Tag: mjetin

  • Vdekja e turistit në Durrës/ E lejoi të merrte Jet Ski pa pasur leje drejtimi, arrestohet operatori turistik

    Vdekja e turistit në Durrës/ E lejoi të merrte Jet Ski pa pasur leje drejtimi, arrestohet operatori turistik

    Një turist që po lundronte me Jet Ski ka humbur jetën ditën e djeshme pranë Shkëmbit të Kavajës. Bëhet me dije se lidhur me ngjarjen është arrestuar Luis Xhumari, operator turistik, dhe akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
    Sipas policisë, turisti 34-vjeç nuk kishte leje drejtimi për mjetin lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira pavarësisht këtij fakti.
    Gjithashtu raportohet se nuk i ka pajisur me veshjet e sigurisë personat që kanë marrë mjetin lundrues.
    Bashkë me viktimën, në mjetin lundrues ka qenë dhe shtetasja me inicialet V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar menjëherë në spital pas ngjarjes.
    Ndërkohë pritet të kryhet ekspertiza për shkakun e vdekjes së turistit, por paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ndërroi jetë pasi u mbyt.

  • Shëmbet masivi i kromit në Klos duke zënë poshtë fadromistin 29-vjeçar bashkë me mjetin e tij

    Shëmbet masivi i kromit në Klos duke zënë poshtë fadromistin 29-vjeçar bashkë me mjetin e tij

    Është vënë në pranga 44-vjeçari Admir Lala, drejtues teknik i kompanisë kur për shkak të shembjes së një masivi kromi në Klos është zhdukur një 29-vjeçar, i cili u zu poshtë bashkë me një fadromë.
    Sipas policisë, 29-vjeçari më iniciale A.B., nuk është gjetur që prej ditës së djeshme. I riu ishte duke punuar me mjetin fadromë, kur u zu poshtë nga masivi i rërës dhe mineralit.

    Nga shembja e masivit është çarë edhe një rezervuar uji. Ndërkohë mësohet se fabrika në të cilën përpunohej kromi ishte marrë me qira dy shtetas kinezë.

    Njoftimi i policisë
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme në Qafën e Burrelit, në fabrikën e përpunimit të kromit, ku shtetasi A.B., 29 vjeç, duke punuar me mjetin fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin Admir Lala, 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
    Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e shtetasit A.B.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident në Lushnje, motori bie në kanal, shpëton për mrekulli 17 vjeçari

    Aksident në Lushnje, motori bie në kanal, shpëton për mrekulli 17 vjeçari

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh qytetin e Lushnjës me autostradën. Një 17-vjeçar, duke drejtuar një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal me ujë.
    Fatmirësisht, dy kalimtarë të rastësishëm që po udhëtonin me automjetin e tyre ndaluan menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Ata arritën ta nxjerrin të riun nga uji, ku ai rrezikonte të mbytej.
    I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte në rrugë për t’u kthyer në shtëpi në momentin e aksidentit. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi mjetin.

  • Po riparonte mjetin bujqësor, gjendet i pajetë nën rrotën e zetorit 56-vjeçari (Emri)

    Po riparonte mjetin bujqësor, gjendet i pajetë nën rrotën e zetorit 56-vjeçari (Emri)

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Daullas në Fier, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm .
    Bëhet fjalë për Agron Sukulli, i cili është gjetur nga fqinjët i pajetë poshtë gomës së zetorit.
    Dyshohet se e ka zënë poshtë teksa ka qenë duke e rregulluar.
    Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamiken e ngjarjes.
    “Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.

