nënkomisar policie për një shishe uji, ka ardhur një reagim prekës nga mësuesja kujdestare e të riut. Ajo ka ndarë publikisht për JOQ vlerësimin e saj për nxënësin, duke hedhur dritë mbi karakterin dhe sjelljen shembullore të tij.
    “Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë,” shkruan ajo.

    Mësuesja e përshkruan të riun si një djalë të mrekullueshëm, i cili, përveçse shkëlqen në mësime, po punon për të përballuar shpenzimet e maturës. Ajo thekson se ai nuk është vetëm një nxënës i mirë, por një shembull për gjithë rininë.
    Ky reagim vjen në një moment kur shoqëria shqiptare po përballet gjithnjë e më shpesh me raste të papërgjegjshmërisë nga ana e autoriteteve dhe sjell në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit të të rinjve që përpiqen me ndershmëri të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

  • Nënkomisari i policisë dhunoi kamarierin për një shishe ujë, flet mësuesja: Roni është model edukate

    Nënkomisari i policisë dhunoi kamarierin për një shishe ujë, flet mësuesja: Roni është model edukate

    Pas incidentit të rëndë të ndodhur në një lokal në Vlorë, ku një 18-vjeçar i identifikuar Ron Bala, u dhunua për një shishe uji nga Ardian Isufi, nënkomisar policie, ka ardhur një reagim prekës nga mësuesja kujdestare e të riut. Ajo ka ndarë publikisht vlerësimin e saj për nxënësin, duke hedhur dritë mbi karakterin dhe sjelljen shembullore të tij.
    “Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë,” shkruan ajo.
    Mësuesja e përshkruan të riun si një djalë të mrekullueshëm, i cili, përveçse shkëlqen në mësime, po punon për të përballuar shpenzimet e maturës. Ajo thekson se ai nuk është vetëm një nxënës i mirë, por një shembull për gjithë rininë.
    “Jam mësuesja kujdestare e tij. Shteti të marrë masa pasi kjo është rinia që nuk e gjen veten askund,” përfundon ajo, duke ngritur një apel të fortë për mbrojtjen e të rinjve dhe vlerësimin e tyre nga shoqëria.
    Ky reagim vjen në një moment kur shoqëria shqiptare po përballet gjithnjë e më shpesh me raste të papërgjegjshmërisë nga ana e autoriteteve dhe sjell në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit të të rinjve që përpiqen me ndershmëri të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

  • Gjadri, shpenzim 114 mijë euro në ditë/ Marrëveshja për emigrantët, raporti: Model jashtëzakonisht i kushtueshëm për Italinë

    Gjadri, shpenzim 114 mijë euro në ditë/ Marrëveshja për emigrantët, raporti: Model jashtëzakonisht i kushtueshëm për Italinë

    Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ndërtimin e qendrave të ndalimit për emigrantët po i kushton shumë vendit fqinj.

    Sipas një raporti të publikuar nga ActionAid dhe Universiteti i Barit, ky model është “jashtëzakonisht i kushtueshëm, i padobishëm dhe çnjerëzor”.
    Sipas raportit, qendrat në Shëngjin dhe Gjadër, të hapura në tetor 2024, kanë konsumuar miliona euro fonde publike të Italisë. Vetëm për ndërtimin e qendrës në Gjadër janë shpenzuar 74.2 milionë euro, me një kosto prej 153 mijë eurosh për çdo shtrat. Ndërkohë, një qendër e ngjashme në Itali ka kushtuar vetëm 21 mijë euro për shtrat. Në vetëm 5 ditë operimi real gjatë vitit 2024-ës, qendrat shqiptare i kanë kushtuar shtetit italian 570 mijë euro, ose thënë ndryshe, 114 mijë euro në ditë për të mbajtur vetëm 20 persona, të cilët më pas u liruan.
    Raporti thekson se janë shpenzuar edhe 528 mijë euro shtesë për akomodimin dhe ushqimin e personelit të policisë që shërbente në këto struktura, pa llogaritur kostot e transportit detar nga Italia në Shqipëri.
    Në prill 2025, pas dështimit të tre operacioneve të para për transferimin e azilkërkuesve, qeveria italiane e ndryshoi funksionin e qendrës në Gjadër dhe e përdori për emigrantët në pritje për dëbim. Por edhe kjo strategji, për ActionAid duket absurde, pasi në strukturat ekzistuese italiane ka ende 263 vende bosh. Qeveria italiane po e përdor marrëveshjen me Shqipërinë si një model për të ardhmen. Komisioni Europian i Ursula von der Leyen dhe disa vende anëtare të BE-së po e shohin këtë eksperiment si shembull të mundshëm për qendra ndalimi jashtë BE-së, sipas modelit të “vendit të tretë të sigurt”.

    Top Channel

  • Pakti Shqipëri-Itali, model nga BE për krizën e azilantëve

    Pakti Shqipëri-Itali, model nga BE për krizën e azilantëve

    Bota E Martë, 22 Korrik 2025 18:17
    Prej vitesh BE është përballë krizës për riatdhesimet e emigrantëve të huaj. Për këtë arsye, në Danimarkë u mbajt një takim informal i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së, duke diskutuar çështjen e emigracionit. Ministri danez për Emigracionin, Kaare Dybvad Bek, ngriti alarmin për azilkërkuesit me të cilët përballet sistemi evropian. ”Sistemi evropian i azilit është në krizë. Kemi nevojë për zgjidhje inovative”, tha ai.
    Një pakt i tillë është ai mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u konsideruar si një model që mund të adoptohet edhe nga shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga opozita dhe institucionet e drejtësisë në Itali, kjo marrëveshje ka tërhequr vëmendjen e shteteve të tjera të BE-së, të cilat e shohin si një nga mundësitë më të mira për të adresuar çështjen e riatdhesimeve.

    Franca dhe Gjermania bënë thirrje për ngritjen e qendrave jashtë BE-së për të përpunuar kërkesat për azil dhe për të lehtësuar dëbimin e emigrantëve të paligjshëm në Evropë, njësoj siç po bën Italia përmes kampit në Shqipëri. Në këtë drejtim po punon edhe Britania e Madhe, që disa javë më parë i kërkoi edhe Shqipërisë një pakt të tillë, por që u refuzua nga Tirana zyrtare.

  • Shokon ish presidenti amerikan, Obama: Burrat kanë nevojë për miq homoseksualë që të jenë ‘model’ për fëmijët e tyre

    Shokon ish presidenti amerikan, Obama: Burrat kanë nevojë për miq homoseksualë që të jenë ‘model’ për fëmijët e tyre

    Ish-Presidenti Barack Obama ka shokuar opinionin publik, teksa ka inkurajuar burrat të kenë miq gej për t’u mësuar djemve të tyre “empatinë” dhe për t’u shërbyer si modele, në episodin e së mërkurës të podkastit ‘IMO’ me Michelle Obama dhe Craig Robinson.

    Gjatë paraqitjes së tij si i ftuar në podcastin e gruas dhe kunatit të tij, ish-presidenti diskutoi për rritjen e të rinjve “emocionalisht inteligjentë” dhe pse djemtë kanë nevojë për figura mashkullore, përveç baballarëve në jetën e tyre.

    Obama kujtoi se si e shijonte vizitën e Michelle në shtëpinë e saj kur ata po takoheshin dhe sa shumë të afërm meshkuj kishte në familjen e bashkëshortes, ku secili tregonte mashkullorin në mënyrën e vet.

    “Dhe kjo është një nga gjërat që mendoj se shumë herë djemtë kanë nevojë, nuk është vetëm ekspozimi ndaj një djali, një babai, pavarësisht sa i mirë është babai. Ai nuk mund të jetë gjithçka”, filloi Obama. “Dhe ai djalë mund të ketë nevojë për dikë që t’i japë djalit një perspektivë mbi babain, apo jo?”

    Obama tregoi se si një nga profesorët e tij të preferuar të kolegjit ishte hapur homoseksual dhe e kritikonte ashpër, sepse “thonte gjëra injorante” kur ai filloi për herë të parë orën e mësimit.

    Ish-presidenti argumentoi se burrat kanë nevojë për miq LGBTQ, për të qenë shembull i mirësisë dhe empatisë dhe për të qenë një model për fëmijët e tyre, të cilët mund të dalin hapur si gej ose jo-binarë.

    “Këtë ke nevojë, për të treguar empati dhe mirësi,” vazhdoi ai. “Dhe, meqë ra fjala, ke nevojë për atë person në grupin tënd të miqve, në mënyrë që nëse ke një djalë që është gej ose jo-binar apo çfarëdo qoftë, ata të kenë dikë me të cilin mund të thonë, ‘Në rregull, nuk jam vetëm në këtë,’ apo jo? Kështu që, mendoj, kjo po krijon atë komunitet. E di që është banale, por kjo është ajo që u nevojitet.”

    Obama e quajti gjithashtu “premtuese”, faktin që të rinjtë po fillojnë të kuptojnë se ka shumë mënyra të ndryshme për të qenë një “burrë i mirë, i fortë, i suksesshëm dhe i lumtur”. Megjithatë, ai shprehu kritika ndaj brezit të ri për lënien pas disa nga aspektet e mira të asaj që përmbanin “modelet e vjetra” të burrërisë, siç është kalorësia./ Fox News.

