Tag: model

  • Lamtumirë Fatos Nano/ Arben Malaj: Model i veçantë inspirimi

    Lamtumirë Fatos Nano/ Arben Malaj: Model i veçantë inspirimi

    Ish-ministri i Ekonomisë së PS-së, Arben Malaj dhe një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Nanos, ka marrë pjesë në cermoninë mortore që e zhvilluar në nder të liderit historik të së majtës. Malaj u shpreh se Fatos Nano ka lënë pas një trashëgimi të madhe politike, e cila do të shërbejë si pikë referimi.
    Ndër të tjera ai tha se Fatos Nano ishte një njeri i ditur, liberal dhe që qeverisjen e tij ia kushtoi Shqipërisë dhe popullit, për të zhdukur kujtimet e ’97-ës dhe për të sjellë paqen sociale.
    “Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. Ajo që do të mbetet nga Fatos Nano në të gjithë tranzicionin shqiptar, është trashëgimia e tij politike, e cila për mua dhe kolegët e mi do të shërbejë si një pikë referimi, por dhe si një model inspirimi për të rinjtë. Ishte erudit, mendjehapur, ishte liberal dhe u fokusua të gjëja që kishte më të rëndësishme Shqipëria, që ishte paqja sociale. E gjithë qeverisja e tij ishte e fokusuar në këtë drejtim për të gjetur hapësirën për të harruar ’97-ën dhe për të ndërtuar paqen duke lënë hapësira përfaqësimi në institucionet kushtetuese dhe për opozitën e vendit. Është një model i veçantë dhe të shpresojmë që do të shërbejë si inspirim”, tha Malaj.

  • Një padi e rëndë për UEFA-n: ideja për Ligën e re të Kampionëve e vjedhur?

    Një padi e rëndë për UEFA-n: ideja për Ligën e re të Kampionëve e vjedhur?

    Shoqata Evropiane e Futbollit (UEFA) po përballet me një padi me vlerë më shumë se 20 milionë euro, pasi kompania konsulente kiliane MatchVision nisi procedura ligjore kundër saj për vjedhjen e dyshuar të formatit të “fazës së ligës”, i cili do të përdoret në garat evropiane të klubeve nga sezoni 2024/25.
    Sipas kompanisë, UEFA ka marrë në mënyrë të paligjshme të ashtuquajturin “model zviceran” të garës, i cili bazohet në idenë e shorteve “kapele”, një koncept që themeluesi i MatchVision, Leandro Shara, e ka mbrojtur me të drejta autoriale në Kili në vitin 2006.
    Shara pretendon se e prezantoi këtë model në UEFA në vitin 2013 dhe në konferenca të shumta sportive në vitet që pasuan.
    Procedurat filluan në prill të këtij viti para gjykatës tregtare në Madrid, dhe në shtator ato u transferuan në Lozanë, ku ndodhet selia e UEFA-s. Pasi u njoftua zyrtarisht për padinë, UEFA do të ketë 20 ditë pune për të paraqitur një përgjigje.
    MatchVision kërkon saktësisht 20,005,551 euro, ndërsa vetë Shara kërkon 200,000 euro shtesë, plus interesat për sezonin e mëparshëm, aktual dhe të ardhshëm.
    Shara, i cili e përshkruan veten si “krijuesi i algoritmeve matematikore të aplikuara në sport”, pretendon se sistemi i tij ka mundësuar një format më dinamik dhe efikas për garën e re, si dhe një rritje të numrit të golave ​​të shënuar.
    Ai akuzoi UEFA-n se po përpiqet të “ndajë sistemin nga krijuesi i tij” duke ndryshuar emrin e formatit gjatë viteve, por kjo, siç pohon ai, “nuk i ndryshon faktet”.
    UEFA, siç pritej, i hodhi poshtë të gjitha këto akuza si të pabaza dhe njoftoi se do të luftojë në gjykatë për të vërtetuar të drejtën e saj. /tesheshi.com/
     

  • “Model i politikës”/ Shuhet ish-kryeministri Nano, mesazh Çupi: Vetëm 4 vitet në burgjet e Berishës, mendo…

    “Model i politikës”/ Shuhet ish-kryeministri Nano, mesazh Çupi: Vetëm 4 vitet në burgjet e Berishës, mendo…

    Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta pas një beteje me sëmundjen. Lideri histori i PS u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Analisti Frrok Çupi ka shprehur ngushëllimet, ndërsa ka vlerësuar figurën e ish-kryeministrit Nano.
    Çupi, tha se Nano ishte politikani që shtroi rrugën që Shqipëria të kishte një politikë moderne e marrëveshjes.
    “Është një lajm që nuk do donim ta kishim. Është një model i politikës kundër akteve antinjerëzore. Shqipëria është ndarë nga regjimi i dhunës që erdhi pos regjimit politik, por Nano dha një kontribut të madh për ta kthyer PS në një parti europianiste.
    Dha një kontribut për të eliminuar minimin e vendit që kishte shkaktuar PD nën udhëheqje. Shtroi rrugën, pa rrugën e Fatos Nanos Shqipëria nuk do të ishte me një politikë moderne, marrëveshjesh, zhvillimesh. Ai vendosi paqen mes njerëzve. Duhet të mendojmë vetëm 4 vitet në burgjet e Berishës, mendo provokimet ne burgun e Bençës të Tepelenës, apo tentativat ndaj tij që nuk thuhen”, tha ai.
     

  • Balluku prezanton drejtorin e ri: DPSHTRR, një model i shërbimit publik ndaj qytetarëve

    Balluku prezanton drejtorin e ri: DPSHTRR, një model i shërbimit publik ndaj qytetarëve

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin i ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.
    Ministrja tha se DPSHTRR, falë investimeve dhe inovacionit, është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik.

    “DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Tashmë kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale.

    Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjellë këtë institucion në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike”, tha Balluku.

    Bajraktari më parë ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha Balluku, do të marrë një detyrë të re.

  • “Lautaro është kapiteni model që duhet ndjekur, gjithmonë punon për të arritur më të mirën”

    “Lautaro është kapiteni model që duhet ndjekur, gjithmonë punon për të arritur më të mirën”

    18 Tetor 2025

    13:06

    Alfred Lleshi

    I intervistuar nga “ElGrafico”, zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, deklaroi: “Kur lashë futbollin, e kuptova se duhej të përgatitesha për jetën më pas. U regjistrova në ‘Bocconi’, një nga universitetet më të mira në Itali, ku përfundova një master dhe së shpejti do të shkruaj tezën time. Kjo më hapi mendjen edhe nga perspektiva e menaxhimit. Si menaxher kuptoj se ka shumë për të bërë për ta përmirësuar çdo aspekt”.
    Zanetti foli edhe për dy bashkëkombës të veçantë; Diego Milito dhe Lautaro Martinez. Për “Princin”: “Ishte një sulmues shumë inteligjent; mjafton të kujtojmë vitin e tripletës dhe Champions League. Diego ishte kyç jo vetëm për golat, por edhe përkushtimin ndaj skuadrës”.
    Për kapitenin aktual: “Lautaro më bën të lumtur për mënyrën se si ia ka dalë mbanë dhe si po rritet. Punon gjithmonë për të dhënë maksimumin. Është kapiten dhe model, me ndjenjë të madhe përkatësie. Të kemi kapiten argjentinas tek Interi është një kënaqësi e madhe për mua”.

  • Funari, përveç bukurisë natyrore, po kthehet në zonë model për prodhimet bio

    Funari, përveç bukurisë natyrore, po kthehet në zonë model për prodhimet bio

    Pas 12 vitesh në emigrim, Eduart Dervishi është rikthyer në vendlindjen e tij, në Funar, për t’u marrë me bujqësi. Në parcelën e tij me mbi 1 mijë rrënjë mollë, ai prodhon çdo vit 500–600 kv mollë cilësore të disa varieteteve, përfshirë edhe mollën dietike.Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vizitoi nga afër këtë parcelë model në Funar, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për fermerët e zonave malore dhe të gjithë atyre që rikthehen për të investuar në vendlindje.“Infrastruktura e kanaleve kulluese dhe vaditëse mbetet një nga prioritetet tona kryesore në zonat rurale. Çdo vit po vërejmë një rritje të sipërfaqeve të mbjella dhe gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të kthehen në fshat për të ndërtuar të ardhmen këtu”, u shpreh Llatja.Funari nuk njihet vetëm për natyrën e tij mahnitëse, liqenet dhe ajrin e pastër, por gjithnjë e më shumë po spikat edhe për prodhimet e tij bio. Sa më lart në mal, aq më të pastra e natyrale janë frutat dhe perimet që prodhohen këtu, një pasuri që po kthehet në identitetin e zonës.Funari po dëshmon se zhvillimi rural dhe kthimi i të rinjve në bujqësi janë rrugë të sigurta drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe të shëndetshme për komunitetet lokale.

     

  • Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

    Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

    Artikull i La Stampa, nga Monica Maggioni
    Çfarë qëndron pas modelit të qeverisjes që pritet t’i besohet e ardhmja e Gazës?
    Nuk mjafton të mbetesh në sipërfaqen e gjërave. Gaza International Transitional Authority, në dukje, duket si një model i ngjashëm me shumë autoritete kalimtare të krijuara gjatë viteve për të dalë nga konflikte ose kriza. Por, ta konsiderosh si një déjà vu apo ta stigmatizosh, do të thotë të përqendrohesh vetëm në një pjesë të vogël të një çështjeje që ka shumë më tepër brenda.
    Origjina e këtij projekti ka të bëjë jo vetëm me Gazën, por edhe me fatin e demokracisë.
    Që prej 2 vitesh, një nga kritikat më të mëdha ndaj Netanyahu-t, përtej masakrës në Gaza, ka qenë mungesa e një plani politik afatgjatë. Papritmas, ky plan duket se po merr formë.
    Skena e vendimeve

    Më 25 shtator, një takim në Shtëpinë e Bardhë. Prezentë ishin i dërguari për Lindjen e Mesme i Trump, Steve Witkoff, dhëndri i presidentit, Jared Kushner, dhe mes të tjerëve, ish-kryeministri britanik Tony Blair. Blair i paraqiti Trump një projekt të ri, një version i “Gaza Riviera”, plan zhvillimi i Gazës, i cili në të kaluarën kishte shkaktuar polemika të shumta.
    Ky projekt tani u ngjante atyre të autoriteteve ku Blair kishte punuar në Kosovë dhe Lindjen e Mesme.
    “Laboratori”
    Ky model është një “laborator” politik për ndërtimin e një sistemi qeverisës që kapërcen mekanizmat demokratikë të njohur.
    Dokumenti që përcakton funksionimin e Gaza International Transitional Authority përfshin elementët e nevojshëm për të qenë efektiv pa u përballur me burokraci, zgjedhje, vota, ose balancim pushtetesh. Në thelb, është një model menaxherial i aplikuar për qeverisjen.
    Autoriteti pritet të drejtohet nga një bord, një këshill administrativ, i quajtur nga Trump “Bord i Paqes”, ku do të përfshihen përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OKB-së dhe shoqërisë civile palestineze.

    Ky Bord do të miratojë ligje, vendime dhe strategji, ndërsa Presidenti i Bordit do të mbështetet nga një Sekretariat Strategjik dhe një Sekretariat Ekzekutiv.
    Sekretariati Ekzekutiv do të koordinojë veprimet ditore dhe do të lidhet me komisionerët për kontrollin e fushave të ndryshme: humanitare, drejtësi, siguri dhe koordinim me Autoritetin Palestinez. Autoriteti ekzekutiv palestinez do të zbatojë të gjitha shërbimet publike bazë nën kontrollin e sekretariatit.
    Një “kompani” qeverisëse
    Në thelb, kontrolli i Gazës shihet si mundësi për të testuar një model qeverisjeje si ai i një kompanie të madhe, ku nuk ka ndarje pushtetesh, organizma verifikues, ose kritere për përfaqësim. Pra, një qeverisje e re, e bazuar në logjikën e kompanive!
    Curtis Yarvin
    Nga Curtis Yarvin, teoricien i “illuminizmit të errët” e deri te miliarderët e Silicon Valley rreth Trump, idetë teknokratike dhe apolitike po integrohen gradualisht në qeverisje.
    Qëllimi: të vendoset “monarkia e CEO-s”, udhëheqësi-ekzekutiv që merr vendimet.
    Teknologjia dhe kontrolli
    Në këtë eksperimenti luan rol edhe teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale.
    Larry Ellison, themelues i Oracle, mbështet një sistem të gjerë monitorimi me AI për të garantuar që “qytetarët do të sillen në mënyrën më të mirë”. Ai është gjithashtu donatori kryesor i Tony Blair Institute for Global Change, duke lidhur kështu teknologët, politikën dhe financat në një rrjet që synon “ndryshimin global” të qeverisjeve, me Gazën si laborator fillestar.
    Ellison dhe Trump
    Në një rajon të trazuar si Lindja e Mesme, ky eksperiment i qeverisjes, një përzierje midis logjikës korporative, teknokratizmit dhe politikës synon të testojë një model të ri pushteti.
    Vetëm koha, dhe reagimi i njerëzve në terren, do të tregojë nëse kjo “monarki e CEO-s” do të funksionojë apo do të dështojë.

  • Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi kandidatë të pavarur, imagjinoni Florian Binajn përballë keqbërëses Manastirliu

    Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi kandidatë të pavarur, imagjinoni Florian Binajn përballë keqbërëses Manastirliu

    Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli dje për zgjedhjet e pjesshme të të 9 Nëntorit, që do të mbahen në 6 bashki të vendit. Berisha tha se kandidatët e PD-së janë kandidatura me reputacion të shkëlqyer në krahasim me kandidatët socialistë. “Kam kënaqësinë t’ju informoj se në të gjitha zonat ku zgjedhjet zhvillohen janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura çka do të thotë që e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur kësaj here nga PD dhe aleatët e saj. Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, Berat, Cërrik Tepelenë dhe Mat. Ne u ofruam qytetarëve një model, nuk është se nuk e kemi përdorur, e kemi përdorur edhe në vitet 2001 edhe më tej.
    E rëndësishme është që janë paraqitur kandidatura eprore me ato që dërgon partia e krimit. Imagjinoni Florian Binon me keqbërësen Manastirliun që edhe vetë është bërë verem kur mori vesh se emërohet nga Rama, sepse e di që qytetarët nuk mund t’ia falin vjedhjen e saj”, theksoi Berisha. Berisha deklaroi se për të 6 bashkitë që do të mbajnë zgjedhje të parakohshme, PD dhe aleatët e saj kanë shprehur mbështetje për kandidatë të pavarur.Pa përmendur emra, Berisha tha se ata janë të kualifikuar. “Në të gjitha zonat ku zhvillohen, janë përzgjedhur dhe kanë kandiduar kandidatura të pavarura. E kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur nga PD dhe aleatët e saj. Kandidaturat e kanë përkrahur këtë model. Ne u ofruam qytetarëve një model, jo se nuk e kemi përdorur. Teksa Berisha fliste për Manastirliun, ndërhyri Noka, ndërsa tha; është dhe kushërira e parë e Aldo Bares”. Sakaq, Berisha tha; “Sigurisht”.”, nënvizoi dje Berisha.

  • Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

    Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

    Kur na ndajnë edhe 24 orë nga nisja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, mazhoranca ka njoftuar emrat e kandidatëve të saj, ndërsa opozita përveç mbështetjes për Florjan Binajn në Tiranë, ka lënë enigmë 5 emrat për Beratin, Vlorën, Matin, Tepelenën dhe Cërrikun.
    Për këtë çështje, kryedemokrati Sali Berisha foli në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar, duke bërë me dije se PD do të mbështesë kandidatë të pavaruar në të gjitha bashkitë ku do të votohet më 9 nëntor.
    Dhe kjo mesa duket është taktika e Sali Berishës për të mos ia faturuar humbjen e mundshme atij pas 9 nëntorit apo për të justifikuar mungesën e interesit për të kandiduar nën siglën e tij.
    Mirëpo sipas Berishës, ky është një model i mirëpritur nga qytetarët dhe i mbështetur edhe nga aleatët e PD.
    Ai theksoi se kandidatët e opozitës janë figura me reputacion të lartë dhe se ato janë alternativa të denja përballë përfaqësuesve të maxhorancës, të cilët ai i akuzoi për korrupsion.
    “Ne shkojmë në zgjedhje lokale dhe kam kënaqësinë që të informoj se në gjitha zonat ku ato zhvillohen, janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura, çka do të thotë se e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur këtë herë nga PD dhe aleatët e saj. Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, në Berat, në Cërrik, në Mat, Tepelenë. Pra, ne u ofruam qytetarëve një model, nuk është se nuk e kemi përdorur, ne e kemi përdorur edhe në vitet 2001 e më radhë, por e rëndësishme është që janë paraqitur kandidatura pakrahasimisht eprore me ato që dërgon partia e krimit”, tha Berisha.
    Ai u ndal në veçanti tek kryeqytetit, duke kritikuar Ogerta Manastirliun, që sipas Berishës është përfshirë në skandale dhe abuzime me tendera në sektorin e shëndetësisë.
    “Imagjinoni ju Florjan Binajn me keqbërësen Manastirliu, që edhe vetë është bërë verem kur mori vesh se emërohet nga Edi Rama, sepse e di se qytetarët nuk mund t’ia falin vjedhjet e saj, korrupsionin e saj, etj. Në Vlorë ka dërguar një deputetë, që më shumë duket përfaqësuese e vetes së saj. Famoze për korrupsion. Imagjinoni ju, edhe ushqimin e të sëmurëve e ka vjedhur me tendera. Ajo ka akte shumë të rënda në qëndrimin ndaj të sëmurëve. Ajo është denoncuar shumë herë për qëndrimet çnjerëzore në spitalin psikiatrik. Prandaj e ka zgjedhur ai. Edhe në këtë kontekst, opozita kudo ka një epërsi”, deklaroi Berisha.
    “Demokratët duhet të japin mbështetje maksimale për këto kandidatura që përfaqësojnë dinjitetin, profesionalizmin dhe integritetin”, apeloi kreu i PD, duke i bërë thirrje strukturave të angazhohen maksimalisht për fushatën zgjedhore.

  • Von der Leyen: Evropa s’do lejojë Rusinë të mbjellë përçarje dhe ankth

    Von der Leyen: Evropa s’do lejojë Rusinë të mbjellë përçarje dhe ankth

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të “mbjellë përçarje dhe ankth”.
    Duke folur për gazetarët para bisedimeve të liderëve të BE-së që po zhvillohen në Danimarkë, Von der Leyen ka theksuar një “model” sjelljeje pas një vale dronësh në të gjithë Danimarkën.
    “Është një model dhe ky model po vjen nga Rusia”, ka thënë von der Leyen teksa po fillonin bisedimet e mbrojtjes në Kopenhagen.

    “Rusia përpiqet të na testojë, por Rusia gjithashtu përpiqet të mbjellë përçarje dhe ankth në shoqëritë tona. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shtuar ajo.