Tag: model

  • “Model edhe për vendet e tjera të BE-së”/ Meloni vlerëson marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

    “Model edhe për vendet e tjera të BE-së”/ Meloni vlerëson marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi se Italia ka punuar për zgjidhje inovative në menaxhimin e migracionit, duke veçuar si model bashkëpunimin me Shqipërinë për përpunimin e kërkesave për azil dhe procedurat e riatdhesimit jashtë Bashkimit Europian, por nën juridiksion europian.

    Sipas Melonit, ky protokoll ka hapur rrugën për marrëveshje të ngjashme në nivel të BE-së. Këtë e dëshmon edhe marrëveshja e arritur së fundmi nga ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare për futjen e konceptit të “vendeve të treta të sigurta”
    “Italia ka punuar gjithashtu për të propozuar zgjidhje inovative, të cilat tani shihen me interes të shtuar dhe gradualisht po bëhen praktikë e zakonshme. I referohem para së gjithash Protokollit të bashkëpunimit që nënshkruam me Shqipërinë. Dëshiroj të përshëndes dhe të falënderoj Ministren e Punëve të Brendshme Koçiu, e cila është në Bruksel sot, me qëllim që të përpunojmë kërkesat për azil dhe procedurat e riatdhesimit jashtë BE-së, por nën juridiksionin evropian.“- u shpreh Meloni.
    Ndërkohë, ministrja Albana Koçiu në Konferencën Globale të Aleancës Kundër Kontrabandës së Migrantëve bashkëkryesoi seksionin mbi alternativat ndaj migracionit të paligjshëm.
    Në këtë konferencë u dërguan mesazhe nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Komisioneri Europian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit të migrantëve.

    Top Channel

  • Kundërsulm model, Napoli befason Romën në pjesën e parë (video)

    Kundërsulm model, Napoli befason Romën në pjesën e parë (video)

    30 Nëntor 2025

    21:33

    Telesport

    Roma-Napoli është kryesfida e javës së 13-të në Serie A. Pjesa e parë në “Olimpico” është mbyllur 0-1 për napolitanët. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 36-të, pas një kundërsulmi model.
    Manu Kone humb topin në zonën e Napolit, verdhekuqtë pretendojnë për faull të Amir Rrahmanit ndaj mesfushorit francez, por arbitri vazhdon lojën normalisht.
    David Neres merr topin nga mbrojtja dhe me një sprint të jashtëzakonshëm dhe kombinimit me Rasmus Hojlund, del i vetëm përballë Svilar dhe braziliani dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Napolin.
    SHIKOGOLAT

  • “Model frymëzimi për kombin tonë”/ Fishkëllimat për Granit Xhakën në Prishtinë, reagon bashkëshortja dhe vëllai i tij

    “Model frymëzimi për kombin tonë”/ Fishkëllimat për Granit Xhakën në Prishtinë, reagon bashkëshortja dhe vëllai i tij

    Zvicra ka vulosur mbrëmë kualifikimin direkt për Kampionatin Botëror “USA–Meksikë–Kanada 2026”, pas barazimit 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Rezultati i mjaftoi skuadrës helvetike për ta mbyllur grupin në vend të parë dhe për të prerë biletën pa kaluar nga faza play-off. 
    Në këtë fushatë kualifikuese, mesfushori Granit Xhaka ka qenë një ndër figurat kyçe të Zvicrës, duke udhëhequr ekipin drejt një Botërori tjetër. Megjithatë, takimi i mbrëmshëm në Prishtinë nuk ishte i lehtë për kapitenin, i cili u përball me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve në momentet kur prekte topin një reagim që ai vetë nuk e kishte pritur. 
    Pas kësaj ngjarjeje, ka ardhur edhe reagimi publik i vëllait të tij, Taulant Xhakës. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare i doli në mbrojtje Granitit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi: 
    “Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë.” 
    Reagimi i Taulantit ka marrë dhjetëra komente mbështetëse, ndërsa debati për pritjen që iu rezervua Granit Xhakës vazhdon të shpërfaqë ndasi mes tifozëve shqiptarë. 
     Situata e tensionuar me Xhakën, reagon edhe bashkëshortja e tij: Përgjithmonë model frymëzimi për kombin tonë 
    Gruaja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, ka reaguar në rrjete sociale pas pritjes jo edhe aq të mirë që futbollisti mori gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Kosovës dhe Zvicrës. 
    Ndeshja u zhvillua të martën në mbrëmje në Prishtinë, nën një shi të dendur që e shoqëroi gjatë gjithë 90 minutave. 
    Kosova e mbylli ciklin e kualifikueseve me barazim 1-1 kundër Zvicrës, duke siguruar pikën që i duhej për ta ruajtur vendin e dytë në grup. 
    Ky rezultat u konsiderua historik pasi për herë të parë Kosova siguroi pjesëmarrjen në ‘play-off’. 
    Megjithatë, atmosfera në stadium nuk ishte e njëjtë për të gjithë lojtarët. 
    Xhaka, kapiteni i Zvicrës me origjinë nga Kosova, u përball me reagime të përziera nga tifozët vendas, çka ka nxitur reagime të shumta në rrjet. 
    Mes atyre që vendosën të reagojnë ishte edhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, e cila përmes një postimi shprehu mbështetjen për Granitin. 
    “Përgjithmonë model frymëzimi për kombin tonë. Përgjithmonë krenare me ty”, shkroi ajo. 

  • Ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në kishën greke, 46-vjeçari: Heq magjitë, shëroj kancerin

    Ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në kishën greke, 46-vjeçari: Heq magjitë, shëroj kancerin

    Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale.

    Prifti i rremë 46-vjeçar ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, por vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”.
    I akuzuari dyshohet se rrëfeu para policisë se fshihte drogën në kishë dhe pretendoi se ai vetë ishte përdorues droge.

    Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota për anëtarët në lidhje me trafikimin dhe transportimin e paligjshëm të emigrantëve.

    Në fakt, duke folur për televizionin MEGA, një banor i zonës tha se 46-vjeçari tha se ai ‘hiqte magjinë dhe shëronte kancerin’, duke futur besimtarët në një tjetër kurth e duke përfituar kështu para.

    “Që në fillim, na ra në sy për keq dhe se diçka nuk shkonte mirë me të. Si e morën një hapësirë ​​dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti ishte më parë ka qenë model, pastaj u bë kuzhinier dhe kishte dhe një kanal në Youtube. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në komunikimin e parë që pata me të, ai më mallkoi. Sepse i thamë të ulte altoparlantët dhe ai u zemërua. Pasditeve ai thoshte: ‘Eja, më lejo të të heq magjitë dhe të shëroj pacientët me kancer”, rrëfen qytetari.

    Ndërkohë në vazhdën e hetimeve janë zbuluar edhe biseda mes priftit në fjalë dhe anëtarëve të tjerë të bandës.

    Në bisedat e tyre me njëri-tjetrin, anëtarët e rrjetit “e pagëzuan” drogën si “qiri” dhe “sprej” për kokainën, ndërsa për kanabisin përdornin fjalët ” kafe ” dhe ” makarona” për kanabisin.

    I njëjti raport thotë se për oficerët e policisë që e arrestuan, ai e deklaroi veten fajtor për të gjitha akuzat, megjithatë, përpara hetuesit, pritet që ai të ndryshojë qëndrim dhe të pretendojë se nuk di asgjë.

    Hetimet e policisë po vazhdojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit, si dhe çdo “klient” që bleu drogë nga kjo bandë… e veçantë.

  • 100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Kryeministri Rama: Model! Ky quhet institucion me plot gojën

    100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Kryeministri Rama: Model! Ky quhet institucion me plot gojën

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e organizuar për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë.
    Në fjalën e tij, Rama tha:

    “Duke ardhur në këtë moment celebrimi, mendoja se Banka e Shqipërisë është, në mos i vetmi, ndër shumë të paktit institucione të Republikës tonë që mund të quhet me plot gojën, institucion. Në atë kuptim dhe me ato standarde që kemi parasysh kur flasim për institucionet që i duhen një vendi dhe që bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe në tryezën e familjes evropiane.

    Nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për plot institucione të tjera që janë në formim e sipër. Do të ishte vërtet e dobishme që historia e zhvillimit dhe e përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për t’u fokusuar dhe konsoloduar si institucion të merrej përsipër dhe të shkruhej për t’u dhënë të tjerëve një pasqyrë të gjithë rrugës se si u ngrit një institucion i tillë, i cili është plotësisht i integruar në botën ku jetojmë. 

    Edhe pse historia me Bankën e Shqipërisë nuk ka qenë bujare, për arsye që duhen studiuar, ky është institucioni që na përfaqëson si model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit”, theksoi Rama.

  • Një ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në kishën greke, 46-vjeçari: Heq magjitë, shëroj kancerin

    Një ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në kishën greke, 46-vjeçari: Heq magjitë, shëroj kancerin

    Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale.