  • Humb jetën 60-vjeçari në Fier/ Ishte duke kontrolluar mjetin bujqësor, por e zë poshtë rrota e tij

    Humb jetën 60-vjeçari në Fier/ Ishte duke kontrolluar mjetin bujqësor, por e zë poshtë rrota e tij

    Një 60-vjeçar nga fshati Grecall në Fier është gjetur pa shenja jete poshtë gomës së një zetori.Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 60-vjeçari duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit.
    Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”

  • Ndjekje si në filma, ish-polici hajdut përplas makinën e vjedhur me ish-kolegët

    Ndjekje si në filma, ish-polici hajdut përplas makinën e vjedhur me ish-kolegët

    Vjedhja e një automjeti në Elbasan i ngjan një skenari filmash, ku policia e këtij qyteti por edhe ajo e Tiranës u ngritën në këmbë pak pas mesnate për të arrestuar autorët, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte një ish koleg i tyre. Dy personat pasi vodhwn mjetin tip Nissan u larguan në drejtim të Tiranës. Policitë e të dyja qyteteve u vunë në ndjekje të autorëve.
    Në ndjekje e sipër, autorët me mjetin e vjedhur përplasën në Babrru makinën e policisë që ishte vënë në ndjekje të tyre. Dy efektivët u dëmtuan lehtë, ndërsa të kërkuarit arritën të largoheshin. Pas gati dy orësh ndjekje, ata u arrestuan në zonën e Kamëz, pasi me mjetin që vodhën në Elbasan u përplasën me një mur dhe me një shtyllë ndriçimi.
    Në pranga përfunduan ish punonjësi i policisë Eneriko Zyle 50 vjeç, i shpallur në kërkim për disa vjedhje, si dhe bashkëpunëtori i tij, Enis Tela 37 vjeç. Ata akuzohen për disa vepra penale, si vjedhje, mosbindje të urdhrit të policisë dhe kundërshtim të tyre, shkatërrim i pronës, prodhim dhe shitje narkotikësh, prishje e rendit dhe qetësisë publike, si dhe prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta. Gjatë kontrollit, brenda mjetit të vjedhur u gjet një sasi kokaine, si dhe një thikë. Dy të arrestuarit akuzohen edhe për vjedhje të tjera të ndodhura në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe në Klos.

  • DETAJE-Mark Samson çoi mjetin në servis pas vrasjes! Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës: E pashë të vdekur

    DETAJE-Mark Samson çoi mjetin në servis pas vrasjes! Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës: E pashë të vdekur

    Nosr Manlapaz, Ilaria Sula dhe Mark Samson

    ITALI-Nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës. Sipas asaj që mëson LaPresse, nëna e Samsonit, Nosr Manlapaz pasi ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares në dhomën e gjumit, ka hyrë brenda dhe e ka parë të vdekur.
    Ajo më pas dyshohet se kandihmuar djalin e saj të pastronte skenën e krimit që ndodhi në apartamentin në via Homs, në lagjen afrikane. Nesër në orën 14:00 nëna e Samsonit do të merret në pyetje në zyrat e Seksionit të Vrasjeve të Skuadrës Fluturuese të Shtabit të Policisë së Romës. Qëllimi i hetimit është të sqarojë saktësisht çfarë ndodhi në orët e pas krimit dhe kush tjetër mund të ketë qenë i përfshirë në fshehjen e provave.
    Ndërkohë siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar mjetin e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës. Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë. Një prej tyre ka treguar se ai ishte klient i tyre prej rreth një viti dhe se dy ditë pas zhdukjes së Ilarias, ai kishte çuar makinën për riparimin e parakolpit dhe kishte kërkuar dhe që mjeti të pastrohet.
    “Ishte klienti ynë për rreth një vit, i kishim riparuar makinën disa herë dhe asnjëherë nuk kishte probleme. Përkundrazi, ishte një nga më të duruarit. Një herë ka pritur më shumë se një orë në garazh për ta marrë makinën, pa u ankuar. E kam thirrur më 28 mars për t’i thënë të më sillte makinën të hënën. Ai kishte pasur një aksident më 21 dhjetor dhe duhej të riparonte parakolpin dhe të zëvendësonte diçka që ishte thyer. Nuk ishte faji i tij. Ata e kishin përplasur, siç tregon edhe kamera e makinës,” ka treguar sekretarja që merret me të gjitha procedurat në servis.
    Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI