Tag: mjekët

  • Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, djali i regjisorit falënderon mjekët e QSUT: I shërbyen me përkushtim atij dhe çdo pacienti! Doja t’ju puthja duart

    Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, djali i regjisorit falënderon mjekët e QSUT: I shërbyen me përkushtim atij dhe çdo pacienti! Doja t’ju puthja duart

    Djali i regjisorit të njohur shqiptar Piro Milkani, Eno Milkani ka falënderuar mjekët e QSUT për shërbimin e tyre në ditët e fundit të jetës së babait të tij.

    Në një postim në Facebook, ai ka shprehur falënderime të përzemërta për të gjithë stafin mjekësor për përkushtimin dhe humanizmin me të cilin ata i shërbyen babait te tij gjatë ditëve të vështira për të dhe për familjarët.
    Postimi i plotë i djalit të Piro Milkanit:
    Piro iku. Por në 10 ditët e fundit, ata që i qëndruan më pranë ishin mjekët dhe infermierët e spitalit në QSUT. I shërbyen me përkushtim, jo vetëm atij, por edhe çdo pacienti tjetër që ndodhej aty. Doja t’i përqafoja dhe t’ju puthja duart këtyre profesionistëve, të cilët çdo ditë lehtësojnë shqetësimet dhe dhimbjet e familjarëve.
    Shpresoj të mi lexojnë këto fjalë zemre, sepse shpeshherë, kur nuk i kemi në nevojë, duket sikur i harrojmë. Djem e vajza të rinj në moshë, njerëzorë në komunikim dhe hyjnorë në shërbim. Ju falënderoj!
     

    Top Channel

  • Edhe të rinjtë me hipertension, 35 për qind e 18-vjeçarëve me tension

    Edhe të rinjtë me hipertension, 35 për qind e 18-vjeçarëve me tension

    Një në tre persona në Shqipëri vuan nga tensioni i lartë apo “vrasësi i heshtur” siç e cilësojnë mjekët. Më shumë se gjysma e të moshuarve në vendin tonë janë të prekur nga hipertensioni, por edhe më alarmante janë shifrat e sëmundshmërisë tek moshat e reja.
    Afro 35% e të rinjve mbi 18 vjeç sot janë hipertensivë. Referuar studimeve të fundit, 50% e personave që kanë tension të lartë nuk e dinë që vuajnë prej tij. Një matje e thjeshtë e tensionit arterial mund zbulojë problemet por edhe parandalojnë sëmundjet deri fatale të zemrës, trurit dhe të veshkave.
    Mjekët këshillojnë ushqim të shëndetshëm, reduktimin e kripës, shtimin e aktivitetit fizik, stop duhanit, alkoolit dhe pijeve energjik veçanërisht tek të rinjtë Hipertensioni apo tensioni i lartë ndodh kur presioni i gjakut është më i lartë se normalja.
    Ai mund të shfaqet me dhimbje koke, marrje mendsh, humbje ekuilibri, errësim të shikimit apo vështirësi në frymëmarrje. Zbulimi i hershëm i hipertensionit parandalon rrezikun ndaj goditjeve në zemër, në tru dhe problemeve të veshkave.

  • Shtohen problemet gastrointenstinale, mjekët: Shqetësimet në stomak vijnë nga prania e salmonelës në ushqime

    Shtohen problemet gastrointenstinale, mjekët: Shqetësimet në stomak vijnë nga prania e salmonelës në ushqime

    Shqetësimet gastrointestinale kanë pësuar një rritje gjatë vitit 2025, ku sipas mjekëve specialistë, prania e salmonelës në ushqime ka qenë një nga faktorët kryesorë.
    “Shqetësimet gastrointestinale janë të shpeshta dhe pothuajse gjatë çdo muaji të vitit. Mund të ketë pasur një farë roli edhe kontaminimi i produkteve ushqimore me salmonelë, sepse ato janë shpesh infeksione pa u vënë re, duke dhënë disa shqetësime gastrointestinale për të paktën 4 ditë”, tha Hysni Dede, Mjek gastrohepatolog.
    Po ashtu, mjekët thonë se konsumimi i ushqimeve të konservuara apo fast-food luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e këtyre shqetësimeve.

