Tag: mjekëve

  • Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht “Urdhrin e ri të Mjekut” – Antikushtetues kufizimi i punës në privat dhe heqja e përhershme e licencës

    Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht “Urdhrin e ri të Mjekut” – Antikushtetues kufizimi i punës në privat dhe heqja e përhershme e licencës

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, në lidhje me aktin normativ të Qeverisë për “Urdhrin e ri të Mjekut”.
    Më konkretisht, gjyqtarët e Kushtetueses kanë rrëzuar si antikushtetuese pikat 1, 3, 5, 7 dhe 9 të nenit 8/a, që kufizonin të drejtën e mjekëve për të punuar në sektorin privat, duke u dhënë drejtuesve të institucioneve publike pushtet disproporcional për të miratuar ose refuzuar kërkesat e tyre.
    Po ashtu, Gjykata ka shfuqizar dhe shkronjën “d” të nenit 17/1, e cila parashikonte heqjen e licencës si masë disiplinore pa kritere të qarta, si dhe fjalinë e fundit të nenit 17/3, që parashikonte se kjo masë nuk shuhet kurrë, duke e cilësuar këtë si cenim të rëndë të së drejtës për punë dhe joproporcional me qëllimin.
    Urdhri i Mjekut u ndryshua nga Qeveria në tetor të vitit të kaluar, pas skandalit në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekët kishin ngritur një skemë abuzive për t’i çuar pacientët me sëmundje turmoriale për t’i operuar në klinikat e tyre private.
    ARGUMENTET E DHËNA NGA GJYKATA KUSHTETUESE
    “Për pretendimet për të drejtën për kujdes shëndetësor dhe standardin më të lartë shëndetësor Gjykata vlerësoi se kërkuesit nuk legjitimohen, pasi mjekët anëtarë të Sindikatës dhe anëtarë të Urdhrit të Mjekëve nuk paraqiten thjesht si individë, por në cilësinë e mjekut, për rrjedhojë ata nuk janë titullarë të këtyre të drejtave. Ndërsa për sa i përket pretendimit për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit Gjykata vlerësoi ta analizojë në themel të lidhur me lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe të drejtën për punë dhe ushtrimit të një profesioni.
    Për sa i përket themelit të pretendimeve, Gjykata, në lidhje me pretendimin e kërkuesve për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike në drejtim të kufizimit të së drejtës së mjekëve për të mos punuar në sistemin shëndetësor jopublik më shumë se 30 % të orëve mujore që punojnë në sistemin shëndetësor publik, nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, ky pretendim konsiderohet i rrëzuar.
    Për sa i përket pretendimit për cenimin e parimit të shtetit të së drejtës në drejtim të vetërregullimit të Urdhrit të Mjekëve, Gjykata arriti në përfundimin se ai është i pabazuar, pasi mbikqyrja e shtetit për ofrimin e shërbimit shëndetësor është funksion publik dhe si i tillë shteti ka diskrecion të vendosë në lidhje me organizimin e tij. Në këto kushte edhe pretendimet për VKM-në nr. 85, datë 10.02.2025 “Për përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Disiplinës dhe të Komisionit të Apelimit”, të cilat lidhen në thelb me pavarësinë organizative dhe vetërregullimin e Urdhrit të Mjekëve janë të pabazuara.
    Për sa u përket pretendimeve në lidhje me nenin 8/a të ligjit nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, të shtuar me aktin normativ nr. 2, datë 01.08.2024, Gjykata vlerësoi se detyrimi i anëtarëve të Urdhrit të Mjekëve që kërkojnë të ushtrojnë profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor jopublik për t’i bërë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor publik ku ata janë të punësuar, i cili pasi vlerëson një sërë kriteresh vendos miratimin ose mosmiratimin e kërkesës, është i papajtueshëm me Kushtetutën. Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se diskrecioni në vendimmarrje i titullarit të institucionit është joproporcional, pasi, nga njëra anë, dypunësimi i mjekëve është i lejueshëm sipas parashikimeve të vetë ligjit dhe, nga ana tjetër, ky kufizim është i tillë që çon deri në mohimin e vetë kësaj të drejte.
    Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për punë dhe ushtrimit të profesionit në drejtim të nenit 17, pika 1, shkronja “d”, të ligjit nr. 123/2015, të ndryshuar me aktin normativ nr. 2, datë 01.08.2024, që parashikon masën disiplinore të heqjes së licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut, Gjykata vlerësoi se dispozita mbart paqartësi për sa u përket kritereve mbi bazën e të cilave mund të jepet kjo masë disiplinore. Po në drejtim të së drejtës për punë dhe ushtrimit të profesionit, Gjykata vlerësoi se fjalia e fundit e pikës 3 të këtij neni, sipas së cilës masa disiplinore e heqjes së licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut nuk shuhet, është e papajtueshme me Kushtetutën, pasi vendos një kufizim më të ashpër sesa është e nevojshme për arritjen e qëllimit të synuar, për rrjedhojë cenon të drejtën në atë masë që, në thelb, e asgjëson atë.
    Për sa i përket pretendimit të kërkuesve për cenimin e nenit 101 të Kushtetutës për shkak të miratimit të aktit normativ në mungesë të kushteve të nevojës dhe urgjencës, Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, edhe ky pretendim konsiderohet i rrëzuar.”

  • Ndryshimi i ligjit për mjekët/ Gjykata Kushtetuese rrëzon disa prej neneve

    Ndryshimi i ligjit për mjekët/ Gjykata Kushtetuese rrëzon disa prej neneve

    Foto ilustruese

    TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shfuqizur disa prej neneve në ligjin për ‘Urdhrin e Mjekëve”, që u ndryshua një vit më parë nga qeveria shqiptare. Gjykata e çmon në shkelje të Kushtetutës, vendimin që mjekët duhet të marrin leje nga drejtuesi i spitalit publik, në mënyrë që të punojnë në institucionet private. Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për punë dhe ushtrimit të profesionit, që parashikon masën disiplinore të heqjes së licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut, Gjykata vlerësoi se dispozita mbart paqartësi për sa u përket kritereve mbi bazën e të cilave mund të jepet kjo masë disiplinore. Po në drejtim të së drejtës për punë dhe ushtrimit të profesionit, Gjykata vlerësoi se fjalia e fundit e pikës 3 të këtij neni, sipas së cilës masa disiplinore e heqjes së licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut nuk shuhet, është e papajtueshme me Kushtetutën, pasi vendos një kufizim më të ashpër sesa është e nevojshme për arritjen e qëllimit të synuar, për rrjedhojë cenon të drejtën në atë masë që, në thelb, e asgjëson atë.
    VENDIMI I PLOTË
    Gjykata Kushtetuese në datat 02.10.2025 dhe 08.10.2025 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen nr. 22 (S) 2024 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Sindikatën e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor dhe Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i aktit normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë””, të miratuar me ligjin nr. 94/2024, datë 12.09.2024 dhe publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 176, datë 18.10.2024. Në alternativë: Shfuqizimi i neneve 1; 2; 3; 4, shkronja “ç”; 7; 8; 9; 10 dhe 11 të aktit normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe shfuqizimi i nenit 5 të aktit normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë” që shton nenin 8/a, pika 3 në ligjin nr. 123/2024. Dhe në alternativë: Shfuqizimi dhe deklarimi i ometimit ligjor nga ana e kësaj dispozite të (i) mundësisë së mjekëve që punojnë në strukturat spitalore me autonomi të plotë financiare të zgjedhin midis raportit të punës ekskluziv (me kohë të plotë) ose joekskluziv (me kohë të pjesshme); si dhe (ii) trajtimin me pagesë suplementare për mjekët që zgjedhin raport pune ekskluziv me strukturën spitalore publike. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 85, datë 10.02.2025 “Për përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Disiplinës dhe të Komisionit të Apelimit”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.
    Gjykata Kushtetuese në datën 15.10.2025, pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve, vlerësoi sa më poshtë:
    Për pretendimet për të drejtën për kujdes shëndetësor dhe standardin më të lartë shëndetësor Gjykata vlerësoi se kërkuesit nuk legjitimohen, pasi mjekët anëtarë të Sindikatës dhe anëtarë të Urdhrit të Mjekëve nuk paraqiten thjesht si individë, por në cilësinë e mjekut, për rrjedhojë ata nuk janë titullarë të këtyre të drejtave. Ndërsa për sa i përket pretendimit për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit Gjykata vlerësoi ta analizojë në themel të lidhur me lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe të drejtën për punë dhe ushtrimit të një profesioni.
    Për sa i përket themelit të pretendimeve, Gjykata, në lidhje me pretendimin e kërkuesve për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike në drejtim të kufizimit të së drejtës së mjekëve për të mos punuar në sistemin shëndetësor jopublik më shumë se 30 % të orëve mujore që punojnë në sistemin shëndetësor publik, nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, ky pretendim konsiderohet i rrëzuar.
    Për sa i përket pretendimit për cenimin e parimit të shtetit të së drejtës në drejtim të vetërregullimit të Urdhrit të Mjekëve, Gjykata arriti në përfundimin se ai është i pabazuar, pasi mbikqyrja e shtetit për ofrimin e shërbimit shëndetësor është funksion publik dhe si i tillë shteti ka diskrecion të vendosë në lidhje me organizimin e tij. Në këto kushte edhe pretendimet për VKM-në nr. 85, datë 10.02.2025 “Për përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Disiplinës dhe të Komisionit të Apelimit”, të cilat lidhen në thelb me pavarësinë organizative dhe vetërregullimin e Urdhrit të Mjekëve janë të pabazuara.
     
    Për sa u përket pretendimeve në lidhje me nenin 8/a të ligjit nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, të shtuar me aktin normativ nr. 2, datë 01.08.2024, Gjykata vlerësoi se detyrimi i anëtarëve të Urdhrit të Mjekëve që kërkojnë të ushtrojnë profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor jopublik për t’i bërë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor publik ku ata janë të punësuar, i cili pasi vlerëson një sërë kriteresh vendos miratimin ose mosmiratimin e kërkesës, është i papajtueshëm me Kushtetutën. Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se diskrecioni në vendimmarrje i titullarit të institucionit është joproporcional, pasi, nga njëra anë, dypunësimi i mjekëve është i lejueshëm sipas parashikimeve të vetë ligjit dhe, nga ana tjetër, ky kufizim është i tillë që çon deri në mohimin e vetë kësaj të drejte.
    Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për punë dhe ushtrimit të profesionit në drejtim të nenit 17, pika 1, shkronja “d”, të ligjit nr. 123/2015, të ndryshuar me aktin normativ nr. 2, datë 01.08.2024, që parashikon masën disiplinore të heqjes së licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut, Gjykata vlerësoi se dispozita mbart paqartësi për sa u përket kritereve mbi bazën e të cilave mund të jepet kjo masë disiplinore. Po në drejtim të së drejtës për punë dhe ushtrimit të profesionit, Gjykata vlerësoi se fjalia e fundit e pikës 3 të këtij neni, sipas së cilës masa disiplinore e heqjes së licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut nuk shuhet, është e papajtueshme me Kushtetutën, pasi vendos një kufizim më të ashpër sesa është e nevojshme për arritjen e qëllimit të synuar, për rrjedhojë cenon të drejtën në atë masë që, në thelb, e asgjëson atë.
    Për sa i përket pretendimit të kërkuesve për cenimin e nenit 101 të Kushtetutës për shkak të miratimit të aktit normativ në mungesë të kushteve të nevojës dhe urgjencës, Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, edhe ky pretendim konsiderohet i rrëzuar.
    Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi, me shumicë votash:
    Pranimin pjesërisht të kërkesës.
    Shfuqizimin e pikave 1, 3, 5, 7 dhe 9 të nenit 8/a të ligjit nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të shtuar me nenin 5 të aktit normativ nr. 2, datë 01.08.2024, si dhe të shkronjës ”d” të pikës 1 të nenit 17 dhe të fjalisë së fundit të pikës 3 të po këtij neni, ndryshuar me nenin 10 të aktit normativ nr. 2, datë 01.08.2024, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
    Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.
    Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

  • Gabimet e mjekëve i mbulon dheu/ 20 fjalë të urta shqipe

    Gabimet e mjekëve i mbulon dheu/ 20 fjalë të urta shqipe

    ObserverKult ua sjell disa fjalë të urta shqipe:1.Më mirë shëndet, se mbret.2.Gabimet e mjekëve i mbulon dheu.3.S’është marre të mos dish, por të mos duash të dish.4.Është me të dhënë, s’është me të thënë.5.Dituria në rini bëhet flori në pleqëri.6.Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.7.Mendo ngadalë e vepro shpejt.8.Atij që të kupton, foli shkurt.

    9.Kush pranon këshilla është më i mençur se ai që i jep.10.Kush qortohet i vogël, lavdërohet i madh.11.Buka që thyet s’ngjitet më.12.Sa të rrosh, do mësosh.13.Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.14.Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë.15.Kur u ndanë, aq i ranë.

    16.Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.

    17.Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.18.Mendja bën hata, mendja bën kala.

    19. Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.

    20. Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FSHATA E MADHE TË MBETET NË FYT”, 25 FJALË TË URTA SHQIPTARE

  • Ceremonia e bluzave të bardha, ministrja Sala: 459 studentë të rinj nisin ëndrrën e tyre

    Ceremonia e bluzave të bardha, ministrja Sala: 459 studentë të rinj nisin ëndrrën e tyre

    34 vjet pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala ëshë rikthyer në auditoret e fakultetit. Por, këtë herë për t’i uruar vitin e ri akademik 459 studentëve që zgjodhën të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme.
    Në “Ceremoninë e Bluzave të Bardha”, organizuar me pedagogë dhe studentë të vitit të parë, në Fakultetin e Mjekësisë, ministrja Sala u ndal në politikat e ndjekura për realizimitn e një prej prioriteteve kryesore të sistemit të shëndetësisë në vend, atë të ndalimit të largimit të mjekëve.
    “Në fakt 30 e ca vite më parë ishin 150 kuota në mjekësi, pastaj gradualisht është rritur në 350 kuota dhe aktualisht janë 500 kuota pranimi për studentët e mjekësisë.
    Për herë të parë ka nisur zbatimi i kontratës për shërbimin publik, sipas së cilës çdo student i mjekësisë që diplomohet do të punojë për tre vite në vendin e tij, në sitemin tonë shëndetësor.  Jam shumë e kënaqur që 94% e studentëve të vitit të parë e kanë firmosur këtë kontratë”, nënvizoi ministrja.

    Duke u ndalur tek motivimi dhe vlerësimi i kontributit të mjekëve shqiptar në misionin e tyre human, ministrja e Shëndetësisë theksoi se do të vijojë rritja eksponenciale e pagave për mjekët specialist deri në 20230.
    “Janë përmirësuar ndjeshëm dhe pagat e mjekëve, ku në vitin 2013 paga e mjekut specialist  ishte 490 euro, dhe në 2030 synojmë që kjo pagë të jetë  2000  euro”, – theksoi ajo, ndërsa u ndal në  investimet e rëndësishme që janë bërë ndër vite në sektorin publik të shëndetësisë, si përsa i përket infrastrukturës ashtu edhe formimit të personelit mjekësor.

    “Janë dy shtylla të rëndësishme ku do të mbështetemi: krijimi dhe zgjerimi i aleancave me qendrat e ekselencës ndërkombëtare, sigurisht në bazë të specialiteteve të ndryshme. Do të kërkojmë më të mirën, me të cilin mund të bashkëpunojmë dhe të binjakëzohemi, si dhe integrimin me përparësi të inteligjencës artificiale në sistemin tonë shëndetësor.”.
    Ceremonia u përshendet nga rektori Xheladin Draçini, dekania Margarita Gjata dhe profesori Agron Ylli.

  • Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë themelon degën e saj në New York

    Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë themelon degën e saj në New York

    Një hap i rëndësishëm për komunitetin mjekësor shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shënua këtë javë me themelimin zyrtar të degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë – AMFE-USA. Ceremonia u mbajt pranë selisë qendrore të shoqatës historike kulturore-atdhetare “Vatra” në New York, e cila priti ngjarjen me nderim dhe mbështetje të plotë.Në emër të Vatrës, z. Marjan Cubi dhe z. Sokol Paja përgëzuan krijimin e degës së re dhe shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin profesional dhe atdhetar të AMFE-USA.Kryesia e Zgjedhur e AMFE-USAStruktura drejtuese e degës së re përbëhet nga profesionistë të shquar të mjekësisë:Dr. Zana Nikolla – KryetareDr. Ermal Zatriqi – NënkryetarDr. Shpresa Xhakli – NënkryetareAnëtarë të Bordit:Renina Varfaj – Koordinatore e marrëdhënieve me publikunDr. Fatjona Lubonja – Koordinatore e kërkimeve shkencoreDr. Leana Sapunxhiu – Koordinatore e projekteve vullnetareDr. Arjan Bregu – Koordinator i të dhënave epidemiologjikeDr. Lydra Tapia, Dr. Skender Murtezani, Dr. Tana Bregu – Koordinatorë të eventevemjekësoreOlsi Beçi – Koordinator mediatikMbështetje Ndërkombëtare dhe Roli ShkencorPresidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Dr. Aurora Dollenberg, përshëndeti themelimin e degës AMFE-USA dhe përgëzoi kryesinë e sapozgjedhur për nisjen e një pune me  vlera të mëdha profesionale, shkencore dhe kombëtare.Në kuadër të Konferencës së 25-të Ndërkombëtare mbi “Sepsis dhe Infeksionet Jetëkërcënuese”, të organizuar në bashkëpunim me shoqatën simotër Albanian American Medical Society, Inc., AMFE-USA dha kontribut të vlefshëm me referenca shkencore dhe aktivitete sensibilizuese për parandalimin e infeksioneve dhe ndërgjegjësimin kundër abuzimit me antibiotikët në komunitetin shqiptar.Pjesëmarrje dhe Solidaritet MbarëkombëtarNgjarja u përkrah nga bordi ndërkombëtar i AMFE dhe nga përfaqësues të ardhur enkas në New York nga degë të tjera të Federatës:Nga AMFE-Suedi: Nënkryetarja Dr. Dhurata AllaNga AMFE-Angli: Dr. Blerta SulajNga AMFE-Shqipëri: Dr. Vjola Fera, Marinale SemaMjekësia Shqiptare në Diasporë – Një Shtyllë e Fortë për përparimin shëndetësorMe moton “We make Medicine”, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë vijon të zgjerojë rrjetin dhe ndikimin e saj në diasporë, duke forcuar lidhjet profesionale, shkencore dhe kombëtare mes mjekëve shqiptarë anembanë globit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një hap i rëndësishëm për komunitetin mjekësor shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shënua këtë javë me themelimin zyrtar të degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë – AMFE-USA. Ceremonia u mbajt pranë selisë qendrore të shoqatës historike kulturore-atdhetare “Vatra” në New York, e cila priti ngjarjen me nderim dhe mbështetje të plotë.Në emër të Vatrës, z. Marjan Cubi dhe z. Sokol Paja përgëzuan krijimin e degës së re dhe shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin profesional dhe atdhetar të AMFE-USA.Kryesia e Zgjedhur e AMFE-USAStruktura drejtuese e degës së re përbëhet nga profesionistë të shquar të mjekësisë:Dr. Zana Nikolla – KryetareDr. Ermal Zatriqi – NënkryetarDr. Shpresa Xhakli – NënkryetareAnëtarë të Bordit:Renina Varfaj – Koordinatore e marrëdhënieve me publikunDr. Fatjona Lubonja – Koordinatore e kërkimeve shkencoreDr. Leana Sapunxhiu – Koordinatore e projekteve vullnetareDr. Arjan Bregu – Koordinator i të dhënave epidemiologjikeDr. Lydra Tapia, Dr. Skender Murtezani, Dr. Tana Bregu – Koordinatorë të eventevemjekësoreOlsi Beçi – Koordinator mediatikMbështetje Ndërkombëtare dhe Roli ShkencorPresidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Dr. Aurora Dollenberg, përshëndeti themelimin e degës AMFE-USA dhe përgëzoi kryesinë e sapozgjedhur për nisjen e një pune me  vlera të mëdha profesionale, shkencore dhe kombëtare.Në kuadër të Konferencës së 25-të Ndërkombëtare mbi “Sepsis dhe Infeksionet Jetëkërcënuese”, të organizuar në bashkëpunim me shoqatën simotër Albanian American Medical Society, Inc., AMFE-USA dha kontribut të vlefshëm me referenca shkencore dhe aktivitete sensibilizuese për parandalimin e infeksioneve dhe ndërgjegjësimin kundër abuzimit me antibiotikët në komunitetin shqiptar.Pjesëmarrje dhe Solidaritet MbarëkombëtarNgjarja u përkrah nga bordi ndërkombëtar i AMFE dhe nga përfaqësues të ardhur enkas në New York nga degë të tjera të Federatës:Nga AMFE-Suedi: Nënkryetarja Dr. Dhurata AllaNga AMFE-Angli: Dr. Blerta SulajNga AMFE-Shqipëri: Dr. Vjola Fera, Marinale SemaMjekësia Shqiptare në Diasporë – Një Shtyllë e Fortë për përparimin shëndetësorMe moton “We make Medicine”, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë vijon të zgjerojë rrjetin dhe ndikimin e saj në diasporë, duke forcuar lidhjet profesionale, shkencore dhe kombëtare mes mjekëve shqiptarë anembanë globit.

  • OBSH: Shqipëria rrezikon boshatisjen nga mjekët, çdo vit largohet një brez i ri

    OBSH: Shqipëria rrezikon boshatisjen nga mjekët, çdo vit largohet një brez i ri

    Bota E Enjte, 18 Shtator 2025 10:24
    Emigrimi i mjekëve shqiptarë po kthehet në kërcënim serioz për sistemin shëndetësor të vendit. Sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mesatarisht rreth 150 mjekë largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër pothuajse e barabartë me numrin e studentëve që diplomohen çdo vit në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Kjo do të thotë se praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas përfundimit të studimeve.
    Të dhënat e publikuara tregojnë se deri në vitin 2020, 1 060 mjekë të diplomuar në Shqipëri punonin tashmë në 38 vende të botës. Vetëm Gjermania regjistronte 988 mjekë shqiptarë në vitin 2021, nga vetëm 149 që kishte në vitin 2013 – një rritje mbi gjashtëfish. Kjo lidhet ngushtë me politikat gjermane pas vitit 2015, të cilat njohën diplomat e Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta për punësimin e mjekëve.

    Numri i kërkesave për Certifikatën e Mirëqenies Profesionale – dokument i domosdoshëm për të ushtruar profesionin jashtë vendit – është rritur ndjeshëm nga viti 2013 deri më 2023. Ndërkohë, një anketë me mjekë shqiptarë që punojnë jashtë vendit zbulon se 73.6% e tyre janë të moshës 25 deri në 40 vjeç, me një shpërndarje të barabartë mes gjinive. Pjesa më e madhe janë të martuar, shpesh me partnerë të huaj, gjë që ul ndjeshëm mundësinë e rikthimit në Shqipëri.

    Sipas studimeve të zhvilluara nga Gëdeshi dhe King, rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri sot ushtrojnë profesionin jashtë vendit. Një fenomen i ngjashëm është vërejtur edhe tek infermierët: nga viti 2010 deri në vitin 2019, janë larguar 2 246 infermierë, kryesisht drejt Italisë dhe Gjermanisë.

    Pasojat janë të dukshme. Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe renditet e dyta nga fundi për numrin e infermierëve. Njëkohësisht, migrimi i brendshëm drejt Tiranës ka lënë spitalet rajonale dhe ato në zonat rurale me mungesa serioze stafi, duke e vështirësuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore bazë.
    Për të frenuar këtë valë emigrimi, qeveria ka aplikuar rritje të ndjeshme pagash. Aktualisht, mjekët specialistë përfitojnë rreth 1 600 euro bruto në muaj, mjekët e përgjithshëm 1 200 euro dhe infermierët rreth 800 euro. Megjithatë, diferenca me vendet e Bashkimit Europian mbetet e thellë: një infermier në Gjermani fiton mesatarisht 2 900 euro bruto, mbi trefishi i pagës në Shqipëri.
    Ekspertët theksojnë se me rreth gjysmën e studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe me Gjermaninë si destinacionin kryesor të tyre, emigrimi i profesionistëve shëndetësorë pritet të vijojë. Raporti i OBSH-së paralajmëron se përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i politikave nxitëse për rikthimin e mjekëve do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare.

  • OBSH ngre alarmin: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

    OBSH ngre alarmin: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

    Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.

    Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë planifikojnë të largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër që pothuajse barazohet me numrin vjetor t të diplomuarve në universitetin e vetëm publik të mjekësisë në vend.

    Praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas marrjes së diplomës.

    Sipas të dhënave të përbashkëta OBSH-së stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish.

    Ky fluks lidhet me politikat gjermane pas vitit 2015, që njohën diplomat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta punësimi.

    Numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023, thekson studimi i OBSH-së.

    Një anketë online me mjekë shqiptarë jashtë vendit tregon se 73.6% janë 25–40 vjeç, me një shpërndarje pothuaj të barabartë gjinore. Pjesa më e madhe është e martuar, shpesh me jo-shqiptarë, duke e ulur mundësinë e rikthimit.

    Sipas studimeve të Gëdeshi – King rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri punojnë sot jashtë, ndërsa emigracioni i infermierëve ka ndjekur një rrugë të ngjashme, ku mes 2010–2019 janë larguar 2246 profesionistë, kryesisht drejt Italisë e Gjermanisë.

    Largimi i mjekëve po dobësojnë me tej kapacitetet për të ofruar shërbime shëndetësorë. Në vitin 2019, Shqipëria regjistronte numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe të dytin më të ulët për infermierë.

    Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike, duke e bërë pothuajse të pamundur garantimin e shërbimeve në zonat rurale.

    Qeveria ka aplikuar rritje pagash, ku për mjekët specialistë arrijnë 1 600 euro në muaj bruto, ndërsa mjekët e përgjithshëm përfituan 1200 euro në muaj në 2024 dhe infermieret gati 800 euro. Megjithatë, diferenca mbetet e thellë, pasi një infermier në Gjermani fiton rreth 2 900 euro bruto, më shumë se trefishi i Shqipërisë.

    Me 45–50% të studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe Gjermaninë si destinacion kryesor, ekspertët paralajmërojnë se emigrimi do të vazhdojë. Përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar stimuj kthimi do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare, vëren studimi i OBSH-së./ Monitor

  • OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

    OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

    Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë planifikojnë të largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër që pothuajse barazohet me numrin vjetor t të diplomuarve në universitetin e vetëm publik të mjekësisë në vend.Praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas marrjes së diplomës.Sipas të dhënave të përbashkëta OBSH-së stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish.Ky fluks lidhet me politikat gjermane pas vitit 2015, që njohën diplomat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta punësimi.Numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023, thekson studimi i OBSH-së.Një anketë online me mjekë shqiptarë jashtë vendit tregon se 73.6% janë 25–40 vjeç, me një shpërndarje pothuaj të barabartë gjinore. Pjesa më e madhe është e martuar, shpesh me jo-shqiptarë, duke e ulur mundësinë e rikthimit.Sipas studimeve të Gëdeshi – King rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri punojnë sot jashtë, ndërsa emigracioni i infermierëve ka ndjekur një rrugë të ngjashme, ku mes 2010–2019 janë larguar 2246 profesionistë, kryesisht drejt Italisë e Gjermanisë.Largimi i mjekëve po dobësojnë me tej kapacitetet për të ofruar shërbime shëndetësorë. Në vitin 2019, Shqipëria regjistronte numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe të dytin më të ulët për infermierë.Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike, duke e bërë pothuajse të pamundur garantimin e shërbimeve në zonat rurale.Qeveria ka aplikuar rritje pagash, ku për mjekët specialistë arrijnë 1 600 euro në muaj bruto, ndërsa mjekët e përgjithshëm përfituan 1200 euro në muaj në 2024 dhe infermieret gati 800 euro. Megjithatë, diferenca mbetet e thellë, pasi një infermier në Gjermani fiton rreth 2 900 euro bruto, më shumë se trefishi i Shqipërisë.Me 45–50% të studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe Gjermaninë si destinacion kryesor, ekspertët paralajmërojnë se emigrimi do të vazhdojë. Përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar stimuj kthimi do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare, vëren studimi i OBSH-së./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

    OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

    Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë planifikojnë të largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër që pothuajse barazohet me numrin vjetor t të diplomuarve në universitetin e vetëm publik të mjekësisë në vend.Praktikisht, çdo brez i sapo-diplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas marrjes së diplomës.Sipas të dhënave të përbashkëta OBSH-së stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish. Ky fluks lidhet me politikat gjermane pas vitit 2015, që njohën diplomat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta punësimi.Numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023, thekson studimi i OBSH-së.Një anketë online me mjekë shqiptarë jashtë vendit tregon se 73.6% janë 25–40 vjeç, me një shpërndarje pothuaj të barabartë gjinore. Pjesa më e madhe është e martuar, shpesh me jo-shqiptarë, duke e ulur mundësinë e rikthimit. Sipas studimeve të Gedeshi -Kinge rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri punojnë sot jashtë, ndërsa emigracioni i infermierëve ka ndjekur një rrugë të ngjashme, ku mes 2010–2019 janë larguar 2246 profesionistë, kryesisht drejt Italisë e Gjermanisë.Largimi i mjekëve po dobësojnë me tej kapacitetet për të ofruar shërbime shëndetësorë. Në vitin 2019, Shqipëria regjistronte numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe të dytin më të ulët për infermierë. Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike, duke e bërë pothuajse të pamundur garantimin e shërbimeve në zonat rurale.Qeveria ka aplikuar rritje pagash, ku për mjekët specialistë arrijnë 1 600 euro në muaj bruto, ndërsa mjekët e përgjithshëm përfituan 1200 euro në muaj në 2024 dhe infermieret gati 800 euro. Megjithatë, diferenca mbetet e thellë, pasi një infermier në Gjermani fiton rreth 2 900 euro bruto, më shumë se trefishi i Shqipërisë.Me 45–50% të studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe Gjermaninë si destinacion kryesor, ekspertët paralajmërojnë se emigrimi do të vazhdojë. Përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar stimuj kthimi do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare, vëren studimi i OBSH-së./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vijon largimi i bluzave të bardha, Gjermania nuk i ndahet mjekëve shqiptarë

    Vijon largimi i bluzave të bardha, Gjermania nuk i ndahet mjekëve shqiptarë

    Largimi i bluzave të bardha nga Shqipëria është një fenomen që nuk ndalet. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 146 mjekë kërkuan çertifikatën e sjelljes së mirë, prej të cilëve 19 prej tyre mjekë specialistë.

    “Viti që ka pasur numrin më të lartë të kërkesave për tërheqjen e çertifikatave ka qenë viti 20 22, 191, ku 30 prej tyre kanë qenë mjekë specialistë. 2023-2024: 147 mjekë, 19 mjekë specialistë dhe ky 6-mujor që përmendëm është 65”, tha Kontilia Rapo, sekretare e përgjithshme, Urdhri i Mjekut.
    Gjermania vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për mjekët shqiptarë, ndjekur nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Britania e Madhe.

    “Gjermania mban vend të parë, pati një fluks edhe nga shteti italian, vendi i tretë Amerika, një rritje të aplikimeve dhe Britania.”
    Megjithatë, sipas ekspertëve, në vitet pasardhëse pritet që numri i largimeve të mjekëve të rinj të bjerë, për shkak të ndryshimeve ligjore në arsimin e lartë që i detyrojnë ata të punojnë për disa vite në Shqipëri para se të largohen.
    “Në bazë të ndryshimeve ligjore që i bënë arsimit të lartë sidomos, do të kemi një ulje, sepse deri në tri vite një mjek i mirë duhet të punojë dhe të nënshkruajë një kontratë. Pas 2026 do të kemi një tendencë uljeje për largim, të paktën të brezit të ri.”
    Një prej arsyeve kryesore të largimit të mjekëve nga Shqipëria lidhet me mundësitë për një ekonomi më të mirë jashtë vendit. Paga më të larta dhe kushtet më të favorshme të punës janë nxitja kryesore për emigrimin e bluzave të bardha.
    /vizionplus.tv