Tag: mjekësor

  • OBSH: 15 mijë pacientë në Gaza kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor

    OBSH: 15 mijë pacientë në Gaza kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor

    Në pavionet e spitalit “Nasser” në Gaza, jeta vazhdon të endet mes dhimbjes dhe shpresës.
    Në dy shtretër të ndryshëm, qëndrojnë dy fëmijë 10-vjeçarë, njëri i qëlluar nga plumbat izraelitë dhe i paralizuar nga qafa e poshtë, tjetri me një tumor në tru. Të dy janë pjesë e rreth 15 mijë pacientëve që, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor jashtë Gazës.
    Ola Abu Said ledhaton flokët e djalit të saj, Amar.
    Familja thotë se ai u plagos ndërsa ndodhej në tendën e tyre në jug të Gazës, kur një plumb e goditi në qafë. “Tani plumbi qëndron mes dy rruazave të shtyllës kurrizore”, thotë ajo me zë të ulët.
    “Mjekët na thanë se çdo ndërhyrje është e rrezikshme, mund t’i shkaktojë vdekje, hemorragji cerebrale apo paralizë të plotë. Ai ka nevojë për një operacion në një vend të pajisur mirë.” Por Gaza sot është gjithçka tjetër, veçse një vend i pajisur mirë. Pas 2 vitesh lufte, spitalet janë kthyer në rrënoja.
    Në një dhomë tjetër, Shahd al-Jadd qëndron pranë të vëllait të saj 10-vjeçar, Ahmedit. Ai ka një tumor në tru. “Kur situata u përkeqësua, dilte në rrugë e shiste ujë për të na ndihmuar”, thotë ajo.
    “Një ditë fytyra iu drodh, e më pas krahu i djathtë i pushoi. Tani mezi flet.”
    Shahd, dikur studente, lutet që të vëllai të mund të dalë jashtë Gazës për t’u operuar.
    “Ne humbëm babanë, shtëpinë dhe ëndrrat. S’mund ta humbasim edhe atë. Armëpushimi na dha pak shpresë, ndoshta 1% që Ahmedi të mund të kurohet.”
    Më 10 tetor, me nisjen e armëpushimit të brishtë, OBSH organizoi konvoin e parë mjekësor për evakuimin e 41 pacientëve dhe 145 familjarëve drejt Jordanisë, përmes pikës kufitare Kerem Shalom në Izrael.
    Agjencia e OKB-së kërkon që numri i evakuimeve të rritet ndjeshëm, pasi mijëra të plagosur e të sëmurë presin çdo ditë. Por kufiri me Egjiptin, në Rafah, vijon të qëndrojë i mbyllur nga Izraeli, derisa, siç thonë autoritetet izraelite, Hamas të përmbushë detyrimet e marrëveshjes së armëpushimit, duke kthyer trupat e pengjeve të vrarë. Izraeli e mori nën kontroll këtë zonë në maj të vitit 2024 dhe që atëherë nuk ka lejuar kalime.
    Në një konferencë shtypi, drejtori i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se masa më e ndjeshme do të ishte lejimi i trajtimit të pacientëve të Gazës në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, siç ndodhte para luftës. Edhe BE dhe mbi 20 shtete, përfshirë Britaninë, kanë ofruar ndihmë financiare e staf mjekësor për të mundësuar këtë.
    “Ne mund të trajtojmë mbi 50 pacientë në ditë me kimioterapi dhe rrezatim”, shpjegon Dr. Fadi Atrash, drejtues i spitalit “Augusta Victoria” në malin e Ullinjve, Jeruzalem. “Kemi të dhëna mjekësore për shumë prej tyre, flasim të njëjtën gjuhë dhe ndajmë të njëjtën kulturë. Ky do të ishte trajtimi më i afërt dhe më efikas.”
    Por autoritetet izraelite refuzojnë.
    Trupat e mbrojtjes (Cogat) thonë për BBC se vendimi është politik dhe i takon qeverisë. Pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, Izraeli përmendi arsye sigurie për moslejimin e pacientëve palestinezë të kalonin në territore të tjera, sidomos pasi pika kufitare në Erez u godit gjatë sulmeve.
    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, vetëm deri në gusht 2025 kanë vdekur 740 persona, përfshirë gati 140 fëmijë, ndërsa prisnin në listën e evakuuimit.
    Drejtori i pediatrisë në spitalin “Nasser”, Dr. Ahmed al-Farra, shprehet i dëshpëruar:
    Është ndjesia më e rëndë për një mjek, ta diagnostikosh një fëmijë, por të mos kesh as testet, as trajtimet e nevojshme. Çdo ditë humbasim jetë për shkak të mungesës së pajisjeve.
    Në oborrin e spitalit, dhimbja përsëritet.
    Vetëm këtë javë, u varros Saadi Abu Taha, 8 vjeç, që vdiq nga kanceri në zorrë. Një ditë më pas, Zain Tafesh, 3 vjeç, dhe Luay Dweik, 8 vjeç, humbën jetën nga hepatiti.
    Armëpushimi mund të ketë sjellë heshtje nga armët, por jo paqe për ata që luftojnë mes jetës e vdekjes në shtretërit e spitaleve të Gazës.

  • Pësoi djegie të rënda pas flakës në banesë, 6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT, ministrja e Shëndetësisë viziton të miturën

    Pësoi djegie të rënda pas flakës në banesë, 6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT, ministrja e Shëndetësisë viziton të miturën

    Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në Maliq, ku pasi djegies së banesës mbeti e lënduar, ndërsa nëna dhe vëllai i saj humbën jetën.

    Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vogëlushja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.
    Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.
    Njoftimi i plotë:
    Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës.
    Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

    Pak minuta, pas mbërritjes së 6 vjeçares, në QSUT ka mbërritur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT.
    MSHMS shpreh ngushëllimet për humbjen e pjesëtarëve të familjes dhe po qëndron në komunikim me QSUT, minutë pas minute për gjendjen shëndetësore të së miturës.

    Top Channel

  • Pësoi djegie nga zjarri që dogji banesën në Maliq, MSH: 6-vjeçarja është rëndë, po trajtohet në QSUT

    Pësoi djegie nga zjarri që dogji banesën në Maliq, MSH: 6-vjeçarja është rëndë, po trajtohet në QSUT

    Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar në lidhje me gjendjen e 6- vjecares nga Korça, pasi shtëpia u përfshi nga zjarri.

    Në një reagim Ministria bënë me dije se e mitura, aktualisht është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, në QSUT ka shkuar edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.

    Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës.

    Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

    Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.

    Pak minuta, pas mbërritjes së 6 vjeçares, në QSUT ka mbërritur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT.

    MSHMS shpreh ngushëllimet për humbjen e pjesëtarëve të familjes dhe po qëndron në komunikim me QSUT, minutë pas minute për gjendjen shëndetësore të së miturës.

  • I mbjetoi flakëve në banesë, QSUT tregon se si është gjendja shëndetësore e 6-vjeçares

    I mbjetoi flakëve në banesë, QSUT tregon se si është gjendja shëndetësore e 6-vjeçares

    Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës.
    Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.
    Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.
    Pak minuta, pas mbërritjes së 6 vjeçares, në QSUT ka mbërritur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT.
    MSHMS shpreh ngushëllimet për humbjen e pjesëtarëve të familjes dhe po qëndron në komunikim me QSUT, minutë pas minute për gjendjen shëndetësore të së miturës

  • Pësoi djegie të rënda pas flakës në banesë, 6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT, reagon ministria e Shëndetësisë

    Pësoi djegie të rënda pas flakës në banesë, 6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT, reagon ministria e Shëndetësisë

    Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në Maliq, ku pasi djegies së banesës mbeti e lënduar, ndërsa nëna dhe vëllai i saj humbën jetën.

    Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vogëlushja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.
    Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.

    Top Channel

  • “‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor”/ E porsalindura humbi jetën, prokuroria merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë

    “‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor”/ E porsalindura humbi jetën, prokuroria merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë

    Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë pasi akuzohet se kanë kryer veprime të pakujdesshme që i kanë marrë jetën së sapolindurës.

    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
    Gjinekologët akuzohen për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’, mosveprimi në kohë çoi në humbjen e jetës.
    Nga tërësia e veprimeve hetimore, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale.
    Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht.
    “Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur”, njofton prokuroria.

    Top Channel

  • Aksident fatal/ Raportohet një viktimë, ndërsa katër të tjerë lëndohen rëndë, policia arreston…

    Aksident fatal/ Raportohet një viktimë, ndërsa katër të tjerë lëndohen rëndë, policia arreston…

    Një burrë ka vdekur si pasojë e një aksidenti te “Rruga e Liqenit” në Mitrovicë dhe katër të tjerë janë lënduar.
    Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe njëri nga drejtuesit pasi ka marrë trajtim mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
    Të lënduarit tjerë gjithashtu u dërguan për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.
    “Rruga e Liqenit, Mitrovicë 10.10.2025 – 22:42. Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave, një mashkull kosovar, ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
    Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga drejtuesit e veturave i dyshuari mashkull kosovar, pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • Video/ Tronditëse në SHBA, rrëzohet helikopteri mjekësor në Kaliforni, raportohet për të plagosur

    Video/ Tronditëse në SHBA, rrëzohet helikopteri mjekësor në Kaliforni, raportohet për të plagosur

    Një helikopter mjekësor u rrëzua natën e kaluar në një zonë të ngarkuar të 50th Avenue në Sacramento, Kaliforni, duke plagosur tre persona, sipas operatorit të shërbimit ajror mjekësor.

    Fatmirësisht, në bord nuk kishte pacientë në momentin e aksidentit.
    Sipas kryebashkiakut të Sacramentos, Kevin McCarthy, që reagoi përmes një postimi në platformën X, helikopteri u rrëzua pranë 59th Street, në anën lindore të qytetit.
    “Të mbijetuarit janë dërguar në spital për trajtim”, bëri të ditur ai.
    Kompania REACH Air Medical Services, e cila operon helikopterin, konfirmoi incidentin dhe tha se po punon për të mbledhur detajet në lidhje me gjendjen e ekuipazhit.
    “Jemi duke përcaktuar detajet e situatës, si dhe gjendjen e ekuipazhit, të cilët u transportuan në spitalet e zonës,” thuhet në deklaratën e REACH, cituar nga Reuters.

    OMG! A REACH medical helicopter crashed on eastbound Highway 50 in Sacramento, California, reports of multiple victims. – Fire department pic.twitter.com/z5zIuzVikB
    — Tim (@Dragonboy155) October 7, 2025

    Top Channel

  • “SPAK ka sekuestruar 978 telefona”/Gazetarja zbulon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme:Janë thirrur 11 zyrtarë, për…

    “SPAK ka sekuestruar 978 telefona”/Gazetarja zbulon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme:Janë thirrur 11 zyrtarë, për…

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e ftuar në një emision televiziv këtë enjte, ka evidentuar një shqetësim që disa qytetar, por dhe persona publikë, kanë hasur në SPAK.
    Ajo tha se një në SPAK janë 978 telefona të sekuestruar, të cilët nuk u janë kthyer personave që janë hetuar.
    Sakaq, ajo zbuloi edhe një aksion tjetër të SPAK, kur tha se një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçmen janë thirrur 11 zyrtarë të njësisë së prokurimeve, në lidhje me hetimin për tenderat e oksigjenit mjekësor
    “Është një shtetas Vladimir Vladimirov… SPAK javën e kaluar ka thirrur 11 punonjës së njësisë së prokurimeve për tenderat e oksigjenit mjekësor. Hetimet kanë ecur por me temp që thuhet varet nga ekspertiza, telefonat…. e di çfarë do ë thotë të jenë më shumë se 978 telefona të sekuestruar?
    Vetëm të oksigjenit mjekësor janë 30 kompjutera të bllokuar. Fati i hetimeve është i lidhur edhe me dëshmitar dhe me këqyrje… ky shtetas thotë më ke marrë telefonin, e ke sekuestruar, çfarë statusi kam unë?”, tha Hoxha.

  • SPAK merr në pyetje 11 zyrtarë, hetim për tenderin e oksigjenit mjekësor

    SPAK merr në pyetje 11 zyrtarë, hetim për tenderin e oksigjenit mjekësor

    SPAK ka zhvilluar një aksion tjetër tek Shëndetësia. Një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçmen janë thirrur 11 zyrtarë të njësisë së prokurimeve, në lidhje me hetimin për tenderat e oksigjenit mjekësor, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Vetëm të oksigjenit mjekësor janë 30 kompjutera të bllokuar. Fati i hetimeve është i lidhur edhe me dëshmitar dhe me këqyrje, tha ajo.
    Ajo ka evidentuar një shqetësim që disa qytetar, por dhe persona publikë, kanë hasur në SPAK. Në SPAK janë 978 telefona të sekuestruar, të cilët nuk u janë kthyer personave që janë hetuar.