Djegiet janë ndër lëndimet më të zakonshme që mund të ndodhin në jetën e përditshme — gjatë përgatitjes së darkës, kur prekim aksidentalisht një hekur të nxehtë, apo gjatë një dite të zakonshme në plazh. Mjekët theksojnë se minutat e para pas një djegieje janë vendimtare për mënyrën dhe shpejtësinë e shërimit të lëkurës.
Çfarë ndodh në minutat e para?
Sipas specialistëve, hapi i parë është ndërprerja e menjëhershme e kontaktit me burimin e nxehtësisë dhe ftohja e zonës së prekur me ujë të ftohtë të rrjedhshëm për të paktën 20 minuta.
Uji ndihmon në uljen e temperaturës së lëkurës dhe parandalon dëmtimin e mëtejshëm të indeve.
“Në asnjë rast nuk duhet të vendoset akull mbi djegie, pasi mund të dëmtojë lëkurën e ndjeshme,” – paralajmërojnë mjekët.
Si të dalloni shkallën e djegies?
• Djegia e shkallës së parë: Skuqje, dhimbje e lehtë dhe lëkurë e thatë. Shërohet pa pasoja brenda pak ditësh.
• Djegia e shkallës së dytë: Flluska me lëng dhe dhimbje më e fortë. Kërkon trajtim më të kujdesshëm.
• Djegia e shkallës së tretë: Prek shtresat e thella të lëkurës dhe kërkon trajtim të menjëhershëm në spital.
Mjekët këshillojnë që, nëse nuk jeni të sigurt për shkallën e djegies, të kërkoni gjithmonë ndihmë profesionale.
Çfarë nuk duhet të përdoret?
Pavarësisht këshillave popullore që kalojnë brez pas brezi, ekspertët theksojnë se disa substanca mund ta përkeqësojnë gjendjen.
“Nuk duhet të vendosni vaj, gjalpë, miell, pastë dhëmbësh apo alkool mbi një djegie,” – thuhet në udhëzimet e emergjencës.
Këto produkte e izolojnë nxehtësinë dhe mund të shkaktojnë infeksion.
Trajtimi në kushte shtëpie:
Djegiet e lehta mund të trajtohen në shtëpi pas ftohjes së zonës. Këshillohet përdorimi i kremrave me pantenol ose xhelit të aloe verës, që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës.
Për dhimbje, mund të merren qetësues si ibuprofeni apo paracetamoli, gjithmonë sipas dozimit të rekomanduar.
Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore
Ndihmë urgjente kërkohet nëse:
• Djegia është e shkallës së dytë ose të tretë;
• Prek fytyrën, duart, këmbët ose organet gjenitale;
• Shkaktohet nga rryma elektrike apo kimikate;
• Ka shenja infeksioni si skuqje, qelb apo temperaturë.
“Edhe djegiet që duken të lehta mund të bëhen problem serioz nëse trajtohen gabim,” – paralajmërojnë dermatologët.
Kurat natyrale që ndihmojnë:
Aloe vera dhe mjalti medicinal janë ndër përbërësit natyralë më të efektshëm për djegiet e lehta.
Mjalti ka veti antibakteriale, ndërsa aloe vera vepron si qetësues dhe nxit rigjenerimin e lëkurës.
Përdorimi i kompresave të ftohta me çaj kamomili mund të lehtësojë inflamacionin.
Djegiet nga dielli – një rrezik i nënvlerësuar
Djegiet nga dielli janë shumë të zakonshme, por shpesh neglizhohen. Mjekët këshillojnë që sapo të shfaqet skuqja, të shmanget ekspozimi në diell dhe të përdoren produkte qetësuese si xheli aloe vera ose kremi pantenol.
Hidratimi i trupit me shumë ujë është po aq i rëndësishëm.
Kujdesi pas shërimit
Edhe pasi djegia të jetë shëruar, lëkura kërkon mbrojtje. Duhet të përdoren kremra hidratues dhe mbrojtës dielli me SPF 50+, ndërsa ushqimi i pasur me vitamina A, C dhe E ndihmon në rigjenerimin e lëkurës.
Masazhet e lehta me vajra natyralë mund të parandalojnë formimin e shenjave.
Parandalimi, arma më e fortë
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 80% e djegieve mund të shmangen me kujdes të thjeshtë në shtëpi.
Ekspertët rekomandojnë:
• Mos e lini gatimin pa mbikëqyrje;
• Kontrolloni temperaturën e ujit para larjes;
• Përdorni krem mbrojtës nga dielli çdo ditë;
• Instaloni detektorë tymi në shtëpi.
Djegiet ndodhin brenda sekondave, por mënyra si reagoni mund të ndikojë për vite me radhë.Mjekët apelojnë: “Nëse keni dyshim për ashpërsinë e djegies, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Trajtimi i shpejtë shpëton lëkurën – dhe shpesh, edhe jetën.”
Tag: mjekët
-

Djegiet/ Si të reagoni menjëherë?
-

Mjekët drejt zëvendësimit nga inteligjenca artificiale? Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm
Inteligjenca Artificiale, shkurt IA, është teknologjia që përpiqet të arrijë që kompjuterët dhe makineritë të kryejnë detyra ashtu si njerëzit.
Mirëpo pavarësisht se sa e nevojshme mund të jetë ajo mjekët kanë një apel për të gjithë qytetarët që konsultohen me të për ndonjë shqetësim apo sëmundje që mund të kenë.
Një një video të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë mjekët bëjnë apel që të kenë kujdes, pasi IA nuk zëvendëson mjekun, por është një mjet që ndihmon në informim, jo për diagnozë apo trajtim.
Mjekët këshillojnë përdorim të burimeve të sigurta, verifikim të informacioneve dhe konsultim me profesionistët e shëndetit.
“Kohët e fundit ka një rritje të përdorimit Inteligjencës Artificiale për qëllime mjekësore. Duhet të kemi parasysh se përdorimi i saj nga ana e pacientëve për këshilla, diagnoza mjekësore duhet shoqëuruar me risqet që ka. Përdoreni, por kini kujdes konsultohuni edhe me një mjek. Mënyra se si e formulon një pytetje, e orienton IA drejt përgjigjeve të caktuara. Është e rëndësishme se IA është një produkt në përsosje e sipër. Përvoja, profesionalizmi i mjekut janë të pazëvendësueshme”, tha një mjek.
Ndërkohë një tjetër u shpreh se vetëm doktori mund ta trajtojë pacientin në mënyrë specifike.
“IA nuk mund të zëvendësojë doktorin. Është doktori ai që trajon pacientin në mënyrë specifike. (IA) nuk mund të diagnostikojë një infarkt miokardi dhe mund të merret si një pneunoni apo dhimbje stomaku dhe personi rri në shtëpi në pritje që IA t’i gjejë sëmundjen dhe trajtimin”, shprehet mjekja .
“Mos merni barna nëpërmjet internetit, konsultohuni te mjeku. Kujdesi personal fillon me një vizitë te mjeku”, tha një tjetër. -

21 Janari / Beqiri: Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë/ Mahmutaj: Në spital më fshihnin nga prokurorët
Avokati Idajet Beqiri thotë se komandanti i Gardës në 21 janar 2011, Ndrea Prendi, gjatë protestës, u thirr nga Sali Berisha në Kryeministri.
Në emisionin ‘Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë, pasi reezistoi ndaj urdhrit për të shtënë ndaj protestuesve.
Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në 21 janar,deklaroi se në spital, mjekët e penguan që të fliste me prokurorët.
Idajet Beqiri: Ndrea Prendi jepte komanda. U thirr në zyrë, pa pasur asnjë dhunë. Ai u thirr te zyra e kryeministrit. Nga zyra e kryeministrit doli me syrin e enjtur, doli i çarmatosur. Ka rezistuar dhe ka ngrënë grushtin. Ia kemi dhënë emrin SPAK se kush e grushtoi, nga grupi i zjarrit. Prokuroria e Tiranës e zvarriti këtë çështje, nuk e dimë se nga doli plumbi që vrau Aleks Nikën. Ky është një turp. Ekspertimi i kësaj, e kanë çuar gjoja në Turqi. Këtë ekspertimin, e bëj unë, e kam llojet e mekanizmave, shekncore. Ua jap formulën e plotë.
Fatos Mahmutaj: Grafia e dorës sime të plagosur, më dhanë grafinë e dorës së dikujt tjetër. Duke menduar, mendoja se mjekët po përpiqeshin për shëndetin tim, ata po më fshihnin nga grupi i prokurorëve. Më fshehën, për gati 3 orë, nga njëri dhomë në tjetrin. U përballa me një prokuror në korridor. Mjekët ligjorë nuk donin të më prisnin. Nuk më prisnin fare që të bëja ekspertizën. -

