Tag: mjetit

  • Aksident në Durrës, i riu humb drejtimin e mjetit dhe përplas dy këmbësorë

    Aksident në Durrës, i riu humb drejtimin e mjetit dhe përplas dy këmbësorë

    Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Durrës.
    Një 30-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka goditur dy këmbësorë.
    Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

    “Rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.
    Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv

  • Sarandë/ Aksidentohet me makinë, arrestohet shoferi. Rezultoi pozitiv në testin e alkoolit

    Sarandë/ Aksidentohet me makinë, arrestohet shoferi. Rezultoi pozitiv në testin e alkoolit

    Një aksident automobilistik u regjistrua pas mesnate në Sarandë, ku një automjet tip “Chevrolet” me targa greke HNZ 4022 humbi kontrollin në rrugën “Lefter Talo”, përballë hotel “Star”, duke u përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas duke përfunduar i përmbysur.

    Fatmirësisht, aksidenti shkaktoi vetëm dëme materiale, pa lëndime për personat e përfshirë.

    Shërbimet e qarkullimit rrugor që mbërritën menjëherë në vendngjarje kryen testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit, 18-vjeçarin Aleksandro Gunella. Rezultatet treguan një përqindje të alkoolit në gjak prej 0.58 mg/l dhe më pas 0.62 mg/l.

    Për shkak të këtyre rezultateve, drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia dhe po ndiqet për veprime të mëtejshme ligjore.

    FOTO: 

  • Aksident i rëndë në aksin Berat-Lushnje, furgoni me turistë në kanal, 4 të plagosur

    Aksident i rëndë në aksin Berat-Lushnje, furgoni me turistë në kanal, 4 të plagosur

    Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Çiflig të Lushnjes. Mësohet se është përmbysur një furgon turistësh i cili ka rënë në kanalin buzë rrugës. Sipas policisë rrugore drejtuesi i mjetit një polak kishte 8 pasagjerë dhe do të shkonin në Berat për turizëm.
    Shoferi ka humbur shperqëndrimin një moment çka bëri të dalë jashtë rruge duke shkaktuar plagosjen lehtë të 4 prej tyre. Policia bëri testin e alkoolit drejtuesit të mjetit i cili rezultoj zero. Sipas shoferit të furgonit ata ishin nisur nga Tirana për në Berat ne mëngjes rreth orës 6 dhe ishin dy furgona njeri pas tjetrit.
    Pas aksidentit turistët janë marrë me furgonin tjetër dhe vazhduan rrugën drejt Beratit. Drejtuesi i mjetit që shkakzoj aksidentit u shoqërua në polici për sqarimin e rrethanava të ngjarjes. Ky aksident shkaktoj trafik ku për gati 30 minuta u bllokua qarkullimi në aksin Lushnje- Berat në gjatësinë 2 km. Pas përmbysjes së furgonit ishin banorët e zonës që i erdhën në ndihmë të plagosurve.

  • Fier/ Sekuestrohet armë zjarri, arrestohen dy persona. Në pranga drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që tentuan të largoheshin

    Fier/ Sekuestrohet armë zjarri, arrestohen dy persona. Në pranga drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që tentuan të largoheshin

    Një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një automjet dhe dy celularë janë sekuestruar nga Policia e Fierit gjatë një operacioni të zhvilluar pasditen e djeshme në lagjen “Apollonia”.
    Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë pas informacioneve të marra në rrugë operative se me një automjet tip “Audi” po lëviznin persona të armatosur.
    Gjatë ndërhyrjes, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja tentuan të largoheshin, por u kapën menjëherë nga efektivët e policisë. Në kontrollin e ushtruar, në çantën marsup të drejtuesit të mjetit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua si provë materiale, së bashku me automjetin dhe dy aparate celularë.
    Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë:

    G. N., alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

    A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
     

  • Aksidenti i rëndë në Berat-Poliçan, viktima 34 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga ura! Dy të plagosurit nisen drejt Traumës

    Aksidenti i rëndë në Berat-Poliçan, viktima 34 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga ura! Dy të plagosurit nisen drejt Traumës

    Një aksident i rëndë ndodhi mbëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Poliçan, në afërsi të fshatit Vodicë.
    Shoferi i një mjeti tip “Porsche”, që qarkullonte nga Poliçani në drejtim të Beratit, humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua ura në përrua.
    Si pasojë e aksidentit, gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në lagjen “Vakëf” në Berat dhe mbetën të plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit Alban Elezi, 36 vjeç dhe Gisi Shehu (Kristi Greku), 37 vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë” në Berat.

     
    Të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
    Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, mes tyre edhe dy zv.drejtorët e DVP Berat, Shkëlqim Xhezairi dhe Fran Kaçorri.
    Pasi është bërë këqyrja e vendit të aksidentit, është bërë e mundur edhe nxjerrja e mjetit nga përroi me ndihmën e shërbimeve zjarrëfikëse.
    Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë./vizionplus.tv

  • Aksident në Pogradec, “Benzi” me shpejtësi të lartë përplaset me pemët

    Aksident në Pogradec, “Benzi” me shpejtësi të lartë përplaset me pemët

    Një aksident u shënua mbrëmjen e djeshme në hyre të qytetit të Pogradecit.
    Një mjet tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga një i ri ka humbur kontrollin e për pasojë  është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime.
    Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga pasi kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta.
    Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të tij.

  • FOTO/ Aksident në Pogradec, ‘Benzi’ me shpejtësi të lartë merr përpara pemët në trotuar

    FOTO/ Aksident në Pogradec, ‘Benzi’ me shpejtësi të lartë merr përpara pemët në trotuar

    Një aksident rrugor u shënua mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit.

    Makina tip ‘Mercedes Benz’, i drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.

    Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga, pasi ajo kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit.

     

  • Aksident në Pogradec, makina përplaset me pemën

    Aksident në Pogradec, makina përplaset me pemën

    Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në hyre të qytetit të Pogradecit.
    Një mjet tip benz që drejtohej nga një i ri ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një pemë në anë të rrugës.
    Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime. Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga pasi kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta.

    Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të tij.

  • Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, FOTOT e viktimave

    Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, FOTOT e viktimave

    Personat që shihni në foto janë babë e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Han i Hotit. Viktimat janë drejtuesi i mjetit Valentin Bluda 32- vjeç dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, që ishte pasagjer në automjet.

    Siç u raportua 32-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

    Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut.

  • Aksident i frikshëm, makina përplaset dhe përfundon në kanal

    Aksident i frikshëm, makina përplaset dhe përfundon në kanal

    Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 21:07
    Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier. Një automjet tip “Renault” , pasi është përplasur me një mjet tip “Golf” dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës.