Një debat ka shpërthyer online mes Elon Musk dhe këngëtares Billie Eilish, pasi artistja publikoi një story kritik ndaj miliarderit, duke e akuzuar për mungesë angazhimi në çështje globale të rëndësishme.
Gjithçka nisi më 13 nëntor, kur Billie ndau në rrjetet e saj sociale një postim nga iniciativa “My Voice My Choice”, ku theksohej se çfarë mund të arrinte Musk me pasurinë e tij të jashtëzakonshme, përfshirë përfundimin e urisë botërore, shërimin e sëmundjeve, rindërtimin e Gazës dhe shpëtimin e specieve të rrezikuara. Në fund të postimit, këngëtarja e mbylli mesazhin me një thirrje të drejtpërdrejtë dhe provokuese: “I mjerë, frikacak.”
Story i saj u përhap me shpejtësi dhe u kthye në temë diskutimi në platformën X (ish-Twitter). Pesë ditë më vonë, më 17 nëntor, Elon Musk vendosi të reagojë. Në një postim ku përmblidheshin storiet e Eilish, ai shkroi shkurtimisht: “Ajo nuk është më e zgjuara.”
Komenti i tij ndezi më tej debatet në rrjet, duke polarizuar opinionin mes mbështetësve të sipërmarrësit dhe fansave të artistes.
Përplasja vjen vetëm disa javë pasi Billie Eilish foli publikisht për pabarazinë ekonomike dhe nevojën që miliarderët të kontribuojnë më shumë. Gjatë fjalimit të saj në Çmimet e Inovatorëve të Wall Street Journal, ajo theksoi se bota po kalon një periudhë të errët dhe njerëzit kanë më shumë nevojë për empati dhe veprim konkret. “Nëse ke para, përdori për kauza të mira. Dhe nëse je miliarder… pse je miliarder? Pa urrejtje, por po, jep nga paratë e tua,” deklaroi këngëtarja.
Replikat e të dyve kanë ndezur diskutime të shumta rreth etikës së pasurisë, rolit të figurave publike dhe kufijve të kritikës në rrjetet sociale. Ndërsa debati vazhdon të qarkullojë me intensitet të lartë, mbetet për t’u parë nëse Billie Eilish do t’i përgjigjet sërish komentit të Musk apo përplasja do të shuhet gradualisht.
Tag: mjerë
-

Elon Musk i përgjigjet Billie Eilish pasi ajo e quajt “e mjerë”
-

“Inxhinierë, por të mjerë”, dita e 10 e grevës së naftëtarëve në Marinzë: Jemi gati të rrezikojmë edhe jetën
Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë, ka filluar me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum ku me pankarta në duar kanë shprehur vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.
Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu, gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit, një formë presioni që është ndjekur si taktikë nga ata edhe gjatë tubimeve të mëparshme.Ndërkohë gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat, përkeqësohet nga dita në ditë. Sotiraq Dano, dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të mos u tërhequr nga kauza e tyre ndërsa shprehin keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikëqyrjen e tyre.
“Inxhinierë, por të mjerë”. Kështu jemi ne thonë inxhinierët e rinj Valter Nukaj dhe Arti Barjami, të cilët prej vitesh nuk njohin rritje page. Kryeministri thotë që punë ka, por profesionistë jo. Ne ja ku jemi, le të na vlerësojnë thonë ata njëzëri.
E ndërsa kompania nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, naftëtarët ende nuk kanë asnjë përgjigje as nga Kryeministri Rama e as nga Ministria përkatëse.
-

Stojkoviq akuzon regjimin e Vuçiq se qëndron prapa zjarrvënies para Parlamentit të Serbisë
Avokati Çedomir Stojkoviq ka akuzuar presidentin Aleksandar Vuçiq për organizim të djegies së tendave të mërkurën para Parlamentit të Serbisë, me qëllim të largimit të vëmendjes së publikut në ditën kur Bashkimi Evropian miratoi rezolutën e ashpër ndaj regjimit në Beograd.
Në një postim në X, avokati i njohur serb tha se partia e Vuçiq organizoi djegien e tendave dhe se ngjarja “është versioni i presidentit serb për djegien e Rajhstagut në vitin 1933″.
Një zjarr ka shpërthyer dje para Parlamentit të Serbisë në të ashtuquajturin Çaçiland, ku tash e sa muaj janë vendosur tendat me mbështetësit e Vuçiq si kundërpërgjigje ndaj bllokadës studentore, e cila ka nisur në gjithë Serbinë pas shembjes së tendës hekurudhore vitin e kaluar në Novi Sad ku mbetën të vdekur 16 persona.
Vuçiq tha se bëhet fjalë për sulm terrorist dhe sulm të motivuar politik, ndërsa studentët në bllokadë mohuan akuzat duke thënë se nuk kanë të bëjnë asgjë në lidhje me incidentin, ku u arrestua një person.
Avokati Stojkoviq shkruan se autori i aktit, presoni i arrestuar, është punonjës në pension i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë BIA, shërbimit sekret që Vuçiq e privatizoi.
“Kjo do të thotë pa asnjë dyshim – se ky njeri është jashtëzakonisht i ekspozuar ndaj ndikimit (pëshpëritjeve) të kolegëve të tij, të cilët janë ekzekutorët e Vuçiq, sepse është shumë e lehtë për t’u menaxhuar (me urdhra) ose për t’u manipuluar (me motivim të fshehtë dashakeq – pëshpëritje)”, shkruan Stojkoviq.
Ai tha se regjimi i Vuçiq përmes zjarrvënies deshi të largojë vëmendjen e publikut nga miratimi i rezolutës së Bashkimit Evropian, e cila dënon Beogradin zyrtar për veprime ndaj studentëve protestues dhe presionin mbi media.
“BIA (ish-DB) ka shumë përvojë në kryerjen e këtyre operacioneve me flamur të rremë. Gjatë kohës së Jovica Stanishiq, kreut të shërbimit sekret në atë kohë: vrasja e serbëve nga njësitë paramilitare të Arkanit u organizua me qëllim që të akuzoheshin kroatët dhe boshnjakët për të; vrasja e serbëve në kafenenë Panda u organizua me qëllim që të akuzoheshin shqiptarët.
E gjitha me qëllim që të motivoheshin qytetarët për luftë. Gjatë gjithë asaj kohe, Vuçiq ishte pjesë e aparatit të Sllobodan Millosheviqi Këto skenarë janë të njohur mirë për të. Dhe shërbimi sekret serb (DB/BIA) ende ka zhvilluar plane operative për të njëjtën gjë. Dhe tani me këtë Vuçiq po përpiqet t’i motivojë besnikët e tij të luftojnë dhe të përplasen kundër studentëve dhe opozitës. Mesazhi që ai po përpiqet të imponojë është: – “Duhet të luftojmë, duhet të përplasemi, duhet të përdorim forcën – sepse opozita dëshiron të na vrasë dhe të na djegë të gjithëve”. Dhe pikërisht këtë tha sot. Kjo është ajo që shkruajnë mediat e tij.
Dhe kur e shohim këtë dhe i dimë të gjitha sa më sipër, atëherë ka vetëm një përfundim:
Zjarrvënia dhe të shtënat me armë zjarri të sotme përpara ndërtesës së parlamentit janë ide e Aleksandar Vuçiçit, një dashnor i përjetshëm i Joseph Goebbels të Hitlerit, të cilin ai e lavdëronte në rrethet e tij gjatë viteve ’90. Dhe sot, ashtu si Hitleri, ai i vuri flakën “Reichstag”-ut të tij. Një “Reichstag” të mjerë dhe të mjerë, të bërë nga tenda të ngritura ilegalisht aty ku është e ndaluar. Sepse i mjerë dhe i mjerë është e vetmja gjë që ai di.”
-

Mjerë ai njeri që nuk ka mësuar të shpresojë e të dashurojë
ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit polak, Joseph Conrad:
Përveçse nga miqtë, njeriu mund të gjykohet edhe nga armiqtë që ka.
Rrugët që shpien në plotësimin e dëshirave të zemrës, janë të gjitha të gjata.
Të mira apo të këqija, të rëndësishme apo jo, gjërat ndodhin vetëm rastësisht.
Është tipike e njeriut të papërvojë, të mos besojë në fat.
Sa më inteligjent të jetë njeriu, aq më pak i beson absurdit.
E vërteta mund të jetë edhe më e ashpër se karikatura.
Mjerë ai njeri, zemra e të cilit, që në rini nuk ka mësuar të shpresojë, të dashurojë dhe të ketë besim tek jeta.ObserverKult
————-
Lexo edhe:
BLACK: DËGJOJE TRUPIN TËND DHE RESPEKTOJE…