Foshnja humbi jetën! Merren të pandehur 2 mjeke gjinekologe
Prokuroria e Tiranës merr të pandehura dy mjeket obstetre gjinekologe, Ibrime Mata dhe Enriketa Kroi, për neglizhencë në trajtimin mjekësor të një nëne të re, e cila për pasojë humbi foshnjën. Të dyja mjeket, të cilat punojnë në spitale private, dyshohen se kanë neglizhuar gjendjen e rëndë të gruas shtatzënë me inicialet G.S., e cila vuante nga pre-eklampsia, një gjendje që shpesh prek gratë shtatzëna, por që kërkon ndjekje dhe trajtim rigoroz.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet e nisura në vitin 2023, rezultoi se 2 mjeket, nuk kanë respektuar protokollet standarde, nuk kanë monitoruar shenjat vitale të gruas shtatzënë si dhe nuk kanë reaguar ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e saj. Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja Ibrime Mata nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e gruas, pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe.
“Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo ka çuar në lindjen e një foshnje prematurë me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës së nënës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në këto kushte, pacientja i është drejtuar mjekes tjetër Enriketa Kroi, por edhe ajo me veprimet dhe mosveprimet e saj, cenoi jetën dhe shëndetin e nënës e të fëmijës. Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda të pre-eklampsisë së formës së rëndë. Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të trajtuar ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private.
“Nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore”, thuhet në njoftim.
Në fund, pacientja është shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni”, u vlerësua se gjendja e preeklampsisë kishte avancuar në atë pikë që kërkoi ndërprerje të menjëhershme të shtatzënisë.
Vetëm dy javë më parë Prokuroria e Tiranës mori të pandehur 2 gjinekologë për ‘neglizhencë në trajtimin mjekësor’, që çoi në humbjen e jetës së një foshnje të sapolindur në korrik 2021 në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Kallëzimi u bë nga nëna, pasi humbi foshnjën si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes natyrale nga përdorimi i forcepsit. -

Pas 11 vitesh, Apeli shpall pretencën për mjekët, gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit
Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Për gjinekologun Petrit Rexhepi, Prokuroria kërkoi 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj. Gjatë kësaj periudhe, ai duhet të qëndrojë në kontakt me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite.
Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba u kërkua 1 vit burg dhe pezullim i licencës për 5 vite. Në 10 nëntor, kur do të zhvillohet seanca e radhës, pritet që mjekët të paraqesin argumentet e tyre mbrojtëse.
Shkalla e Parë e Gjykatës së Tiranës i kishte shpallur fajtor dy mjekët për veprën penale mjekim të pakujdesshëm dhe i dënoi vetëm me 4 milion lekë të vjetra gjobë.
EKSPERTIZAT MJEKO-LIGJORE
Në Dhjetor të vitit 2014, në maternitetin “Koço Gliozheni”, Doriana Haka lindi një djalë përmes operacionit. Por fatkeqësisht, 24 orë më pas gjendja e saj rëndohet. Doriana ndërroi jetë pas 15 ditësh në pavionin e neurologjisë në QSUT.
Një muaj para lindjes, kardiologia Sonila Bele konstatoi një problem me zemrën e vajzës, pas të cilit, ajo duhet të merrte hollues gjaku. Por para momentit të lindjes kontrollet nuk iu bënë, për të vendosur që edhe kardiologia të merrte pjesë në ndërhyrje për të mbajtur nën kontroll gjendjen e Dorianës.
Pas humbjes së jetës, u regjistrua vepra penale për dy mjekët e maternitetit, anestezisten Elona Burba dhe mjekun Petrit Rexhepi. Dy akt-ekspertimet konstatuan se moskryerja e analizave para operacionit, ishte shkaku i vdekjes së të resë.
Ekspertët mjekoligjorë Arben Lloja dhe Elmaz Shaqiri kanë konstatuar ndër të tjera se konsulta mjekësore e ekipit kirurgjikal dhe anestezist nuk është kryer. Mjekët e konsultës dhe anestezistja nuk janë njohur me problemet e zemrës që kishte Doriana. Nuk janë zbatuar procedurat mjekësore të regjimit spitalor në rastin e shtrimit të planifikuar dhe përgatitjes për operacion të të ndjerës. Shkak i përkeqësimit të gjendjes së pacientes ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit në anën e tij të majtë. Rzulton që me shumë gjasa shkaku i vdekjes së pacientes Doriana Haka mund të ketë qenë arresti kardiak.
Edhe në akt ekspertimin e dytë, mjeku ligjor Sabri Hoxha ka konstatuar të njëjtat mangësi si dy kolegët e tij në akt ekspertimin e parë.
gijotina.com/ -

