Tag: mjekja

  • Shtohen rastet nga pickimet, mjekët këshillojnë përkujdes të shtuar: Mos neglizhoni!

    Shtohen rastet nga pickimet, mjekët këshillojnë përkujdes të shtuar: Mos neglizhoni!

    Më shumë sesa rastet e zakonshme të alergjive, ky sezon karakterizohet nga shtimi i reaksioneve të shkaktuara nga pickimet e insekteve, veçanërisht bletët dhe grerëzat. Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve të ëmbla në ambiente të hapura rrit ndjeshëm rrezikun nga pickimet.
    Mjekja alergologe, Mirela Hitaj, thekson se reaksionet janë të disa llojeve deri tek më të rëndat.
    “Përgjithësisht, trendi në gjithë botën tregon se më shumë preken të rriturit sesa fëmijët. Zakonisht, kemi dy lloje reagimesh: ato lokale, që janë më të thjeshta, dhe ato sistemike, që mund të çojnë në shok anafilaktik dhe janë potencialisht kërcënuese për jetën. Më të rrezikuarit janë pacientët me sëmundje shoqëruese, si ato kardiake apo pulmonare,” shpjegon dr. Hitaj.
    Sa më shpejt shfaqen reaksionet aq më serioze është edhe situata, ndaj disa këshilla të domosdoshme ndihmojnë në parandalimin e keqësimit të gjendjes.
    “Në rast pickimi, pjesa ku ka ndodhur nuk duhet të shtypet. Me shumë kujdes mund të largohet thumbi, nëse është ende aty, por më e rëndësishmja është që personi të shkojë menjëherë në një qendër shëndetësore për ndihmë. Grerëza mund të te sulmojë në momentin që është duke ngrënë diçka nga produktet tona ose kur konsumojnë pije të ëmbla, mund të jetë futur brenda dhe duke mos kontrolluar pijen që pi, ajo mund të shkojë bashkë me lëngun dhe mund të bëjë pickime në gjuhë si edhe mund të japë dëmtim të laringut të cilat janë shumë të rrezikshme. Në qoftë se pacienti shfaq dhe marrje frymë, takikardi, hipertension, atëherë këto janë shenjat e mirëfillta të një fillimi të një shoku anafilaktik”, theksoi mjekja.
    Sipas mjekes Hitaj, deri tani nuk ka patur forma të reja të pickimeve, por thekson se asnjëherë gjendja nuk duhet të nënvlerësohet duke rekomanduar paraqitjen tek specialisti.

  • Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

    Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

    Mjekja e veçantë Artemisa Gogo ka surprizuar këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ndërsa foli për shtatzaninë.

    Ajo tha se te gratë që hasin vështirësi të mbesin shtatzënë forca e meditimit ëhstë shumë e rëndësishme dhe do t’i ndihmonte.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Është kufizim mosha, nëse ti mediton mund të bëhesh nënë edhe pas moshës 40-vjeç kollaj?
    Gogollari: Nëse mediton nomralisht që po pasi sistemi shëndetësor është në balancë.
    Borakaj: Deri në çfarë moshe?
    Gogollari: Këtë nuk mund ta them.
    Borakaj: Keni raste ku nëna kanë patur vështirësi dhe kanë mbetur shtatzënë përmes procesit të meditimit?
    Gogollari: Po kanë arritur, por është dashur punë për harmonizimin e procesit nervor, për gati një vit.
    Borakaj: Pa invitro?
    Gogollari: Po, pa invitro.

  • Fëmijët përballë ‘luftës’ së temperaturave, Pediatria apelon kujdes: Vapa e rrezikshme, ja oraret e forta për reduktime

    Fëmijët përballë ‘luftës’ së temperaturave, Pediatria apelon kujdes: Vapa e rrezikshme, ja oraret e forta për reduktime

    Mjekja pediatre pediatrike Sonila Brati e ftuar në një intervistë televizive këshillon kujdes të veçantë për fëmijët 0–2 vjeç si mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet.
    Me rritjen e temperaturave, pediatrit apelojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht në orët me diell të fortë, nga ora 10 e paradites deri në 5 pasdite.
    “Vapa është në fakt ka më tepër rrezikshmëri se sa periudha e dimrit, kjo dhe për shkak të temperaturave ekstreme që ne po kalojmë këto ditë dhe kemi parë që fëmijët nuk kanë shpëtuar nga kjo gjë.
    Janë prekur nga virozat, kanë pësuar djegie të lëkurës, por apeli jonë është gjithmonë për prindërit dhe kujdesin që duhet të kenë për minimizimin që duhet të kenë në lëvizjet në orët e pikut dhe kujdesin që ata duhet të kenë qoftë me fëmijët e vegjël fare, por edhe ata më të rritur, sepse edhe ata njëlloj si me të moshuarit preken nga sëmundjet kronike”, u shpreh mjekja Sonila Brati.

  • ‘I nxehti shton rastet me probleme mendore’/ Mjekja: Personat që konsumojnë lëndë narkotike janë më të rrezikuar

    ‘I nxehti shton rastet me probleme mendore’/ Mjekja: Personat që konsumojnë lëndë narkotike janë më të rrezikuar

    Në këtë periudhë të nxehti pothuajse të gjithë e ndjejmë veten si më të nervozuar dhe më agresiv me njerëzit.

    Mjekja psikiatre Irena Thoma e pohon këtë realitet dhe thekson se temperaturat e larta prekin drejtpërdrejt neuronet tek njerëzit.

    “I nxehti rrit zemërimin predispozitën për konflikt, u ngacmon neuronet, ka një korrelacion ndërmjet sistemit psikotik dhe të nxehtit”, tha Thoma. 

    Mjekja thotë se në këto ditë të nxehti personat të cilët konsumojnë lëndë narkotike janë më të rrezikuar të preken nga sëmundje mendore.

    “Nëse e ke pak pak në gjak, pra të trashëguar, dhe përdor edhe substanca rriten disa herë shanset për të shfaqur sëmundje mendore. Ndaj duhet bërë shumë kujdes me drogat pasi është shtuar numri i të rinjve me çrregullime psikotike”, tha ajo. 

    Ajo këshillon të gjithë qytetarët që të hidratohen më shpesh dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta.

    “Të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të hidratohen, të rishikojnë skemat e mjekimit”, shtoi ajo.

  • Problemet e lëkurës gjatë verës, mjekja këshillon kujdes të lartë për ata që vuajnë nga sëmundje e…

    Problemet e lëkurës gjatë verës, mjekja këshillon kujdes të lartë për ata që vuajnë nga sëmundje e…

    Temperaturat e larta gjatë verës sjellin probleme të shumta të lëkurës, kjo jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët. Mjekët dermatologë rekomandojnë një kujdes të shtuar gjatë ekspozimit në diell, sidomos tek të sëmurët kronikë që kanë problem të theksuara me lëkurën. Sipas mjekes dermatologe Laura Hyska,  sëmundjet e lëkurës janë të shumta, por rreziku më i madh është tek infeksionet e stinës në lëkurë.
    “Karakteristike për zonën e Korçës janë kryesisht sëmundjet kronike të lëkurës si psoriaza, ekzemat mykotike, por më pak karakteristike janë infeksionet e periudhës së verës të cilat vijnë si pasojë e shtimit të ekspozimit të lëkurës me ambiente të kontaminuara”, tha Hyska.
    Përsa i përket fëmijëve, prindërit duhet të eliminojnë ekspozimin në diell.
    “Fëmijët dhe të rriturit duhet të ruhen nga ekspozimi i tepruar në diell”, shton mjekja.
    Pacientë nga ana tjetër shprehen se mjekohen rregullisht, por gjatë verës është e pamundur të mbrohen nga dielli.
    “Në kohën e vapës, acarohen. Vazhdojmë me mjekimin”, tha një pacient.
    “Ruhem nga dielli, marr mjekimet, por më acarohen sërish”, u shpreh një tjetër.
    Përdorimi i kremrave të diellit, mosdalja në orarin e drekës si dhe hidratimi i trupit, janë disa nga metodat më efikase për të mbrojtur lëkurën në këto ditë të nxehta vere.

  • Historia e 15-vjeçares që kaloi në anoreksi, blinte tableta laksative në farmaci, mjekja: Hante vetëm domate, prindër bëni kujdes!

    Historia e 15-vjeçares që kaloi në anoreksi, blinte tableta laksative në farmaci, mjekja: Hante vetëm domate, prindër bëni kujdes!

    Vajza

    TIRANË- Për t’u dukur ‘In’ apo në modë si modelet që u shfaqen nëpër rrjete sociale, vajzat adoleshente shpesh po dëmtojnë veten duke hequr dorë nga ushqimi. Mjekja psikiatre Valbona Alikaj po trajton një 15 vjeçare e cila ka përdorur 80 tableta shkarkues dhe ka kaluar në anoreksi nervore.
    “Përveç anoreksisë nervore ka përdoru 80 lakasativë në mënyrë që në trup të mos mbetej asgjë nga ajo që konsumonte edhe pse konsumonte shume pak, hante vetëm domate”, thotë mjekja.
    Vajza është e shtruar në shërbimin e psikiatrisë pasi pesha e saj është në kufijtë e minimales. Mjekja tregon se është nxënëse ekselente në shkollë.
    Por si mundet një vajzë 15-vjeçare të blejë tableta laksative në farmaci?

    “Është në limitet e peshës ndaj erdhi të kërkojë ndihmë. Por është shumë e informuar për kaloritë për çdo gjë që fut në organizëm. I kam kërkuar që të vijë të mbajë leksion para studentëve. Është shumë e zgjuar dhe si arrin të sigurojë tabletat nëpër farmaci të ndryshme”, rrëfen mjekja.
    Mjekja tregon se raste me anoreksi nervor ka shumë vajza në rrjete sociale që ndjekin disa modele koreane dhe kërkojnë të imitojnë ato.
    Mjekja psikiatre bën thirrje për prindërit të tregohen vigjilentë çfarë programesh ndjekin fëmijët nëpër rrjete sociale, pasi shpesh janë shkak i problemeve të shëndetit mendor.
    Marrë nga Top Channel

  • Temperaturat e larta shtojnë numrin e insekteve, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës

    Temperaturat e larta shtojnë numrin e insekteve, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës

    Me rritjen e temperaturave, numri i insekteve në ambient është shtuar, duke sjellë edhe rritje të rasteve të pickimeve që po drejtohen drejt mjekëve të familjes.
    Antia Haxhiraj, mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.10, shpjegon se me ngrohjen e motit, janë shtuar edhe pacientët me reaksione alergjike ndaj pickimeve të insekteve.
    “Rastet më të shpeshta janë nga mushkonjat, ca miza të vogla, bletët, grerëzat, dhe në raste më të rralla, nga milingonat e zjarrit, të cilat janë më të përhapura në plazhe,” thotë mjekja Haxhiraj.
    Pickimi i insekteve mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, nga reaksione të lehta që mund të trajtohen në shtëpi, deri te alergjitë serioze që kërkojnë ndërhyrje mjekësore.
    “Shumica e rasteve janë reaksione lokale në zonën e pickimit, si skuqje, kruarje dhe ënjtje. Megjithatë, në raste më të rralla, mund të shfaqen manifestime sistemike, si zgjerim i plagës, probleme me frymëmarrjen, ose përhapje e ënjtjes në zona të tjera të trupit. Këto raste kërkojnë menjëherë trajtim spitalor,” thekson mjekja.
    Si të veprojmë pas pickimit?
    Në rast pickimi nga mushkonjat dhe mizat e vogla, nuk nevojitet kujdes i veçantë, përveç vendosjes së kompresave me ujë të ftohtë.
    Në rast pickimi nga bleta, zona duhet të lahet me ujë dhe sapun, dhe të vendoset kompresë e ftohtë për të reduktuar ënjtjen.
    Në asnjë rast nuk duhet të kruhet vendi i pickimit për të shmangur infektimet. Nëse është e dukshme thumbi, duhet nxjerrë me kujdes.
    Edhe pse më të rralla, gjatë verës rritet edhe rreziku i pickimit nga gjarpërinjtë, për të cilin duhet kërkuar menjëherë ndihma mjekësore në qendrat spitalore.

  • Nga mushkonjat te grerëzat, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës

    Nga mushkonjat te grerëzat, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës

    Me rritjen e temperaturave, numri i insekteve në ambient është shtuar, duke sjellë edhe rritje të rasteve të pickimeve që po drejtohen drejt mjekëve të familjes.

    Antia Haxhiraj, mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.10, shpjegon se me ngrohjen e motit, janë shtuar edhe pacientët me reaksione alergjike ndaj pickimeve të insekteve, raporton Euronews.

    “Rastet më të shpeshta janë nga mushkonjat, ca miza të vogla, bletët, grerëzat, dhe në raste më të rralla, nga milingonat e zjarrit, të cilat janë më të përhapura në plazhe,” thotë mjekja Haxhiraj.

