Tag: mjekja

  • Infektimi nga HIV/AIDS, mjekja: Më të rrezikuar meshkujt në marrëdhënie homoseksuale

    Infektimi nga HIV/AIDS, mjekja: Më të rrezikuar meshkujt në marrëdhënie homoseksuale

    1 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të HIV/AIDS duke vënë në vëmendje një nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe kujdesin që duhet të tregojmë. Njëkohësisht na ndërgjegjëson për pacientët e HIV/AIDS për të zbutur stigmën rreth tyre pasi falë terapive, ata mund të jetojnë normalisht dhe cilësisht, njësoj si të tjerët.
    Mjekja infeksioniste Valbona Gashi thotë në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se në diagnostikim ndikon edhe ndërgjegjësimi e informimi i popullsisë. Grupmosha 20-45 vjeç që është edhe më seksualisht aktive, është më e vëmendshme ndaj kontrollit mjekësor.
    Infeksionistja shpjegon se analiza duhet bërë të paktën një herë, sidomos nga grupet më të rrezikuara që përfshihen kryesisht meshkujt në marrëdhënie homoseksuale.
    Valbona Gashi: Një kontroll rutinë, pse jo? Një herë në jetë pse mos ta bësh? Duhet ta bëjnë testin grupet në risk, do të thotë personat kryesisht meshkuj që bëjnë seks me meshkuj dhe kanë risk shumë më të lartë për të marrë qoftë infeksionin HIV, qoftë infeksione të tjera të transmetueshme sepse është mënyra e marrëdhënieve seksuale e atillë e cila favorizon kalimin e infeksioneve nga një partner te tjetri sepse ka trauma gjatë marrëdhënieve. Mundësia është që mos të marrë vetëm infeksionin HIV, por edhe infeksione të tjera sepse këto shpesh bashkëshoqërohen dhe ne shpesh diagnostikojmë pacientë për HIV duke u nisur nga një infeksion tjetër seksualisht i transmetueshëm. Për shembull, në ditët e sotme janë shtuar rastet me sifiliz dhe unë kam disa raste që janë diagnostikuar me sifiliz dhe janë diagnostikuar po ashtu me HIV dhe dyshohet që e kanë marrë në të njëjtën mënyrë, nga i njëjti person.

  • Stina e virozave, mjekja: Jo alarm, por kujdes i shtuar. Ja simptomat dhe si të mbrohemi

    Stina e virozave, mjekja: Jo alarm, por kujdes i shtuar. Ja simptomat dhe si të mbrohemi

    Një valë e gjatë virozash po qarkullon prej muajsh dhe duket se nuk po zhduket. E ftuar në A2 CNN, mjekja Valbona Shahini shpjegoi se situata nuk është alarmante, por kërkon kujdes të vazhdueshëm, sidomos te fëmijët.
    Sipas saj, virozat po shfaqen më shpesh për shkak të ndryshimeve të motit, të cilat krijojnë kushte ideale për qarkullimin e viruseve. “Nuk dimë si të vishemi, as ftohtë, as ngrohtë. Kjo i favorizon viruset”, tha Shahini.
    Cilat janë simptomat?Sipas mjekes, viroza e re që po qarkullon nuk ndryshon shumë nga viruset klasike të sezonit. Simptomat kryesore janë:
    ·         Rrufë dhe bllokim hundësh
    ·         Temperaturë nga 37 deri mbi 39°C
    ·         Kollë, që shpesh nis pas rënies së temperaturës
    ·         Lodhje, dhimbje trupi dhe, në disa raste, kalim në infeksion bakterial që kërkon antibiotikë.
    Ajo paralajmëron se pikërisht kalimi nga virozë në infeksion bakterial është momenti kur duhet konsultë mjekësore.
    Si të mbrohemi?Mjekja nënvizon tre elementë kyç: veshja, ushqimi dhe hidratimi.
    ·         Fëmijët duhet të vishen shtresë mbi shtresë, pa u mbinxehur dhe pa u djersitur.
    ·         Duhet konsumuar ushqim i stinës: agrume, mollë, karota, panxhar, selino, perime dhe fruta me vitamina.
    ·         Rëndësi të madhe ka hidratimi, sidomos te pacientët me temperaturë.
    Shahini rekomandon edhe përdorimin e vitaminës C dhe D gjatë gjithë dimrit, për të rritur imunitetin.
    A janë fëmijët shpërndarësit kryesorë?“Jo gjithmonë,” shprehet mjekja, duke shtuar se shpesh virozat futen në shtëpi nga të rriturit që nuk shfaqin simptoma të forta, por janë bartës.
    Në fund, Shahini bën thirrje për kujdes, por jo panik: “Stina e virozave është e gjatë. Duhet vetëm vëmendje te veshja dhe ushqimi, për të kaluar sa më lehtë këtë periudhë.”

  • “Nuk kemi më ndarje në kategori”/ Virozat e stinës, mjekja Shahini: I gjejmë në çdo stinë, apelojmë kujdes, ja rreziku

    “Nuk kemi më ndarje në kategori”/ Virozat e stinës, mjekja Shahini: I gjejmë në çdo stinë, apelojmë kujdes, ja rreziku

    Në një lidhje televizive ka qenë mjekja Valbona Shahini për të folur lidhur me virozat e stinës të cilat në këtë periudhë të vitit janë përhapur masivisht.
    Shahini u shpreh se në qendrat shëndetësore ka pasur një rritje të pacientëve, duke bërë krahasimin e rritje së numrit të tyre përgjatë periudhave të ndryshme të vitit.
    “Duket sikur këto viroza na kanë ndjekur gjatë gjithë kohës por nga ana tjetër por mund të them që këto ditë ka qenë pak më të shtuar.”- u shpreh mjekja.
    Më pas është pyetur në lidhje me llojet e sëmundjeve sezonale që qarkullojnë aktualisht, për të cilën mjekja Shahini është përgjigjur se ato vijojnë të njëjta me të njëjta simptoma, duke mos i ndrë dot në kategori të veçuara.
    “Gastrointeritet ne i kemi më të shpeshta në verë. Ndërkohë që shikojmë me këto viroza që pio vijnë dhe kemi kaluar këto vite, gastrointeritet kanë qenë prezente dhe në vjeshtë.
    Nuk kemi më një ndarje të situatave dhe të virozave”- u shpreh ajo.

  • Reaksion nga medikamentet/ Në spital 56-vjeçarja, procedohet mjekja dhe infermierja

    Reaksion nga medikamentet/ Në spital 56-vjeçarja, procedohet mjekja dhe infermierja

    Një grua 56-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital pas një reaksioni të ndaj medikamenteve, ndërsa Policia ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin në gjendje të lirë për dy punonjëse të shëndetësisë.
    Sipas njoftimit zyrtar, janë proceduar shtetaset E. H., 46 vjeçe, me detyrë mjeke, dhe A. T., 71 vjeçe, infermiere në pension.
    Hetimet paraprake treguan se medikamentet i janë përshkruar 56-vjeçares F. K. nga mjekja E. H., ndërsa injeksionet janë aplikuar në banesë nga infermierja A. T.
    Pas reagimit të fortë ndaj mjekimit, gruaja është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

  • COVID e viroza në qarkullim, mjekja: Simptomat zgjasin disa ditë, qytetarët me shqetësime gastrointestinale

    COVID e viroza në qarkullim, mjekja: Simptomat zgjasin disa ditë, qytetarët me shqetësime gastrointestinale

    Vjeshta ka hyrë me një qarkullim të dendur të virozave respiratore dhe COVID. Problemet me rrugët e frymëmarrjes dhe ato të traktit tretës kanë bërë që shumë të rritur, por edhe fëmijë, të kenë nevojë për ndihmën e mjekëve të familjes dhe atyre pediatër.
    “Simptomat kanë qenë ato të një viroze, me temperaturë, me dhimbje fyti, me kollë dhe sekrecione“, thotë mjekja Blerta Berberi.
    Infeksionet e traktit tretës janë ato që mbizotërojnë më shumë.
    “Shqetësimet gastrointestinale kanë variuar nga tre ditë. Kemi pasur pak raste që kanë zgjatur deri në pesë apo gjashtë ditë, por që gjithsesi janë menaxhuar me sukses”, thekson ajo.
    Infektimet nga COVID janë gjithmonë prezente, por me simptoma më të lehta që zgjasin 2-3 ditë.
    “Predisponojmë edhe testet e COVID-19, dhe për çdo pacient që është i dyshuar, kryejmë testet për të vënë një diagnozë sa më të saktë”, nënvizon mjekja.
    Grupmoshat më të prekura janë ato aktive për punë.
    “Pacientët me probleme respiratore predominojnë moshat pediatrike, ndërsa me çrregullime të traktit gastrointestin kemi pasur edhe mosha pediatrike edhe të rritura“, thotë mjekja.
    Mjekët këshillojnë të shmanget vetëmjekimi kur temperatura është dominuese dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, ndërsa të sëmurët kronikë marrin dozën e vaksinës së gripit.

  • VIDEO/ U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja: Vajza thotë se do e bëjë përsëri, nuk ka frikë se vdes

    VIDEO/ U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja: Vajza thotë se do e bëjë përsëri, nuk ka frikë se vdes

     

    Mjekja e shëndetit mendor, Nikolina Bode, ka zbuluar se vajza 13-vjeçare e cila u hodh pasditen e së shtunës nga kati i tretë, në qytetin e Korçës, thotë se do e bëjë përsëri këtë veprim.

    ‘Problematikat janë të hershme, ka probleme familjare dhe sociale. Me një prind të munguar, babai me histori dënimesh për vepra penale,’-shprehet doktoresha Bode.

    Sipas saj, konflikti në familje shpesh përfundon me ndërhyrjen e policisë, çka është bërë një situatë e përsëritur që ndikon drejtpërdrejt te fëmijët.

    ‘Fëmijët arsyetojnë që policia mos të vijë kur thirret nga nëna. Vendosmëria e vajzës 13-vjeçare për të arritur qëllimin, më shqetëson. Nuk e përjeton ngjarjen emocionalisht. Nuk ka frikën e humbjes së jetës dhe e përdor si kërcënim që mund ta përsëritë,’ thekson Bode.

    Mjekja nënvizon se rreziku kryesor qëndron tek qëllimi i tentativave, të cilat kryhen pa ndjerë pendesë. Ajo e konsideron të frikshme faktin që edhe nëna, e cila është në kontakt të ngushtë me fëmijët e saj minorenë, shfaq sjellje problematike që mund të ndikojnë tek fëmijët më të vegjël.

    ‘E para është vetë nëna që është në kontakt me fëmijët e saj minorenë dhe është e frikshme që ky model të shihet nga fëmijët e tjerë të vegjël. I japin të drejtë motrës për këtë veprim por nuk duan ta humbin,’ tregon Bode.

    Ndërkohë, 13-vjeçarja ka deklaruar se e do lagjen ku jeton, por për shkak të konflikteve të vogla e të parëndësishme, situata shpesh përshkallëzohet për shkak të ndërhyrjes së të rriturve dhe njoftimit të policisë nga nëna.

    ‘Thotë që unë e dua lagjen, por për konflikte të vogla të parëndësishme, hyjnë në lojë të mëdhenjtë dhe njoftimi i policisë nga ana e nënës bën që të kryejë atë veprim,’ – tha doktoresha Nikolina Bode.

  • Tre burra me kancer gjiri në Fier dhe disa gra në moshë të re! Mjekja: Mos prisni sinjalet e para, bëni ekografi

    Tre burra me kancer gjiri në Fier dhe disa gra në moshë të re! Mjekja: Mos prisni sinjalet e para, bëni ekografi

    Spitali i Fierit po përballet këtë fillim tetori me fluks të grave dhe vajzave që bejne ekografi dhe mamografi. Mjekja onkologe veren me shqetësim se mosha e të prekurve nga kanceri i gjirit po ulet nën 40-vjec. Sëmundja nuk prek vetëm gratë por dhe burrat.
    “Kanceri i gjirit është më i shpeshtë tek gratë 50–70 vjeç, por po vihet re rritje e rasteve edhe tek gratë nen 40 vjeç dhe në raste të rralla tek moshat më të vogla. Në një numër të vogël të rasteve edhe tek meshkujt aktualisht në qytetin tonë janë të diagnostikuar dy tre pacientë me kancer gjiri tek burrat. Ndërkohë në spitalin e fierit ofrohet dhe shërbimi i kemioterapisë”, tha Anisa Mone, mjeke onkologe
    Faktorët janë të shumtë, ndërsa mjekja thekson se ka një rritje të përgjithshme të sëmundjet malinje.
    “Ka të bëjë me shtimin ekspozimit ndaj faktorëve kancerogjen siç është jeta sedentare, mënyra të ushqyerit, përdorimi kontraceptiv dhe hormonal. Por dhe me emancipimin e gruas, lindjet në mosha të mëdhaja, mosushqyerjen e fëmijëve me gji edhe faktorët gjenetikë. Vihet re gjithashtu një rritje e numrit të përgjithshëm të sëmundjeve malinje, jo vetëm e kancerit të gjirit”, shton ajo.
    Gjatë muajit tetor, spitali i Fierit ofron mamografi falas, pa referim nga mjeku i familjes.
    “Bëjmë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për kontrolle të rregullta që të zbulohet që në ekzaminimet imazherike në ekografi dhe në mamografi përtej shfaqjes së shenjave kutane ku secila grua mund t’i dallojë edhe vetë ndryshimet në pasqyrë. Prandaj sa më shumë kontrolle të bëjmë aq më e lartë është mundësia që ta zbulojmë në fazë të hershme dhe të shërohemi nga kjo sëmundje”, mbyll mesazhin e saj mjekja.

  • ‘Fëmijët fillojnë hashashin që në moshën 9 vjeçare’, trondit mjekja: Varësia shkatërron inteligjencën

    ‘Fëmijët fillojnë hashashin që në moshën 9 vjeçare’, trondit mjekja: Varësia shkatërron inteligjencën

    Numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri është rritur, dhe lënda narkotike që përdoret më tepër është marijuana.

    Mjekja toksikologe Suela Xhufi, thotë se fatkeqësisht është ulur mosha e përdoruesve të kësaj lloj droge. Interesi për cigaren e hashashit nis që në fëmijëri.
    “Nëse para 5-vitesh, cigarja e parë, tekja e parë e alkoolit ishte 11-vjeç, sot kemi pacientë që kanë filluar që moshën 9 vjeçare. Në momentin që një fëmijë fillon që në moshën 9 vjeçare cigaren e pare, patjetër që do të kemi një problem shumë të madh në zhvillimin neurologjik, sepse marijuana ka aftësi të ul inteligjencës.Kemi një ndryshim të fokusit tek fëmija, jep probleme konjitive, bën shfaqje të sëmundjeve psikiatrike të cilat mund të kenë terren gjenetik, sëmundjet e bipolaritetit, skizofrenia dhe këto i shfaqin më herët. Plus që ka një aftësi që mund të jetë droga e parë e cila të shtyn drejt drograve më të rënda. “
    Pas marijuanës, droga e dytë që gjendet lehtësisht në Tiranë është kokaina, ku të rinjtë preferojnë ta konsumojnë në organizime me grupe shoqërore. Këta paciente përveç drogës krijojnë dhe varësi nga alkooli, dhe kjo bëhet për të rritur adrenalinën. Varësia ndaj drogës shkakton probleme të mëdha sociale ekonomike, dhe ata që duan të heqin dorë trokasin tepër vonë në dyert e bluzave të bardha.
    “Ka arritur afërsisht fundin kur ka një dëmtim të jetës, mund të kenë filluar të rrinë rrugëve, kanë humbur familjen, punën pra kanë humbur sensin e të qenit individ. Kur ne përdorim drogë nuk është vetëm varësia psikoaktive por edhe dëmtimi multiorganor, pra vendosja e metaleve të rënda në trup. “
    Për t’ju rikthyer normaliteti larg varësisë, kërkon kohë, mbështetje dhe vullnet të hekurt.

