Tag: mjekë

  • 48-vjeçari pretendon se nëna e tij ndërroi jetë sepse stafi mjekësor nuk…/ Vihen nën hetim 5 mjekë

    48-vjeçari pretendon se nëna e tij ndërroi jetë sepse stafi mjekësor nuk…/ Vihen nën hetim 5 mjekë

    Pesë mjekë janë vënë nën hetim pas denoncimit të një 48-vjeçari i cili pretendon se nëna e tij ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës për shkak se stafi mjekësor nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Q., 44 vjeç, N. M., 58 vjeç, S. B., 60 vjeç, I. N., 47 dhe A. K., 32 vjeç, banues në Durrës, në Tiranë dhe në Kavajë, me detyrë mjekë në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi E. D., 48 vjeç, banues në Durrës, se në këtë spital ka humbur jetën nëna e tij, shtetasja Q. D., 69 vjeçe, dhe pretendon se stafi mjekësor nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor”,- njofton policia.

  • 124 mjekë të rinj nënshkruajnë kontratë me MSH, Koçiu: Do jeni dëshmitarë të transformimeve në QSUNT

    124 mjekë të rinj nënshkruajnë kontratë me MSH, Koçiu: Do jeni dëshmitarë të transformimeve në QSUNT

    124 mjekë të cilët fillojnë këtë vit specializimin 4-vjeçar në mjekësi, kanë nënshkruar sot kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ofruar shërbime shëndetësore në specialitete të ndryshme aty ku ka nevojë vendi pas përfundimit të studimeve.
    Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi se “këtë vit nisin specializimin afatgjatë në mjekësi 253 mjekë nga të cilët 124 do nënshkruajnë një kontratë me MSHMS”.
    Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek transformimi i infrastrukturës shëndetësore dhe investimet në pajisje të teknologjisë së fundit duke përmirësuar dhe rritur shërbimet për qytetarët, por edhe krijimin e kushteve për stafet shëndetësore.
    “Jam e sigurt që kudo ku do priteni, por dhe pasi të mbaroni këtë periudhë 3- vjeçare do të gjeni një infrastrukturë spitalore tërësisht të rinovuar. Të gjithë ju do të jeni dëshmitarë të transformimeve që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po merr dhe po jetëson dita-ditës”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë duke shtuar se janë një sërë infrastrukturash spitalore brenda QSUNT-së që aktualisht janë duke u rinovuar.
    Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familjeje” dhe mjekësi urgjence”. Ata kanë përzgjedhur të specializohen në fusha të ndryshme të mjekësisë, si pediatri, imazheri, anestezi-reanimacion, kardiologji, mjekë internistë, kirurgji e përgjithshme, pneumologji, sëmundje infektive, obstetri-gjinekologji, diagnoza me imazhe dhe mjekësi familje.
    Që nga viti 2014 kur dhe u rihapën specializimet në mjekësi, numri total i kuotave të pranimit për mjek specialistë ka qenë rreth 2900, nga të cilët 1151 mjekë kanë ndjekur specializimin si kuotë e mbuluar nga Ministria e Shëndetësisë.

  • 124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Dëshmitarë të transformimeve në QSUNT

    124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Dëshmitarë të transformimeve në QSUNT

    124 mjekë të cilët fillojnë këtë vit specializimin 4-vjeçar në mjekësi, kanë nënshkruar sot kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ofruar shërbime shëndetësore në specialitete të ndryshme aty ku ka nevojë vendi pas përfundimit të studimeve.
    Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi se “këtë vit nisin specializimin afatgjatë në mjekësi 253 mjekë nga të cilët 124 do nënshkruajnë një kontratë me MSHMS”. Koçiu u ndal edhe tek transformimi i infrastrukturës shëndetësore dhe investimet në pajisje të teknologjisë së fundit duke përmirësuar dhe rritur shërbimet për qytetarët, por edhe krijimin e kushteve për stafet shëndetësore.

    “Jam e sigurt që kudo ku do priteni, por dhe pasi të mbaroni këtë periudhë 3- vjeçare do të gjeni një infrastrukturë spitalore tërësisht të rinovuar. Të gjithë ju do të jeni dëshmitarë të transformimeve që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po merr dhe po jetëson dita-ditës”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë duke shtuar se janë një sërë infrastrukturash spitalore brenda QSUNT-së që aktualisht janë duke u rinovuar.
    Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familjeje” dhe mjekësi urgjence”. Ata kanë përzgjedhur të specializohen në fusha të ndryshme të mjekësisë, si pediatri, imazheri, anestezi-reanimacion, kardiologji, mjekë internistë, kirurgji e përgjithshme, pneumologji, sëmundje infektive, obstetri-gjinekologji, diagnoza me imazhe dhe mjekësi familje.
    Që nga viti 2014 kur dhe u rihapën specializimet në mjekësi, numri total i kuotave të pranimit për mjek specialistë ka qenë rreth 2900, nga të cilët 1151 mjekë kanë ndjekur specializimin si kuotë e mbuluar nga Ministria e Shëndetësisë.

