Tag: mladen

  • Kishte luajtur edhe në Shqipëri… trajneri boshnjak ndërron jetë gjatë ndeshjes në Serbi

    Kishte luajtur edhe në Shqipëri… trajneri boshnjak ndërron jetë gjatë ndeshjes në Serbi

    Futbolli serb është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi të dielën në kampionati, ku trajneri i Radnicki 1923, Mladen Zizovic, humbi jetën në moshën 44-vjeçare pas një ataku kardiak gjatë ndeshjes ndaj Mladost.
    Zizovic u rrëzua pranë vijës anësore në minutën e 22-të dhe stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, përpara se trajneri të transportohej me urgjencë në spital. Ndeshja u pezullua përkohësisht dhe u rifillua vetëm pasi Zizovic u dërgua në qendër spitalore, shkruan A2 CNN. Por rreth 20 minuta pas rinisjes së lojës, lojtarët dhe stafi morën lajmin e tmerrshëm se trajneri kishte ndërruar jetë.

    Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale treguan skena të dhimbshme, me futbollistët që shpërthenin në lot dhe mbështetnin njëri-tjetrin në fushë. Menjëherë pas kësaj, arbitri vendosi të ndërpriste përfundimisht ndeshjen.
    Mladen Zizovic kishte marrë drejtimin e Radnicki 1923 vetëm më 23 tetor, duke drejtuar skuadrën në tre takime. Ai ishte ish-mesfushor boshnjak, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2016 dhe kishte dy paraqitje me kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës. Gjatë karrierës së tij kishte luajtur gjithashtu në Shqipëri, konkretisht me Tiranën në sezonin 2010–2011, duke zhvilluar 14 takime dhe duke shënuar edhe 1 gol.

    Zizovic la pas tre fëmijë. Federata Serbe e Futbollit shprehu ngushëllime të thella, duke e cilësuar ndarjen nga jeta të Zizovic si “një humbje të jashtëzakonshme për komunitetin e futbollit”. “Pusho në paqe, Mladen. Dashuria jote për futbollin dhe trashëgimia që le pas do të mbetet përgjithmonë”, shkroi Federata Serbe.

  • Partizani shkarkon trajnerin Mladen Milinkovic pas humbjes në derbi, mësohet zëvendësuesi

    Partizani shkarkon trajnerin Mladen Milinkovic pas humbjes në derbi, mësohet zëvendësuesi

    Klubi i futbollit Partizani ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Mladen Milinkovic, pas disfatës 0-3 në derbin e fundit kundër Tiranës dhe rezultateve të dobëta të skuadrës në kampionat. Oltijon Kërnaja do jetë provizorisht në krye të stolit të kuq. 37-vjeçari nga Bajram Curri për momentin mban postin e trajnerit të ekipit Partizani B dhe ndihmëstrajner i ekipit të parë.
    “Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinkovic. Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”, thuhet në njoftim.
    Katër humbjet radhazi dhe vetëm katër pikë pas gjashtë javëve të luajtura e kanë lënë Partizanin në vendin e parafundit të renditjes. Ndërkohë tre ditë më parë dha dorëheqjen edhe drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj.

  • Ndarje që nuk i urohet as suksesi në të ardhmen, Partizani i jep duart trajneri Mladen Milinkiovic

    Ndarje që nuk i urohet as suksesi në të ardhmen, Partizani i jep duart trajneri Mladen Milinkiovic

    Partizani ka shkarkuar nga detyra trajnerin serb Mladen Milinkovic. Derbi i Superiores, Tirana-Partizani ha gjithmonë koka trajnerësh, por me këtë nisje të tmerrshme të të kuqëve në këtë sezon të Superiores, derbi ishte problemi më i vogël. Vetëm katër pikë në gjashtë javë të kampionatit ka bërë që Partizani të largojë Milinkovic dhe madje në njoftimin zyrtar, ndryshe nga më parë ku i urohej gjithmonë trajnerit suksesi në të ardhmen, të mos e kishte as një urim të tillë.
    “Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinkovi?. Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”, shkruhet në reagimin e Partizanit. /Sport Ekspres/

  • Partizani shkarkon trajnerin Milinkoviç

    Partizani shkarkon trajnerin Milinkoviç

    Partizani pas ndarjes me drejtorin sportiv Arbër Abilajalij largon edhe trajnerin serb Mladen Milinkoviç. Ky start i Partizanit me vetëm 4 pikë në 6 javë e për më tepër humbja e thellë në derbi me Tiranën 0-3 ishte e tmerrshme.

    Kjo i ka nxitur drejtuesit e klubit të marrin masën drastike të shkarkojë trajnerin serb me vetë 6 ndeshje në krye të pankinës së kuqe.

    “ Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinković.

    Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”, shkruhet në postimin zyrtar të Partizanit.

    Vazhdo leximin