  • Frika nga vaksinat, mjekja infeksioniste: Janë arma jonë më e fortë kundër sëmundjeve

    Frika nga vaksinat, mjekja infeksioniste: Janë arma jonë më e fortë kundër sëmundjeve

    Vaksinat kanë shpëtuar miliona jetë, por sërish mbeten ndër temat më të kontestuara në shoqëri. Pas pandemisë COVID, frika dhe konfuzioni rreth tyre u rritën, ndërkohë që mosbërja e tyre nga një numër në rritje njerëzish, po rikthen sëmundje të vjetra, të cilat ishin zhdukur ose vdekshmëria e tyre kishte rënë ndjeshëm.

    Por çfarë fshihet realisht pas një vaksine dhe pse nuk duhet t’i kemi frikë?

    Mjekja infeksioniste Dr. Alma Hoxha, në një bisedë në Apostrof Podcast, i jep përgjigje këtyre pyetjeve me një shembull të thjeshtë:

    “Vaksinimi është parandalim. Vaksiniat përbërhen nga pjesëza proteinash dhe pjesë gjenetike, ARN ose ADN e viruseve ose e bakterieve, ose janë bakterie të dobësuara, apo të ngordhura, që janë joaktive. Këto, duke u futur në organizëm në mënyrë të kontrolluar – sepse të gjitha sëmundjet tona varen edhe nga sasia, virulenca dhe nga forca që ka virusi ose bakteria që futet në organizëm – duke e bërë të kontrolluar këtë pjesë, edhe përgjigjia që jep organizmi është goxha e kontrolluar.”

    Hoxha thekson se disa vaksina nuk janë vetëm parandaluese, por edhe shpëtuese.

    “Ka vaksina që shërojnë. Për shembull, është vaksina e tetanozit, edhe ajo na shëron. Është vaksina e tërbimit që shëron, që në momentin që ne kafshohemi nga një qen me tërbim, në qoftë se ne nuk bëjmë vaksinën, vdekshmëria është pothuajse 99%. Plus që ne kemi sëmundje shumë të rënda si fruthi, rubeola, të cilat kur jemi të vaksinuar, ne i kalojmë shumë lehtë…”

    Historia moderne e mjekësisë e dëshmon se falë vaksinave është zhdukur variola, janë dobësuar sëmundje si tuberkulozi, fruthi, sifilizi, ndërsa miliona jetë janë shpëtuar pa u ndjerë. “Është pikërisht vaksinimi arsyeja pse sot kalojmë shumë më lehtë sëmundje që dikur ishin fatale,” thotë Hoxha.

    Megjithatë, mjekja ngre alarmin se rënia e besimit tek vaksinat, e ushqyer nga dezinformimi dhe lodhja shoqërore pas pandemisë, mund të hapë rrugën për rikthimin e sëmundjeve të rrezikshme që mendoheshin të zhdukura.

  • 170 vizita dhe 15 shtrime çdo ditë/ Urgjenca plot me pacientë të prekur nga viroza e verës, reagon mjekja: Të vjella…

    170 vizita dhe 15 shtrime çdo ditë/ Urgjenca plot me pacientë të prekur nga viroza e verës, reagon mjekja: Të vjella…

    Muaji gusht ka sjellë fluks të shtuar pacientësh në urgjencën e Spitalit Rajonal të Vlorës. Nga 150 deri në 170 vizita në ditë, shumica lidhen me viroza te stines, infeksione gastrointestinale dhe bronkite. Mjekja vë në dukje se pjesa më e madhe e pacientëve janë ne moshe te re.
    Mjekja Lorena Arapaj shpjegon se rritja e vizitave është më e dukshme gjatë fundjavave, duke e lidhur këtë me fluksin e pushuesve në Vlorë.
    Rreth 15 raste në ditë shtrohen ne spital per shkak te komplikacioneve. Dy janë virozat kryesore: njëra me diarre dhe të vjella, kryesisht tek fëmijët mbi 1 vjeç deri ne 15-vjec si dhe të rinjtë. Tjetra shfaqet vetëm me temperaturë dhe mund të komplikohet me kollë e bronkit.
    Mjekja këshillon hidratim të shpeshtë, përdorimin e probiotikeve dhe antipiritikeve si dhe mbikëqyrje të rregullt mjekësore.