    Pickimi i insekteve mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, nga reaksione të lehta që mund të trajtohen në shtëpi, deri te alergjitë serioze që kërkojnë ndërhyrje mjekësore.

    “Shumica e rasteve janë reaksione lokale në zonën e pickimit, si skuqje, kruarje dhe ënjtje. Megjithatë, në raste më të rralla, mund të shfaqen manifestime sistemike, si zgjerim i plagës, probleme me frymëmarrjen, ose përhapje e ënjtjes në zona të tjera të trupit. Këto raste kërkojnë menjëherë trajtim spitalor,” thekson mjekja.

    Si të veprojmë pas pickimit?

    Në rast pickimi nga mushkonjat dhe mizat e vogla, nuk nevojitet kujdes i veçantë, përveç vendosjes së kompresave me ujë të ftohtë.

    Në rast pickimi nga bleta, zona duhet të lahet me ujë dhe sapun, dhe të vendoset kompresë e ftohtë për të reduktuar ënjtjen.

    Në asnjë rast nuk duhet të kruhet vendi i pickimit për të shmangur infektimet. Nëse është e dukshme thumbi, duhet nxjerrë me kujdes.

    Edhe pse më të rralla, gjatë verës rritet edhe rreziku i pickimit nga gjarpërinjtë, për të cilin duhet kërkuar menjëherë ndihma mjekësore në qendrat spitalore.

  • Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë

    Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë

    Mjekja Aurora Dollenberg në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo në Klan News, foli për linë e mjamunit, një ditë pasi në vendin tonë u konfirmua rasti i parë. Fillimisht, mjekja shpjegoi në detaje se çfarë është lija e majmunit.
    “Ne e njohim si lija e dhenve, sëmundja tradicionale që prek sidomos Shqipërinë si vend blegtoral siç ka qenë më parë. Por edhe pjesën më të madhe të Europës, në Gjermani e quajmë lija e erës, sepse përhapet si erë shumë shpejt. Secili ka përshkrimin e vet kur bëhet fjalë për linë. Por ngjashmëria mes lisë së majmunit dhe asaj të dhenve që ne njohim si Shqipëri, është shumë madhe sepse i përkasin të njëjtës familje të variçelës.
    Është një familje e viruseve që kanë aftësinë, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit, që kanë një sistem të dobët imuntar të përhapen shumë shpejt në të gjithë lëkurën, me flluska të mbushura me lëng që pas 3-4 ditësh fillojnë të krijojnë koren e tyre. Në momentin e plasjes së këtyre flluskave në të gjithë lëkurën. Dukshëm sidomos tek fëmijët e pambrojtur, aty janë dhe shumë ngjitës. Dhe shndërrohen në burim infeksioni, për pjesën më të madhe të njerëzve që ata i prekin dhe janë të pavaksinuar”, u shpreh ajo.
    Më tej, theksoi se nëse një person me linë e majmunit prek një tjetër të pavaksinuar, probabiliteti i infektimit është 99%.
    U ndal edhe tek format e përhapjes.
    “Kontakti klasik me pështymën e të infektuarve, me lëkurën e tyre, patjetër edhe kontakti seksual është një mënyrë shumë e sigurt për t’u transmetuar. Në Shqipëri, e transmeton dhia, por është pikërisht ky turizmi i shtuar, që çon në importimin e infeksioneve që na bën pak me frikë, sepe pavarësisht se themi që lija e majmunit është e ngjashme me atë të vendit tonë, të dhenve, kanë një diferencë të vogël. Sëmundje të tilla ekzotike janë serioze, deri edhe në vdekjeprurëse, pikërisht tek moshat fëminore, ku temperatura e lartë mund të shkaktojë edhe epilepsi.”
    Po a është e kurueshme lija e majmunit?
    “Kjo është sfida kryesore, sepse nuk ka një kurim, prandaj te parandalimi i mëshojmë më shumë. Me medikamente për ulje temperature, por nuk kemi një trajtim specifik”, u përgjigj mjekja.
    Tha se vitet e fundit, njerëzit janë shumë skeptikë kur vjen puna te vaksinimi. Kjo gjë shton edhe rrezikun për prekjen nga infeksione të tilla.
    “Për Shqipërinë, viti ‘90 është kufiri ku ne e kemi pasur me detyrim si vend që t’i jepnin vaksinën e fruthit, të lisës dhe të variçelës. Ato persona që pas ’80-ës nuk e kanë bërë vaksinën, ose në ditët e sotme që janë skeptikë për punën e vaksinave. Shohim një rënie të interesit të prindërve për të vaksinuar prindërit, kjo gjë shkakton panik. Rekordi i kohës së infektimit është 6 minuta. Skepticizmi është shtuar më së shumti në Shqipëri.”
    Po përpos mosbesimit, a kemi kulturë të munguar në vend për çështjen e vaksinës?
    “Kalimi nga një gjendje detyrimi në një liri absolute, ka ankth e panik edhe për efektet anësore të vaksinës. Ka shumë prindër shqiptarë që ende besojnë mitin se vaksina e fruthit shkakton autizëm, apo që ndikon te zhvillimi i fëmijëve. Ose adultë që thonë se sistemi imunitar dobësohet në mënyrë permanente. Prandaj, niveli i informimit duhet të rritet, në mënyrë që të largohemi nga mitet dhe pseudo-njohuria, t’u afrohemi më shumë fakteve konkrete. Vaksina për linë e majmunit, përshembull, ekzistojnë brenda qindra dekadash, dhe është injorancë të akuzosh vaksina të mirëmonitoruara në kaq vite, ndërkohë që ato vërtet shpëtojnë jetë”, përfundoi ajo./tvklan.al

  • Rreziku nga helmimi me akullore në sezonin e verës, mjekja ngre alarmin: Simptomat që nuk duhet të injoroni

    Rreziku nga helmimi me akullore në sezonin e verës, mjekja ngre alarmin: Simptomat që nuk duhet të injoroni

    Me nisjen e sezonit të verës dhe rritjen e konsumit të akullores, ekspertët e shëndetit publik po ngrenë alarmin për një rrezik serioz që lidhet me këtë produkt: helmimi nga akullorja. Një ushqim i dashur për të rritur e sidomos për fëmijë, po shihet gjithnjë e më tepër si një potencial burim toksik nëse nuk ruhet dhe prodhohet sipas standardeve higjieno-sanitare.

    E ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, mjekja Ilirana Agolli paralajmëroi për përmbajtjen e kimikateve të dëmshme në akullore, të cilat përdoren për qëndrueshmëri, ngjyrë dhe shije. Ajo përmendi komponentë si magnezium sulfat, potasium sorbat dhe polisorbat 80, që ndodhen në shumë produkte akulloreje industriale.
    “Akullorja, ndonëse ruhet në temperatura të ulëta, mund të kontaminohet shumë lehtë nëse ka pasur ndërprerje në zinxhirin e ftohjes. Ky proces, shkrirja dhe ringrirja e produktit , e bën atë veçanërisht të rrezikshëm për konsum,” tha Agolli.

    Mjekja theksoi se prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me akulloret që u japin fëmijëve, pasi organizmat e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj ekspozimit kimik dhe bakterial, për shkak të sistemit imunitar ende të zhvilluar.
    Simptomat që mund të tregojnë helmim nga akullorja përfshijnë:
    -të vjella,
    -diarre,
    -dhimbje barku,
    -marrje mendsh,
    -lodhje dhe në raste më të rënda, edhe humbje ndjenjash.
    “Ajo që nuk dimë, na dëmton më shumë. Sa më shumë informacion të kemi për produktet që konsumojmë, aq më mirë do ta mbrojmë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë,” theksoi mjekja.
    Ajo u bëri thirrje konsumatorëve të:
    -shmangin akulloret që shiten në rrugë apo në ambiente me pluhur,
    -lexojnë me kujdes etiketat dhe datat e skadencës,
    -preferojnë shijet klasike si çokollatë dhe vanilje, të cilat zakonisht përmbajnë më pak ngjyrues artificialë.
    Gjithashtu, ruajtja e akullores në shtëpi duhet të bëhet me kujdes. “Nëse merret akullore për ta konsumuar më vonë, nuk duhet mbajtur më shumë se një apo dy orë në frigorifer. Edhe në ngrirje, koha e ruajtjes duhet të jetë sa më e shkurtër,” rekomandon mjekja.
    Për çdo shenjë helmimi, prindërit këshillohen të kontaktojnë menjëherë mjekun dhe të sigurojnë lëngje dhe ushqime të lehta për fëmijët.
    /vizionplus.tv