    “Shqetësimet më të shpeshta përfshijnë që nga dhimbjet e stomakut, të vjellat, të përzierat apo shfaqja e diarresë. Ushqimet, kryesisht të fast-food, apo pikante, apo ushqimet jo të konservuara, etj., patjetër kanë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e këtyre shqetësimeve, sidomos tek ata pacientë të cilët e kanë një problematikë sado fillestare.”
    Bluzat e bardha këshillojnë për më shumë kujdes me dietën ushqimore, higjienë të shtuar, si dhe reduktimin e përdorimit të antibiotikëve pa recetën e mjekut.
    “Do t’u bëja thirrje të kenë kujdes me dietën ushqimore, higjienën, të mos përdorin mjekime pa kriter, antibiotikë pa kriter, pasi një përdorim i tillë mund të sjellë në prishje të normales së zorrës. Marrja e medikamenteve që në zhargon i thonë ‘qetësues stomaku’ frenojnë aciditetin e stomakut, i cili është një mbrojtës normal i organizmit.”
    Diagnostikimi i hershëm ndihmon në parandalimin e shqetësimeve gastrointestinale, të cilat mund të çojnë në komplikacione serioze nëse nuk trajtohen.
    /vizionplus.tv

  • Cigaret elektronike/ Mjekët: Lëshojnë lëndë kimike të rrezikshme për mushkërinë

    Cigaret elektronike/ Mjekët: Lëshojnë lëndë kimike të rrezikshme për mushkërinë

    “Vape” ose cigaret elektronike shumë të rinj  i kanë kthyer në modë prej vitesh  dhe  i konsumojnë ndoshta pa ditur dëmin që iu shkaktojnë.
    “Pavarësisht se ato nuk prodhojnë atë nikotinën normale që prodhon cigarja e zakonshëm ato lëshojnë lëndë kimike si formaldehidi apo siç është  acidi acetik të cilët dëmtojnë  pjesën e pulmonit  e japin efekte të mëvonshme në shëndetin e tyre”, u shpreh mjekja.
    Mjekët ngrenë shqetësimin se përdoruesit e tyre do të jenë pacientët e ardhshëm të pneumologëve.
    “Kam pas dhe rastin e një të riu që e përdorte prej tre katër vitesh nargjilen dhe vapet më pas i kishte dhënë efekte të dëmtimit të pulmonit. Ai paraqitet me dispne të theksuar në frymëmarrje, me një kollë të thatë,  që e kishte prej disa kohësh. Megjithëse ishte trajtuar dhe nga mjeku i familjes me antialergjik pak kortizonik  përsëri kolla ishte dominante persistonte.  E nisëm pastaj për ekzaminime të mëtejshme në Qendrën Universiare “Shefqet Ndroqi”, por që dëmtime në pulmon kishte dhënë”.
    Dëme cigaret elektronike shkaktojnë në çdo moshë, por  bluzat e bardha thonë se më të mëdha ato janë tek më të vegjlit.  Ulja e sasisë së konsumuar sipas mjekëve  nuk e zgjidh problemin.
    “Ndryshimet e mushkërive vijojnë deri në moshën 25 madje tek meshkujt deri në 28 vjeç mushkëria është në zhvillim si i gjithë organizmi i njeriut.  Unë mendoj se nuk duhen përdorur nga të gjithë por sidomos tek ata më të vegjlit që mushkëritë I kanë në zhvillim”./abcnews

  • “Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

    “Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

    Edhe pse nuk ka studime të viteve të fundit në Shqipëri, rreth 5% e fëmijëve në vend janë të prekur nga sëmundja e astmës, gjë e cila sipas specialistëve ka pasur trend rritës.
    “Tek fëmijët për fat të mirë, prevalenca e astmës është akoma e ulët, pra rreth 5 % e popullatës rezulton, te fëmijët në mosha pediatriake bazuar në të dhënat shkencore. Por, ajo çka ne shikojmë në përditshmërinë tonë është vënë re që sëmundshmëria është rritur, sepse dhe vet sëmundjet alergjike në Shqipëri janë rritur si sëmundshmëri, si prevalencë që ne e konsiderojmë”, tha Eris Mësonjësi, mjeke alergologe.
    Disa nga faktorët ndikues në këtë problem shëndetësor janë stili i jetesës, por dhe mungesa e aktiviteteve në natyrë nënvizojnë mjekët.
    “Vet jeta që ne bëjmë, përshtatja me stilin perëndimor që është një nga faktorët e rrezikut që rrit pjesën e prevalencës e sëmundjeve tona. Fakti që fëmijët rrinë më të mbyllur brenda, pra nuk luajnë më në ambientet të hapura, fakti që nuk kalojnë më aq shumë sëmundje infektive të thjeshta që i bëjnë që të forcohet deri diku imuniteti, përballemi më shumë kimikate në jetën e përditshme”, tha Eris Mësonjësi, mjeke alergologe.
    Sëmundja e astmës mund të mbahet nën kontroll nga mjekimet përkatëse që merr pacienti.
    “Pjesa më e madhe e astmës, 90/95% e astmave, janë astma të formave të lehta dhe të mesme që me pak mjekim, e theksoj se pa mjekim nuk duhen të jenë asnjëherë, janë goxha të stabilizuar, sëmundjen e kanë goxha të kontrolluar dhe që mund të bëjë një jetë aktive, një jetë normale. Çdo pacientë që vuan nga astma, kanë rrezik për të bërë kriza të rënda të astmës gjatë gjithë jetës së tij”, tha Eris Mësonjësi, mjeke alergologe.
    Ekzaminimi pranë specialistëve, por dhe marrja e vaksinave antialergjike shmang komplikacionet serioze të astmës shprehen mjekët. Klan News

  • Sëmundjet kardiovaksulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak

    Sëmundjet kardiovaksulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak

    Sëmundjet kardiovaksulare, janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri dhe Europë. Mjekët specialistë thonë se në 8% të rasteve, pacientët me sëmundje të zemrës rrezikojnë të bëjnë atak kardiak me pasojë jetën.
    “Janë dhe do mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në popullatën shqiptare dhe atë globale. Ndërsa ataku kardiak, infarkti miokardit është në rënie. Si e tillë Shqipëria po shkon në atë përqindje që ka patur para 20 vitesh Europa, që është diku tek 7-8% e pacientëve që pësojnë një arrest kardiak do humbasin jetën”, tha Aurel Demiraj, kardiolog në QSUT.
    Nisur nga rasti i fundit ku një futbollist shqiptar humbi jetën në fushë, mjekët thonë se nuk ka vend për alarm. Sipas tyre kryerja e aktivitetit fizik mbetet faktori kryesor për të mos zhvilluar sëmundje kronike, por specialistët kërkojnë që të ndiqet protokolli rigoroz për sportistët e kompeticioneve.
    “Probabiliteti që një person të humbasë jetën nga aktivitete sportive krahasuar me përfitimet që ka realisht sporti tek të rinjtë është shumë më mirë nëse merret me aktivitete sportiv. Në opinion tonë, të organizatës së kardiologjisë europiane dhe OBSH, të rinjtë që do kryejnë aktivitet të zakonshëm sportiv, nuk ka nevojë për superekzaminime. Jemi shumë agresivë për kryerjen e një ekzaminimi tek ata që merren me evente sportive”, tha Demiraj.
    Në të gjitha rastet, mjekët thonë se kryerja e një ekografie kardiake është e rëndësishme për qytetarët të cilët vuajnë nga diabeti, yndyrnat e larta, apo probleme me mushkëritë. Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP dhe OBSH, 4 në 5 vdekje janë si pasojë e goditjeve në zemër dhe goditjeve në tru. 10 mijë persona humbin jetën çdo ditë në Europë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.
    Tv Klan

  • Sëmundjet kardiovaksulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak, mjekët: Aktiviteti sportiv, faktor i rëndësishëm

    Sëmundjet kardiovaksulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak, mjekët: Aktiviteti sportiv, faktor i rëndësishëm

    Sëmundjet kardiovaksulare, janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri dhe Europë. Mjekët specialistë thonë se në 8% të rasteve, pacientët me sëmundje të zemrës rrezikojnë të bëjnë atak kardiak me pasojë jetën.
    “Janë dhe do mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në popullatën shqiptare dhe atë globale. Ndërsa ataku kardiak, infarkti miokardit është në rënie. Si e tillë Shqipëria po shkon në atë përqindje që ka patur para 20 vitesh Europa, që është diku tek 7-8% e pacientëve që pësojnë një arrest kardiak do humbasin jetën”, tha Aurel Demiraj, kardiolog në QSUT.
    Nisur nga rasti i fundit ku një futbollist shqiptar humbi jetën në fushë, mjekët thonë se nuk ka vend për alarm. Sipas tyre kryerja e aktivitetit fizik mbetet faktori kryesor për të mos zhvilluar sëmundje kronike, por specialistët kërkojnë që të ndiqet protokolli rigoroz për sportistët e kompeticioneve.
    “Probabiliteti që një person të humbasë jetën nga aktivitete sportive krahasuar me përfitimet që ka realisht sporti tek të rinjtë është shumë më mirë nëse merret me aktivitete sportiv. Në opinion tonë, të organizatës së kardiologjisë europiane dhe OBSH, të rinjtë që do kryejnë aktivitet të zakonshëm sportiv, nuk ka nevojë për superekzaminime. Jemi shumë agresivë për kryerjen e një ekzaminimi tek ata që merren me evente sportive”, tha Demiraj.
    Në të gjitha rastet, mjekët thonë se kryerja e një ekografie kardiake është e rëndësishme për qytetarët të cilët vuajnë nga diabeti, yndyrnat e larta, apo probleme me mushkëritë. Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP dhe OBSH, 4 në 5 vdekje janë si pasojë e goditjeve në zemër dhe goditjeve në tru. 10 mijë persona humbin jetën çdo ditë në Europë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

  • Zemra nuk pyet për moshë/ Mjekët paralajmërojnë për infarkte te të rinjtë: Tensioni i lartë nuk jep shenja, janë…

    Zemra nuk pyet për moshë/ Mjekët paralajmërojnë për infarkte te të rinjtë: Tensioni i lartë nuk jep shenja, janë…

    Sëmundjet kardiake jo vetëm janë shtuar shumë dhe mbajnë vendin e parë për vdekshmërinë në popullatë, por po hasen shpesh edhe te moshat e reja.

    Mjekët thonë se më parë një i ri 20 apo 30 vjeç nuk ndodhte të kishte probleme të zemrës, ndërkohë që në kohët e sotme po hasen shpesh.
    Por ndër faktorët e riskut që ndikojnë direkt në sëmundjet kardiovaskularë është përdorimi i substancave narkotike   nga të rinjtë dhë duke  si duke mos mjaftuar kjo kombinimet apo përzierjes qe i bëjnë akoolit dhe drogës.
    Por a shfaqin shenja problemet kardiake, të cilat nisin herët te të rinjtë ?
    “Nuk japin shenja sepse lipodemitë nuk japin shenja, tensioni i lartë nuk jep shenja”, shpjegon kardiologia Engjëllushe Hasani.
    Një ditë më parë, futbollisti  i ekipit Dajti, 28-vjecari Bledar Hajdari humbi jetën gjatë ndeshjes për gjysmëfinalet  e kampionatit amator të futbollit . Shkaku i humbjes së jetës pritet të dalë nga Mjekësia Ligjore.

  • Paris/ Djegia e pikës së mbetjeve vë në alarm mjekët për ndotjen

    Paris/ Djegia e pikës së mbetjeve vë në alarm mjekët për ndotjen

    Zjarri i rënë në një pikë grumbullimi mbetjesh vuri në alarm autoritetet shëndetësore në Paris. Banorëve u kërkuan të mos hapin dyer e dritare edhe se autoritetet thanë se niveli i ndotjes është brenda normave. Në të kundërt me ta mjekët ngritën shqetësimin për pasojat që shkaktojnë grimcat

    Mbrëmja e së hënës dhe deri në orët e para të kësaj të marte një pjesë e parisit u pushtua nga tymi i shkakruar nga djeia e një pike të madhe grumbullimi dhe trajtimi të mbetjeve. Nga pamjet shihet përmasat e zjarrit ndërsa për vënien nën kontroll u angazhuan mbi 100 zjarrëfikës.
    Prefektura e policisë së Parisit u bëri thirrje banorëve të zonës përreth që të qëndrojnë brenda, të mbajnë dritaret mbyllur dhe të kërkojnë ndihmë në rast të vështirësive në frymëmarrje. Megjithatë, mëngjesin e së martës, këto masa paraprake u hoqën, pasi analizat e para nuk zbuluan prani të niveleve të larta toksiciteti.

    Ministrja e Tranzicionit Ekologjik, deklaroi se sipas matjeve të kryera, tymi nuk përmban substanca toksike. Por mjekët paralajmërojnë se përbërja e tymit nga mbetjet e djegura – plastikë, metale, substanca organike dhe kimike – mund të përmbajë grimca të dëmshme si monoksidi i karbonit, dioxina dhe metale të rënda, veçanërisht të rrezikshme për personat me sëmundje të frymëmarrjes.

    Sipas Airparif, niveli i ndotjes së ajrit në rajonin e Île-de-France mbetet nën kufijtë e rekomanduar dhe kushtet atmosferike ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve. Megjithatë, cilësia e ajrit pritet të jetë mesatare deri e përkeqësuar, me ozonin si ndotës kryesor.
    Kryetari i bashkisë shprehu shqetësimin se tymi dhe erërat e rënda janë ende shumë të ndjeshme në zonë. Ai kërkoi zgjerimin e matjeve të ajrit edhe në zonat përreth, përfshirë komunat e Hauts-de-Seine.

  • Shtohen alergjitë e stinës, mjekët: Mos përdorni medikamente pa u konsultuar

    Shtohen alergjitë e stinës, mjekët: Mos përdorni medikamente pa u konsultuar

    Ndryshimi i herëpashershëm i temperaturave dhe ndotja e ajrit janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së alergjive gjatë periudhës së pranverës. Mjekët alergologë thonë se po vihet re një shtim i personave alergjikë nga viti në vit.
    “Ka shtim nga numri i zakonshëm i pacientëve që vinë, shkojnë 15-20 konsulta në ditë. Janë në rritje çdo vit e më shumë të numrit të pacientëve alergjikë.”, tregon mjekja alergologe, Eris Mësonjësi.
    Një ndër këshillat e bluzave të bardha është që pacientët nuk duhet të vetë-mjekohen pa u konsultuar.
    “Pacientët tanë ekspozohen shumë ndaj medikamenteve, shitja lirshëm e medikamenteve pa kontrollin e mjekut bën që pacienti ta ketë më të thjeshtë ekspozimin ndaj një medikamenti dhe ekspozimi ndaj medikamentit rrit rrezikun që pacienti mund të bëjë reaksion ndaj tij”, shtoi mjekja.
    Alergologët thonë se janë një sërë simptomash që shfaqen nga alergjitë, të cilat janë të ngjashme me gripin dhe virozat.
    “Alergjitë janë sëmundje kronike, dhe në përgjithësi simptomat përsëriten çdo vit në të njëjtën periudhë, ndërkohë virozat janë sëmundje ngjitëse, ka pak temperaturë, ka një gjendje jo të mirë që nuk janë shfaqje të alergjisë dhe zakonisht virozat për 5-7 ditë kalojnë, mbyllen, situata quhet e shëruar.”, tha Mësonjësi.
    Më të rrezikuarit nga alergjitë e pranverës janë fëmijët, por nuk përjashtohen as personat e grupmoshave të tjera.