  • Tragjedia në Indi/ Mjekë dhe infermierë në nxitim, me barrela dhe sirena ambulancash drejt vendngjarjes për të shpëtuar jetë (VIDEO)

    Tragjedia në Indi/ Mjekë dhe infermierë në nxitim, me barrela dhe sirena ambulancash drejt vendngjarjes për të shpëtuar jetë (VIDEO)

    Grupet e mjekëve me barela edhe ambulanca nga spitali në vendngjarje. Gatishmëri e plotë në zonën e Ahmedabad në Indi, ku u rrëzua edhe avioni “Boeing 787” i linjës “Air India”.
    Këto janë momentet e emergjencës mjekësore. Spitali i gjithi në gatishmëri, sirena ambulancash, mjekë, infermierë, njerëz që lëvizin në nxitim dhe rrëmujë.
    Në garë për të shpëtuar kë të munden në vendngjarje.
    Teksa autoritetet paralelisht vijojnë edhe hetimet, ende nuk ka të dhëna për numër viktimash dhe të mbijetuarish të mundshëm. Edhe shkaqet e aksidentit ajror mbeten të panjohura, por gjasat janë për një tragjedi të rëndë ajrore me shumë viktima.
    242 persona ishin në bord që udhëtonin drejt Londrës, nga këta 130 pasagjerë. Por mjeti fluturues ra mbi çatitë e pallateve dhe banesave të zonës, ndaj dhe bilanci mendohet se është edhe më tragjik.

     

  • Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi! Mbi 20 mijë mjekë të larguar jashtë vendit për kushte më të mira pune

    Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi! Mbi 20 mijë mjekë të larguar jashtë vendit për kushte më të mira pune

    Që nga fillimi i krizës ekonomike në vitin 2010, rreth 20.000 mjekë janë larguar nga Greqia për të punuar jashtë vendit, raportojnë mediat greke. Arsyet kryesore të këtij emigrimi masiv lidhen me pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës dhe pasigurinë ekonomike që ka prekur veçanërisht sistemin shëndetësor publik.
    Sipas burimeve, mjekët e rinj në spitalet shtetërore përballeshin me një pagesë mujore më pak se 1.500 euro dhe me një ngarkesë pune që shpesh i kalonte 65 orë në javë. Mungesa e stafit dhe mbingarkesa në detyra ka çuar në lodhje profesionale dhe pakënaqësi të thellë mes personelit mjekësor.
    Shumica e atyre që janë larguar janë specialistë të rinj në moshën 25 deri 44 vjeç, çka jo vetëm ka ulur cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Greqi, por ka ndikuar negativisht edhe në strukturën e popullsisë produktive të vendit.
    Vendet më të preferuara për emigracionin e mjekëve grekë janë Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Qiproja (në administratën greko-qipriote), Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

  • Ndryshime në krye të spitaleve/ Largohet nga drejtimi Alma Çani, emërohet Donjela Bali

    Ndryshime në krye të spitaleve/ Largohet nga drejtimi Alma Çani, emërohet Donjela Bali

    Largohet nga drejtimi i QSUT Prof Alma Cani dhe nga kjo e enjte qendra më e madhe spitalore do të drejtohet nga një tjetër mjeke Prof Donjeta Bali.

    Burime të Top Channel thonë se do të ketë edhe të tjera lëvizje në institucionet e në varësi të ministrisë se Shëndetësisë, por ende nuk dihet i radhës.
    Prof. Donjeta Bali, mjeke pediatre që prej më shumë se 20 vite ofron kujdes shëndetësor për të vegjlit me sëmundje të gjakut në shërbimin e peditarisë në QSUT.  Prof Bali është prezantuar zyrtarisht në këtë post para shefave të shërbimeve në QSUT nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.
    Emri i saj u lakua se do të vinte në këtë post, një ditë para prezantimit zyrtar i cili u bë këtë të enjte në prani edhe të paraardhëses  prof Alma Cani.
    Prof Cani erdhi në krye të QSUT në 25 mars 2024. Ajo qëndroi në këtë pozicion për afro 14 muaj. Prof Alma Cani e cila më parë drejtonte shërbimin e reanimacionit në spitalin univeristar Shefqet Ndroqi rikthehet po në këtë spital por tanimë në pozicionin e nëndrejtores mjekësore  të ish Sanatoriumit. Ministrja e Shëndetësisë teksa prezantoi drejtuesen e re vuri theksin tek shërbimi cilësor dhe pacienti në qendër, ndonëse nuk ka dhënë shpjegime në lidhje me këtë ndryshim në një kohë kaq të shkurtër.

    Top Channel

  • Rama: 227 vende pune janë hapur për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen Qendrave Shëndetësore Verore

    Rama: 227 vende pune janë hapur për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen Qendrave Shëndetësore Verore

    “Sezoni veror po afron dhe bashkë me të, edhe angazhimi ynë për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm. 227 vende pune janë hapur për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen Qendrave Shëndetësore Verore në të gjithë vendin.
    Si çdo vit, këto qendra do të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar kujdes shëndetësor për mijëra pushues vendas e të huaj”- shkruan Edi Rama.

