Tag: mjekëve

  • Berisha: Shëndetësia sot si në vitet ’60. Problem eksodi i mjekëve

    Berisha: Shëndetësia sot si në vitet ’60. Problem eksodi i mjekëve

    Gjatë një takimi me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, prezantoi alternativën e tij për arsimin, rininë dhe shëndetësinë.
    Në fjalimin e tij, Berisha vuri theksin te gjendja alarmante e sistemit shëndetësor shqiptar.
    “Shëndetësia në Shqipëri ka degraduar në një nivel që më rikujton vitet ’60. Kemi katër herë më pak mjekë se mesatarja e BE-së,” pohoi Berisha.
    Berisha solli në vëmendje shembuj konkretë nga spitalet rajonale, përfshirë atë të Kukësit, që sipas tij, edhe pse ndërtuar me fonde publike, vuan mungesën ekstreme të mjekëve dhe specialistëve.
    Gjithashtu, kreu i PD nuk la pa përmendur eksodin masiv të mjekëve dhe studentëve të mjekësisë ku theksoi se në vitin 2013 Shqipëria kishte një mjek për çdo 600 banorë, ndërsa sot ka vetëm një për 1100.
    “BE ka një për 300-350 banorë. Jemi larg çdo standardi,” tha ai.
    Në fund të takimit, kreu i PD Berisha e përmbylli fjalimin e tij me një thirrje për studentët që të jenë pjesë e ndryshimit dhe e cilësoi rininë shqiptare si “potencialin më të madh për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më humane”.

  • Programi i PD për mjekësinë/ Alimehmeti: Shëndetësia ka nevojë për reforma urgjente, rritje pagash dhe mbështetje për profesionistët e rinj

    Programi i PD për mjekësinë/ Alimehmeti: Shëndetësia ka nevojë për reforma urgjente, rritje pagash dhe mbështetje për profesionistët e rinj

    Kreu i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentët e mjekësisë, ku mbajti fjalën e tij edhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili shprehu shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të shëndetësisë në Shqipëri.

    Alimehmeti theksoi se është e nevojshme të merren masa urgjente për përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe për mbështetje më të madhe për formimin e profesionistëve të rinj, të cilët, sipas tij, janë të detyruar të kërkojnë mundësi jashtë vendit për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës.

    Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e rritjes së numrit të mjekëve dhe krijimin e mundësive më të mira për avancimin profesional brenda vendit.

    Deklarat e tij:

    Është shumë e qartë se ku është i fokusuari Programi i PD, që është i orientuar te njerëzit. Në shëndetësi, ka bërë që të jetojmë për njerëzit dhe për njerëzit e tjerë, nga ju në të ardhmen. Ne e dimë fare mirë nga ka nisur problematika, nga ju që flisni pas jush është studimi i thelluar i bërë më vite pse të rinjtë shqiptarë nuk formohen dhe emigrojnë kur formohen në shëndetësi.

    Në radhë të parë, ne kemi nevojë për mjekë sepse në shumë zona nuk ka mjek fare, ose ka më pak se duhet. Hapja e një fakulteti të dytë dhe formimi i mjekëve nga ana e PD u tha se do të dyfishohet numri i mjekëve që do të hyjnë. Kush do t’u japë mësim atyre? Dyfishojmë studentët, por a janë dyfishuar numri i sallave dhe klasave, ku do të qëndrojnë ata? A u dyfishuan numrat e laboratorëve? Po cilësia, ku shkon?

    Në radhë të dytë, asnjë nga këta të rinj nuk hyjnë në mjekësi për tu larguar, por për t’u shërbyer njerëzve. Por ata ikin për tre arsye: ekonomike, pagat më të ulta në Europë dhe programi ynë ka dyfishimin e pagave. Në radhë të dytë është mungesa e rritjes profesionale; ju garantoj se në 5 vitet e kaluara mbi 60% e specializantëve hyjnë në kuota të lira dhe praktikisht nuk paguhen fare. Punë pa pagesë dhe si rrjedhojë, ikin. Dhe rasti i tretë është dinjiteti social; mjeku dhe infermieri nuk po mbajnë kokën lart si dikur.

    E mbani mend atë ligjin, një tjetër ligj skllavo-pronar detyrim për të punuar ku dua unë? Pse? Krijo një terren siç duhet dhe njerëzit shkojnë vetë dhe punojnë, kthehen vetë.

    Ne për këtë kemi planin se si këto tre pika t’i realizojmë dhe në fund është kthimi i trurit. PD ka departament të veçantë për të rikthyer ‘trurin’ në Shqipëri.

     

  • Vatra shpërthimesh të Lisë së Dhenve, nuk përjashtohen komplikacionet! ISHP: Vetëm në fillim të prillit 31 raste të konfirmuara

    Vatra shpërthimesh të Lisë së Dhenve, nuk përjashtohen komplikacionet! ISHP: Vetëm në fillim të prillit 31 raste të konfirmuara

    Variçela e njohur dhe si lia e dhenve ka shpërthyer në disa çerdhe dhe kopshte në vend. Vetëm në fillim të prillit Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 31 raste. Kryeson Tirana, ndjekur nga Kruja, Fieri, Kurbini dhe Puka. Sëmundja nis me shenjat e një viroze dhe më pas karakterizohet nga puçrrat në lëkurë.
    Në kryeqytet sipas mjekëve në qendra shëndetësore nuk kanë munguar as fëmijët që kanë shfaqur komplikacione.
    “Raste që mund të ketë pas ndonjë komplikacion me bronkopneumoni ose infeksion lokal të puçrave i kemi menaxhuar këtu”, u shpreh pediatrja Entela Kostaqi.
    Bluzat e bardha apelojnë për të kontaktuar specialistin me shfaqjen e shenjave të para dhe në rastet e temperaturës së lartë të përdoret paracetamoli dhe te shmanget aspirina dhe ibuprofeni.
    Variçela sipas mjekëve është një sëmundje shumë ngjitëse dhe përhapet nga kontakti me personin e infektuar. Për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit bluzat e bardha apelojnë për të mos i dërguar fëmijët në çerdhe dhe kopshte.
    “Mjafton që një fëmijë të jetë infektuar në çerdhe dhe me shumë mundësi një pjesë e mirë e fëmijëve kanë për ta marrë. Ka periudhë inkubacioni shumë të gjatë. Është ngjitëse që në fazat e para. Rekomandohet të mos dërgohet një fëmijë në çerdhe. Është shumë infektive ditët e para. Rekomandohet të qëndrojë në shtëpi për një periudhë dhjetë ditore”, theksoi ajo.
    Shpërthimet e variçelës sipas mjekëve më së shumti ndodhin në pranverë dhe në vjeshtë, por pas pandemisë sëmundja nuk po njeh sezonalitet.

  • Berisha: Dyfishimi i rrogave të mjekëve dhe infermierëve krijon shërbim shëndetësor dinjitoz!

    Berisha: Dyfishimi i rrogave të mjekëve dhe infermierëve krijon shërbim shëndetësor dinjitoz!

    Berisha: Dyfishimi i rrogave të mjekëve dhe infermierëve krijon shërbim shëndetësor dinjitoz!Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së prezantimit të kandidatëve për deputetë të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Berat, lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se do të ketë dyfishim të rrogave për mjekët dhe infermierët.

    Berisha tha se, me rritjen e pagave do të ketë dhe shërbim shëndetësor dinjitoz për shqiptarët, padiskutim që do të dyfishohen rrogat e mjekëve dhe të infermierëve.

    “Edi Rama përzuri pronarin e një televizioni të vogël, i cili ishte i lirë, i pavarur. Shqiptarët u gjobitën për shkak të tij, 110 mln euro. Vet udhëton me avion taksi në dispozicion. 21 mln euro, 140 udhëtime në 2 vite, në një kohë kur presidenti i SHBA-ve ka bërë 74 udhëtime.

    Bileta stadiumesh, 28 mijë euro. Dhurata fabuloze, 50 mijë euro. Po shkëputesh nga njerëzit kështu, njerëzit ose të duken miza, ose thua: këta nuk ekzistojnë fare. Se ndryshe nuk ka mundësi, se si të pranosh ti pensionin e tyre mesatar 170 euro. Pale minimale që është 100, 120.

    Ndaj dhe miq, filozofia jonë është shumë e thjeshtë: T’ua kthejmë paratë ju!

    Këtu e nisim. Paratë që marrim nga ju, do ua kthejmë ju të parëve!

    Nuk ka Shqipëri madhështore me njerëz në mjerim. Por nuk ka Shqipëri madhështore me arsim në rënie katastrofale. Nuk e themi ne këtë. Këto 12 vite në provën e cilësisë që bën organizata e vendeve të zhvilluara OECD, Shqipëria nga ngjitje vertikale që pati në vitet 2006-2013, pësoi rënien vertikale më të madhe në botë 8 vitet e fundit. E shkatërroi arsimin. E politizoi në shkallë ekstreme. I denigroi mësuesit, i varfëroi ata, i politizoi ai. Por, pa arsim madhështor nuk ka Shqipëri madhështore, ta kemi të qartë. Kurrë!

    Ndaj dhe, i garantoj mësuesit, prindërit, nxënësit, se modernizimi i arsimit do të jetë objektivi ynë madhor. Dyfishimi i buxhetit. Rroga e mësuesit do të ejtë 1500 euro dhe do të vazhdojë rritjen.

    Arsimi nuk do të ketë shkurtime në personel. Jo, përkundrazi. Do zvogëlohet numri i nxënësve në klasa. Digjitalizimi i sistemit të plotë arsimor dhe aplikimi i teknologjive të reja.

    Mesatarja për në universitete, hiqet. Tarifat, të cilat janë sot për universitetet ndër më të lartat në Europë, shkojnë drejt reduktimit në tarifa simbolike, ose hiqen fare.

    Në këtë mënyrë, ne ringremë arsimin në Shqipëri. Pa shëndetësi moderne, pa shërbim shëndetësor nuk ka Shqipëri madhështore.

    Ndaj dhe ne, kemi vendosur, dhe ju premtoj sot ju këtu, se lista e barnave të rimbursueshme do të jetë pikë për pikë si ajo e republikës italiane.. 100% e rimbursueshme. Ju garantoj, se do të dyfishohet buxheti për shëndetësinë.

    Miq, një kryeministër që është kryetar qeverie deklaron se, atje në Onkologjik janë kryer krime kundër njerëzimit, dhe vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë, mund t’i vësh çdo epitet. Por ajo që është e vërtetë është kjo. Përgjegjës për ato krime kundër njerëzimit është ai, dhe është e vërtetë që aty janë kryer krime kundër njerëzimit. Se aty njerëzit kanë vdekur, jo nga sëmundjet, por nga mungesa e ilaçeve, nga mungesa e mjekimit, dhe vdesin.

    Pra, padiskutim që do të dyfishohen rrogat e mjekëve dhe të infermierëve.

    A e dini ju që, sot ne në vitin 2013 kishim 1.5 gjer 2 herë mjek më pak se mesatarja e BE. Sot, kemi 4 herë më pak se mesatarja e BE. Po kështu, edhe infermierë.

    Dyfishimi i rrogave dhe pensioneve të mjekëve dhe infermierëve është kushti i të gjitha kushteve për një shërbim shëndetësor dinjitoz për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Berisha.

  • Mjekët shqiptarë në Britani ndajnë ekspertizën me studentët në Ballkan

    Mjekët shqiptarë në Britani ndajnë ekspertizën me studentët në Ballkan

    Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar (UKAMS), në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Londër dhe me mbështetjen e ALSA UK, organizon më 10 maj 2025 një mini-konferencë me fokus shkëmbimin e dijes dhe eksperiencës mes profesionistëve të mjekësisë dhe studentëve shqiptarë.Eventi, që do të zhvillohet në format hibrid – fizikisht në Londër dhe njëkohësisht virtualisht nëpërmjet platformës Zoom – ka për qëllim forcimin e lidhjes profesionale dhe akademike mes mjekëve shqiptarë që punojnë në Britani dhe brezave të rinj në fushën e mjekësisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.Programi i ditës parashikon një seancë takimi dhe rrjetëzimi në orën 12:00 (sipas orës lokale në Londër), ndërsa sesionet akademike do të zhvillohen nga ora 13:00 deri në 16:00 (në Londër), respektivisht 14:00 – 17:00 në Tiranë.Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë, të cilët do të ndajnë përvoja praktike dhe njohuri të avancuara, me synimin për të frymëzuar dhe orientuar studentët shqiptarë drejt standardeve më të larta ndërkombëtare.Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, të interesuarit mund të regjistrohen përmes këtij linku: https://lnkd.in/dbNuums2, ku do të marrin dhe detajet për lidhjen në Zoom dhe vendndodhjen fizike të aktivitetit në Londër.Ky aktivitet vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar rrjetin profesional të diasporës shqiptare dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me vendet e origjinës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar (UKAMS), në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Londër dhe me mbështetjen e ALSA UK, organizon më 10 maj 2025 një mini-konferencë me fokus shkëmbimin e dijes dhe eksperiencës mes profesionistëve të mjekësisë dhe studentëve shqiptarë.Eventi, që do të zhvillohet në format hibrid – fizikisht në Londër dhe njëkohësisht virtualisht nëpërmjet platformës Zoom – ka për qëllim forcimin e lidhjes profesionale dhe akademike mes mjekëve shqiptarë që punojnë në Britani dhe brezave të rinj në fushën e mjekësisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.Programi i ditës parashikon një seancë takimi dhe rrjetëzimi në orën 12:00 (sipas orës lokale në Londër), ndërsa sesionet akademike do të zhvillohen nga ora 13:00 deri në 16:00 (në Londër), respektivisht 14:00 – 17:00 në Tiranë.Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë, të cilët do të ndajnë përvoja praktike dhe njohuri të avancuara, me synimin për të frymëzuar dhe orientuar studentët shqiptarë drejt standardeve më të larta ndërkombëtare.Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, të interesuarit mund të regjistrohen përmes këtij linku: https://lnkd.in/dbNuums2, ku do të marrin dhe detajet për lidhjen në Zoom dhe vendndodhjen fizike të aktivitetit në Londër.Ky aktivitet vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar rrjetin profesional të diasporës shqiptare dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me vendet e origjinës.

  • Dyshonte për simptoma të shtatzënisë, por shtangu nga diagnoza që i dhanë mjekët

    Dyshonte për simptoma të shtatzënisë, por shtangu nga diagnoza që i dhanë mjekët

    Një 31-vjeçare shtatzënë në Merseyside ka mbetur e shtangur nga një përgjigje befasuese që i ka ardhur prej mjekëve, pasi zbuloi se kishte vetëm 1 vit jetë. Dyshimet e saj u ngritën fillimisht mbi simptoma të mundshme të shtatzënisë, por rezultatet e tronditën atë, teksa mësoi se kishte një tumor në tru.
    Laura Mahon rrëfeu momentet e para ku ndjeu se diçka nuk po shkonte në gjysmën e rrugëtimit të saj të shtatzanisë, kur pa që nuk mund t’i lëvizte gishtat e këmbës, duke kërkuar ndërhyrjen e mjekëve për të mësuar mbi të vërtetën.
    Për pasojë, ajo mbeti mes dy zgjedhjeve; ose të vazhdonte shtatzëninë e saj duke rrezikuar veten, ose të niste një trajtim që mund t’i kushtonte jetën foshnjes së saj ende të palindur.