Bashkëshortja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes, prokuroria jep pretencën për mjekët
Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
Prokuroria ka kërkuar 9 muaj burgim për mjekun Rexhepi, por për shkak të moshës së tij, ky dënim iu konvertua në shërbim prove. Ndërsa për reanimatoren Burba është kërkuar 1 vit burgim.
Për të dy mjekët është kërkuar gjithashtu edhe heqja e licensës për 5 vite. Ndërkohë në 10 nëntor pritet seanca e radhës, ku mjekët do të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes./vizionplus.tv -

11 vite nga ndarja nga jeta e Doriana Hakës, Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët
dorina-albin hoxha
TIRANË- Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha. Ata akuzohen për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e Doriana Hakës, ngjarje e ndodhur në vitin 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Për mjekun gjinekolog, Petrit Rexhepin, prokuroria kërkon 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh. Por gjatë kësaj periudhe, ai duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Ndërkohë, 1 vit burg është kërkuar për reanimatoren Elona Burba, si dhe pezullim licence për 5 vite.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 10 nëntor, ku mjekët do të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes.
Për rreth 11 vite, prindërit e Doriana Hakës do të mësojnë edhe verdiktin e drejtësisë. Familja Haka nisi një përballje ligjore me drejtuesit e maternitetit “Koço Glozheni” që në vitin 2014 pasi humbën të bijën. Ata akuzojnë mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së Dorianës. -

Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë
Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Për gjinekologun Petrit Rexhepi, Prokuroria kërkoi 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.
Gjatë kësaj periudhe, ai duhet të qëndrojë në kontakt me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite.
Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba u kërkua 1 vit burg dhe pezullim i licencës për 5 vite.
Në 10 nëntor, kur do të zhvillohet seanca e radhës, pritet që mjekët të paraqesin argumentet e tyre mbrojtëse.
Pas më shumë se një dekade pritjeje dhe përpjekjesh në dyert e drejtësisë, familja e Doriana Hakës shpreson të marrë më në fund një vendim përfundimtar për ngjarjen tragjike që i mori jetën të afërmes së tyre.Top Channel
-

Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë
Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Për gjinekologun Petrit Rexhepi, Prokuroria kërkoi 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.
Gjatë kësaj periudhe, ai duhet të qëndrojë në kontakt me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite.
Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba u kërkua 1 vit burg dhe pezullim i licencës për 5 vite.
Në 10 nëntor, kur do të zhvillohet seanca e radhës, pritet që mjekët të paraqesin argumentet e tyre mbrojtëse.
Pas më shumë se një dekade pritjeje dhe përpjekjesh në dyert e drejtësisë, familja e Doriana Hakës shpreson të marrë më në fund një vendim përfundimtar për ngjarjen tragjike që i mori jetën të afërmes së tyre.Top Channel
-

11 vite nga vdekja e Doriana Hakës, Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët
Prokuroria e Apelit shpalli pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar, lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Për Petrit Rexhepin, mjek gjinekolog u kërkua dënimi me 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh.
Gjatë kësaj kohe Rexhepi duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite, duke mos pasur mundësi të ushtrojë profesionin.
Për reanimatoren Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për 5 vite.
Me 10 nëntor kur edhe është caktuar seanca e radhës, mjekët do të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes dhe pas më shumë se një dekade sorollatje në dyert e drejtësisë shqiptare, prindërit e Doriana Hakës do të mësojnë edhe vendimin përfundimtar të drejtësisë. Familja e të ndjerës akuzon mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së Dorianës.