Tag: mjekëve

  • Kujdes me alkoolin ne festa! Rriten rastet në urgjenca, ja çfarë thonë mjekët

    Kujdes me alkoolin ne festa! Rriten rastet në urgjenca, ja çfarë thonë mjekët

    Rasteve me shqetësimet shëndetësore tipike të stinës, iu shtuan edhe pacientët që kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të abuzimit me alkoolin në spitalin rajonal të Fierit.
    Sipas mjekëve, fluksi ka qenë i lartë, ku kanë trajtuar deri në 200 pacientë në ditë. Pothuajse gjysma e tyre ishin qytetarë që e tepruan me alkoolin në festa të ndryshme familjare.
    Më shumë me pijet alkoolike e kanë tepruar të rinjtë. Sipas mjekëve ndihma mjekësore kërkohet vetëm kur simptomat janë të rënda.
    Kthimi i emigrantëve për pushime dhe dasmat që organizohen në këtë periudhë, shoqërohen çdo vit me fluks pacientësh në urgjencë. Sipas të dhënave nga bluzat e bardha, nuk janë shënuar raste të helmimit masiv nga ushqimi në dasma, por një numër i lartë qytetarësh përfunduan në urgjencë pasi konsumuan alkoolin me tepri.

  • “Shqipërisë i kanë ikur gjysma e mjekëve”/ PL, godet arsimin: Studentët zgjedhin largimin jashtë ose…

    “Shqipërisë i kanë ikur gjysma e mjekëve”/ PL, godet arsimin: Studentët zgjedhin largimin jashtë ose…

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar sot për atë që ajo e cilëson shkatërrimin e mëtejshëm të arsimit.
    Sipas Xhixhos, Shqipërisë i kanë ikur gjysma e mjekëve dhe me ligjin e ri jo vetëm që nuk i zëvendëson dot, por vret ëndrrat e të rinjve që duan mjekësinë dhe njëkohësisht dëmtom ekonominë e familjeve të tyre.
    Postimi i Erisa Xhixhos:
    Shkatërrimi i mëtejshëm i arsimit është e garantuar që do të vazhdojë. Efektet e ligjit për pengmarrjen e diplomave të studentëve të mjekësisë kanë nisur të shihen.
    Numri i maturantëve që kanë zgjedhur Mjekësinë e Përgjithshme është reduktuar me 40%.
    Ashtu si kishim paralajmëruar, detyrimi me ligj për të qëndruar në Shqipëri edhe tre vjet pas diplomimit, po i shtyn studentët të zgjedhin largimin jashtë ose universitetin privat.
    Shqipërisë i kanë ikur gjysma e mjekëve! Me këtë ligj, jo vetëm që nuk i zëvendëson dot, por vret ëndrrat e të rinjve që duan mjekësinë dhe njëkohësisht dëmtom ekonominë e familjeve të tyre.
    Më pak mjekë, më pak mësues, më pak profesionistë të shkencës. Kjo nuk është cilësia e arsimit me të cilin mund të integrohet vendi në BE!

  • Krim me bluzat e bardha/ Mashtrimet online me ilaçet, përdorin imazhet e mjekëve të njohur për të bindur të moshuarit

    Krim me bluzat e bardha/ Mashtrimet online me ilaçet, përdorin imazhet e mjekëve të njohur për të bindur të moshuarit

    Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre e mashtrimeve.

    Kjo grua dhe jo vetëm u drejtua tek Prof Dr Myftar Barbullushi për të marrë ilaçin magjibërës që largon diabetin siç dhe thuhej në video montazh kur në fakt Prof Barbullushi është mjek nefrolog dhe merret me veshkat.
    “Një grua duke ndenjur e pashë në Facebook dhe thoshte që largon diabetin. Por erdha dhe kuptova që është mashtrim”.
    Mashtrime te tilla kanë bërë që shumë pacientë që trajtohen prej vitesh nga diabeti të besojnë e të blejnë ilaçe bimore duke hequr dorë nga barnat mjekësorë duke riskuar shëndetin e tyre.
    Për këtë Porf Barbulushi ka bërë edhe një përgënjeshtrim në llogarinë tij në Facebook ku sqaron se jam mjek nefrolog dhe jo diabetolo, nuk kam, lidhje me atë ilaç.“Në fillim nuk i dhashë rendësi, por nuk reshtin pacientët e vijnë nga rrethet dhe deri 20 telefonata në ditë që kërkojnë këtë ilaç”, shprehet Porf Dr myftar Barbullushi.
    Mjekë të njohur çdo dite përballen me mashtrime te tilla që jo verem u dëmton imazhin si mjeke, por riskon popullatën. Ndaj kërkohet ndërhyrje nga Autoriteti i sigurisë kibernetike për mbrojtjen e qytetarëve nga ky fenomen me pasoja të rënda në shëndet.
     
  • Emri/ Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë, i riu nën kujdesin e mjekëve

    Emri/ Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë, i riu nën kujdesin e mjekëve

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet.

    Juglen Abazi, 27-vjeç, është paraqitur në spital i plagosur, ngjarje që ka ndodhur në zonën e Freskut.
    ‘Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Juglen Abazi rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut’, njofton policia.
    Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

    Top Channel

  • Spitalet e Gazës janë “ferr në Tokë”/ Mjekëve dhe infermierëve u bie të fikët nga uria

    Spitalet e Gazës janë “ferr në Tokë”/ Mjekëve dhe infermierëve u bie të fikët nga uria

    Foto ilustruese

    PALESTINË- Në shumë nga spitalet që ende veprojnë në Gaza, infermieret po humbasin ndjenjat nga uria dhe dehidratimi. Menaxherët shpesh nuk janë në gjendje t’u sigurojnë ushqim pacientëve ose stafit mjekësor. Mjekëve u kanë mbaruar furnizimet me qumësht për foshnjat e porsalindura dhe, në disa raste, po u japin atyre vetëm ujë. Të paktën tre spitale të mëdha nuk kanë materialet ushqyese të nevojshme për të trajtuar siç duhet fëmijët dhe të rriturit e kequshqyer.
    Këto skena u përshkruan në intervistat e zhvilluara nga The New York Times me shtatë mjekë – katër nga Gaza dhe tre vullnetarë nga Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Të gjithë ata punuan javën e kaluar në katër nga spitalet kryesore të rajonit. Ndërsa uria rritet, institucionet dhe stafi mjekësor, të cilët tashmë po përpiqen të trajtojnë plagët dhe sëmundjet e luftës, tani po përballen me raste në rritje të kequshqyerjes.
    Të dobët, mjekët po humbasin ndjenjat në repartet e kujdesit shëndetësor dhe kolegët e tyre po i mbajnë gjallë me infuzione fiziologjike dhe glukoze. Me një mungesë të vazhdueshme të ilaçeve thelbësore si antibiotikët dhe qetësuesit e dhimbjeve, mjekëve po u mbarojnë edhe lëngjet speciale intravenoze që përdoren për të ushqyer pacientët e rraskapitur. Në të katër spitalet, mjekët përshkruan se si është gjithnjë e më e vështirë të shpëtohen foshnjat e kequshqyera dhe se si detyrohen thjesht të menaxhojnë gjendjen e tyre që sa vjen dhe përkeqësohet. Foshnjat janë shumë të dobëta për t’u dhënë sasi të mëdha lëndësh ushqyese, të cilat mund të mbingarkojnë trupin e tyre dhe të shkaktojnë “sindromën e riushqyerjes”, e cila mund t’i vrasë ato.
    Në disa raste, lëngjet që mjekët mund t’u japin në mënyrë të sigurt foshnjave nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar vdekjen e tyre.
    “Kam parë foshnje që janë gati të vdesin”, tha për New York Times Dr. Ambereen Sleemi, një kirurge amerikane që ka qenë vullnetare në Spitalin Nasser në Gazën jugore që nga fillimi i korrikut. Dr. Nick Maynard, një kirurg britanik i cili punoi vullnetarisht në të njëjtin spital deri të mërkurën, përshkroi tronditjen që ndjeu kur pa një foshnjë që dukej sikur të ishte vetëm disa ditëshe, por në fakt ishte shtatë muajshe.
    “Fraza ‘kockë e lëkurë’ nuk mjafton për të përshkruar situatën. Pashë raste të kequshqyerjes aq të rënda sa nuk besoja se ishte e mundur në një botë të civilizuar. Kjo është uri artificiale që përdoret si armë lufte dhe do të çojë në shumë më tepër vdekje nëse ushqimi dhe ndihma nuk lejohen të hyjnë menjëherë,”-tha Dr. Maynard në një intervistë telefonike.
    Uria është rritur ndjeshëm që kur Izraeli bllokoi plotësisht ndihmën ushqimore për Gazën midis fillimit të marsit dhe fundit të majit. Përpara marsit, ushqimi shpërndahej kryesisht përmes një sistemi të udhëhequr nga OKB-ja nga qindra pika afër vendeve ku jetonin njerëzit./ZËRI

  • Mjekët po ikin më pak, Urdhri i Mjekut: Ka mjekë të rinj që rikthehen dhe aplikojnë në spitalet shtetërore

    Mjekët po ikin më pak, Urdhri i Mjekut: Ka mjekë të rinj që rikthehen dhe aplikojnë në spitalet shtetërore

    Frenohet ikja e mjekëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian për të punuar dhe jo vetëm.

    Në 6-mujorin e parë të këtij vihet re një rënie e numrit të mjekëve që kanë kërkuar tërheqjen e certifikatës së sjelljes së mirë pranë Urdhrit të mjekëve, dokument pa të cilin nuk mund të punësohen në asnjë klinike mjekësore të huaj, jashtë Shqipërisë .

    “Një vit më pare kishte 146 mjekë që kërkuan certifikatën e sjelljes së mirë që presupozohet se e kërkojnë për t’u punësuar në klinika të vendeve jashtë Shqipërisë. Këtë vit ka një rënie. Janë vetëm 46 certifikata të lëshuara për 6-mujorin e parë të vitit”, tha Dritan Trepça, president i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve.

    Sipas presidentit të Urdhrit të Mjekut tanimë, vihet re një tjetër trend, ai i kthimit të mjekëve të rinj që janë larguar, për t’u regjistruar në portalin e punësimit të mjekëve për në sistemin shëndetësor publik.

    “Vihet re një kthim i mjekëve të rinj të cilët pasi kanë marrë një farë eksperience jashtë, kthehen dhe aplikojnë në portal për të hyrë në sistemin publik shëndetësor”, u shpreh Trepça.

    Nga ana tjetër ka një shtim të mjekëve të huaj të cilët zgjedhin klinika mjekësore jopublike për të ofruar shërbim shëndetësor në Shqipëri. Fenomeni i largimit te bluzave të bardha mbetet një shqetësim serioz jo vetëm për sistemin shëndetësor shqiptar por dhe për shume vende të Europës dhe jo vetëm.

  • E rëndë/ 59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

    E rëndë/ 59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

    Aktualisht ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dyshohet se një 59-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.
    Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
    Njoftim i Policisë:
    Ditën e djeshme, në rrugën “Hamdi Pepa, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasi N. T., 59 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
     
  • Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

    Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

    Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit e saj në Itali, por nuk i mori dot medikamentet që i nevojiteshin. Gruaja [emri u ndryshua me kërkesë të saj] i tha BIRN se farmacistja italiane kishte mbetur e befasuar, pasi në recetë ishte shënuar vetëm emri tregtar i medikamentit dhe jo ai xhenerik.
    “Farmacistja kërkoi gjithashtu të dinte peshën e fëmijës, kohëzgjatjen e mjekimit dhe mënyrën e marrjes së tij, të cilat nuk ishin shënuar,” tha ajo duke shpjeguar refuzimin.
    Në fakt, receta që vuri në dispozicion Luljeta përshkruante Augumentin dhe Zyrtec – të dyja marka tregtare që përdoren respektivisht për antibiotikun Amoxicillin + Acid Clavulanic si dhe për medikamentin kundër alergjisë, Cetirizine.
    Ky nuk është një rast i izoluar.
    BIRN analizoi në disa farmaci në Tiranë me dhjetra receta dhe gjeti mes tyre një numër të madh përshkrimesh të emrave tregtarë ose të emrave tregtarë të shoqëruar me principalin nga ana e mjekëve. Përshkrimi i emrave tregtarë të medikamenteve në recetat e mjekëve është një praktikë e gjithëpërhapur në Shqipëri, e cila buron sipas ekspertëve nga lidhjet e shkurtra dhe klienteliste mes mjekëve dhe kompanive farmaceutike dhe lehtësohet nga paqartësitë në legjislacion.
    Sipas nenit 52 të ligjit “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, mjekët janë të detyruar që të lëshojnë recetë mjekësore sipas emrit të principit aktiv vetëm për listën e barnave të rimbursueshme. Ndërkohë, një rregullore e re për të standardizuar lëshimin e recetave mjekësore nuk është finalizuar ende nga Ministria e Shëndetësisë.
    Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, njëherazi pjesë e Partisë Demokratike në opozitë, i tha BIRN se ndërsa legjislacioni krijon hapësira për abuzime, nga kjo situatë përfitojnë mjekët dhe kompanitë farmaceutike në dëm të pacientëve.
    “Ka grupe të posaçme nga grupet tregtare të cilët shkojnë në çdo farmaci për të kontrolluar nëse mjekët i kanë vendosur në recetë medikamentet e premtuara. Grupet verifikojnë rast pas rasti, ka mjekë që bashkëpunojnë për interesa përfitimi,” tha Alimehmeti.
    Përshkrimi i recetave sipas emrit tregtar krijon shqetësime edhe për Urdhrin e Farmacistëve.
    Kreu i Urdhrit, Dëfrim Goma i tha BIRN se së bashku me Urdhrin e Mjekut dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë po përpiqeshin ta korrektonin këtë problem përmes një rregulloreje të hartuar në fund të vitit 2024.
    Goma thotë se rregullorja është në proces finalizimi nga Ministria e Shëndetësisë.
    Njësoj si Alimehmeti, edhe Goma thotë se një pjesë e mjekëve udhëhiqen nga interesi i tyre financiar gjatë plotësimit të recetës për pacientët – një situatë që sipas tij mund të sjellë gabime dhe pasoja për shëndetin e popullatës.
    “Mjekët shumë herë shënojnë në recetë barna me emërtim tregtar për arsye interesi, përfitimi të paligjshëm, pasi paguhen nga kompanitë që i importojnë si dhe nga farmacitë që i tregtojnë, duke ndikuar në konkurrencën e ndershme,” tha Goma, ndërsa shtoi se ky fenomen hasej më shumë te suplementet.
    Por ai shtoi se kjo praktikë ka sjellë edhe probleme të tjera për pacientët.
    “Shumë herë mjekët përshkruajnë barna që nuk qarkullojnë ligjërisht në Shqipëri, duke i detyruar pasientët t’i blejnë jashtë ose në farmaci që i mbajnë ato në mënyrë të jashtëligjshme,” theksoi kreu i Urdhrit të Farmacistëve.
    I pyetur nga BIRN, kreu i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj e konsideroi problematikën të tejkaluar.
    “Është zgjidhur tashmë, është diskutuar dhe dokumenti është në ministri,” tha Brahimaj duke iu referuar rregullores për recetën.
    Modeli i recetës së propozuar parashikon që mjekët të përshkruajnë emrin xhenerik të medikamentit, dozën e rekomanduar, mënyrën e marrjes së tij si dhe kohëzgjatjen e terapisë, paralelisht me të dhënat e pacientit.
    Megjithatë, rregullorja konsiderohet një masë e ndërmjetme deri në realizimin e premtimit për aplikimin e recetës elektronike.
    Receta elektronike është një dokument mjekësor elektronik që përmban të dhënat e barnave të përshkruara për një pacient nga mjeku, dhe është e aksesueshme drejtpërdrejt nga farmacisti përmes një sistemi elektronik.
    Sipas Gomës nga Urdhri i Farmacistëve, kjo do të reduktonte gabimet mjekësore, do të shmangte lidhjet klienteliste si dhe do të evitonte përshkrimin e barnave kontrabandë.
    Edhe mjeku Alimehmeti bie dakord se receta elektronike do të zgjidhte shumë nga problemet e tregut farmaceutik.
    “Receta elektronike është zgjidhje,” tha ai, ndërsa shtoi se produktet farmaceutike duhet të jenë online dhe mjeku të zgjedhë nga një listë e përcaktuar emrin e medikamentit./ BIRN

  • ‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve – Si po fryhen xhepat e bosëve të farmacive

    ‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve – Si po fryhen xhepat e bosëve të farmacive

    “Receta elektronike është zgjidhje,” tha ai, ndërsa shtoi se produktet farmaceutike duhet të jenë online dhe mjeku të zgjedhë nga një listë e përcaktuar emrin e medikamentit./BIRN

  • ‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

    ‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

    “Receta elektronike është zgjidhje,” tha ai, ndërsa shtoi se produktet farmaceutike duhet të jenë online dhe mjeku të zgjedhë nga një listë e përcaktuar emrin e medikamentit.