    “Më informuan se kam një tumor në tru, që ata e quajnë glioma. Ndoshta kam vetëm një vit jetë për të jetuar. U ndjeva zemërthyer dhe e shqetësuar për veten time. Pasi mbaruam vizitën, shkuam në shtëpi dhe vetëm qaja së bashku me bashkëshortin tim”, tregoi e prekur 31 vjeçarja.
    Çifti vendosi të presë, me shpresën se gjendja e Laurës do të përmirësohej, por vunë re se tumori po bëhej më agresiv duke ndërhyrë menjëherë.
    “Kanceri po përhapej. Humba ndjeshmërinë në krahun tim të djathtë dhe lëvizshmërinë e këmbës. U përballa me vështirësi në ecje, ishte kaq e tmerrshme. S’kisha asgjë në kontroll dhe s’mund të bëja asgjë as për fëmijën tim që të ndihej i sigurt”, shtoi më tej Laura Mahon.

    Në javën e 30-të, mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje urgjente cezariane me anestezi të përgjithshme për të shpëtuar jetët e të dyve dhe për t’i ofruar më shumë siguri.

  • “Ligji është një për të gjithë”/ Vrasja e mjekëve në Gaza, SHBA nuk mbron Izraelin? 

    “Ligji është një për të gjithë”/ Vrasja e mjekëve në Gaza, SHBA nuk mbron Izraelin? 

    SHBA-ja deklaroi se pret që “të gjitha palët në terren” në Gaza të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar, edhe pse nuk konfirmoi nëse është duke kryer një verifikim të sajin lidhur me vrasjen e 15 mjekëve, punonjësve të mbrojtjes civile dhe një zyrtar të OKB-së nga ushtria e shtetit hebre.

    Trupat e tyre të pajetë u gjetën në një varr masiv, të mbuluar me rërë. E pyetur për vrasjet, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce insistoi se:
    “Çdo gjë që ndodh në Gaza po ndodh për shkak të Hamasit”.Agjencia humanitare e OKB-së deklaroi se pesë ambulanca, një makinë zjarrfikëse dhe një automjet i OKB-së u goditën ne 23 mars dhe se 15 trupa, përfshirë ndihmësmjekë që ende kishin uniformat në trup, ishin mbledhur dhe varrosur së bashku. Lidhje ndërkombëtar humanitar ndalon shënjestrimin e civilëve në raste konflikti, e mbi të gjitha, bën thirrje për mbrojtje të vecantë për personelin mjekësor.
    SHBA, furnizuesi më i madh i armëve i Izraelit, është gjithashtu e detyruar nga ligjet e veta që t`ua ndalojë përdorimin e armëve të saj ushtrive të huaja të cilat shkelin ligjin humanitar. Jonathan Whittall, kreu i agjencisë humanitare të OKB-së në Gaza, tha se varri masiv ishte “shënjuar” me një dritë emergjence nga një prej ambulancave të goditura në sulm.
    “Është një tmerr absolut ajo që ka ndodhur këtu,” tha ai në platformën X, duke shtuar se “punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk duhet të jenë kurrë një objektiv”.
    Izraeli e rinisi fushatën e tij ajrore dhe tokësore në Gaza më 18 mars pas një ngecjeje të negociatave mbi një marrëveshje më të gjerë armëpushimi me Hamasin dhe që prej atëherë ka përshkallëzuar jo vetëm aksionet e tij në terren, por edhe thirrjet për zbrazjen e enklavës.

    Top Channel

  • Varr masiv në Gaza, gjenden trupat e 8 mjekëve e disa punonjësve humanitarë

    Varr masiv në Gaza, gjenden trupat e 8 mjekëve e disa punonjësve humanitarë

    Trupat e disa punonjësish të ndihmës janë gjendur në Gazën jugore në atë që Kombet e Bashkuara e përshkruan si një “varr masiv”, të mbuluar me rërë.

    Punonjësit qene zhdukur javën e kaluar në mesin e një sulmi izraelit në enklavë. Tetë nga 14 trupat e zbuluar në Rafah u identifikuan si anëtarë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), pesë si pjesëtarë të mbrojtjes civile dhe një si punonjës i OKB-së. Një trup i pajetë i 15-të u gjend më vonë. PRCS thotë se përveç 8 mjekëve të vrarë, një i 9-të rezulton ende i zhdukur. Pesë ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse të dërguara në zonën al-Hashashin më 23 mars se bashku me një automjet të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar personat e plagosur, u goditën teksa forcat izraelite avanconin drejt Rafah-së.
    Një zyrtar i OKB-së foli për një masakër të vërtetë, duke thënë se skena në vendngjarje ishte ajo e një “shkatërrimi total”. Ushtria izraelite pretendon se forcat e saj hapën zjarr ndaj disa automjeteve të cilat po “përparonin në mënyrë të dyshimtë” pa fenerë apo sinjale emergjence, dhe insiston se në mesin e viktimave janë një operativ i Hamasit dhe “tetë terroristë të tjerë”. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq tha në një deklaratë se tetë trupat e mjekëve të PRCS u morën “pas shtatë ditësh heshtjeje dhe pas një mohimi të qasjes në zonën e Rafahut ku ata ishin parë për herë të fundit”.
    “Kjo masakër e ekipit tonë është një tragjedi jo vetëm për ne të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, por edhe për punën humanitare dhe njerëzimin,” tha PCRS, e cila e cilësoi shënjestrimin e mjekëve si “një krim lufte” të dënueshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

    Top Channel

  • “Kemi shtuar listën e barnave të rimbursueshme”, Rama: Është rritur buxheti për shëndetësinë dhe pagat për uniformat e bardha

    “Kemi shtuar listën e barnave të rimbursueshme”, Rama: Është rritur buxheti për shëndetësinë dhe pagat për uniformat e bardha

    Gjatë fjalës së tij në shpalosjen e programit të PS për zgjedhjet parlamentare, kreu i qeverisë, Edi Rama foli për sektorin e shëndetësisë.

    Ai theksoi se është shtuar lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa shtoi se është rritur buxheti për shëndetësinë.
    “Kur morëm detyrën, ne buxheti i shëndetësisë ishte vetëm 250 milionë euro total, sot është 760 milionë euro. Duke përllogaritur dhe buxhetin për mbështetjen sociale, i cili u dyfishua nga 130 në 260 milionë euro, shëndetësia dhe mbrojtja sociale marrin sot, që flasim në 2025, 1 miliardë euro nga buxheti i shtetit.Ne kemi ndërtuar ose rindërtuar nga e para, 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, që nuk ishin më asgjë tjetër përveç hija e vetvetes.
    Në Shqipërinë 2030 që të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat do të jenë plotësisht të rindërtuara, ato që janë akoma në proces.
    Jemi qeveria e parë, shumë e rëndësishme, e parë qysh nga 1990, që kemi ndërtuar spitale të reja dhe nuk kemi ndërtuar 1 e 2, 53 spitale, 10 nga të cilat nuk ekzistonin fare, 43 janë shembur komplet dhe janë rindërtuar nga e para. Pa folur për pajisjet që janë totalisht të reja dhe pa folur edhe për uniformat e mjekëve që janë totalisht ndryshe sot nga ç’ishin gjithçka 53. Dhe mjafton të shikoni në çdo qark, duhet ta shikoni historikun e spitaleve, kur janë ndërtuar dhe kur janë investuar për herë të fundit përpara se sa të vinim në një qeveri dhe do shikoni çudira. Spitali i Korçës, që është tani gati lidhja e kontratës, fillimi i punës ka 100 vjet spitale të tjerë në vitet 50, vitet 60, vitet 70.
    Gjatë mandatit të katërt, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila sot është transformuar thelbësisht në 90% të saj, e cila sot ka fituar respekt dhe e cila sot është gati për të bërë hapin tjetër, do ta bëj hapin tjetër duke krijuar një sinergji me disa nga qendrat më të mira të botës.
    E kemi nisur me Qendrën Spitalore Universitare SHEBA të Izraelit e rankuara e 9 në botë, që ka marrë drejtimin e Onkologjikut dhe që ka filluar një punë intensive edhe sot që flasim mjekët tanë, një numër i konsiderueshëm mjekësh janë atje në një trajnim intensiv për ta kthyer Onkologjikun nga një vend ku patëm një krizë, e cila na lëndoi të tërëve në një pikë referimi për të qenë krenar. Dhe në ndërkohë jemi në diskutime edhe me dy qendra të tjera dhe parashikojmë shumë shpejt që të kemi partnerët e duhur në mënyrë që Qendra Spitalore Universitare dëgjojeni me vëmendje të jetë pika ku shqiptarët që nisen jashtë vendit për të marrë një shërbim spitalor, mos kenë nevojë, mjafton të shkojnë atje. Dhe të jetë një qendër që në Shqipëri e 2030 do të jetë prestigj ndërkombëtar i Shqipërisë për shërbimin shëndetësor.
    Nga viti kur ne morëm detyrën, edhe sot çmimet e barnave janë ulur me 30% dhe i kërkova të sjellin ca barna konkretë që janë sot në treg dhe që ishin në treg dhe janë ulur, pse? Sepse ne kemi bërë një politikë, siç qemë zotuar, dhe në atë politikë të heqjes së TVSH-së mbi barnat edhe të disa ndërhyrjeve të tjera, ne kemi realizuar këtë ulje. Dhe nga ana tjetër, ne e kemi dyfishuar fondin për barna të rimbursueshme dhe e kemi shtuar me 200 medikamente listën e barna të rimbursueshme dhe tani, kujt ju thotë se do t’jua thonë në çdo rrugë, do t’jua thonë në çdo rrugë çështjen e pensionistëve në raport me barnat, duhet t’i thoni që janë 210 mijë pensionistë në regjistra, që përfitojnë 100%. 100%, jo 99, barna të rimbursueshme, ndërsa 600 mijë qytetarë që i kemi të bartur në problematikën e madhe të mungesës së sigurimeve, vazhdojnë të marrin shërbimin falas, edhe pse nuk kanë paguar ndër vite sigurime shëndetësore.Po paga e mjekëve.Kur ne morëm detyrën, paga e mjekëve ishte 490 euro, në vitin 2024, kjo është paga e mjekëve mesatarja. Flet vetë apo jo?
    Ndërkohë, në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të shkojë të prekë tavanin 2000 eurove.
    Vijmë tek paga e infermierëve, edhe ajo 280 euro në 2013, 850 euro sot është trefishi dhe mos harroj në të gjitha këto paga në të gjitha këto paga ka një ndryshim të madh. Sepse nuk kanë të gjitha pagat nën 1 mijë euro. pagat e infermiereve për shembull nuk kanë barrën që kishin. Infermierët në 280 euro, 10% ia jepnin kënetës. Infermierët në 850 euro paguajnë më pak sesa 10% nga paga e tyre si tatim. Po urgjenca mjekësore, çfarë urgjencë mjekësore kishte Shqipëria kur ne morëm detyrë? Figuronin 100 autoambulanca inventarë, pjesa dërrmuese e 100 autoambulancave faktikisht kishte vite e vite pa lëvizur, ndryshkur, një rrotë dalë anash, një rrotë mbi çati. Gjatë kësaj periudhe kemi krijuar një flotë me 320 ambulanca të reja totalisht të mirë pajisura, por kemi ngritur edhe një Urgjencë Kombëtare shembullore standard evropiane, duke shkurtuar kohën e mbërritjes në jo më shumë se pesëmbëdhjetë minuta dhe gjithë thirrjet përfundojnë menjëherë në veshin e Urgjencës, jo si dikur që ti merrje në telefon dhe ishe gjithmonë i zënë numri, sepse telefoni varej mbi atë kaçurrelin e zi, ndërkohë që ai që duhet ta kapte, gërhiste dhe çdo thirrje, jo vetëm që merret, jo vetëm që merr reagimin, por është e regjistruar dhe është regjistruar po ashtu edhe kur u nis autoambulanca dhe kur arriti.
    Ju kujtohet historia skandaloze e Pogradecit, kur u tha për autoambulancën, një gënjeshtër shumë e madhe që u propagandua me të gjitha daullet e kënetës dhe këtyre moçalishteve të vogla, që vonesa ishte 40 e ca minuta, dhe kompjuteri i sistemit të Urgjencës Kombëtare tregoi shumë qartë që autoambulanca kishte arritur për vetëm shtatë minuta.
    Programi i Check-up, aq sa ka qenë i mallkuar dhe i baltosur nga të mallkuarit që jetojnë në llumin e baltës së kënetës, aq ka qenë dhe i dëshiruar dhe i lëvduar nga gjithë ai popull që ka përfituar dhe kërkesës për të vazhduar ta ofrojmë duke rritur edhe kufirin e moshës për përfituesit, që na vjen shumë nga pensionistët, ne në mandatin e katërt do t’i përgjigjemi pozitivisht.“, u shpreh ai.

    Top Channel

  • “Shqipëria 2030”, Edi Rama: Paga e mësuesve do të shkojë 1250 euro, e mjekëve 2000

    “Shqipëria 2030”, Edi Rama: Paga e mësuesve do të shkojë 1250 euro, e mjekëve 2000

    Kryeministri Edi Rama, prezantoi këtë të shtunë programin ekonomik të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Një vend të rëndësishëm në ofertën e socialistëve zuri paga dhe pensionet. Fillimisht, Rama prezantoi rritjen e pagës minimale në vitin 2026, e cila do të shkojë në 500 euro.
    Më pas, shefi i qeverisë u ndal edhe tek pagat e kategorive specifike në sektorin publik.
    Rama theksoi se paga e mësuesve brenda vitit 2030 do të shkojë në 1250 euro, nga 950 euro që është aktualisht.
    “Paga mesatare e mësuesve. Paga mesatare e mësuesve është dyfishuar krahasuar me kohën kur ne e morëm detyrën. Ishte 420 euro në vitin 2013 dhe sot është 950 euro. Ndërkohë që në Shqipërinë 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro”.
    Gjithashtu, ai premtoi se brenda mandatit të katërt, do të realizohet programi i ushqimit në shkolla, si dhe programi “After School”.

    “Brenda mandatit të katërt, çdo bashki qendër qarku do të nisë programin e ushqimit në shkolla dhe do të nisë po ashtu një program i ri pas shkollor, programi After School, i cili është një hap më tutje mbi bazën e shkollës qendër komunitare, sepse aty ku do të jetë ushqimi, do të jetë edhe mundësia që prindërit të mos shqetësohen për të marrë fëmijët nga shkolla, duke lënë punën, apo për të marrë vesh se ku po shkon fëmija pasi del nga ora e mësimit. Po do të kemi qartësi për një hark qëndrimi në shkollë që do të zgjasë shumë përtej orës së mësimit”, tha Rama.
    Rama premtoi dhe rritje të pagave për mjekët, të cilat pritet të shkojnë në 2000 euro brenda vitit 2030.
    “Paga e mjekëve ishte 490 euro, në 2024 mesatarja e pagës së mjekëve është 1670 euro. Në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të shkojë 2000 euro”.
    Sa i takon Prodhimit të Brendshëm Bruto, kryeministri tha: “Kur morëm detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot është 25 miliardë euro. E kemi rritur Prodhimin e Përgjithshëm dy herë e gjysmë. Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh”, tha Rama.