Tag: mjeku

  • ‘Dashuria platonike’ ndaj moderatores, arrestohet mjeku psikiatër pasi përndiqte 28-vjeçaren

    ‘Dashuria platonike’ ndaj moderatores, arrestohet mjeku psikiatër pasi përndiqte 28-vjeçaren

    Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

    Sipas burimeve nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

    Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

    Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.

  • “Dashuria platonike” ndaj moderatores, arrestohet mjeku psikiatër pasi përndiqte 28-vjeçaren

    “Dashuria platonike” ndaj moderatores, arrestohet mjeku psikiatër pasi përndiqte 28-vjeçaren

    Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

    Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.
    Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.
    Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.

    Top Channel

  • Mos e konsumoni këtë frut! Mjeku i njohur paralajmëron për pasojat, ja pse duhet të tregoheni të kujdesshëm

    Mos e konsumoni këtë frut! Mjeku i njohur paralajmëron për pasojat, ja pse duhet të tregoheni të kujdesshëm

    Një mjek i njohur nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se jo të gjitha frutat janë njësoj të dobishme për shëndetin, duke treguar se një prej tyre nuk bën pjesë kurrë në dietën e tij.

    Sipas specialistit, ky frut, megjithëse shihet si i shëndetshëm, mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe të ndikojë negativisht në shëndetin e zorrëve, sidomos tek personat me ndjeshmëri të lartë.
    Në intervistën e tij, mjeku renditi frutat më të mira për aparatin tretës, si frutat e pyllit, kivi, mollët dhe dardhat, të cilat janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në balancën e mikrobiotës intestinale.
    Nga ana tjetër, ai paralajmëroi për disa fruta që duhen konsumuar me kujdes, pasi përmbajnë sasi të larta sheqeri të thjeshtë ose shkaktojnë fryrje dhe parehati.
    Në këtë grup ai përfshiu edhe frutin që ai vetë nuk e konsumon asnjëherë, duke e cilësuar si problematik për shëndetin e zorrëve.
    Ky qëndrim ka ngjallur interes të madh, duke treguar se edhe ushqimet e njohura si “gjithmonë të shëndetshme” mund të kenë efekte të padëshiruara, në varësi të organizmit të secilit.
    Fruti që mjeku i Harvardit tha se duhet të shmanget për shëndetin e zorrëve është bananja tepër e pjekur (overripe banana).
    Ai thekson se bananjat që kanë arritur në një fazë shumë pjekurie përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të mëdha, që mund të shkaktojnë rritje të glukozës në gjak dhe nuk furnizojnë mirë bakteret e mira të zorrëve.

  • Mjeku Shapo: Ja 2 nënvariantet e Covid që po qarkullojnë! Zbulohet ‘misteri’ çfarë ndodh kur konsumojnë 8 gota ujë në ditë

    Mjeku Shapo: Ja 2 nënvariantet e Covid që po qarkullojnë! Zbulohet ‘misteri’ çfarë ndodh kur konsumojnë 8 gota ujë në ditë

    Stina e nxehtë që lamë pas nuk solli ndryshime të mëdha krahasuar me vitin e kaluar. U evidentuan sërish problemet e zakonshme shëndetësore, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru, alergjitë, sëmundjet respiratore dhe astma bronkiale. 

    Mjeku Laidon Shapo, specialist i Shëndetit Publik, thotë për emisionin “Klinika 24” në Report Tv, se është vënë re një paradoks, mungesa e vitaminës D, edhe pse dielli ka qenë më i fortë. 

    Sipas Shapos, kjo lidhet me çrregullime të metabolizmit. Përsa i përket vjeshtës dhe dimrit, ai thekson rëndësinë e vaksinimit te grupet më të rrezikuara, pasi dy nënvariantet e reja të COVID-19, Nimbus dhe Stratus, janë tashmë të pranishme. Personat që nuk janë vaksinuar prej kohësh ose nuk kanë rënë në kontakt me këto variante, nuk kanë më kujtesë mbrojtëse. 

    Çfarë ndodh kur konsumojmë 8 gota ujë në ditë? Mjeku zbulon ‘misterin’
     

    Tetë gota ujë në ditë janë të nevojshme apo të dëmshme? Si qëndrojnë të vërtetat dhe mitet? Mjeku Alket Koroshi, në një intervistë për “Klinika 24” në Report Tv, ka sqaruar se si funksion trupi në rastet e tepricave dhe mungesës së ujit në organizëm. 

    “Trupi ynë përbëhet rreth 60% nga uji, ndaj ai është jetik për të gjitha proceset”, thotë mjeku. 

    Veshkat rregullojnë sasinë e ujit, duke eliminuar tepricat. Një i rritur ka nevojë për rreth 1.5 litra ujë në ditë, por kjo ndryshon sipas kushteve mjedisore. 

    A duhet të pimë ujë edhe kur nuk kemi etje? Sipas doktorit, jo, trupi e rregullon këtë vetë. Studimet tregojnë se pirja e ujit nuk të dobëson, por ndihmon në funksionimin më të mirë të organizmit. 

    Një tjetër fakt i rëndësishëm: urinimi duhet të ndodhë 6–9 herë në ditë dhe sasia të jetë rreth 1.5 litra. Ndërkohë, mbajtja e shishes së ujit me vete është e këshillueshme, ndërsa lëngjet me sheqer duhen shmangur. Koroshi paralajmëron se edhe teprica e ujit lodh veshkat dhe është e dëmshme. 

     

     

     

     

     

  • Ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, mjeku 44-vjeçar në Tiranë nën hetim nga prokuroria

    Ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, mjeku 44-vjeçar në Tiranë nën hetim nga prokuroria

    Një mjek 44-vjeçar në Tiranë është vënë nën hetim, pasi një paciente ka kallëzuar se ai e ka ngacmuar para se t’i kryhej një ndërhyrje mjekësore në spital.
    Sipas denoncimit të pacientes, gjatë vizitës dhe përgatitjes për ndërhyrje, mjeku nuk ka respektuar rregullat e etikës profesionale.
    Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Gj., 44 vjeç.

  • Plagosi infermierin me gërshërë te ‘Shefqet Ndroqi’, identifikohet mjeku radiolog në arrati (Foto)

    Plagosi infermierin me gërshërë te ‘Shefqet Ndroqi’, identifikohet mjeku radiolog në arrati (Foto)

    Ky është mjeku radiolog Dashamir Çajka, i cili mesditën e sotme goditi me thikë infermierin Mikel Osmani, ngjarje e ndodhur brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndoqi” ku autori dhe i plagosuri punonin.#

    Raportohet se mjeku radiolog, i cili ndodhet në arrati, është president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës. Ndërkohë 32-vjeçari Mikel Osmani ka marrë plagë me gërshërë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti për motive të dobëta.
    “Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
    Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”, informuan blutë.

  • “3-vjeçarja në intubim”/Mjeku pediatër: Karamelet kishin përmbajte të lartë hashashi

    “3-vjeçarja në intubim”/Mjeku pediatër: Karamelet kishin përmbajte të lartë hashashi

    Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë pasditen e djeshme në Korçë, ku tre vajza të mitura janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë ngrënë disa karamele me përmbajtje hashashi.
    Sipas mjekut përgjegjës të repartit, dr. Robert Rado, gjendja shëndetësore e vajzave 7 dhe 11 vjeçe është stabilizuar falë ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, ndërsa 3-vjeçarja ndodhet ende në gjendje të rëndë dhe për disa orë ka qenë e intubuar.
    Mjeku theksoi se kjo është hera e parë që konstatohet një rast i tillë me përdorim të substancave narkotike në formën e karameleve tek fëmijë kaq të vegjël në Korçë.
    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi vajzat kanë gjetur karamelet pranë një koshi mbeturinash në lagjen nr. 16 të qytetit. Policia ndërkohë është duke hetuar rastin për të mësuar se ku i kanë gjetur karamelet me substance narkotike të treja motrat.

  • Bajram Mjeku: Etyd për Zonjën që nuk e pashë kurrë

    Bajram Mjeku: Etyd për Zonjën që nuk e pashë kurrë

    Poezi nga Bajram Mjeku

    Takat e saj trokitnin rëndë përmbi asfaltnë sheshin e vetmuar s’dukej asnjerinuk di si u zhduk bashkë me mjegullëndhe nata e mbështolli si në blasfemi.

    Papritur preftova udhën përkrah sajsiç papritur n’trotuar gjeta një trëndafilishte trëndafili i ngrirë dimrin e fundit,që kish nisur të shkrihej atë fundprill.

    E kërkova gjatë në sheshin e boshatisurbukurinë e fisme nuk e pashë askundishte diçka si krizantemë, ishte diçka siëndërr e përmotshme që nuk mori fund.

    Asnjëherë nuk mësova emrin e sajnetëve të errëta në dimrin e gjatëSi të ishte hije e dalë nga legjendatU kthye sërish të fshihet në baladë.

    Ndodhi moti një mbrëmje pa hënëas vet nuk di si u kthye në kujtesëatëherë netët ishin më të bukurabari në nadje mbushullohej me vesë.

    Zonjën e kolme nuk e pashë më kurrëas takat e saj nuk i dëgjova në sheshqysh atëherë kur pashë hijen e sajtrokitjet e tyre më oshëtijnë në vesh.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BAJRAM MJEKU: QAN LULJA PËR LULEN

    Zëri më i ëmbël i muzikës shqiptare Tefta Tashko Koço, u shua kur i kishte vetëm 37 vjet, por zëri i saj në zemrën dhe shijen e shqiptarëve mbeti i përjetshëm edhe sot mbas 76 vjetësh.

    Duke ia dedikuar këtë postim fare simbolik sopranos së madhe shqiptare, me njërën nga këngët më emblematike të saj me titull: “Qan lulja për lulen”, do të bartja mesazhin për shumë të rinj shqiptarë që merren me artin muzikor…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Ekskluzivisht për KOHA JONE, Ilir Alimehmeti për kandidimin në Tiranë

    Ekskluzivisht për KOHA JONE, Ilir Alimehmeti për kandidimin në Tiranë

    Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i cili bëri fushatë të shkëlqyer në qarkun e Tiranës për deputet me 11 maj 2025, por që u sabotua hapur nga kupola drejtuese e PD-së, mbetet një prej figurave kryesore për tu kandiduar për kryebashkiak në Tiranë përballë “dives elektorale” të PS, Ogerta Manastirliu.
    I pyetur nga gazeta KOHA JONE nëse keni ndërmend të kandidoni dhe apo do iu mbështes pa hile kupola e PD, ai tha se “Mund të them lirshem që nuk ka patur asnjë diskutim me mua nga strukturat drejtuese në PD për kandidim. Ndaj nuk kam si jap përgjigje sot nëse do kandidohem apo jo”.

    Ndërkohë flitet se kupola nuk e do Ilir Alimehmetaj, ndonëse baza demokrate e voton. Frika në kupolën e selisë Blu mbetet se nëse ai fiton si kryebashkiak do të kandidojë edhe për kryetar të PD për të zëvëndësuar Berishën e për të bërë një parti me të hapur.
    Kandidimi për kryetar në PD i Ilir Alimehmetit, mund ta sjellë PD në pushtet, por prish strukturat e vjetra që vegjetojnë të qeta në opozitë edhe në saj pasurive që kanë fituar dikur kur ishin në pushtet.
    Kështu që mjeku i njohur ka shumë armiq në kupolë. Janë struktura drejtues të vjetra që nuk duan betejë dhe hapje të partisë. Atyre u mjafton paga e deputetit dhe imuniteti.
    Ndërsa deputetja Jorida Tabaku nuk ka ndërmend të futet në një garë ku humb mandatin e deputetit dhe karriken e kryetares së bashkisë!

  • Heroizmi i mjeku shqiptar, i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër

    Heroizmi i mjeku shqiptar, i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër

    Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të përkushtuar të mjekut shqiptar Dr. Kristo Papa, u arrit të stabilizohej gjendja e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shëndetësor në bord.
    Pasagjeri filloi të shfaqte simptoma të rënda, mes tyre lipotimi, marrje mendsh, të vjella, diarre, dhimbje abdominale, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje koke. Situata krijoi tension dhe shqetësim mes udhëtarëve, por reagimi i menjëhershëm i Dr. Kristo Papës shmangu përkeqësimin.
    Mjeku, me profesionalizëm dhe qetësi, organizoi dhënien e ndihmës së parë në bashkëpunim me stjuardesat e avionit dhe pasagjerë të tjerë. Për më shumë se tre orë udhëtim ajror, ai monitoroi dhe u kujdes për pacientin, duke siguruar stabilizimin e tij deri në uljen e avionit në aeroportin Luton të Londrës, ku pacienti iu dorëzua ekipit mjekësor spitalor për trajtim të mëtejshëm.
    Ky akt human dhe profesionalizmi i treguar nga Dr. Papa tregon edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të mjekëve, të cilët edhe jashtë mjediseve spitalore bëhen garanci për jetën dhe shëndetin e njerëzve.
     
     
    Pasagjerët dhe ekuipazhi e vlerësuan lart ndërhyrjen e tij, duke e cilësuar si një shembull të mjekut shqiptar që nderon profesionin kudo që ndodhet.