Një 27-vjeçar është dërguar me urgjencë në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti që ka degraduar në përdorimin e thikës.
I plagosuri, Ari Kodra, ka pësuar plagë të thella dhe ndodhet aktualisht në reanimacion nën kujdesin e mjekëve, në gjendje stabile.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dvoran, ndërsa rrethanat e sakta të konfliktit janë ende të paqarta.
Policia ka gjetur mjetin prerës me të cilin autori ka kryer plagosjen.
Gjithashtu është gjendur edhe autori i ngjarjes, Aleks Qiqi, i plagosur gjithashtu, i cili është nxjerrë nga banesa i shoqëruar nga policia dhe po dërgohet drejt Spitalit të Korçës për mjekim. Ai është i dënuar më parë për falsifikime dhe vepra të tjera penale, ka dalë pak kohë më parë nga burgu i dënuar për drogë, raportohet edhe se ka pasur dënime edhe në Greqi.
Njoftmi i policisë:
Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.
27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes