Tag: mjeshtri

  • Ndahet nga jeta mjeshtri i fotografisë Piro Mosi

    Ndahet nga jeta mjeshtri i fotografisë Piro Mosi

    Ndahet nga jeta mjeshtri i fotografisë Piro Mosi  (1927–2025)
     
    Në moshën 98-vjeçare u shua Piro Mosi, një nga figurat më të dashura e më të ndritura të Sarandës. I lindur në Shkodër, ai e gjeti frymëzimin e tij në dritë dhe për gati një shekull i dha kujtesë vizuale qytetit tonë. Me aparatin në dorë, ai nuk fotografonte pamje — por njerëz, ndjenja dhe kohë që nuk kthehen më.
     

     
     
    Në çdo foto të tij jeton historia e Sarandës, portretet, deti, estrada, teatri. Ai ishte syri që pa gjithçka dhe zemra që ruajti çdo kujtim.
     
    Me largimin e tij, Saranda humbi një njeri të mirë dhe një dëshmitar të rrallë të historisë së saj. Por drita që ai fiksoi mbetet përjetë — në kujtime, në foto, në shpirtin e këtij qyteti.
    Ngushëllime të sinqerta familjes Mosi.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Pikante” nga Sandër Ruçi/ Mjeshtri i humorit rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

    “Pikante” nga Sandër Ruçi/ Mjeshtri i humorit rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

    Mjeshtri i madh i humorit, Sandër Ruçi, u rikthye në skenën e teatrit “Migjeni” me premierën e tij të radhës, “Pikante”, duke risjellë aktivitetin artistik në shtëpinë e madhe të artit shkodran e shqiptar.

    Mes emocioneve dhe duartrokitjeve të publikut, krah kolegëve të tij dhe artistëve të rinj, ai solli të qeshura, mesazhe që lidhen me aktualitetin e përditshëm dhe thumbime që vetëm arti di t’i sjellë në këto dimensione.
    Një variete ku ndërthurej humori me këngën, e ku publiku shijoi çdo pjesë të saj, ndërsa vetë artisti protagonist i kësaj nate nuk i fshehu emocionet për një dashuri, që – siç thotë ai – di ta japë vetëm Shkodra.
    Edhe për artistët e tjerë, si pjesëtarë të trupës apo edhe si spektatorë, humori mbetet i pandarë nga Shkodra.
    “Pikante” u shfaq në Teatrin “Migjeni” për dy ditë me radhë, ndërsa kjo ishte premiera e 16-të e Sandër Ruçit.

    Top Channel

  • Manastiri i Shën Gjonit (Mbigurit) në Trebisht të Rekës së Poshtme, ishte trashëgimi e Gjon Pal Kastriotit

    Manastiri i Shën Gjonit (Mbigurit) në Trebisht të Rekës së Poshtme, ishte trashëgimi e Gjon Pal Kastriotit

    Foto 1

    Shqiptarët te Manastiri i Shën Gjon Dibranit nga Trebishti.

    Foto 2

    Dy mokrarët, vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi kanë gdhendur në qoshen e ikonostasit te Manastiri Bigorska-Mbigurit (Gurit mbi gur) i Shën Gjon Dibranit, veten e tyre, që ne të mos i harrojmë.

    Mjeshtri i parë ka vendosur gishtin tregues në kokë për të kumtuar, që së pari vepra përpunohet në mendje.

    Mjeshtri i dytë (vëllai), mban çekanin të ngritur lart, për të goditur daltën që gdhend drurin.

    Foto 4

    Aty ku është poshtëshënuar me vijë të kuqe, lexohet: Triballa Shqiptare.

    Foto 5

    Princi Arbëror që u bë Shenjtor.

    Shën Gjon Vladimiri-kokëpreri (rrethuar nga 12 figura), punuar nga mjeshtri: Kostandin Shpataraku nga Shpati i Elbasanit.

    SHËN GJON SHQIPTARI, LINDI, LUFTOI, U VRA, U VARROS DHE U SHENJTËRUA NË TOKËN SHQIPTARE.

    ARMIQTË E KOMBIT SHQIPTAR U MUNDUAN TA PËRVETËSONIN. SERBËT E QUAJTËN IVAN, BULLGARËT E QUAJTËN JOVAN, PSEUDO-GREKËT E QUAJTËN JOAN, INJORANTËT SHQIPTARË E QUAJTËN SHINJON, POR NË OHRIN SHQIPTAR U ZBULUA PLLAKA KU SHKRUHEJ EMRI I SHENJTORIT: GJON.

    NË RRETHINAT E KORÇËS ENDE ËSHTË EMRI I FSHATIT GJONOMADH=GJONI I MADH.

    NËNA E SHËN GJONIT QUHEJ ANA OSE HANA, BIJË E FISIT FISNIK SHQIPTAR TRIBALLA=TRIBALDA, NGA E KISHTE PREJARDHJEN DHE BASHKËSHORTJA E GJON KASTRIOTIT, VOJSAVA.

    KY SHENJT NË ATË TERRITOR QUHET ENDE, SHËN GJON DIBRANI I TREBISHTIT.

  • Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur

    Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur

    Artizanët e Pazarit të Gjirokastrës po përshtatin çdo ditë ofertën e tyre për vizitorët që vijnë nga e gjithë bota, duke ruajtur thelbin tradicional dhe duke u rikthyer te motivet e vjetra të qytetit, portat, sëndukët, odat dhe tavanet gjirokastritë

    ndër zërat më të spikatur të këtij transformimi është mjeshtri i drugdhendjes, Anastas Petridhi.
    “Kam 40 vite në këtë profesion. Fillimisht punoja për hobi, më pas si profesionist në ndërmarrjen artistike të Gjirokastrës. Më vonë emigrova për disa vite, por u ktheva, sepse siç thonë, “guri i  rëndë në vend të vet”, shprehet Anastas Petridhi drugdhendës.
    Sot, bashkë me familjen e tij, Anastasi drejton një dyqan të vogël artizanal në Pazar. Në vitet e fundit, ai thotë se interesimi për suvenire është rritur ndjeshëm, sidomos për ato që mbartin simbolet kombëtare: Skënderbeu, Ismail Qemali, shqiponja, harta e Shqipërisë apo pamje nga Gjirokastra e mbrojtur nga UNESCO.
    “Në 15-20 vjet që punoj këtu kam patë që, shumë janë të interesuar edhe për procesin e punës. Madje më ka ndodhur që të kërkojnë të marrin pjesë vetë në krijimin e suvenirëve”, shton ai.
    Drugdhendësi vëren se jo shumë të rinj i sheh në profesione të tilla por kjo sipas tij duhet inkurajuar.
    “Vendosa ta trashëgoj këtë zanat dhe besoj se e kam arritur qëllimin. Artizanati dhe tradita mund të jenë një shpresë e mirë për të ardhmen e këtij vendi.”, thotë më tej ai.
    Ndër risitë që ka sjellë puna e tij janë përdorimi i pirografisë për të personalizuar objektet me emra dhe data, si dhe krijimi i suvenireve më të vegjël, më të lehtë për t’u transportuar. Por sfidat nuk kanë munguar.
    “Teknologjia ka ndryshuar gjithçka. Që dikush të blejë një produkt artizanal, duhet të përputhen edhe ekonomia, edhe kënaqësia”, përfundon ai.
    Sot, në Pazarin e Gjirokastrës janë rreth 10 njësi artizanale me profile te ndryshme por ato konkurrohen seriozisht nga suvenire të importuara që shpesh imitojnë produktet lokale. Pavarësisht kësaj, mjeshtre si Anastas Petridhi vazhdojnë të mbajnë gjallë frymën e vërtetë të qytetit, të gdhendur me durim në dru.

    Top Channel

  • “Berisha po fut në burg komisionerët demokratë”, Sefa ironizon Bylykbashin: Mjeshtri i votës së diasporës

    “Berisha po fut në burg komisionerët demokratë”, Sefa ironizon Bylykbashin: Mjeshtri i votës së diasporës

    Avokati Indrit Sefa ka akuzuar Sali Berishën se po i çon në burg komisionerët e Partisë Demokratike, me kontestimin që po i bënë zgjedhjeve.
    Në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Sefa ironizoi edhe përfaqësuesin e PD-së, Oerd Bylykbashi, duke e quajtur “mjeshtër të votës së diasporës”.
    “Kutitë hapen kur kanë prova dhe denoncime konkrete në rastin e Durrësit kishte ca video konkrete. PD ka kërkuar edhe hapjen e votave të diasporës në Durrës. Nëse Bylykbashi pranon se gruaja dhe fëmijët e tyre do ta plotësonin në një dhomë të veçantë fletën e votimit, vetëm ai mund ta besonte këtë. Kur u bë votimi me postë Bylykbashi mjeshtri mund ta mendonte se do të bëhej i fshehtë dhe jo familjarë. Ai me intelektin e tij mund ta besonte. Demokratët do futen në burg, do futen në burg numëruesit e shkretë.
    Me zor i kanë gjetur numëruesit. Pse të kanë shitur demokratët ty. Po nuk lëviz asnjë votë subjekt më subjekt se nuk të lë ai tjetri, por janë brenda partisë. Po të marrësh këta njerëz që të kanë ardhur në ditë të zezë dhe i përdor dhe ata mund të përfundojnë edhe në burg. Berisha ka humbur të gjitha instiktet politike do marr më qafë njerëz dhe do i lënë nëpër gjykata”, tha ai.

  • E rrallë/ Magnus Carlsen kundër Botës, legjenda e shahut thyen rekordin e ndeshjes virtuale

    E rrallë/ Magnus Carlsen kundër Botës, legjenda e shahut thyen rekordin e ndeshjes virtuale

    Legjenda e shahut Magnus Carlsen ka befasuar sërish, këtë herë duke thyer një rekord botëror që e forcon statusin e tij përtej thjesht një mjeshtri të madh.

    Numri 1 në botë, tashmë një titan i lojës me pesë tituj kampion bote në shahun klasik, tetë tituj bote në shah Blitz dhe shumë e shumë çmime e arritje të tjera, vazhdon të riformulojë përsosmërinë. Edhe pas më shumë se një dekade dominimi mbi tabelë, Carlsen mbetet i paprekshëm, duke tejkaluar rivalët me një saktësi të akullt.

    Tani, fenomeni norvegjez ka shtuar një tjetër arritje të mahnitshme në trashëgiminë e tij, që i tejkalon kufijtë tradicionalë të shahut dhe bashkon fansa nga mbarë bota. Por ç’arritje revolucionare ka realizuar kësaj radhe?

    Magnus Carlsen shkruan histori të re në shah: Një përballje globale për të gjitha kohërat

    Triumfi më i fundit i Carlsen nuk ka të bëjë vetëm me matet — ka të bëjë me shkallën e përmasave. Ai së fundmi nisi “Magnus kundër Botës”, një spektakël online shahu që tërhoqi 100,000 pjesëmarrës, duke thyer zyrtarisht rekordin për ndeshjen më të madhe virtuale të shahut që është zhvilluar ndonjëherë.

    Ndryshe nga duelet globale të së kaluarës, si ato të Garry Kasparov apo Viswanathan Anand — që u përballën me 50,000 dhe 70,000 lojtarë përkatësisht — Carlsen e përmbysi komplet konceptin. Në vend të shahut klasik, ai zgjodhi Freestyle Chess (Chess960), një format dinamik ku pozicionet e fillimit të gurëve janë të rastësishme, duke kërkuar kreativitet në vend të strategjive të memorizuara.

    Ja ku qëndron risia: Carlsen luan me gurët e bardhë, ndërsa “Ekipi i Botës” voton në mënyrë kolektive për çdo lëvizje si i zi, me 24 orë kohë për çdo vendim. Ndeshja, që nisi me lëvizjen klasike 1.e4 nga Carlsen, ndërthur strategjinë me demokracinë, duke e kthyer çdo hap në një betejë me burim nga kolektiviteti. Për të balancuar ndeshjen, Ekipi i Botës ndihmohet nga trajnerë të nivelit të lartë, si mjeshtri i madh Benjamin Bok dhe mjeshtri ndërkombëtar David Pruess.

    Sam Copeland, kreu i komunitetit të Chess.com, përshkroi emocionin:

    “Është e jashtëzakonshme të shohësh 100,000 shahistë që kanë mundësinë të përballen me lojtarin më të madh të të gjitha kohërave duke diskutuar me pasion lëvizjet, idetë, duke strategjizuar dhe duke u përpjekur të parashikojnë se çfarë do të luajë Magnus më pas.”

    Edhe pse regjistrimet janë mbyllur, kjo përballje historike thekson misionin e Carlsen për të sjellë risi. Duke ndërthurur traditën me përfshirjen moderne, ai nuk po thyen vetëm rekorde, ai po rishkruan mënyrën se si shahu lidhet me brezat. Për Carlsen, kjo është një tjetër goditje mjeshtërore në një karrierë që gjithmonë ka sfiduar kufijtë e mundësive.

    Duke thënë këtë, le të ulemi dhe të dëshmojmë një tjetër faqe historie të Magnus Carlsen.