  • Nga vizitorët me termues tek zhvillimi rural: A ka Shqipëria një vizion turizmi?

    Nga vizitorët me termues tek zhvillimi rural: A ka Shqipëria një vizion turizmi?

    Turistët me “shtëpi në kamion” dhe Shqipëria që duhet të dijë çfarë kërkonNga Bledar Meta[i] Kohët e fundit, në media dhe rrjetet sociale po bëhen diskutime dhe ironi me turistët që hyjnë në Shqipëri me rulota, bojlera dhe bukën nga shtëpia. Ndërkohë, në të njëjtat zona rurale, njerëzit përpiqen të ndërtojnë bujtina me stil, të servirin ushqime tradicionale dhe të mbijetojnë nga turizmi. Ky model “turizmi pa konsum lokal” po përhapet dhe më keq akoma po tolerohet. Madje shpesh promovohet si “eksperiencë autentike”, kur në realitet është një udhëtim i lirë, me ndikim minimal në zhvillimin ekonomik vendor.Në vend që të ironizojmë fenomenin, le ta kuptojmë drejt. Dhe më e rëndësishmja, le të vendosim strategjikisht se çfarë turizmi duam.Turistët me rulota janë të mirëpritur por nuk mund të ndërtojmë zhvillimin mbi taTuristët me kamper, çadra, rulota apo bukën nga shtëpia janë pjesë legjitime e tregut turistik. Le të vijnë. Shqipëria është vend mikpritës dhe ka vend për të gjithë. Por është e papërgjegjshme të ndërtojmë një ekonomi kombëtare mbi një model turizmi që as nuk qëndron gjatë, as nuk konsumon, as nuk lë gjurmë reale në zinxhirin lokal ekonomik.Nëse duam zhvillim të vërtetë, duhet të fokusohemi te një pyetje thelbësore:Si të tërheqim turistë që lënë vlerë pas vetes?Ata që blejnë ushqim lokal, që paguajnë për përvoja unike, që flenë në bujtina të vogla, që kërkojnë kulturë, histori, natyrë dhe kujtime. Ata që nuk kërkojnë vetëm pushime të lira, por eksperienca që nuk i gjejnë askund tjetër.Turisti që sjell vlerë, është ai që kthehet pasTuristi që shpenzon me kënaqësi, që respekton vendin dhe njerëzit, që e ndan përvojën me të tjerët, është ai që duhet ta kërkojmë.Sepse ai nuk sjell vetëm para; sjell referencë, rikthim, ndikim dhe zhvillim.Nëse Shqipëria nuk e orienton qartë politikat dhe ofertën turistike drejt këtij profili, do vazhdojmë të jemi thjesht një stacion karburanti për turistë me rulota, bojlera dhe termues me kafe.Turizmi i lirë është pjesë e lojës, por jo plan zhvillimiTurizmi i lirë nuk është problem në vetvete. Problemi lind kur kthehet në model dominues, kur ne e promovojmë veten si “të lirë” dhe kur i lëmë komunitetet lokale të mbijetojnë në pritje të ndonjë vizitori që ndalon për kafe.Nuk ka zhvillim real pa konsum lokal, pa shpenzim të qëllimshëm dhe pa ndërveprim ekonomik me mikpritësit.A mund të mbijetojë një bujtinë në Dibër, Tropojë, Libohovë, Përmet apo Kelmend vetëm sepse dikush ndalon për ujë apo një foto? Jo.Nëse nuk ndërtojmë një model turizmi me vlerë të qëndrueshme, atëherë as komunitetet nuk do përfitojnë, as ekonomia nuk do lëvizë përpara.Turizmi që duam: me përvojë, me cilësi, me identitetNe nuk kemi nevojë të kopjojmë askënd. Nuk kemi pse të bëhemi as Kroaci me resorte, as Greqi me “all inclusive”, as Itali me fshatra për Instagram.Shqipëria duhet të bëhet vetja.Dhe kjo “vete” duhet të ndërtohet mbi katër shtylla:Autenticiteti – jo version i fabrikuar për turistin, por realiteti i përditshëm: jufka, raki, rrëfim i vërtetë.Inovacioni – në dizajn, në storytelling, në menaxhim dhe teknologji.Qëndrueshmëria – që përfshin komunitetin, ruan natyrën dhe trashëgiminë.Veçantia – mikpritje e papërsëritshme, vende pa hartë, njerëz që s’të harrohen.Çfarë duhet të ndërtojmë konkretisht?Turizëm përvojash, jo thjesht akomodim. Mëngjes me petë e kos, punime artizanati, histori të rrëfyera, lidhje me komunitetin.Infrastrukturë funksionale, jo luksoze. Një krevat i pastër dhe një çezmë që punon vlejnë më shumë se një SPA pa shërbim.Rrjete mikpritjeje, jo biznese të izoluara. Bashkëpunim real mes fermerëve, artizanëve dhe mikpritësve.Marketing të mençur, që nuk e shet/promovon Shqipërinë si “të lirë”, por si të vlefshme dhe të pazëvendësueshme.POR…Pa përgatitje, nuk ka turizëm me vlerëNjë model i tillë nuk ngrihet vetëm me promovim kërkon përgatitje serioze.Bizneset në zonat turistike, sidomos ato rurale, duhet të punojnë me kreativitet në shërbim dhe në vlerën e shtuar të produkteve që ofrojnë. Aftësitë sipërmarrëse dhe menaxheriale duhet të ndërtohen që herët, përmes edukimit formal dhe joformal, që nga klasat e para, në çdo zonë ku zhvillohet turizëm. Por institucionet publike nuk mund të qëndrojnë spektatore. Politikat, investimet dhe mbështetja konkrete duhet të shkojnë atje ku turizmi krijon ndikim real: në fshat, në bujtinë, në punë dhe në produkt lokal.Duhet të shmangim mendësinë e fitimit të shpejtë, dhe të përqendrohemi te cilësia, mikpritja dhe ndërtimi i një identiteti unik për çdo biznes.Vetëm kështu mund të krijojmë USP-në (Unique Selling Proposition) e çdo bujtine, çdo fshati, dhe në fund të fundit USP-në kombëtare të turizmit shqiptar, për të konkuruar me dinjitet dhe origjinalitet në tregun global.Çfarë duhet bërë tani?Të orientojmë politikat e turizmit drejt vlerës, jo thjesht numrave. Nuk ka kuptim të kemi një milion turistë nëse asnjëri nuk shpenzon përtej karburantit.Të mbështesim bujtinat dhe përvojat autentike me trajnime, financime dhe promovim strategjik. Këto janë pasuri kombëtare, jo biznese periferike.Të ndryshojmë narrativën e Shqipërisë si destinacion. Nuk jemi “të lirë”. Jemi të vlefshëm, të veçantë dhe të paharrueshëm.Shqipëria ka dy rrugë përparaOse të mbetet një stacion për rulota me bojler, me ndikim të ulët në ekonomi.Ose të bëhet një destinacion për turizëm të vërtetë, me përvoja autentike, ekonomi lokale dhe standarde europiane.Zgjedhja është e jona.Le t’i mirëpresim të gjithë por ta ndërtojmë turizmin rreth atyre që japin vlerë dhe e marrin atë me dinjitet.Shqipëria mund të jetë e lirë për të ardhur, por duhet të jetë e vlefshme për të qëndruar.Sepse zhvillimi i qëndrueshëm nuk matet me radhët në doganë, matet me bujtinat që jo vetëm mbijetojnë por krijojnë vlerë, me njerëzit që punësohen, me produktet që shiten dhe me përvojat që mbahen mend. Dhe për këtë, na duhet vision, jo vetëm vizitorë. [i] Ekspert i Agrobiznesit dhe Zhvillimit Rural | Trajner dhe Këshillues për Sipërmarrjet | Konsulent Projektesh* Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistësKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Trafikimi” i votës brenda partisë, klimë e keqe”, avokati Petraj: Kodi të rishikohet, duhet një model më i mirë

    “Trafikimi” i votës brenda partisë, klimë e keqe”, avokati Petraj: Kodi të rishikohet, duhet një model më i mirë

    Për avokatin Edmond Petraj, Kodi duhet riparë. Duke analizuar zgjedhjet, procesin e rinumërimit, në emisionin “Real Story”, në ABC News, avokati i qëndroi mendimit se duhet të ndërhyrë në themel në kod, dhe se sipas tij, duhet zgjedhur një model që të jetë i pranueshëm dhe të të ketë vlerë vota.
    “Ishte shumë e rëndë pjesa e trafikimit të votës brenda partisë. U krijua një klimë shumë e keqe. Mendoj që do ndërhyrë në themel sa i përket pjesë së Kodit duhet të ndërrojë totalisht, duhet të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët politike, por edhe të jetë një model i mirë. Kemi modelin skandinav, modelin gjerman. Modeli gjerman është saktësuar, një votë , një vlerë. Ne duhet të marrim një model ku të jetë vlerë vota”, tha Petraj.