Tag: mjekë

  • Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT/ 42-vjeçari tentoi t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplasi disa automjete

    Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT/ 42-vjeçari tentoi t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplasi disa automjete

    Një person është ndjekur nga policia e Tiranës mëngjesin e kësaj të premteje, pasi ka rrezikuar jetën e efektivëve.

    42-vjeçari tentoi t’i ikte policisë pasi në ambientet e QSUT kishte qëlluar me pistoletë lodër një mjeke.
    Teksa ai i ikte forcave të rendit, ka përplasur tre automjete të policisë, duke shkaktuar panik në kryeqytet.
    Pas një përpjekjeje të gjatë, uniformat blu arritën të neutralizojnë drejtuesin e mjetit dhe ta vendosin në pranga.
    Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.
    “Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari.
    Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari.
    Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.
    Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
    Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit”-njofton policia.

    Top Channel

  • EMRI/ I shpërthyen makinën me tritol në parkim, shënjestra është një mjeke në Tiranë

    EMRI/ I shpërthyen makinën me tritol në parkim, shënjestra është një mjeke në Tiranë

    Është zbardhur identiteti i personit ndaj të cilit u vendos një sasi tritoli në automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë.

    Sipas informacioneve, mësohet se  shënjestra ka qenë një grua, konkretisht Matilda Kaja me profesion mjeke.

    Më herët u bë e ditur nga Policia se një sasi lëndë plasëse është vendosur në gomën e parë të automjetit të parkuar në afërsi të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”.

    Mësohet se si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Iu vendos tritoli në automjet, ‘shënjestra’ një mjeke në Tiranë, zbardhet identiteti (Emri)

    Iu vendos tritoli në automjet, ‘shënjestra’ një mjeke në Tiranë, zbardhet identiteti (Emri)

    Është zbardhur identiteti i perosnit ndaj të cilit u vendos një sasi tritoli në automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë. Raporton se shënjestra ka qenë, një grua, konkretisht Matilda Kaja me profesion mjeke.
    Më herët u bë me dije se një sasi lëndë plasëse është vendosur në gomën e parë të automjetit të parkuar në afërsi të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”. Mësohet se si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Shkaterrimi i shendetesise per faj te mjekeve/ Edvin Prifti i pergjigjet Baton Haxhiut: T’ju vijë turp, kurojmë me mijëra kosovarë!

    Shkaterrimi i shendetesise per faj te mjekeve/ Edvin Prifti i pergjigjet Baton Haxhiut: T’ju vijë turp, kurojmë me mijëra kosovarë!

    Shkaterrimi i shendetesise per faj te mjekeve/ Edvin Prifti i pergjigjet Baton Haxhiut: T’ju vijë turp, kurojmë me mijëra kosovarë!

    Mjeku Edvin Prifti reagon sot në rrjetet e tij sociale kundër analistit Baton Haxhiu pas një deklarate të këtij të fundit ditën e djeshme në emisionin Çim Peka live në Syri.tv mbi cilësinë e mjekëve në Shqipëri.

    Haxhiu pretendoi në emision se godinat e shëndetësisë janë bërë të gjitha të reja, edhe pse cilësia e mjekëve shqiptarë lë për të dëshiruar. Ai u kundërshtua nga analisti Armand Shkullaku, por Haxhiu i qëndroi idesë së tij për cilësinë e mjekësisë shqiptare.

    Sa i përket infrastruktruës Shqipëria kurrë nuk ka qenë në gjendje më të mirë. Sa i përket cilësisë mjeksore calon seriozisht. Kjo është për shkak të cilësisë së arsimit. Nuk ka infrastrukturë ndoshta në ndonjë vend të ballkanit një infrastrukturë më të mirë: ndërtesa, infrastrukturë shëndetësore, paiusje të reja etj. Këtu ka një diskordancë të madhe mes cilësisë së mjekëve dhe përmbajtjes së mjeksisë. E pamjaftueshme. Ça din për shëndetësinë a bën me dit? Nuk ka mjekë që konkurrojnë në europë, e ke gabim. Hiç mos u lodh me atë punë. Cilësia e kualitetit të mjeksisë në Shqipëri e ka shifrën 1.6. Në europë e ka mbi 8. Në ballkan e ka mbi 4. Kjo është statistika. Nuk ka mjek në Shqipëri që ka punim të vetëm. Por e ka në grup. Gjeje!”

    Por mjeku Edvin Prifti ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e Baton Haxhiut. I kujton këtij të fundit se e ka kërkuar një herë për drekë për një mikun e tij nga Maqedonia Kardiolog.

    “E kam njohur z. Baton Haxhiu kur më ftoi për drekë në një restorant në Tiranë në vitin 2009, për të ndihmuar një mikun e tij maqedonas, mjek kardiolog dr. Petrovsky i cili kishte hapur një spital privat në Tiranë, për të cilën nuk ishte e mundur që unë ta ndihmoja. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit, por mjafton kaq që një njeri të mos bëjë grimasa kur përmendet emri i tjetrit për të mos treguar mungesë të thellë karakteri?!” shkruan mjeku Prifti.

    Më pas analizën e ndal në deklaratën e Batonit se në Shqipëri nuk ka mjekë të mirë.

    “Mjeket Shqiptare, z. Haxhiu më të mirat dhe defektet e tyre, sigurisht ka ndër ta edhe ndonjë që çfarë nuk kanë vjellë edhe ndaj meje, por të gjithe ata pavarësisht gjithçkaje kanë trajtuar me dhjetëra mijëra paciente kosovare. Dhe unë personalisht jua njoh meritat të gjithëve, edhe kur i dua apo kur nuk i dua! Ashtu sikurse mendoj qe njeriu i ditur fal por nuk harron! Gjithesesi ju harruat mirenjohjen?!

    E treta, janë këta mjekë shqiptarë të Tiranës që trajnuan me qindra mjekë kosovare në këto dekada. Ju përsëri harruat mirenjohjen! Par definition: Mosmirënjohja është defekti më i madh i karakterit të kujtdo!

    E katerta ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që kanë licensat e ushtrimit të profesionit jo vetëm në Komunitetin Europian dhe Amerikën e Veriut dhe këtu nuk flas vetëm për veten, ka mjekë dhe profesore shqiptarë që kanë një indeks të atillë të shkences sikurse Hirsch Index që do e kishin zili në Evropë dhe këtu nuk fus vetëm veten time, ka mjeke dhe profesore shqiptare që kanë prodhuar teknika dhe ide te reja të aprovuara ne Evrope dhe ShBA dhe këtu nuk fus vetem veten time, ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që janë ndëruar me çmime shkencore dhe botërore që ju as mund ta imagjinoni dot ashtu sikurse nuk e imagjinon ndonjë mjekuc që ju shkruan?!

    Unë nuk ia lejoj vetes të flas për gjëra qe s’jam kompetent por tek Ju ky parim është harruar dhe ne gjithëditurine tuaj ju kujtoj të jeni pak iluminar që të mos debatoni për shkencën, dijen, akademizmin dhe mjeksinë pasi i demtoni shumë padronët tuaj dhe nuk do t’ju falin këtë dëm. Merreni si një këshillë pozitive!” shkruan mjeku Edvin Prifti.

  • Baton Haxhiu akuzon se në Shqipëri s’ka mjekë të mirë, reagon Edvin Prifti: T’ju vijë turp, kurojmë me mijëra kosovarë! Na kanë zili në Europë

    Baton Haxhiu akuzon se në Shqipëri s’ka mjekë të mirë, reagon Edvin Prifti: T’ju vijë turp, kurojmë me mijëra kosovarë! Na kanë zili në Europë

    Mjeku Edvin Prifti reagon sot në rrjetet e tij sociale kundër analistit Baton Haxhiu pas një deklarate të këtij të fundit ditën e djeshme në emisionin Çim Peka live në Syri.tv mbi cilësinë e mjekëve në Shqipëri.
    Haxhiu pretendoi në emision se godinat e shëndetësisë janë bërë të gjitha të reja, edhe pse cilësia e mjekëve shqiptarë lë për të dëshiruar.
    Ai u kundërshtua nga analisti Armand Shkullaku, por Haxhiu i qëndroi idesë së tij për cilësinë e mjekësisë shqiptare.
    Tha Baton Haxhiu:
    “Sa i përket infrastruktruës Shqipëria kurrë nuk ka qenë në gjendje më të mirë. Sa i përket cilësisë mjeksore calon seriozisht. Kjo është për shkak të cilësisë së arsimit. Nuk ka infrastrukturë ndoshta në ndonjë vend të ballkanit një infrastrukturë më të mirë: ndërtesa, infrastrukturë shëndetësore, paiusje të reja etj. Këtu ka një diskordancë të madhe mes cilësisë së mjekëve dhe përmbajtjes së mjeksisë. E pamjaftueshme. Ça din për shëndetësinë a bën me dit? Nuk ka mjekë që konkurrojnë në europë, e ke gabim. Hiç mos u lodh me atë punë. Cilësia e kualitetit të mjeksisë në Shqipëri e ka shifrën 1.6. Në europë e ka mbi 8. Në ballkan e ka mbi 4. Kjo është statistika. Nuk ka mjek në Shqipëri që ka punim të vetëm. Por e ka në grup. Gjeje!”
    Por mjeku Edvin Prifti ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e Baton Haxhiut. I kujton këtij të fundit se e ka kërkuar një herë për drekë për një mikun e tij nga Maqedonia Kardiolog.
    “E kam njohur z. Baton Haxhiu kur më ftoi për drekë në një restorant në Tiranë në vitin 2009, për të ndihmuar një mikun e tij maqedonas, mjek kardiolog dr. Petrovsky i cili kishte hapur një spital privat në Tiranë, për të cilën nuk ishte e mundur që unë ta ndihmoja. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit, por mjafton kaq që një njeri të mos bëjë grimasa kur përmendet emri i tjetrit për të mos treguar mungesë të thellë karakteri?!” shkruan mjeku Prifti.
    Më pas analizën e ndal në deklaratën e Batonit se në Shqipëri nuk ka mjekë të mirë.
    “Mjeket Shqiptare, z. Haxhiu më të mirat dhe defektet e tyre, sigurisht ka ndër ta edhe ndonjë që çfarë nuk kanë vjellë edhe ndaj meje, por të gjithe ata pavarësisht gjithçkaje kanë trajtuar me dhjetëra mijëra paciente kosovare. Dhe unë personalisht jua njoh meritat të gjithëve, edhe kur i dua apo kur nuk i dua! Ashtu sikurse mendoj qe njeriu i ditur fal por nuk harron! Gjithesesi ju harruat mirenjohjen?!
    E treta, janë këta mjekë shqiptarë të Tiranës që trajnuan me qindra mjekë kosovare në këto dekada. Ju përsëri harruat mirenjohjen! Par definition: Mosmirënjohja është defekti më i madh i karakterit të kujtdo!
    E katerta ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që kanë licensat e ushtrimit të profesionit jo vetëm në Komunitetin Europian dhe Amerikën e Veriut dhe këtu nuk flas vetëm për veten, ka mjekë dhe profesore shqiptarë që kanë një indeks të atillë të shkences sikurse Hirsch Index që do e kishin zili në Evropë dhe këtu nuk fus vetëm veten time, ka mjeke dhe profesore shqiptare që kanë prodhuar teknika dhe ide te reja të aprovuara ne Evrope dhe ShBA dhe këtu nuk fus vetem veten time, ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që janë ndëruar me çmime shkencore dhe botërore që ju as mund ta imagjinoni dot ashtu sikurse nuk e imagjinon ndonjë mjekuc që ju shkruan?!
    Unë nuk ia lejoj vetes të flas për gjëra qe s’jam kompetent por tek Ju ky parim është harruar dhe ne gjithëditurine tuaj ju kujtoj të jeni pak iluminar që të mos debatoni për shkencën, dijen, akademizmin dhe mjeksinë pasi i demtoni shumë padronët tuaj dhe nuk do t’ju falin këtë dëm. Merreni si një këshillë pozitive!” shkruan mjeku Edvin Prifti.

  • Gonxhja podcast me dy mjeke: Ndryshojmë zonën e Kombinatit, më shumë kujdes për qytetarët

    Gonxhja podcast me dy mjeke: Ndryshojmë zonën e Kombinatit, më shumë kujdes për qytetarët

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në podcastin “Ju flet Kombinati”, diskutoi me dy mjeke. Leonora Morinën që punon në qendrën shëndetësore në Kombinat dhe Xhuljana Haxhiun që mbulon PR e fushatës së ministrit, e cila ka punuar dhe studiuar për mjekësi.
    Gonxhja theksoi angazhimin e PS për ta ndryshuar zonën e Kombinatit. ”Ndër prioritetet kryesore mbetet shëndetësia dhe kujdesi ndaj jetës së qytetarit. Ne duam që ta ndryshojmë gjendjen në Kombinat, duke rritur besimin te qytetarët, për një kryeqytet të menaxhuar dhe një vend ku të kemi një ekonomi më të mirë dhe të jemi krenar se do të bëhemi edhe shumë shpejt pjesë e BE, por një faktor me rëndësi është shëndetësia dhe kujdesi ndaj jetës së njeriut”.

    Mjekja Morina tregoi se ajo prej disa vitesh punon mjeke familjeje në qendrën shëndetësore në Kombinat, ku jep shërbim për rreth 3 mijë banorë. Kurse Xhuljana tregoi se si nga përgjegjëse e shëndetit në punë pranë DPSHTRR, ajo zgjodhi që të punonte si specialiste tek sektori i informacionit në këtë drejtori.
    ”Të jesh mjeke nuk do të thotë të njohësh vetëm trupin e njeriut, por të kesh përkushtim dhe durim. Unë jap shërbim për rreth 3 mijë banorë të Kombinatit dhe punoj si mjeke familjeje pranë kësaj qendre. Roli i mjekut të familjes, konstaton në shërbim parësor që duhet t’i jepet këtyre pacientëve”, tha Morina.
    ”Ka qenë pasioni im, të merrem me njerëzit është një punë fisnike dhe është e bukur, e kam ushtruar shumë vite dhe si vullnetare, ndjesia që të jep ai profesion është shumë e bukur”,-tha Xhuljana.

  • Anestezistët mblidhen në Shkodër, mjekët specialistë: Të ndalet largimi i bluzave të bardha

    Anestezistët mblidhen në Shkodër, mjekët specialistë: Të ndalet largimi i bluzave të bardha

    Profesionistë të fushës së anestezisë nga Shqipëria dhe rajoni u mblodhën në Ditën e Anestezisë në Shkodër, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përditësimin me zhvillimet më të fundit në fushën e mjekësisë.
    Edhe pse në raport me specializimet e tjera, anestezia është një hap përpara, sërish ajo ka sfidat e saj. Kryesorja është ajo e largimit të bluzave të bardha, pasi edhe në Europë ka një krizë për mjekë anestezistë.
    Konsolidimi i këtij sektori në vendin tonë u realizua në fundin e viteve ’70. Sot në këtë sektor numërohen rreth 200 mjekë anestezistë dhe reanimatorë.