    Prifti i rremë 46-vjeçar ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, por vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”.
    I akuzuari dyshohet se rrëfeu para policisë se fshihte drogën në kishë dhe pretendoi se ai vetë ishte përdorues droge.
    Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota për anëtarët në lidhje me trafikimin dhe transportimin e paligjshëm të emigrantëve.
    Në fakt, duke folur për televizionin MEGA, një banor i zonës tha se 46-vjeçari tha se ai ‘hiqte magjinë dhe shëronte kancerin’, duke futur besimtarët në një tjetër kurth e duke përfituar kështu para.
    “Që në fillim, na ra në sy për keq dhe se diçka nuk shkonte mirë me të. Si e morën një hapësirë ​​dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti ishte më parë ka qenë model, pastaj u bë kuzhinier dhe kishte dhe një kanal në Youtube. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në komunikimin e parë që pata me të, ai më mallkoi. Sepse i thamë të ulte altoparlantët dhe ai u zemërua. Pasditeve ai thoshte: ‘Eja, më lejo të të heq magjitë dhe të shëroj pacientët me kancer”, rrëfen qytetari.
    Ndërkohë në vazhdën e hetimeve janë zbuluar edhe biseda mes priftit në fjalë dhe anëtarëve të tjerë të bandës.
    Në bisedat e tyre me njëri-tjetrin, anëtarët e rrjetit “e pagëzuan” drogën si “qiri” dhe “sprej” për kokainën, ndërsa për kanabisin përdornin fjalët ” kafe ” dhe ” makarona” për kanabisin.
    I njëjti raport thotë se për oficerët e policisë që e arrestuan, ai e deklaroi veten fajtor për të gjitha akuzat, megjithatë, përpara hetuesit, pritet që ai të ndryshojë qëndrim dhe të pretendojë se nuk di asgjë.
    Hetimet e policisë po vazhdojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit, si dhe çdo “klient” që bleu drogë nga kjo bandë… e veçantë.

    Top Channel

  • ”Gruaja më model në Shqipëri”, Ervin Salianji flet për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

    ”Gruaja më model në Shqipëri”, Ervin Salianji flet për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

    Showbiz E Premte, 7 Nëntor 2025 20:16
    Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji flet pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës, Grida Dumën. I ftuar në emisionin ”Live From Tirana”, Salianji u pyet se si ndihet një burrë që ka pranë vetes një grua që është konsideruar prej kohësh një figurë model në skenën publike shqiptare, si në politikë, ashtu edhe tani në televizion. Mes ndjeshmërisë dhe krenarisë, ai u shpreh:
    Si ndihet një burrë si Ervin Salianji që historinë e tij të dashurisë e ka të konkretizuar me një prej grave më model në Shqipëri, që ka frymëzuar dhe kur ka qenë në politikë dhe vazhdon e frymëzon në televizion? Sa është ritmi juaj i të qenurit krenar?

    Salianji-Është shumë. Është fat, padiskutim. Është edhe pjesë e krenarisë, por dhe e botëkuptimit, edhe e ndërtimit të gjithë asaj që unë jam. Siç e keni parë, e kam mbajtur aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por padiskutim që është pjesë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme e imja.

    Në studio, Salianji la të kuptohet qartë se marrëdhënia me Dumen është jo vetëm një lidhje dashurie, por edhe një bashkëudhëtim në vlera, vizion dhe mbështetje reciproke.

  • Kryemadhi paraqitet në SPAK me ‘look’ të ri

    Kryemadhi paraqitet në SPAK me ‘look’ të ri

    Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për “detyrim paraqitje.
    Ajo çka ra në sy ishte look-u i ri, me një model flokësh ndryshe nga ai që Kryemadhi mbante kohëve të fundit.
    Ajo ka shkëmbyer batuta me gazetarët pas daljes nga SPAK, të cilët i thanë se duket se ka përfaquar modelin e këngëtarit Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë. “Është i njëjti model por me ndryshime të tjera”, ua ktheu Kryemadhi.

  • Nuk do ta njihni/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ja ‘pamja’ e saj e re

    Nuk do ta njihni/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ja ‘pamja’ e saj e re

    Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për “detyrim paraqitje.
    Ajo çka ra në sy ishte look-u i ri, me një model flokësh ndryshe nga ai që Kryemadhi mbante kohëve të fundit.
    Ajo ka shkëmbyer batuta me gazetarët pas daljes nga SPAK, të cilët i thanë se duket se ka përfaqur modelin e këngëtarin Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë. “Është i njëjti model por me ndryshime të tjera”, ua ktheu Kryemadhi.

  • Sllovenia, një model i përshtatshëm për Shqipërinë

    Sllovenia, një model i përshtatshëm për Shqipërinë

    Ekspertët e vlerësojnë Slloveninë si një model të përshtatshëm për Shqipërinë. Të dyja vendet kanë sipërfaqe dhe popullsi të afërt, por zgjedhje të ndryshme në organizimin territorial.Sllovenia ka një popullsi prej rreth 2.1 milionë banorësh, pra shumë afër Shqipërisë së vitit 2025 me 2.37 milionë. Por ndryshe nga Shqipëria, që ka 61 bashki dhe 12 qarqe, Sllovenia ka zgjedhur një model shumë më t…