  • Sezoni Veror, 227 mjekë e infermierë për 36 Qendrat Shëndetësore bregdetare! Rama: Gatishmëri 24 orë

    Sezoni Veror, 227 mjekë e infermierë për 36 Qendrat Shëndetësore bregdetare! Rama: Gatishmëri 24 orë

    Afrimi i sezonit veror turistik ka sjellë edhe masat nga Ministria e Shëndetësisë për të mbrojtur shëndetin e pushuesve.

    Të paktën 227 vende pune janë hapur për mjekë dhe infermierë në këtë sezon të 2025-ës, në 36 qendra shëndetësore bregdetare.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij personale, në rrjetin social Facebook, ditën e sotme (26 maj).

    Ai thekson angazhimin e qeverisë për “një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm”, teksa qendrat do të jenë në gatishmëri 24 orëshe, për “t’ju garantuar kujdes shëndetësor mijëra pushuesve vendas dhe të huaj”.

    Postimi i kryeministrit Edi Rama:

    “Sezoni veror po afron dhe bashkë me të, edhe angazhimi ynë për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm. 227 vende pune janë hapur për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen Qendrave Shëndetësore Verore në të gjithë vendi. Si çdo vit, këto qendra do të jenë në gatishmëri 24/7, për të garantuar kujdes shëndetësor për mijëra pushues vendas e të huaj”.

  • Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

    Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

    Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë spitali ku ajo punon në qytetin Khan Younis.
    Spitali Nasser tha se një nga fëmijët e mjekes Alaa al-Najjar dhe burri i saj u plagosën, por mbijetuan.
    Graeme Groom, një kirurg britanik që punon në spital, i cili operoi djalin e saj 11-vjeçar të mbijetuar, i tha BBC-së se ishte “jashtëzakonisht mizore” që nëna e tij, e cila kaloi vite duke u kujdesur për fëmijët si mjeke pediatre, të humbiste pothuajse të gjitha fëmijët e saj në një sulm të vetëm me raketë.
    Në një deklaratë të përgjithshme të shtunën, IDF tha se kishte goditur më shumë se 100 objektiva në të gjithë Gazën gjatë ditës së kaluar.
    Ministria e shëndetësisë tha se të paktën 74 njerëz ishin vrarë nga ushtria izraelite gjatë këtij sulmi.
    Dr Muneer Alboursh, drejtor i ministrisë së shëndetësisë, tha për mediat se më i madhi nga fëmijët e mjekes ishte vetëm 12 vjeç.

  • Rama: BE ka shumë mjekë për një pacient, hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën

    Rama: BE ka shumë mjekë për një pacient, hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se Bashkimi Europian ka vështirësi për të dalë me një vendim të përbashkët.
    Komentet Rama i bëri menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, që u zhvillua në Tiranë, teksa zhvilloi një bashkëbisedim me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme).
    Për të shpjeguar deklaratën e tij, Rama tha se BE ka shumë mjekë për një pacient, që sipas kryeministrit, hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën, shkruan A2 CNN.
    Shefi i ekzekutivit shtoi se BE po vuan nga ky proces demokratik, por që sipas tij, nga ana tjetër, i duhet padyshim të ruajë demokracinë.
    Pjesë nga diskutimi:
    Richard Attias: Pak muaj më parë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih,  ju thatë se BE-ja është më shumë “E” sesa “B”, është më shumë Europian sesa Bashkim. Si mendon se mund ta zgjidhim këtë problem, për të cilin shumë njerëz bien dakord me ju? Pra, si mund ta bëjmë BE-në të bashkuar vërtet?
    Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, një nga problemet që shoh te BE-ja vështirësia e daljes me një vendim, pasi ka shumë mjekë për një pacient, që hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën, hahen se cili është mjekimi i duhur dhe, në një farë mënyre, BE-ja po vuan nga ky proces demokratik, por, nga ana tjetër, i duhet padyshim ta ruajë demokracinë. Sidoqoftë, thelbi i kësaj është që BE-ja duhet të mendojë se mënyra e vetme për t’iu bërë ballë fuqive që po dalin në pah dhe këtij rendi të ri që po lind është të bëjë të pamendueshmen për të thyer fuqishëm paragjykimet që janë krijuar. Kur organizuam KPE-në, iu thashë të gjithëve që e kemi dekoruar këtë shtëpi me vizatimet e fëmijëve, por shoh shumë  ngjashmëri mes ëndrrave të fëmijëve dhe ëndrrave të etërve themelues të Europës, sepse as njëri e as tjetri nuk janë marrë peng nga mitet e së shkuarës. Kësisoj, Europës i duhet të shkojë përtej së shkuarës së vet, e kam fjalën për të shkuarën e afërt dhe nuk duhet të humbasë bindjen dhe besimin te vetja si kontinent i paqes. Pra, është mirë të riarmatosesh, është mirë të përgatitesh për të mbrojtur veten, por nuk duhet të harrojmë se, në Europë, nuk është vetëm territori fizik që ia vlen të mbrohet, por edhe shpirti i Europës që është praktikisht shpirti i botës. Nëse e humbasim këtë shpirt, mund të kemi edhe ushtrinë më të fuqishme, po çfarë do mbrojmë?