Tag: mjekja

  • Alarm për kancerin e stomakut në Shqipëri! Mjekët: 13 të prekur në 100 mijë banorë, haset edhe moshat e reja

    Alarm për kancerin e stomakut në Shqipëri! Mjekët: 13 të prekur në 100 mijë banorë, haset edhe moshat e reja

    Kanceri i stomakut po prek shumë të rinj në Shqipëri. Mjekët gastrohepatologë thonë se po haset edhe në mosha 20 vjeç.
    “Po rritet frikshëm. Shqipëria ka një incidencë 13 të prekur në 100 mijë banorë, dhe mbajmë vendin e parë në rajon për vdekshmëri nga kanceri i stomakut”, tha për Top Channel mjekja gastrohepatologe, Vigjilenca Demiraj.
    Cilat janë simptomat e para që shfaq një person i prekur për ta diagnostikuar në kohë?
    “Këputje, humbje oreksi, neveri nga mishi”, u shpreh mjekja.
    Një ndër shkaqet kryesore konsiderohet prania e helikobakterit në stomak i cili përhapet lehtësisht nga një person tek tjetri, por edhe ushqimet qe po konsumojmë.
    “Ky bakter nëse e ka njëri në familje përhapet shumë shpjet, për shkak të puthjeve apo nëse përdorin gota, lugë të njeri-tjetrit.
    Në një studim të kryer me nxënës të shkollave fillore në Tiranë ka rezultuar se ky bakter gjendet tek fëmijë të moshave 7-10 vjeç .
    “Ka rezultuar se 80-90% e fëmijëve kishin prani të helikobakterit, por stomaku i fëmijëve është infantil, me kalimin e moshës ky bakter tek disa persona thjeshtë qëndron, por infekton të tjerë, ndërsa tek të tjerë shkakton kancer të stomakut. Tek personat me helikobakter 80% e tyre bëjnë kancer të stomakut”, pohoi mjekja.

  • Gramsh/ Mjekja mikrobiologe: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë, fëmijët duhet të trajtohen në spital

    Gramsh/ Mjekja mikrobiologe: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë, fëmijët duhet të trajtohen në spital

    Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin e News24, Osman Stafa ka deklaruar se janë 5 raste me salmonelë të konfirmuar mes rasteve të dyshuara për helmim në kopshin publik nr.1 në Gramsh.
    Mjekja tha se aktualisht gjendja e fëmijëve është në kontroll. Sipas saj janë bërë afro 80 analiza në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që ditën e hënë pritet të kryhen analiza specifike nga një ekip mikro-biologësh për të vijuar me hetimin epidemiologjik sipas protokollit të shëndetit publik.
    Nga ana tjetër, mjekja i ka bërë apel prindërve që të mos i kurojnë fëmijët në shtëpi, por për çdo situatë të agravuar të kërkojnë ndihmën e speciluar në spital.
    “Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha mjekja.

  • Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga

    Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga

    Një nga barnat më të kontrolluara ligjërisht, Xanax, po shitet pa recetë në disa farmaci në kryeqytet.
    Fiksi solli për të disatën herë këtë shqetësim që ndodh në vendin tonë në syrin e të gjithëve. Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’, që zakonisht jepen prej mjekëve për të kuruar sindromën e ankthit.
    Gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” kanë arritur ta blejnë lehtësisht këtë medikament në tre farmaci të ndryshme në Tiranë, pa recetë, kontroll apo verifikim mjekësor.
    Në rastin e parë, farmacistja nuk kërkoi recetë, por vetëm pyeti klientin se çfarë doze dëshironte: 0.25 mg apo 0.5 mg. E njëjta situatë u përsërit edhe në dy farmaci të tjera. Në të tria rastet, diskutimi fokusohej vetëm te çmimi që varionte nga 50 deri në 100 lekë për tabletë dhe jo te domosdoshmëria e një recete mjekësore, siç e parashikon ligji.
    Mjekja psikiatre Ariana Rreli, e kontaktuar nga gazetarët, e cilëson këtë situatë alarmante. Ajo shpjegon se marrja e Xanax-it pa përshkrim dhe pa ndjekje mjekësore është shumë e rrezikshme.
    “Ky ilaç krijon varësi të fortë, njësoj si drogat. Edhe kur jepet nga mjekët e përgjithshëm, duhet t’u bëhet shumë e qartë pacientëve se përdorimi i tij mund të çojë në varësi fizike dhe psikologjike,” u shpreh mjekja.
    Rreli solli edhe një rast tronditës për një farmaciste që kishte krijuar varësi aq të fortë ndaj Xanax-it, sa kishte arritur të konsumonte deri në 37 tableta në ditë.
    “Trajtimi për heqjen nga varësia ndaj këtij medikamenti është i gjatë dhe i specializuar,” shton ajo.
    Nga ana tjetër, Presidenti i Urdhrit të Farmacistit, z. Dëfrim Goma, konfirmon se shitja e Xanax-it pa recetë është shkelje e rëndë ligjore, e cila ndëshkohet me gjoba që nisin nga 100 mijë lekë.
    “Masat i vendos Agjencia Kombëtare e Barnave, ndërsa Urdhri i Farmacistëve, pas identifikimit të shkeljeve, i dërgon rastet në komisionin e disiplinës,” tha Goma.

  • Fiks Fare/ Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga

    Fiks Fare/ Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga

    Një nga barnat më të kontrolluara ligjërisht, Xanax, po shitet pa recetë në disa farmaci në kryeqytet.

    Fiksi solli për të disatën herë këtë shqetësim që ndodh në vendin tonë në syrin e të gjithëve. Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’, që zakonisht jepen prej mjekëve për të kuruar sindromën e ankthit.
    Gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” kanë arritur ta blejnë lehtësisht këtë medikament në tre farmaci të ndryshme në Tiranë, pa recetë, kontroll apo verifikim mjekësor.
    Në rastin e parë, farmacistja nuk kërkoi recetë, por vetëm pyeti klientin se çfarë doze dëshironte: 0.25 mg apo 0.5 mg. E njëjta situatë u përsërit edhe në dy farmaci të tjera. Në të tria rastet, diskutimi fokusohej vetëm te çmimi që varionte nga 50 deri në 100 lekë për tabletë dhe jo te domosdoshmëria e një recete mjekësore, siç e parashikon ligji.
    Mjekja psikiatre Ariana Rreli, e kontaktuar nga gazetarët, e cilëson këtë situatë alarmante. Ajo shpjegon se marrja e Xanax-it pa përshkrim dhe pa ndjekje mjekësore është shumë e rrezikshme. “Ky ilaç krijon varësi të fortë, njësoj si drogat. Edhe kur jepet nga mjekët e përgjithshëm, duhet t’u bëhet shumë e qartë pacientëve se përdorimi i tij mund të çojë në varësi fizike dhe psikologjike,” u shpreh mjekja.
    Rreli solli edhe një rast tronditës për një farmaciste që kishte krijuar varësi aq të fortë ndaj Xanax-it, sa kishte arritur të konsumonte deri në 37 tableta në ditë. “Trajtimi për heqjen nga varësia ndaj këtij medikamenti është i gjatë dhe i specializuar,” shton ajo.
    Nga ana tjetër, Presidenti i Urdhrit të Farmacistit, z. Dëfrim Goma, konfirmon se shitja e Xanax-it pa recetë është shkelje e rëndë ligjore, e cila ndëshkohet me gjoba që nisin nga 100 mijë lekë. “Masat i vendos Agjencia Kombëtare e Barnave, ndërsa Urdhri i Farmacistëve, pas identifikimit të shkeljeve, i dërgon rastet në komisionin e disiplinës,” tha Goma.

    Top Channel

  • “Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

    “Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

    Mjekja Valbona Salko në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan tha se reumatizma ndryshe nga sa jemi mësuar që të dëgjojmë, nuk është një sëmundje që prek vetëm kockat, kyçet apo muskujt.Mjekja thotë se ajo shkon më gjerë nga sa ne mund ta kishim ditur.
    Sëmundjet reumatizmale mund të prekin dhe organet e trupit, si veshkën, mëlçinë e të tjera, kur sëmundja ka agravuar.Mjekja tregoi gjithashtu dhe simptomat kryesore të reumatizmës si ngurtësia e trupit në lëvizje, dhimbja e kyçeve dhe muskujve, sëmundje të lëkurë, rënie të flokëve, lodhje e shpeshtë dhe dobësi trupore. Në grupin e simptomave të sëmundjeve reumatizmale bën pjese dhe prekja e organeve.
    “Përditshmëria që i përket kohës sonë përgjithësisht, është bërë rutinë që themi jam e dobët ose ndjehem e lodhur. Në moshën 20 e deri në 40 vjeç kjo është një simptomë që gjithmonë neglizhohet dhe ne kur i karakterizojmë këto sëmundje, që siç do i shohim janë me kritere. Në moshat e reja fillojnë në një mënyrë të fshehtë, në një mënyrë që gjithmonë neglizhohet. Lodhja dhe dobësia muskulore nuk kanë pse të jenë në një adult të ri, absolutisht është një simptomë që është në këto kriteret që thashë dhe nuk duhet që të neglizhohet.
    Të tjera simptoma janë sëmundje e lëkurës apo rënie e flokëve. Shumë shpesh këto sëmundje shfaqen me karakteristika tipike të lëkurës, nuk janë vetëm sëmundje dermatologjike, shpesh herë janë atashim i sëmundjeve sistemike reumatizmale. Simptoma të tjera, ku ka reumatizëm ka dhe dhimbje të kyçeve dhe kockave. Mund të jetë e fokusuar në një artikulacion, por mund të jetë dhe më e shpërndarë. Individi mund ta përjetojë më shumë natën ose në momente qetësie. Tjetër simptomë është dhe kur ndjen një lloj vështirësie për t’u çuar në mëngjes. Në momentin që këta pacientë çohen në mëngjes nga krevati për të bërë rutinën e tyre, nuk e kanë më atë zhdërvjelltësinë që duhet të kenë.

    Një tjetër simptomë është që këto sëmundje bëjnë dhe një lloj prekje e organeve të brendshme. Shumë prej tyre nuk kursejnë asgjë, por ky është një stad që ne nuk  do të donim që ta shikonim. Nuk do donim që të shikonim një lupus në një stad që ka prekur gjakun apo veshkën sepse pastaj për të vendosur diagnozën nevojiten shumë ekzaminime, qoftë të përgjithshme, qoftë specifike. Sa i përket pjesës së përgjithshme kur ne shohim një bilanc kur është prekur veshka, gjaku, mëlçia dhe shumë organe të tjera ne dëshpërohemi sepse i bie që pacienti ka ardhur në një stad të avancuar, ose sëmundja ka filluar me një agresivitet jo të zakonshëm”, tha mjekja./tvklan.al

  • Vaksinoni fëmijët, nuk shkakton autizëm/ Mjekja ngre “alarmin”: Shtohen rastet e fëmijëve të prekur nga…

    Vaksinoni fëmijët, nuk shkakton autizëm/ Mjekja ngre “alarmin”: Shtohen rastet e fëmijëve të prekur nga…

    Mjekja epidemiologe Anila Moçi ben te ditur se një vatër infeksioni ka shpërthyer në një nga kopshtet e qytetit, ndërsa u bën apel prindërve të vaksinojnë fëmijët. Dyshimet e prindërve se vaksina e fruthit mund të shkaktojë çrregullime në spektrin e autizmit te fëmijët, sipas mjekes janë te pabazuara shkencërisht.
    Mjekja Anila Moçi u bën apel të gjitha institucioneve arsimore të mos regjistrojnë fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, pasi bëhen faktor në transmetimin e viruseve të ndryshme te fëmijët e tjerë. Rastet e infektimit të fëmijëve me virusin e fruthit muajt e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme.
    Në Fier vetëm gjatë muajit mars janë evidentuar 9 fëmijë të prekur, pjesa më e madhe e së cilëve nuk e kanë kryer vaksinën kundër këtij virusi.

  • “Mbron organizmin nga plakja”, mjekja tregon se çfarë është “vetë-ngrënia” e qelizave të dëmtuara dhe kur ndodh

    “Mbron organizmin nga plakja”, mjekja tregon se çfarë është “vetë-ngrënia” e qelizave të dëmtuara dhe kur ndodh

    Emisioni “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të premteje bashkë me mjeken Mimoza Tamizi diskuton për një fenomen mjaft të rëndësishëm për organizmin dhe jetëgjatësinë tonë.
    Autofagjia është një proces biologjik thelbësor për trupin kur qelizat e trupit shpërbëhen dhe përdorin përbërësit e tyre të dëmtuar ose të panevojshëm. Në një kuptim metaforik qelizat mund të hanë njëra-tjetrën gjatë këtij procesi. Ky mekanizëm vepron si një proces natyror i riciklimit dhe ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet dhe plakja. Në kushtet normale autofagjia ndodh më tepër në trup, por ajo aktivizohet gjatë periudhave të urisë ose të stresit qelizor.
    Kur trupi nuk merr ushqim për një periudhë të caktuar kohore, ai fillon që të shkatërrojë pjesët e veta të dëmtuara për të prodhuar energji dhe për të mbijetuar. Procesi mund të fillojë pas 12-16 orësh agjërim, por intensiteti më i madh rritet pas 24-48 orë pa ushqim. Me prejardhje nga greqishtja e vjetër autofagjet do të thotë “vetë-ngrënie”. Koncepti i autofagjisë është studiuar që gjatë viteve ’60, por shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi ishte i pari që bëri zbulime të rëndësishme sa i takon efekteve të saj dhe ndikimin në shëndetin e njeriut.
    Më tej me fjalë më të thjeshta për publikun mjekja Mimoza Tamizi tregoi se në cilat raste ndodh autofagjia.
    “Autofagjia është një proces që ndodh në qelizë, kur kemi një tipo të një dekompozicioni qelizor ose të një autokanibalizmi. Qeliza ha vetveten kur e shikon që ka probleme. Më kryesoret janë ato të dëmtimit të qelizës, bakteret, ose pjesë të disa qelizave që janë të palosura keq, të cilat nuk funksionojnë në këtë mënyrë. Në këtë moment kur trupi e shikon që ka një defekt atëherë fillon të bëjë autofagjinë. Kjo ndodh në mënyrë automatike dhe është një proces i imunitetit tonë, sepse ne që jemi bërë për të autokontrolluar, arrin një moment që kontrollojmë dhe qelizat të cilat duhet të jenë të shëndetshme”, shpjegoi mjekja.

  • 15-20 pacientë me tuberkuloz në vit në Shkodër, rriten rastet pas pandemisë së Covid

    15-20 pacientë me tuberkuloz në vit në Shkodër, rriten rastet pas pandemisë së Covid

    Në Shkodër rastet e pacientëve të diagnostikuar me tuberkuloz, vit pas viti po shënojnë rritje. Mjekja pneumuloge tregon për A2 CNN rastet e diagnostikuara me tuberkuloz si dhe grup-moshat e prekura, ku nuk mungojnë as të rinjtë.

    “Në Shkodër situata vitet e fundit, pas Covid vihet re 15-20 raste të reja të diagnostikuara në vit për shkak të përdorimit të kortikoterapisë. Pamë rritje të pacientëve të moshave të reja që na vijnë në fazën fillestare. Me prekje pulmonare. Ka pacientë me mosha të avancuara me forma më të rënda të tuberkulozit. Janë të shpeshta rastet te të rinjtë”, u shpreh për A2 CNN Genta Smaja mjeke pneumologe.

    Ndonëse në popullatë vijon të ekzistojë ende një stigmë, sikur sëmundja sjell pasoja të rënda, mjekja pneumologe sqaron se tuberkulozi është plotësisht i trajtueshëm, mjafton të kapet në kohë.

    “Tuberkulozi është i shërueshëm, por ka rëndësi të ndiqet në mënyrë të rregullt dhe të afërt me pneumologun dhe të trajtohet sipas skemave të përcaktuara ndërkombëtarisht. Është stigmë, por është e trajtueshme dhe e shërueshme”, tha për A2 CNN mjekja Smaja.

    Sipas të dhënave,në rang kombëtar në Shqipëri gjatë një viti diagnostikohen rreth 250 persona me turbekuloz, ndërsa në rang botëror kjo shifër shkon deri në 11 milionë raste në një vit.