Tag: mjeku

  • “Viroza dhe grip, mbi 200 qytetarë çdo ditë në urgjencën”, mjeku  ngre alarmin dhe apelon qytetarët: Bëni vaksinën

    “Viroza dhe grip, mbi 200 qytetarë çdo ditë në urgjencën”, mjeku ngre alarmin dhe apelon qytetarët: Bëni vaksinën

    Në spitalin e Elbasanit po shënohet një rritje e ndjeshme e numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të virozave sezonale. Sipas mjekut të urgjencës, çdo ditë paraqiten mbi 200 pacientë, një shifër më e lartë se zakonisht për këtë periudhë.
    Pacientët raportojnë temperaturë të lartë, diarre dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa ndër ta ka edhe persona me sëmundje kronike që kërkojnë trajtim më të specializuar dhe mbahen te shtruar ne spital.
    Shefi i Urgjencës në spitalin e Elbasanit, Ergys Mici, thotë se situata është nën kontroll, por thekson se rastet po shtohen çdo ditë dhe apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht te femijet, të moshuarit dhe të sëmurët kronike.
    Në të njëjtën kohë, ka nisur fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal në të gjitha qendrat shëndetësore të qarkut.
    Mjeku këshillon qytetarët, sidomos ata me sëmundje kronike, të vaksinohen për të shmangur komplikacionet që mund të sjellë gripi.

  • E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto)

    E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto)

    Këtë të premte është ndarë nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari.
    Hoxhallari ishte një ndër kirurgët e njohur të spitalit të Korçës, që shërbeu si mjek prej shumë dekadash.
    Lajmi i hidhur për ndarjen e tij nga jeta është ndarë nga miq e të njohur të Hoxhallarit.
    Hoxhallari ishte një nga ish-drejtuesit e Spitalit të Korçës.
    Hoxhallari u njoh jo vetëm si një mjek i përkushtuar e që u ka shpëtuar jetën mijëra njerëzve, por edhe si një njeri fisnik dhe intelektual.
    Për punën e tij si kirurg dhe devotshmërinë si qytetar, Hoxhallari mbante edhe titullin “Qytetar Nderi” i Korçës.

  • “Ilaçi numër një për diabetin tip 2”/ Trajtimi dhe parandalimi i duhur, flet mjeku: Ja faktorët që e luftojnë sëmundjen

    “Ilaçi numër një për diabetin tip 2”/ Trajtimi dhe parandalimi i duhur, flet mjeku: Ja faktorët që e luftojnë sëmundjen

    Në një intervistë televizive, mjeku endokrinolog Sulejman Budo ka theksuar rëndësinë jetike të aktivitetit fizik në trajtimin dhe parandalimin e diabetit të tipit 2. Ai u shpreh qartë se mjekimi i parë dhe më i rëndësishëm nuk janë medikamentet, por lëvizja.
    “Aktiviteti fizik është mjekimi numër një për diabetin tip 2,” deklaroi Budo. “Të gjithëve u shkon mendja te medikamentet, por jo, është aktiviteti fizik. E dyta është ushqyerja e shëndetshme, të tretat janë medikamentet.”
    Sipas endokrinologut, aktiviteti fizik ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë së muskujve ndaj insulinës, duke përmirësuar ndjeshëm përthithjen e glukozës në qeliza. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pacientët me diabet tip 2, të cilët shpesh përballen me një mungesë të prodhimit të insulinës apo një rezistencë të indeve ndaj saj.
    “Aktiviteti fizik nuk është vetëm ecja,” shtoi ai. “5 kilometra në ditë janë pjesë normale e ditës. Duhet të bëhet diçka më tepër. Aktiviteti i përditshëm jetësor nuk është aktivitet fizik.”
    Mjeku theksoi gjithashtu se diabeti nuk vjen si pasojë e moshës, por si rezultat i faktorëve të tillë si hipertensioni i patrajtuar, ushqyerja jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik. “Këto faktorë e shpërthejnë diabetin,” paralajmëroi Budo.

  • Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, ja me sa vite burg dënohet mjeku Dervish Hasi

    Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, ja me sa vite burg dënohet mjeku Dervish Hasi

    Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi. Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje.
    Hasi u arrestua më 18 janar 2024 nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
    Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.

  • Gjykata e Tiranës dënon me burg mjekun kardiokirurg

    Gjykata e Tiranës dënon me burg mjekun kardiokirurg

    Me 15 muaj burg është dënuar mjeku Dervish Hasi, i cili u mor i pandehur për veprën penale ‘dhunë në familje’.

    Vendimi është dhënë nga Gjykata e Tiranës, pas përfundimit të gjykimit të çështjes në themel.

    Kujtojmë që mjeku kardiokirurg që mbante në banesën e tij tri gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, fillimisht u dyshua edhe për shfrytëzimin e një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt. Në atë kohë, ai u akuzua për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”, por gjatë gjykimit vepra penale ndaj tij u rikualifikua në “dhunë në familje”.

  • Dënohet me 15 muaj burg mjeku Dervish Hasi, bie akuza për pornografi me 16-vjeçaren

    Dënohet me 15 muaj burg mjeku Dervish Hasi, bie akuza për pornografi me 16-vjeçaren

    dervish hasi

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi, 42 vjeç, për akuzën e dhunës në familje, duke rikualifikuar veprën penale fillestare të ngritur ndaj tij për pornografi. Mjeku u arrestua më 18 janar të vitit 2024, pas hetimeve që zbuluan se ai kishte shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur 16-vjeçare, të cilën e prezantonte si “gruan e tij të katërt”.
    Arrestimi i mjekut u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndjekjes së tij për disa ditë. Nga hetimet rezultoi se vajza 16-vjeçare ishte shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë dyvjeçare nga mjeku 42-vjeçar.
    Gjatë kontrollit të ushtruar pas arrestimit, policia sekuestroi telefonin e tij, në të cilin u gjetën materiale filmike me përmbajtje erotike, ku shfaqeshin jo vetëm tri nga gratë e tij, por edhe e mitura. Megjithatë, asnjëra nga gratë nuk pranoi të bashkëpunonte me hetuesit dhe refuzuan të jepnin dëshmi për ngjarjen.
    Vetë Hasi gjatë marrjes në pyetje, pati dhënë pak përgjigje, duke i kufizuar deklarimet e tij në “po” dhe “jo”. Familjarët e vajzës janë shprehur se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord dhe nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga mjeku dhe, siç thanë ata, “kishim frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”.
    Mjeku nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake.

  • Arrestohet mjeku Xhaxho për vd*kjen e 3-vjeçarit

    Arrestohet mjeku Xhaxho për vd*kjen e 3-vjeçarit

    Mjeku Roland Xhaxho është vënë në pranga këtë të hënë për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Arrest në shtëpi edhe për vajzën e tij, Ina Xhaxho.
    Vepra penale për të cilën akuzohet është vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje në klinikën dentare, në pronësi të mjekut.
    Familja e 3-vjeçarit u shpreh se do të thonë që “drejtësia u vendos kur të jepet dënimi”.

  • Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

    Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

    Dy vite pas vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu  pas ndërhyrjes në klinikën dentare, policia ka arrestuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ mjekun Roland Xhaxho.
    Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, Marta Gina, për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’.
    Arrestimet u kryen pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia.
    Ngjarja
    Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik.
    Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.
    Nga ana tjetër babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.
    Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.
    Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri.
    Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, të cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion.
    Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jetë për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital. Prindërit thanë në atë kohë se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë.

  • Vdekja tronditëse e 3-vjeçarit/ Arrestohet mjeku Roland Xhaxho, masë sigurie edhe për vajzën e tij

    Vdekja tronditëse e 3-vjeçarit/ Arrestohet mjeku Roland Xhaxho, masë sigurie edhe për vajzën e tij

    Është arrestuar mjeku Roland Xhaxho për veprën ‘vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu.
    Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, Marta Gina, për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’. Arrestimet u kryen pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia.
    Si ndodhi ngjarja:
    Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.
    Nga ana tjetër babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.
    Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.
    Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, të cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jetë për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital. Prindërit thanë në atë kohë se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë.