Tag: mjekëve

  • Ishte e shkruar! Doktori i tha të ikte me makinën që i mori jetën, kështu ndodhi tragjedia e Diogo Jotës

    Ishte e shkruar! Doktori i tha të ikte me makinën që i mori jetën, kështu ndodhi tragjedia e Diogo Jotës

    Fatit tënd nuk i shpëton dot, në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë. Mund të jetë një fund i trishtë ose një proces normal natyror, por në të gjitha rastet, fati duket të jetë i shkruar dhe e pamundur që ta ndryshosh atë. Në mëngjesin e sotëm, të gjithë u ngritën dhe mësuan lajmin e trishtë nga bota e futbollit, Diogo Jota, kishte ndërruar jetë. Lojtari që ne ishim mësuar ta shihnim në Premier League, duke i shënuar shumë ekipeve të njohura në botën e futbollit me fanellën e Liverpulit, tani jo vetëm që nuk do ta shohim më në fushën e blertë, por nuk do të shihet më as nga familjarët e tij në jetën e përditshme, Diogo Jota ndërroi jetë.
    Dhimbja shtohet akoma më shumë për familjen e tij të re, pasi vetëm dy javë më parë Diogo Jota ishte martuar dhe kishte tre fëmijë. Të gjithë e përshkruanin si një njeri besnik dhe me virtyte të larta. Në fakt, kjo ndodh gjithmonë kur dikush ndërron jetë por fakti që Diogo Jota u martua me femrën që e kishte të dashur që nga fëmijëria e tij vërteton edhe njëherë tjetër besnikërinë e tij, se nuk ishin thjesht nga ato rastet kur fjalët e mira dalin gjithmonë pasi ke ndërruar jetë.?Fundi ishte tragjik, shumë tragjik. Në një udhëtim së bashku me vëllain e tij 26-vjeçar, Lamburghini i tyre u përfshi nga flakët. Në një moment, vëllezërit tentuan një parakalim, goma e makinës plasi dhe të dy ndërruan jetë në vend. Madje ishte e pamundur që trupat e tyre të njiheshin, u desh targa e makinës për të identifikuar personat që ndodheshin në të, duke shtuar akoma më shumë dhimbjen e familjarëve për një fund të tillë të pamerituar.
    Por fatit nuk i shpëton dot askush. Mënyra sesi ndodhi tragjedia e Diogo Jotës është për një film horror, dramatik. Lojtari kishte shkuar në vendlindje për t’u martuar dhe kishte bërë një operim në mushkri. Gjendja e tij ishte e mirë, operimi nuk ishte serioz, por mjekët i kishin dhënë një këshillë, që rezultoi fatale për të.
    Ata i thanë Diogo Jotës që të mos merrte avionin për të fluturuar si normalisht, sic e kishte planifikuar vetë futbollisti. Ata i këshilluan futbollistit që të ikte me traget për në Angli dhe jo me avion. Kështu veproi edhe Jota që së bashku me vëllain u nisën për në Santader për të kapur një traget drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe pastaj do të vazhdonin sërish me makinën e tyre. Por ishte pikërisht kjo këshillë e mjekëve që bëri që Diogo Jota të gjendej në vendin e tragjedisë së tij. Në një rast tjetër, një tjetër person ndoshta mund të kishte dalë edhe kundër fjalës së mjekëve për të zgjedhur fluturimin, por me disiplinën dhe duke parë faktin që është një futbollist dhe kjo do t’i sillte probleme edhe me klubin e tij, Diogo Jota zgjodhi që të ishte strikt në këshillën e mjekëve duke shkuar në rrugën e fundit të jetës. /Sport Ekspres/

  • Mashtrimi me mjekët/ Manipulim me inteligjencën artificiale, përdoret imazhi i doktorëve të njohur

    Mashtrimi me mjekët/ Manipulim me inteligjencën artificiale, përdoret imazhi i doktorëve të njohur

    Përdorimi i imazheve të mjekëve të njohur, duke u vendosur zëri nëpërmjet inteligjencës artificiale për reklamime të ndryshme, ka bërë që shumë pacientë të bien pre e mashtrimeve.

    Kjo situatë ka alarmuar mjekë dhe shoqatat e tyre, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
    Së fundmi, duke përfituar nga popullariteti i tij në rrjetet sociale, ka qarkulluar në mënyrë abuzive një video e montuar e Dr. Skënder Bratajt.
    Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, tha se policia mund të ndërhyjë vetëm në rast të denoncimeve.
    Kreu i Urdhrit të Mjekut, Dr. Dritan Trepçe, kërkoi që të përforcohet legjislacioni për reklamimin mashtrues në fushën e shëndetësisë, si dhe të kriminalizohet përdorimi pa leje i imazhit, zërit apo deklaratave të mjekëve profesionistë për qëllime mashtruese.
    Nga ana tjetër, z. Trepçe vuri theksin edhe te nevoja për edukimin qytetar dhe luftimin e analfabetizmit shëndetësor.

    Top Channel

  • Apeli i mjekëve për skuterat: Shtohen aksidentet, ligje dhe patentë për përdorimin e tyre

    Apeli i mjekëve për skuterat: Shtohen aksidentet, ligje dhe patentë për përdorimin e tyre

    Njëri në gjendje kritike e dy të tjerët jashtë rrezikut, por me trauma në gjymtyrë. Ngjarja e rëndë në zemër të Tiranës, ku tre të mitur po lëviznin të shkujdesur me monopatina dhe një drejtues automjeti po përpiqej të shmangte semaforin e kuq, është një tjetër sinjal i fortë përballë institucioneve të përgjumura ndaj asaj që çdo ditë na shohin sytë rreth nesh.
    Vitet e fundit, mjekët në Shqipëri kanë apeluar në mënyrë të përsëritur për rregullimin me ligj të përdorimit të skuterave elektrikë në rrugë, pasi aksidentet janë në rritje të vazhdueshme, shkruan A2 CNN.
    Kirurgu ortoped Ilir Hasmuça tregon për dëmtimet dhe traumat që shkakton një aksident me monopatinë. Sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, fëmijët dhe adoleshentët duhet të ndalohen të lëvizin me monopatina, ndërsa apelojnë fort për hartimin e rregullave të qarta mbi përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë.
    Duke iu referuar përvojave të vendeve europiane, mjekët propozojnë që drejtuesit e monopatinave të kenë patentë për këto mjete motorike dhe të respektojnë të gjitha masat e sigurisë.
    Nga Spitali i Traumës, çdo ditë raportohen 2 deri në 3 raste aksidentesh të shkaktuara nga skuterat elektrikë në rrugë, ku fatkeqësisht nuk kanë munguar as humbjet e jetës.

  • Shkoi për të rregulluar dhëmbët/ Ndërhyrja e gabuar e mjekëve dhe pasojat në shëndetin e pacientes

    Shkoi për të rregulluar dhëmbët/ Ndërhyrja e gabuar e mjekëve dhe pasojat në shëndetin e pacientes

    Elvisa, një zonjë nga Durrësi e rezidente prej vitesh në Itali, erdhi në vendlindje rreth një vit më parë për një kontroll rutinë dentar te dentisti i familjes së saj — një profesionist ku ajo ishte paciente prej dy dekadash. Ajo nuk kishte imagjinuar se çfarë do të pasonte më vonë.

    Pas kontrollit, mjeku i tregoi për dy problematika në gojën e saj dhe shpjegoi se terapia do të zgjaste rreth një vit. Por, për shkak të angazhimeve si infermiere me turne në spitalin ku punon në Itali, Elvisa nuk do të mund të ishte vazhdimisht në Durrës për ndjekjen e trajtimit.

    Në majin e vitit të kaluar, Elvisa merr një mesazh nga dentisti i saj ku njoftohet për orarin e takimit të nesërm — por mësoi gjithashtu se procedura nuk do të vazhdohej prej tij, por do t’i delegohej bashkëshortes së tij, një mjeke tjetër.

    Nga kjo pikë nisën problemet. Asnjëherë nuk i dha sqarim për ndërhyrjet, ndërsa gjendja e saj jo vetëm që nuk u përmirësua, por u përkeqësua, duke ndikuar jo vetëm në pamjen estetike, por edhe në funksionimin e dhëmbëve.

    Disa ditë më vonë, Elvisa kërkon sqarime në klinikë, por pa sukses. E shqetësuar, ajo u drejtohet një klinike tjetër në Itali, ku situata u rëndua edhe më tej — mjekja e atjeshme nuk pranonte se gabime ishin bërë, e as nuk sugjeronte ndonjë zgjidhje.

    Edhe përpjekjet e Elisa-s për të kontaktuar klinikën në Shqipëri për të marrë përgjigje për gjendjen e saj janë hasur me indiferencë dhe përgjigje të ftohta, shpesh duke i thënë se janë të zënë dhe nuk mund t’i përgjigjen.

    Komunikimi mes saj dhe klinikës u rikthye vetëm për të kërkuar pagesën prej 2250 eurosh — pa u marrë parasysh dëmet që i ishin shkaktuar.

    Përtej dëmit fizik, kjo përvojë i shkaktoi Elisa-s edhe një dëmtim të rëndë psikologjik.

    Për të marrë një opinion profesional mbi punën e këtyre dy mjekëve stomatologë, emisioni “Piranjat” tentoi të kontaktojë specialistë, por askush nuk pranoi të flasë hapur, duke i mbrojtur kolegët.

    Vetëm një mjeke stomatologe, që pranoi të intervistohej anonim, sqaroi se procedura e ndjekur nga dentisti shqiptar ishte e gabuar dhe sipas raportit të mjekëve italianë, intervenimi i ka shkaktuar pacientes probleme serioze.

    Në takimin e fundit me mjekët në Shqipëri, asnjë zgjidhje nuk i u dha Elvisës, e cila u përcoll nga klinika pa shpjegime.

    Kur u kontaktua për t’u sqaruar mbi situatën, doktori titullar i klinikës refuzoi të përgjigjej për problemet dhe u mbylli telefonin me kërkesën e vetëm për takim, pa pranuar përgjegjësinë.

    Elvisa vendosi të ndjekë çështjen në rrugë ligjore për dëmshpërblim dhe drejtësi.

  • Bashkëpunim Itali-Shqipëri në shëndetësi/ Rama: Specializime për mjekët e rinj

    Bashkëpunim Itali-Shqipëri në shëndetësi/ Rama: Specializime për mjekët e rinj

    “Teknikat më të avancuara të onkogjinekologjisë do të adaptohen në protokollet shëndetësore të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.
    Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama, ku ndër të tjera shtoi se këto teknika vijnë si rrjedhojë e një partneriteti të mjekëve shqiptarë dhe stafit të Spitalit Universitar “Filippo del Ponte” Varese në Milano.
    Në këtë postim kryeministri njoftoi se ky bashkëpunim do të sjellë edhe specializime të vazhdueshme të mjekëve të rinj, të cilët do të përfitojnë nga eksperienca e profesionistëve italianë.
    Në këtë mënyrë, sipas Ramës do të përmirësohet edhe më shumë trajtimi shëndetësor i pacientëve me diagnoza të ndryshme.
    “Teknikat më të avancuara të  onkogjinekologjisë do të adaptohen në protokollet shëndetësore të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, një partneritet i mjekëve shqiptarë dhe stafit të Spitalit Universitar “Filippo del Ponte” Varese në Milano, që do të vijojë më tej edhe me specializime të vazhdueshme të mjekëve të rinj, të cilët do të përfitojnë nga eksperienca e profesionistëve italianë, duke përmirësuar edhe më shumë trajtimin shëndetësor të pacientëve me diagnoza të ndryshme“, shkruan Rama.

     

  • Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

    Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

    Mjekët

    KOSOVË- Pa përfunduar ende studimet, Shpresa nga Prishtina i ka siguruar pesë oferta pune – në Gjermani dhe në Zvicër. Pas qershorit, kur përfundon studimet për infermieri në një nga kolegjet private në Kosovë, ajo do të pajiset me licencë dhe më pas do të nisë rrugëtimin jashtë vendit. Punëdhënësit nga të cilët ka marrë ofertat janë duke pritur vetëm konfirmimin e saj, si dhe datën se kur do të fillojë punën.
    “Pas shtatë apo tetë muajsh do të jem atje”, thotë Shpresa, identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë.
    Pagat e ofruara, sipas saj, janë shumë më të larta sesa paga maksimale prej rreth 840 eurosh bruto që një infermiere mund ta marrë në Kosovë.
    “Kryesisht janë nga 3.600 deri në 3.800 euro [bruto] për një person. Nga ato zbriten taksat që ndal shteti, dhe mbeten diku rreth 2.600 deri në 2.700 euro [neto]”, thekson Shpresa.
    Por, nuk është vetëm paga ajo që e motivon të shpërngulet jashtë Kosovës. Ajo nuk dëshiron të përballet me përvojat e këqija, nëpër të cilat, sipas saj, kanë kaluar kolegët gjatë konkurseve për punë.
    “Fatkeqësisht, gjërat në Kosovë shkojnë me të njohur [nepotizëm]. Nuk e kam askënd të njohur. Kështu që, për mua, më primare është të shkoj në vende të huaja, sesa të rri në Kosovë. Atje, diploma e kolegjit të njihet, të mirëpresin tamam si infermiere, dhe atje nuk ke nevojë të shikosh se kë ke nënë, babë, apo kë ke të njohur”, u shpreh Shpresa.
    Ajo nuk është e vetmja që po synon vendet e Bashkimit Evropian. Trendi i largimit të personelit shëndetësor nga Kosova drejt vendeve perëndimore, i cili është shënuar tash e disa vite, po vazhdon edhe më tej, thonë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës. Në rast se ky trend nuk frenohet, sipas kryetares së kësaj federate, Tevide Imeri, vendi rrezikon të mbetet pa mjekë dhe pa infermierë të profileve të ndryshme.
    “E çuditshme dhe absurde është që Kosova po prodhon punëtorë shëndetësorë, sikur ata të jenë ‘ushqim’ për ta eksportuar. Institucionet [arsimore] private dhe ato publike janë duke prodhuar kuadro për t’i shitur”, thekson Imeri.
    Sipas të dhënave të Federatës, por edhe të Odës së Mjekëve të Kosovës, nga viti 2018 e deri më tash, nga vendi janë larguar rreth 850 mjekë, shumica prej të cilëve kanë ikur drejt vendeve perëndimore për arsye punësimi.
    Për të njëjtat arsye, sipas tyre, nga Kosova largohen brenda vitit mbi 300 infermierë, për të punuar kryesisht në Gjermani, por edhe në vende të tjera evropiane.
    Një hulumtim i Institutit për Studime të Avancuara – GAP, në Prishtinë, i publikuar në tetor të vitit të kaluar, i cili bën krahasimin e punësimit në Gjermani dhe Kosovë, si dhe sektorët dhe pagat sipas fuqisë blerëse, tregon se gjatë viteve 2019 deri më 2023, në sektorin e shëndetësisë në Gjermani janë punësuar gjithsej 9.416 qytetarë të Kosovës.
    Ndërkaq, gjatë së njëjtës periudhë, i njëjti sektor në Kosovë ka pasur të punësuar 14.786 persona.
    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë periudhës së viteve 2018-2022, certifikatën e pastërtisë profesionale nga Oda e kanë marrë rreth 700 mjekë.
    Kjo certifikatë, sipas tij, është e domosdoshme për punësim, sidomos në Gjermani. Trendi i largimit të mjekëve nga Kosova, thotë ai, ka vijuar edhe në vitet që pasuan e deri më sot.
    “Në vitin aktual janë 31 [mjekë të larguar], deri më tani. Llogaritet që rreth 90 për qind të atyre që kanë marrë certifikata, kanë shkuar. Ne kemi rreth 850 mjekë që janë larguar nga Kosova. Në përgjithësi, nëse kalkulojmë me ata që përfundojnë Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, Tiranë dhe Tetovë, ne kemi afërsisht gjashtë gjenerata të humbura”, thotë Sejdiu.
    Sistemi shëndetësor publik në Kosovë kryesisht furnizohet me kuadro mjekësh që dalin nga tri universitete: ai i Prishtinës, i Tiranës dhe i Tetovës.
    Ata duhet të jenë kuadro që ripërtërijnë kampusin e mjekëve të sistemit shëndetësor publik të Kosovës.
    Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës, sipas Sejdiut, tregojnë se vitin e kaluar nga këto tri universitete, në tregun e punës në Kosovë kanë hyrë rreth 180 mjekë.
    Po ashtu, më 2024, nga sektori publik shëndetësor janë larguar rreth 220 mjekë, prej të cilëve 111 kanë ikur jashtë vendit, 92 janë pensionuar, ndërkaq 15 mjekë të moshës aktive kanë vdekur.
    “Do të thotë, ne jemi në minus çdo vit”, shprehet Sejdiu.
    Megjithatë, ai shton se, mesatarisht, gjatë një viti në Kosovë qëndrojnë të papunësuar rreth 500 mjekë.
    Papunësia, sipas tij, është arsyeja e parë pse mjekët ikin për punësim jashtë vendit.
    Gjeneratat e reja të mjekëve, siç thotë ai, “janë më ambicioze rreth nxënies së dijes”, dhe nuk janë të kënaqura me cilësinë e specializimeve që ofrohen në Kosovë.
    Në fazën e specializimit, paga e mjekëve të rinj sillet rreth 700 euro bruto, thotë Sejdiu, duke shtuar se kjo është dekurajuese për ta.
    “Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre është mungesa e perspektivës për ta në sistemin shëndetësor në Kosovë”, thekson Sejdiu.
    Për t’u punësuar në vendet perëndimore, nga Kosova janë larguar një numër i madh i infermierëve, konfirmon Imeri nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës.
    “Më 2023, dokumentacionin për të ikur e kanë marrë 713 [infermierë]”, thotë Imeri, duke shtuar se trendi i ikjes së infermierëve vazhdon edhe më tej.
    “Gati një infermier në ditë llogaritet se ikë për në Gjermani, që i bie rreth më tepër se 300 brenda një viti”, thekson ajo.
    Imeri, po ashtu, i mbështet pretendimet e Shpresës për nepotizëm gjatë punësimeve në sistemin publik shëndetësor në Kosovë.
    “Kjo është shumë e vërtetë. Çështja është se [nepotizmi] mbulohet aq mirë me letra [dokumente], sa që e ke të pamundur t’i zbulosh. Ndodh që një infermier është duke pritur 12-13 vjet [për punësim]… Njerëzit janë lodhur duke e pritur, ose duke e lutur politikën që t’i punësojë”, thekson Imeri.
    Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a ka plan apo strategji për frenimin e ikjes së punëtorëve shëndetësorë për punësim jashtë vendit, si dhe për parandalimin e shkaqeve të pretenduara të kësaj ikjeje.
    Cilat janë pasojat?
    Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës konsiderojnë se autoritetet qeverisëse të vendit duhet të krijojnë një strategji afatgjate, e cila do ta frenonte trendin e largimit të personelit shëndetësor nga vendi.
    Në të kundërtën, siç thotë Sejdiu, ikja e mjekëve, të cilët janë në fazën e specializimeve, e lë pa kuadro fillimisht mjekësinë primare, apo Qendrat e Mjekësisë Familjare.
    “Sidomos në komunat e mesme dhe të vogla, janë një varg shtëpish të shëndetit të cilat janë të mbyllura sepse nuk kanë mjekë. Kjo është vala e parë. Vala e dytë do të thotë se tashmë vetëm se kanë nisur të goditen spitalet rajonale, ku nuk ka ripërtëritje [me mjekë]. Vala e tretë do ta godasë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por pak më vonë”, thekson Sejdiu.
    Ai shton se në QKUK, në Prishtinë, janë të koncentruar shumica e mjekëve të profileve të ndryshme.
    Kjo qasje, siç pretendon ai, shfaq mungesën e një strategjie të punësimit nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të duhej të shpërndante kuadrot në mënyrë proporcionale nëpër rajonet e tjera të Kosovës.
    Edhe Imeri shpreh mendimin se, në rast se nuk frenohet trendi i ikjes së personelit shëndetësor jashtë vendit, goditjen më të madhe do ta marrë mjekësia primare.
    “Koordinatorët me të cilët kam kontakt të përhershëm thonë se në vitin 2030 nuk do të mbetet asnjë mjek familjar”, thotë Imeri.
    Ajo shton se është e domosdoshme që autoritetet kompetente qeverisëse të krijojnë politika të qëndrueshme shëndetësore dhe strategji që eliminojnë shkaqet e ikjes së personelit shëndetësor jashtë vendit.
    Në rast se kjo nuk ndodh, sipas saj, e ardhmja e sektorit shëndetësor publik është krejtësisht e pasigurt.
    “Në njëfarë forme të krijohet një pasiguri, për çka edhe unë, në këtë moshë në të cilën jam [50 vjeçe], shpeshherë do të mendoja të ikja… mbase, t’i marr fëmijët dhe të iki. Në qoftë se do ta krijoja një vend pune, sot do të nënshkruaja dhe do të ikja”, përfundon Imeri.
    Ndërkaq, Shpresa është e mendimit që gjithsecili mendon që karrierën dhe të ardhmen e vet ta vazhdojë në vendin ku është lindur, është rritur dhe është zhvilluar.
    “Fatkeqësisht, nëse kushtet janë të njëjta [në Kosovë], atëherë karriera ime dhe jeta ime vazhdojnë në Gjermani ose Zvicër. Në momentin që në Kosovë bëhet mirë – dhe po shpresoj që bëhet mirë – unë patjetër do të jem këtu që ta jap maksimumin për të kontribuar për vendin tim, për atdheun tim dhe për njerëzit e mi të dashur”.
    Marrë nga REL

  • Oferta pune ende pa e marrë diplomën, Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

    Oferta pune ende pa e marrë diplomën, Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

    Pa përfunduar ende studimet, Shpresa nga Prishtina i ka siguruar pesë oferta pune – në Gjermani dhe në Zvicër.
    Pas qershorit, kur përfundon studimet për infermieri në një nga kolegjet private në Kosovë, ajo do të pajiset me licencë dhe më pas do të nisë rrugëtimin jashtë vendit.
    Punëdhënësit nga të cilët ka marrë ofertat janë duke pritur vetëm konfirmimin e saj, si dhe datën se kur do të fillojë punën.
    “Pas shtatë apo tetë muajsh do të jem atje”, thotë Shpresa, identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë, përcjell A2.
    Pagat e ofruara, sipas saj, janë shumë më të larta sesa paga maksimale prej rreth 840 eurosh bruto që një infermiere mund ta marrë në Kosovë.
    “Kryesisht janë nga 3.600 deri në 3.800 euro [bruto] për një person. Nga ato zbriten taksat që ndal shteti, dhe mbeten diku rreth 2.600 deri në 2.700 euro [neto]”, thekson Shpresa.
    Por, nuk është vetëm paga ajo që e motivon të shpërngulet jashtë Kosovës.
    Ajo nuk dëshiron të përballet me përvojat e këqija, nëpër të cilat, sipas saj, kanë kaluar kolegët gjatë konkurseve për punë.
    “Fatkeqësisht, gjërat në Kosovë shkojnë me të njohur [nepotizëm]. Nuk e kam askënd të njohur. Kështu që, për mua, më primare është të shkoj në vende të huaja, sesa të rri në Kosovë. Atje, diploma e kolegjit të njihet, të mirëpresin tamam si infermiere, dhe atje nuk ke nevojë të shikosh se kë ke nënë, babë, apo kë ke të njohur”, u shpreh Shpresa.
    Ajo nuk është e vetmja që po synon vendet e Bashkimit Evropian.
    Trendi i largimit të personelit shëndetësor nga Kosova drejt vendeve perëndimore, i cili është shënuar tash e disa vite, po vazhdon edhe më tej, thonë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës.
    Në rast se ky trend nuk frenohet, sipas kryetares së kësaj federate, Tevide Imeri, vendi rrezikon të mbetet pa mjekë dhe pa infermierë të profileve të ndryshme.
    “E çuditshme dhe absurde është që Kosova po prodhon punëtorë shëndetësorë, sikur ata të jenë ‘ushqim’ për ta eksportuar. Institucionet [arsimore] private dhe ato publike janë duke prodhuar kuadro për t’i shitur”, thekson Imeri.
    Sipas të dhënave të Federatës, por edhe të Odës së Mjekëve të Kosovës, nga viti 2018 e deri më tash, nga vendi janë larguar rreth 850 mjekë, shumica prej të cilëve kanë ikur drejt vendeve perëndimore për arsye punësimi.
    Për të njëjtat arsye, sipas tyre, nga Kosova largohen brenda vitit mbi 300 infermierë, për të punuar kryesisht në Gjermani, por edhe në vende të tjera evropiane.
    Një hulumtim i Institutit për Studime të Avancuara – GAP, në Prishtinë, i publikuar në tetor të vitit të kaluar, i cili bën krahasimin e punësimit në Gjermani dhe Kosovë, si dhe sektorët dhe pagat sipas fuqisë blerëse, tregon se gjatë viteve 2019 deri më 2023, në sektorin e shëndetësisë në Gjermani janë punësuar gjithsej 9.416 qytetarë të Kosovës.
    Ndërkaq, gjatë së njëjtës periudhë, i njëjti sektor në Kosovë ka pasur të punësuar 14.786 persona.
    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë periudhës së viteve 2018-2022, certifikatën e pastërtisë profesionale nga Oda e kanë marrë rreth 700 mjekë.
    Kjo certifikatë, sipas tij, është e domosdoshme për punësim, sidomos në Gjermani. Trendi i largimit të mjekëve nga Kosova, thotë ai, ka vijuar edhe në vitet që pasuan e deri më sot.
    “Në vitin aktual janë 31 [mjekë të larguar], deri më tani. Llogaritet që rreth 90 për qind të atyre që kanë marrë certifikata, kanë shkuar. Ne kemi rreth 850 mjekë që janë larguar nga Kosova. Në përgjithësi, nëse kalkulojmë me ata që përfundojnë Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, Tiranë dhe Tetovë, ne kemi afërsisht gjashtë gjenerata të humbura”, thotë Sejdiu.
    Sistemi shëndetësor publik në Kosovë kryesisht furnizohet me kuadro mjekësh që dalin nga tri universitete: ai i Prishtinës, i Tiranës dhe i Tetovës.
    Ata duhet të jenë kuadro që ripërtërijnë kampusin e mjekëve të sistemit shëndetësor publik të Kosovës.
    Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës, sipas Sejdiut, tregojnë se vitin e kaluar nga këto tri universitete, në tregun e punës në Kosovë kanë hyrë rreth 180 mjekë.
    Po ashtu, më 2024, nga sektori publik shëndetësor janë larguar rreth 220 mjekë, prej të cilëve 111 kanë ikur jashtë vendit, 92 janë pensionuar, ndërkaq 15 mjekë të moshës aktive kanë vdekur.
    “Do të thotë, ne jemi në minus çdo vit”, shprehet Sejdiu.
    Megjithatë, ai shton se, mesatarisht, gjatë një viti në Kosovë qëndrojnë të papunësuar rreth 500 mjekë.
    Papunësia, sipas tij, është arsyeja e parë pse mjekët ikin për punësim jashtë vendit.
    Gjeneratat e reja të mjekëve, siç thotë ai, “janë më ambicioze rreth nxënies së dijes”, dhe nuk janë të kënaqura me cilësinë e specializimeve që ofrohen në Kosovë.
    Në fazën e specializimit, paga e mjekëve të rinj sillet rreth 700 euro bruto, thotë Sejdiu, duke shtuar se kjo është dekurajuese për ta.
    “Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre është mungesa e perspektivës për ta në sistemin shëndetësor në Kosovë”, thekson Sejdiu.
    Për t’u punësuar në vendet perëndimore, nga Kosova janë larguar një numër i madh i infermierëve, konfirmon Imeri nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës.
    “Më 2023, dokumentacionin për të ikur e kanë marrë 713 [infermierë]”, thotë Imeri, duke shtuar se trendi i ikjes së infermierëve vazhdon edhe më tej.
    “Gati një infermier në ditë llogaritet se ikë për në Gjermani, që i bie rreth më tepër se 300 brenda një viti”, thekson ajo.
    Imeri, po ashtu, i mbështet pretendimet e Shpresës për nepotizëm gjatë punësimeve në sistemin publik shëndetësor në Kosovë.
    “Kjo është shumë e vërtetë. Çështja është se [nepotizmi] mbulohet aq mirë me letra [dokumente], sa që e ke të pamundur t’i zbulosh. Ndodh që një infermier është duke pritur 12-13 vjet [për punësim]… Njerëzit janë lodhur duke e pritur, ose duke e lutur politikën që t’i punësojë”, thekson Imeri.
    Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a ka plan apo strategji për frenimin e ikjes së punëtorëve shëndetësorë për punësim jashtë vendit, si dhe për parandalimin e shkaqeve të pretenduara të kësaj ikjeje.
    Cilat janë pasojat?
    Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës konsiderojnë se autoritetet qeverisëse të vendit duhet të krijojnë një strategji afatgjate, e cila do ta frenonte trendin e largimit të personelit shëndetësor nga vendi.
    Në të kundërtën, siç thotë Sejdiu, ikja e mjekëve, të cilët janë në fazën e specializimeve, e lë pa kuadro fillimisht mjekësinë primare, apo Qendrat e Mjekësisë Familjare.
    “Sidomos në komunat e mesme dhe të vogla, janë një varg shtëpish të shëndetit të cilat janë të mbyllura sepse nuk kanë mjekë. Kjo është vala e parë. Vala e dytë do të thotë se tashmë vetëm se kanë nisur të goditen spitalet rajonale, ku nuk ka ripërtëritje [me mjekë]. Vala e tretë do ta godasë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por pak më vonë”, thekson Sejdiu.
    Ai shton se në QKUK, në Prishtinë, janë të koncentruar shumica e mjekëve të profileve të ndryshme.
    Kjo qasje, siç pretendon ai, shfaq mungesën e një strategjie të punësimit nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të duhej të shpërndante kuadrot në mënyrë proporcionale nëpër rajonet e tjera të Kosovës.
    Edhe Imeri shpreh mendimin se, në rast se nuk frenohet trendi i ikjes së personelit shëndetësor jashtë vendit, goditjen më të madhe do ta marrë mjekësia primare.
    “Koordinatorët me të cilët kam kontakt të përhershëm thonë se në vitin 2030 nuk do të mbetet asnjë mjek familjar”, thotë Imeri.
    Ajo shton se është e domosdoshme që autoritetet kompetente qeverisëse të krijojnë politika të qëndrueshme shëndetësore dhe strategji që eliminojnë shkaqet e ikjes së personelit shëndetësor jashtë vendit.
    Në rast se kjo nuk ndodh, sipas saj, e ardhmja e sektorit shëndetësor publik është krejtësisht e pasigurt.
    “Në njëfarë forme të krijohet një pasiguri, për çka edhe unë, në këtë moshë në të cilën jam [50 vjeçe], shpeshherë do të mendoja të ikja… mbase, t’i marr fëmijët dhe të iki. Në qoftë se do ta krijoja një vend pune, sot do të nënshkruaja dhe do të ikja”, përfundon Imeri.
    Ndërkaq, Shpresa është e mendimit që gjithsecili mendon që karrierën dhe të ardhmen e vet ta vazhdojë në vendin ku është lindur, është rritur dhe është zhvilluar.
    “Fatkeqësisht, nëse kushtet janë të njëjta [në Kosovë], atëherë karriera ime dhe jeta ime vazhdojnë në Gjermani ose Zvicër. Në momentin që në Kosovë bëhet mirë – dhe po shpresoj që bëhet mirë – unë patjetër do të jem këtu që ta jap maksimumin për të kontribuar për vendin tim, për atdheun tim dhe për njerëzit e mi të dashur”./ REL

  • Kandidate për deputete te lista e PD, Doda operohet në QSUT: U ndjeva si në një strukturë europiane

    Kandidate për deputete te lista e PD, Doda operohet në QSUT: U ndjeva si në një strukturë europiane

    Kandidatja për deputete në listën e mbyllur të PD-së, Mesila Doda i është nënshtuar një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Doda teksa ka falënderuar personelin e mjekëve dhe infermierëve, thekson se i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri. Ajo thotë se mori një shërbim që u ndje si në një strukturë europiane.
    Postimi i plotë

    Sot, pas një ndërhyrjeje në QSUT, falënderoj nga zemra Prof. Arvin Dibrën dhe gjithë ekipin e tij: Dr. Drini Shehun, Dr. Majlinda Naçon, si dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve, të cilët sot më rikthyen besimin te mjekësia publike në Shqipëri.
    Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem sikur isha në një strukturë europiane.
    Faleminderit nga zemra!

  • Deputetja e listës së mbyllur të PD kryen me sukses operacionin në QSUT: U ndjeva sikur isha në…

    Deputetja e listës së mbyllur të PD kryen me sukses operacionin në QSUT: U ndjeva sikur isha në…

    Deputetja e listës së mbyllur të PD, Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.
    Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar ajo ka falënderuar stafin e mjekëve dhe është shprehur se ata i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.
    “Sot pas një ndërhyrje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij dr. Drini Shehu dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri. Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra!!!”, ka shkruar Doda.

  • “Shëndetësia si e viteve 60″/ Berisha: Do dyfishojmë pagat e mjekëve, lista e barnave si e Italisë

    “Shëndetësia si e viteve 60″/ Berisha: Do dyfishojmë pagat e mjekëve, lista e barnave si e Italisë

    Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian me situatën aktuale të sistemit të Shëndetësisë, shprehet kryetari i PD, Sali Berisha. Në takimin me studentët e Mjekësisë, Berisha deklaron se vendi ynë po përballet me largim masiv të mjekëve për shkak të pagave të ulëta.
    “Ne kemi mjekë katër herë më pak se mesatarja e BE. Eksodi i mjekëve u bë masiv, nuk ka udhëtim drejt Europës me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën.”
    Për të ndaluar largimin e tyre, Berisha u zotua për dyfishim të pagave për mjekët.
    “Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Nuk do të mund të kesh mjekë as infermierë në spitalet apo në shërbim tonë nëqoftëse nuk i paguan ata shumë, shumë mirë. Zotohemi të dyfishojmë rrogat për mjekët dhe infermierë.”
    Premton dhe ndërtimin e një fakulteti të dytë të Mjekësisë.
    “Do të hapim detyrimisht një fakultet tjetër Mjekësie, nuk përballohet, kanë ikur në vit 1 mijë. Ne shkojmë drejt një shterimi të frikshëm të personelit mjekësor.”
    Premton se do të anulojë ligjin që detyron të rinjtë e Mjekësisë që të punojnë për disa vite në Shqipëri.
    “Ai është një ligj anti-demokratik, ai është një ligj thellësisht diskriminues, ai është një ligj i papranueshëm dhe e hedhim poshtë atë që në mbledhjen e parë të qeverisë. Ai është një ligj që Shqipëria duhet të ndahet prej tij.”
    Ulja e tarifave për studentët e Mjekësisë do të jetë një tjetër prioritet i PD.
    “Ju garantoj se do të jenë jo më shumë se ¼ e këtyre që janë sot. Ju keni tarifat më të larta në Europë, ta dijë çdo studentë. Dhe ato janë objekt korrupsioni.”
    Qeverinë e akuzoi për korrupsion.
    “Mafia më e zezë është mafia e sistemit shëndetësorë se ajo ka të bëjë me jetë njerëzish, ajo merr jetë njerëzish. Ne do t’u japim shqiptarëve shërbimin shëndetësorë që meriton dhe do ta ndryshojmë me shpejtësi këtë situatë.”
    Berisha shprehet se programi i PD parashikon investime në sistemin e shëndetësisë, duke siguruar pajisje të reja në spitale si dhe përmirësim të shërbimit që u ofrohet pacientëve.